talebane Archives - Albeu.com

VIDEO/ Gratë afgane sfidojnë talebanët duke kënduar për lirinë e tyre
Gratë afgane kanë ngarkuar video të tyre duke kënduar në kundërshtim me ligjet drakoniane të vendosura nga talebanët që i urdhërojnë ato të heshtin në publik.

Gratë nga brenda dhe jashtë vendit janë bashkuar në fushatën duke sfiduar të ashtuquajturat ligje të reja të vesit dhe virtytit të talebanëve , të cilat përfshijnë ndalimin e grave që të zhveshin fytyrat e tyre, të këndojnë dhe të flasin në publik.

Në një video, një grua në Afganistan këndon me fytyrë dhe trup të mbuluar plotësisht.

“Më vendose vulën e heshtjes në gojën time deri në njoftimin e dytë”, thotë ajo.

“Nuk do të më siguroni bukë dhe ushqim deri në një njoftim tjetër, më keni burgosur brenda shtëpisë për krimin e të qenit grua.”

Tekstet duket se i referohen kufizimeve që talebanët vendosën mbi të drejtat dhe liritë themelore të grave dhe vajzave pak pasi rimorën kontrollin e vendit tre vjet më parë.

Free Afghan Women 🇦🇫

A woman from inside Afghanistan shared a video, she singing her voice in poetry:

"You have silenced my voice until further notice. You have imprisoned me in my home for the crime of being a woman."#WomenRights #Afghanistan #Freedom #UN pic.twitter.com/1BuXg3x46R

— Jahanzeb Wesa (@JahanzebWesa) August 27, 2024

The post VIDEO/ Gratë afgane sfidojnë talebanët duke kënduar për lirinë e tyre appeared first on Albeu.com.

OKB: Mbi 200 ish-zyrtarë afganë të vrarë që kur talibanët morën pushtetin
Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Afganistan tha më 22 gusht se më shumë se 200 ish-anëtarë të ushtrisë, forcave të zbatimit të ligjit dhe qeverisë së Afganistanit janë vrarë që kur talibanët morën pushtetin në vend, përkundër vendimit për amnisti.

Misioni i OKB0-së në Afganistan (UNAMA) tha në një raport se kishte regjistruar të paktën 218 vrasje jashtëgjyqësore që nga marrja e pushtetit në Afganistanit nga talibanët në mes të vitit 2021 e deri në qershor të këtij viti.

“Në shumicën e rasteve, individët u arrestuan nga forcat e sigurisë de fakto, shpesh për një kohë të shkurtër, përpara se të vriteshin”, thuhet në raportin e UNAMA-s.

Udhëheqësit e lartë të talibanëve kanë thënë se ish-zyrtarët e qeverisë dhe ish-anëtarët e ushtrisë do të amnistohen me urdhër të liderit të tyre suprem.

Ministria e Punëve të Jashtme e udhëhequr nga talibanët tha në përgjigje të UNAMA-s se nuk kishte marrë raporte për ndonjë rast të mosrespektimit të urdhrit për amnisti dhe se çdo rast që kishte ndodhur do të hetohej.

Rreth gjysma e vrasjeve të regjistruara nga UNAMA ndodhën në katër muajt e parë pasi talibanët morën pushtetin, ndërsa forcat e huaja të përkrahura nga SHBA-ja po tërhiqeshin në gusht të vitit 2021, ndërsa 70 raste u regjistruan gjatë vitit 2022.

“Për shumicën e shkeljeve të përmendura në këtë raport, ka informacion të kufizuar në lidhje me masat e marra nga autoritetet de fakto për t’i hetuar incidentet dhe për t’i mbajtur autorët përgjegjës”, tha UNAMA, duke iu referuar administratës talibane.

“Mosndëshkimi i dukshëm përmes të cilit anëtarët e autoriteteve de fakto vazhdojnë të kryejnë shkelje të të drejtave të njeriut ndaj ish-zyrtarëve të qeverisë ish-ushtrisë është një shqetësim serioz”, thuhet tutje në raport.

