TAP Archives - Albeu.com

Ndarja e kapaciteteve për zgjerimin e TAP, rregullatorët miratojnë rregullat
Gazsjellësi Trans Adriatik sipas planit fillestar të ndërtimit të tij parashikon që të zgjerojë kapacitetet e tij dhe kjo duhet të miratohet nga rregullatorët e vendeve ku janë të vendosura pikat ekzistuese ose të reja të ndërlidhjes.

Enti Rregullator i Energjisë njoftoi këtë të enjte se tashmë janë miratuar rregullat për ndarjen e kapaciteteve për zgjerimin e gazsjellësit.

“Autoritetet Rregullatore të Shqipërisë (ERE), Greqisë (RAE) dhe Italisë (ARERA) miratuan së bashku rregullat për fazën e parë detyruese të procesit të rritjes së kapacitetit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP).

Procesi drejtohet në koordinim ndërmjet Operatorëve të Sistemit të Transmetimit fqinjë, TAP, SBAM Rete Gas dhe DESFA, sipas Rregullores (BE) 2017/459.

Ai synon shpërndarjen e kapaciteteve rritëse afatgjata në pikat ekzistuese ose të reja të ndërlidhjes (IP) përgjatë gjurmës së TAP dhe do të rrisë vëllimet e gazit të importuar në Europë.

Pikat e Interkonjeksionit në fjalë janë: Kipoi (TR – GR), Komotini (GR), Nea Mesimvria (GR), Kuçovë (AL), Relievi Rosckovec (AL), Fier (AL), dhe Melendugno (IT)”, bëri të ditur ERE.

Sipas njoftimit projekti i rritjes së kapacitetit parashikon katër nivele të mundshme zgjerimi në hyrje në Kipoi (minimum, i kufizuar, i pjesshëm dhe i plotë), në varësi të nivelit të rezervimit, duke çuar në një zgjerim të mundshëm të plotë deri në 27 MSm3/D.

“Faza e detyrueshme do të nisë më 14 nëntor dhe ofertat mund të dorëzohen në janar 2023. TAP është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, që transporton gaz natyror në Europë nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan. Duke u lidhur me gazsjellësin Trans Anatolian në kufirin greko-turk, TAP kalon Greqinë Veriore, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të dalë në breg në Italinë Jugore për tu lidhur me rrjetin Italian të gazit natyror”, thuhet në njoftim.

Gazsjellësi TAP nisi operimet tregtare në nëntor të vitit 2020. TAP kalon në tre shtete në Greqi në 550 kilometra, Shqipëri 215 kilometra, nën setin Adriatik 105 kilometra dhe në brigjet e Italisë 8 kilometra./REL

The post Ndarja e kapaciteteve për zgjerimin e TAP, rregullatorët miratojnë rregullat appeared first on Albeu.com.

Pse Shqipëria nuk furnizohet me gaz nga TAP? Përgjigjet eksperti
Ish-drejtori i TAP, Shkëlqim Bozgo, ka treguar përse nuk do të furnizohet vendi ynë me gaz nga projekti TAP.

Bozgo tha se në momentin që është nënshkruar marrëveshja, Shqipëria duke qenë se aderon të bëhet pjesë e BE ka përshtatur legjislacionin për furnizimin me gaz dhe energji sipas vendeve të BE.

Sipas tij në vendet anëtare të BE infrastruktura e gazit natyror është si puna e autostradës, që kush kalon paguan vetëm koston e rrugës.

Komentet ai i bëri në “Log.” në Abc, teksa ishte i ftuar këtë mbrëmje.

Të ftuar për këtë temë ishin edhe ekspertë të tjerë të fushës.

“Strategjia e energjisë në vet vete duhet të jetë pjesë e teknicieneve, politika nuk mund të anashkalohet. TAP është një proces shumë i rëndësishme për Shqipërinë. Projekte si puna e TAP janë një moment shenjtërimi dhe duhet kujdes për të diskutuar, duhet diskutuar në bazë të argumenteve, jo opinione mbi opinione. Ka qenë shqetësim parësor i ekipit negociator që të sigurohej gaz për TEC-in e Vlorës, sepse ishte i vetmi konsumator i rëndësishëm. TAP kur ka ardhur fillimisht ka dashur vetëm të kalojë përmes Shqipërisë, duke thënë se ju nuk keni treg për të zhvilluar. Debitet që ka TAP miliardë metër kub në vit, nuk mund të stokohen dot në kapacitete nëntokësore. Pjesë e propozimit fillestar ka qenë stokazhi nëntokësor në Dumre. Nuk është problemi i furnizimit të Shqipërisë me gaz nga ana e TAP, kjo lidhet  Që Shqipëria të bëhet anëtare e BE është të adoptojë legjislacionin e BE-së, për këtë arsye është krijuar traktati i sektorit të energjisë. Praktikisht ligjeët tona edhe në sektorin e energjisë dhe gazit janë në harmoni me BE. Dikur BE kishte tranzit-fi. Natyra e sistemeve të energjisë elektrike dhe gazit natyror është natyrë monopolistike, dhe kompanitë që kanë patur dikur në dorë infrastrukturën, kanë abuzuar me të, ndërkohë që në SHBA ka qenë ndryshe. Për të shpjeguar një mënyrë të thjeshtë, gjithë infrastrukturat e gazit natyror cilësohen autostrada, pra kur ne dhe ti kur kalojmë në autostradë i paguajmë probnarit kalimin”, u shpreh Bozgo.

The post Pse Shqipëria nuk furnizohet me gaz nga TAP? Përgjigjet eksperti appeared first on Albeu.com.

Meta përshëndet vendimin: TAP është projekti strategjik më i madh në Europë, shkëput Europën nga varësia e gazit rus
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e furnizimit me gaz natyror të Europës Perëndimore përmes gazsjellësit TAP.

Sipas Metës, TAP është investimi strategjik i huaj më i rëndësishmi në Shqipëri.

Kreu i Shtetit shtoi se ky projekt rrit pavarësinë e Europës nga gazi rus.

Reagimi:

Përshëndes fillimin e furnizimit me gaz natyror të Europës Perëndimore përmes gazsjellësit TAP.

TAP është investimi i huaj më i rëndësishëm strategjik në Shqipëri, frut i bashkëpunimit të suksesshëm dhe strategjik ndërmjet Shqipërisë, partnerëve europianë dhe SHBA-ve me Qeverinë e Azerbajxhanit.

Përveç ndikimit të jashtëzakonshëm të këtij investimi madhor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, veçanërisht në zonat e kalimit të gazsjellësit, ky projekt rriti ndjeshëm pavarësinë e Europës nga gazi rus.

Projekti TAP e përfshiu Shqipërinë në hartën e infrastrukturës energjetike strategjike europiane, veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë sfiduese ndaj arkitekturës së sigurisë europiane dhe euroatlantike!

The post Meta përshëndet vendimin: TAP është projekti strategjik më i madh në Europë, shkëput Europën nga varësia e gazit rus appeared first on Albeu.com.

Berisha: Refuzova ofertën përrallore nga kompania e gazit rus për të mirën e popullit, TAP arritje e madhe
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka thënë se ka refuzuar një ofertë marramendëse nga kompania ruse e gazit Gazprom në kohën që ka qenë kryeministër, duke preferuar të nënshkruaj marrëveshjen me TAP-in.

Berisha thotë se ndihet krenar për këtë marrëveshje, që është në interes të shqiptarëve. Nga ana tjetër, teksa foli për sitautën në PD ai tha se po punon për bashkimin e partisë.