Në total, UNAMA ka regjistruar 800 incidente të shkeljeve të të drejtave të njeriut të lidhura me talibanët ndaj ish-punonjësve të qeverisë dhe ushtrisë, duke përfshirë arrestime arbitrare, zhdukje më forcë dhe torturim.

Shumica ishin kundër ish-anëtarëve të forcave të sigurisë dhe policisë, tha misioni.

Ministria e Punëve të Jashtme e udhëhequr nga talibanët tha se udhëheqësi i tyre suprem kishte lëshuar urdhrin për amnisti dhe një urdhër tjetër kundër torturimit dhe keqtrajtimit të njerëzve në paraburgim.

“Asnjë personel ushtarak i administratës së mëparshme nuk është arrestuar, ndaluar apo torturuar për shkak të aktiviteteve të tij në institucionet e sigurisë”, thuhet në deklaratën e tyre, e cila është pjesë e raportit të OKB-së.

The post OKB: Mbi 200 ish-zyrtarë afganë të vrarë që kur talibanët morën pushtetin appeared first on Albeu.com.

Talebanët tentojnë vendosjen e kontrollit të plotë mbi edukimin në Afganistan
Halima, 8 vjeçe, u mërzit shumë kur mësoi se pasi kishte kaluar shumë vështirësi për t’u shkolluar nën sundimin taliban, rruga e saj e edukimit ishte bllokuar pas mbylljes së shkollës private ku ajo vijonte mësimet.

“Të gjithë ne u kthyem në shtëpi duke qarë”, tha ajo për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë duke përshkruar ditën kur ajo dhe shokët dhe shoqet e klasës mësuan se shkolla e tyre ishte mbyllur.

Ajo vijonte mësimet në një shkollë private në provincën jugore afgane të Kandaharit.

“Shkolla jonë fillimisht u mbyll nga pandemia e koronavirusit, pastaj për shkak të luftimeve dhe tani sërish u mbyll”, tha ajo.

“Ne vetëm duam të mësojmë”.

Klasa rurale ku ajo mësonte ishte një linjë shpëtimi për mësimin e matematikës elementare, gjuhëve afgane, shkencës dhe studimeve islamike, pavarësisht përpjekjeve të talibanëve – që janë në pushtet – për të kufizuar qasjen e vajzave dhe grave në edukim.

Por, mësimi u ndal kur autoritetet islamike të linjës së ashpër njoftuan se kjo shkollë, që ishte në mesin e mijëra qendrave të edukimit me bazë në komunitetit në Afganistan, do të mbyllej pas ankesave, të paspecifikuara, “nga banorët lokalë”.

Trazirat dhe varfëria në Kandahar dhe në provincën fqinje të Helmandit kanë bërë që këto dy rajone të ishin qendër e zhvillimit të qendrave të edukimit me bazë në komunitet për tri dekada. Financimi i këtyre qendrave kryesisht vinte nga donatorët perëndimorë përmes Kombeve të Bashkuara dhe organizatave ndërkombëtare joqeveritare.

Në mbarë vendin, më shumë se 500.000 fëmijë ndjekin mësimin në këto qendra, që janë të themeluara në bashkëpunim me komunitetet ku gjenden. Shpesh mësimi në këto qendra zhvillohet në shtëpi private, xhami apo në tenda të mëdha.

Grupet e ndihmës paguajnë rrogat e mësuesve, i furnizojnë qendrat me materiale shkollore dhe shpesh u ofrojnë edhe kurrikulën me të cilën mësohet në shkollat shtetërore afgane. Qendrat, që zakonisht përbëhen nga një klasë e vetme me deri në 50 nxënës, që gjysma janë vajza, po ashtu mbushi boshllëkun e edukimit në zonat e largëta, ku nuk ka shkolla shtetërore.

Por, që nga mesi i prillit, pothuajse 1.600 qendra të edukimit me bazë në komunitet në provincën e Kandaharit janë mbyllur, duke lënë 50.000 nxënës pa edukim. Numra të ngjashëm janë regjistruar edhe në provincën Helmand, por edhe në mbarë shtetin.