“Një mirënjohje kam për Clinton. Unë dua t’ju rrëfej se në të gjithë agjendën time 8-vjecare me Uashingtonin dy kanë qenë problemet më madhore, TAPI dhe NATO-ja. Sekretarja Clinton nuk u shpreh hapur të mbështetje të atij apo atij projekti, por ajo duke vendosur në dispozicionin tonë gjatë vizitave stafin më të kualifikuar për energjinë, na ka dhënë një ndihmë të çmuar për të vazhduar betejën tonë diplomatike në favor të TAP-it. Kam mirënjohje të pa kufijshme për qeveritarët, ministrat, këshilltarët e mi që punuan në qindra takime me përkushtim të madh derisa më në fund u firmos kontrata. Tirana u bë kryeqyteti i Ballkanit për TAP-in.

Të gjitha këto kanë kërkuar energji dhe përkushtim të madh. Dua të them një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non grata. I them mafies së Goerge Soros se vetëm për TAP-in Berishës i janë ofruar shumë më përrallore, por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të popullit të tij. Më erdhi oferta nga Gazprom. Ethet e gazit kanë përfshirë të gjithë Evropën, ajo do të japë një çlirim të madh. Zoti i ka dhënë Shqipërisë një pozicion si asnjë vend tjetër në Ballkan. E kanë dashur shumë këtë pozicion, edhe të huajt. Unë po merrem me intensitetin më të madh për bashkimin e PD”, tha ai.

Berisha ka komentuar dhe për situatën në PD. Ai u pyet nëse do të jepte dorëheqje bashkë me Bashën?

“Mos ma ngatërroni Lul bravën me këtë çështje të madhe të TAP-it, unë sot po flas vetëm për TAP-in. Mos më devijoni konferencën e shtypit, nëse keni pyetje për TAP-in unë jam këtu tu përgjigjem. Dua të them që unë po merrem me intensitet për PD-në”, tha Berisha.

Ndërsa në lidhje me akuzat se po organizon protestat, Berisha e mohoi duke thënë se ai i mbështet, por nuk ka qenë organizator./albeu.com

The post Berisha: Refuzova ofertën përrallore nga kompania e gazit rus për të mirën e popullit, TAP arritje e madhe appeared first on Albeu.com.

Kosova mund të përfundojë e vetmja në rajon pa qasje në gaz
Ditë më parë Qeveria e Kosovës tha se për momentin nuk është e interesuar për ndërtimin e rrjetit të gazit që do të lidhte Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Refuzimi që qeveria ia bëri këtij projekti nxiti debat në Kosovë pasi partitë opozitare thanë se po refuzohet një projekt amerikan me interes strategjik për vendin.

Projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit me Maqedoninë e Veriut, sipas Qeverisë së Kosovës parashihej të bëhej me mbështetje të agjencisë amerikane, Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Kostoja e ndërtimit të këtij rrjeti të gazsjellësit si dhe një termocentrali për prodhim të energjisë nga gazi, sipas qeverisë, parashihej të kushtonte rreth 600 milionë euro.

Edhe pse Kosova nuk është e përfshirë në ndonjë projekt tjetër të gazit, qeveria tha se ndërtimi i këtij projekti nuk ishte ekonomikisht i favorshëm, kështu që vendosi të tërhiqej.

Çfarë refuzoi Kosova?

Një prej sfidave të shumë qeverive evropiane në vitet e ardhshme parashihet të jetë siguria energjetike si dhe qasja në sa më shumë burime të energjisë.

Për këtë arsye në vitin 2003, kishte marrë mbështetje ndërtimi i një projekti të rrjetit të gazit natyror, i njohur si Gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP).

Ndërtimi i projektit të TAP-it filloi në vitin 2016. Tubacionet e gazsjellësit nisin në fushën Shah Deniz II në Azerbajxhan, kalojnë në veri të Greqisë, më pas një pjesë të konsiderueshme të territorit të Shqipërisë nga ku futen nën Detin Adriatik për të dalë sërish në sipërfaqe në jug të Italisë.

Aty, tubacionet e gazsjellësit TAP lidhen me rrjetin italian të gazit natyror.

Nga pika ku fillon në Azerbajxhan e deri në Itali, tubacionet e gazsjellësit TAP, përshkojnë afër 3,000 kilometra rrugë.

Për herë të parë në fund të vitit 2020, pas shumë përgatitjeve dhe testimeve, në tubacionet e TAP-it, filloi të rrjedhë gazi i lëngshëm e që arriti në Itali në fillim të muajit janar.

Ky projekt kishte marrë mbështetje të madhe nga institucionet e Bashkimit Evropian duke e cilësuar atë si “projekt i interesave të përbashkëta”.

Institucionet evropiane mbështesin Gazsjellësin Trans-Adriatik pasi e shohin atë si një mundësi reale për të përmirësuar sigurinë energjetike dhe për të diversifikuar me gaz tregjet evropian, që kryesisht dominohen nga gazi rus.

Rusia mbulon mbi 43 për qind të tregut evropian të gazit.

Përveç kësaj, një nga objektivat e BE-së është që të reduktojë në maksimum ndotjen nga emetimet të karbonit nga termocentralet prej thëngjilli dhe format e tjera të ndotjes së mjedisit.

Gazi natyror konsiderohet një nga lëndët djegëse më të pastra me emetim minimal të ndotjes.

Gazsjellësi TAP në të ardhmen pritet të furnizojë me gaz natyror edhe shtetet e rajonit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, që tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me Greqinë për ndërtimin e një objekti grumbullues të gazit.

Më vonë, Shqipëria pritet të kyçet, vend që tashmë ka kryer studimet e fizibilitetit dhe po punon në ndërtimin e rrjetit të gazit brenda shtetit.

Pas shtrirjes së gypave të gazit në Maqedoni të Veriut, qeveritë e kaluara në Kosovë kishin planifikuar që të ndërtonin rrjetin e gazsjellësit për t’u lidhur me këtë shtet.

Kjo do t’i mundësonte Kosovës që të blinte sasi të gazit në të ardhmen nga Gazsjellësi Trans-Adriatik.

Për të mos qenë krejtësisht e varur nga gazi rus, Bullgaria nisi ndërtimin e infrastrukturë së gazit në distancë prej 182 kilometrash në drejtim të Greqisë.

Projekti ishte paraparë të përfundonte në fund të vitit 2020, mirëpo ka pasur vonesa dhe pritet të jetë funksional në qershor të vitit 2022.

Serbia është krejtësisht e varur nga gazi rus dhe së fundi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zyrtarisht përuroi një linjë të re të gazit rus që kalon përmes Turqisë dhe Bullgarisë e që për qëllim ka “sjelljen e më shumë gaz rus në Ballkan”.

Këtë, Serbia e bëri në kundërshtim me rekomandimin amerikan që të ulë varësinë nga gazi rus.

Çfarë do të përfitonte Kosova sipas ekspertëve nga rajoni?

Për atë se çfarë do të përfitonte Kosova në rast se do të kyçej në gazsjellësin TAP përmes Maqedonisë së Veriut, Radio Evropa e Lirë ka biseduar me profesorin e Fakultetit të Makinerisë në Shkup, Konstantin Dimitrov.

Dimitrov, që njëherësh drejton edhe Qendrën për Efikasitet të Energjetik, thotë se për Kosovën do të ishte e rëndësishme që të lidhej me gazsjellësin TAP.

Përfitimet sipas tij do të ishin energjia më e lirë dhe ndotje më e ulët.

“Është mundësi unike. Termocentralet me gaz funksionojnë me efikasitet më të lartë, me më pak emetim të ndotësve dhe rezultati është energji më e lirë”, thotë Dimitrov për Radion Evropa e Lirë.

Profesori Dimitrov thotë se nga gazi përfitojnë shumë sektorë.

Opozita thotë se tërheqja nga gazi rrezikon partneritetin me SHBA-në

“Në rend të parë prodhimi i energjisë elektrike gjatë periudhës së tranzicionit nga thëngjilli në shoqëri të gjelbër (shoqëri pa lëndë djegëse fosile). Në rend të dytë industria, dhe në vendin e tretë, por shumë e rëndësishme, amvisëritë”, shprehet ai.

Dimitrov thotë se refuzimi i Kosovës për të ndërtuar infrastrukturën për gazsjellësin me Maqedoninë e Veriut mund të lidhet edhe interesa të tjera, siç është ajo e ndërtimit të një infrastrukture gazi për t’u lidhur me Shqipërinë.

Shqipëria, përveç tubacioneve të Gazsjellësit Trans-Adriatik, ka edhe projekte të tjera të gazit, një prej tyre që parashihet të lidhë Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe partnerin kryesor në këtë projekt, Kroacinë.

Ky projekt njihet si Gazsjellësi Adriatiko-Jonian (IAP) dhe do të ketë gjatësi prej 516 kilometra. Fillon në Qytetin e Fierit në Shqipëri, ku lidhet me gazsjellësin TAP, dhe përfundon në qytetin e Splitit në Kroaci, prej nga parashihet që gazi të shkojë për në vendet e tjera evropiane.

A është e mundur lidhja e Kosovës me TAP-in përmes Shqipërisë?

Geri Selenica që drejton Qendrën Shqiptare të Studimeve Strategjike, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka vendosur drejt kur ka refuzuar projektin për ndërtimin e gazsjellësit me Maqedoninë e Veriut.

Ai thotë se zgjidhja më e mirë strategjike do të duhej të ishte lidhja e Kosovës në gazsjellësin TAP përmes Shqipërisë.

“Strategjike për neve është që gazsjellësi TAP që ka ardhur këtu (në Shqipëri), të lidhet, është projekti Alkogas, të cilin ka financuar BE-ja. Është i bërë gati studimi i parafizibilitetit dhe le të lidhet me Kosovën dhe aq me tepër më vonë Shqipëria dhe do të prodhojë gazin e vet dhe Kosova mund të prodhojë gazin e vet. Mund të vije teknologjia që të bëhet “syngas” (gaz i prodhuar artificialisht)”, thotë Selenica.

Sipas Selenicës, mosbërja e gazsjellësit nga Maqedonia e Veriut nuk ka kurrfarë lidhje me cenimin e interesave amerikane.

“Nuk është fare projekt amerikan. Ai është një projekt që lobi grek e ka sponsorizuar në Departamentin e Energjisë në Amerikë, që eja tani ta mbledhim gazin prej Greqisë dhe të furnizojmë të gjithë Ballkanin”, thotë Selenica.

Për çfarë përdoret gazi natyror?

Gazi i lëngshëm natyror përdoret në industri të ndryshme. Sektori tregtar përdor gazin natyror për të ngrohur ndërtesat dhe ujin, për të gatuar, për të tharë rrobat dhe për të siguruar ndriçim të jashtëm.

Në disa sektorë e përdorin gazin natyror si lëndë djegëse në sistemet e kombinuara të ngrohjes dhe energjisë.

Çmimet e gazit natyror prekin nivele rekorde në Evropë

Gazi po ashtu është primar në shumë vende, që përmes termocentraleve, prodhojnë energji elektrike.

Për shembull, në Gjermani, aktualisht shumica e gazit përdoret në sektorin industrial si për furnizim me energji dhe ngrohje, ose në procese kimike, pasuar nga familjet private duke përfshirë ngrohje dhe gatim.

Kush, sa prodhon energji nga gazi?

Shtetet nëpër të cilat kalon gazi i lëngshëm natyror përmes Gazsjellësit Trans-Adriatik përdorin gazin në sektorë të ndryshëm.

Azerbajxhani, prej nga vjen ky gaz, rreth 70 për qind të energjisë e prodhon nga gazi natyror. Rreth 50 për qind e energjisë në Turqi prodhohet nga gazi natyror, 28 për qind nga thëngjilli, 19 për qind nga hidrocentralet, 3 për qind nga karburante të lëngshme si dhe pjesa e mbetur nga burimet e ripërtërishme.

Greqia prodhon rreth 40 për qind të energjisë nga gazi natyror.

Në Shqipëri, pjesa më e madhe e energjisë prodhohet nga hidrocentralet, ndërkohë që në Maqedoni të Veriut pjesë dërmuese prodhohet nga thëngjilli.

Ndërsa në Itali, më shumë se 30 për qind e energjisë prodhohet nga djegia e gazit natyror.

Si e arsyetoi qeveria tërheqjen?

Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli shpjegoi disa prej arsyeve se pse nuk ishte në interes të Kosovës ndërtimi i rrjetit të gazit me Maqedoninë e Veriut.

Ndër arsyet kryesore, sipas saj, ishte fakti se ekspertët vendorë e ndërkombëtarë kishin vlerësuar se përdorimi i gazit për prodhimin e energjisë për kërkesë bazë, nuk është ekonomikisht i favorshëm.

Në rast se do të vendosej ndërtimi i një termocentrali për prodhimin e energjisë nga gazi, atëherë sipas Qeverisë së Kosovës, prodhimi i një megavati të energjisë elektrike do të kushte 40 euro e që i bije rreth 30 për qind më shtrenjtë sesa çmimi aktual. Korporata Energjetike e Kosovës për momentin e prodhon një megavat me një çmim rreth 30 euro.

Sipas ministres Rizvanolli, sikur të përdorej gazi për prodhim të energjisë, në fund do të rritej për dy herë më shumë çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët.

Qeveria e Kosovës tha se pas takimit me disa prej investitorëve, shumë prej tyre nuk ishin të interesuar që të investonin më në këtë projekt, e të tjerë kishin vendosur kushte të pafavorshme për Kosovën./REL

The post Kosova mund të përfundojë e vetmja në rajon pa qasje në gaz appeared first on Albeu.com.

Rama në Fier: TAP, burim i sigurt për një zhvillim ekonomik dhe social
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka qenë në Fier, në  stacionin e Gazsjellësit TransAdriatik, ku ka marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Pikës Fillestare Dalëse Shqiptare të gazit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ky është një ndër projektet më të rëndësishme për ta shndërruar vendin në një hapësirë burimesh të ndryshme të larmishme të prodhimit të energjisë.

Më tej, Rama u shpreh se TAP është një burim i sigurt për zhvillimin ekonomik dhe social të vendi tonë.

“Sot është një nga shumë stacionet e një rrugëtimi që vijon, për ta kthyer vendin në një eksportues neto të energjisë, dhe në të njëjtën kohë për ta bërë atë një hapësirë burimesh të ndryshme të larmishme të prodhimit të energjisë, duke futur më në fund dhe një komponent tjetër të rrjedhës ekonomike dhe sociale të vendit siç është gazi. Ne jemi besimplotë se tashmë është vetëm çështje vullneti, pune dhe durimi të madh për tu përmbushur një vizion që nuk është më një dëshirë apo aspiratë e mbështetur në një ëndërr por horizont i arritshëm mbi baza të vendosura.

Edhe procesi i nisur i ndërveprimit për të siguruar në bashkëpunim të vazhdueshëm me kompani të mëdha Amerikane, është një tregues i faktit se TAP nuk është thjesht rrugëkalimi gazi për anën tjetër të Adriatikut, por i një zhvillimi transformues i dekadës ku jemi. Shpreh konsideratën më të lartë për të gjithë ato që janë përfshirë në këtë projekt dhe mbi të gjitha shqiptarët që janë pjesë e këtij projekti”, tha Rama./albeu.com

The post Rama në Fier: TAP, burim i sigurt për një zhvillim ekonomik dhe social appeared first on Albeu.com.