Ndërprerja e orëve mësimore në shkollën e Halimes dhe në shkolla të tjera duket se shfaq mbylljen e dritares së ngushtë për mësim në zonat rurale, vende ku talibanët duan të kenë kontrollin e plotë se si fëmijët arsimohen.

Munir Ahmand, që udhëhiqte një klasë të shkrim-leximit në shtëpinë e tij të ndërtuar me baltë në Dand – qark rural në provincën e Kandaharit – tha se u detyrua të mbyllte dyert për nxënësit në muajin prill.

“Është e dhimbshme të humben këto klasa sepse ato u shërbejnë fëmijëve në zonat e largëta ku nuk ka mundësi të tjera për edukim”, tha ai për Radion Azadi.

Talibanët – që janë në pushtet që pothuajse dy vjet – nuk kanë komentuar nëse kanë urdhëruar mbylljen e shkollave. Por, punëtorët e ndihmës, përfaqësuesit e organizatat për të drejtat e njeriut dhe ekspertët e arsimit sugjerojnë se grupi i linjës së ashpër po tenton të sigurohet që nxënësit e rinj të marrim edukim islamik edhe pse qendrat me bazë në komuniteti ndjekin modelin shtetëror.

Kjo, nga ana tjetër, ka çuar në shqetësime se talibanët ose synojnë të mbyllin përgjithmonë shkollat ose t’i përdorin ato si vende për të përhapur botëkuptimin dhe ideologjinë e tyre ekstremiste.

“Është alarmuese”, tha Heather Barr, drejtoreshë për divizionin e të drejtave të grave në Human Rights Watch. “Talibanët me shumë gjasa do të ndryshojnë këto shkolla në një mënyrë që është e dëmshme për nxënësit, veçanërisht vajzat”.

Edukimi ka qenë shënjestra kryesore e politikave ekstremiste të talibanëve që kur ata morën pushtetin në gusht të vitit 2021 dhe ndërmorën hapa për të çrrënjosur edukimin sekular.

Adoleshentet u ndaluan menjëherë të ndiqnin mësimet, pavarësisht premtimeve që talibanët dhanë para komunitetit ndërkombëtar, që ka thënë se qëndrimi i talibanëve ndaj edukimit të vajzave dhe grave është pengesa kryesore që zyrtarisht të njihet qeveria e këtij grupi të linjës së ashpër.

Që kur kanë marrë pushtetin, talibanët në mënyrë të vazhdueshme kanë zbatuar ndarje të ashpër gjinore dhe kanë zëvendësuar edukatorët profesionistë me klerikë.

Vitin e kaluar lideri suprem i talibanëve, Mullah Haibatullah Akhundzada, emëroi aleatët besnikë, Mawlawi Habibullah Agha dhe Nida Mohmmad Nadim, për të udhëhequr Ministrinë e Arsimit, respektivisht Ministrinë e Arsimit të Lartë.

Të dy kanë punuar me zell për të zgjeruar ndalesën ndaj edukimit të grave dhe kanë tentuar të shndërrojnë shkollat në një mjet për indoktrinim duke ndryshuar kurrikulën, kanë thënë kritikët. Në disa raste, shkollat moderne janë shndërruar në medrese.

Në dhjetor, talibanët ndaluan gratë që të vijonin mësimet universitare.

Dhe pas lëvizjes së fundit, një zyrtar taliban tha gjatë këtij muaji se qeveria e tij kishte krijuar “medrese xhihadiste” në të paktën pesë provinca. Shumë grupe militante islamiste, përfshirë edhe talibanët, kanë dalë nga shkolla të tilla fetare në Afganistan dhe në Pakistanin fqinj në vitet ’80.

Wazhma Tokhi, aktiviste afgane për të drejtat e njeriut që merret kryesisht me të drejtat e grave dhe edukimin në Afganistanin, sugjeroi se mbyllja e fundit e shkollave mund të shihet si një tjetër shembull i vendosmërisë së grupit për të çrrënjosur edukimin sekular.

“Ata duan të shndërrojnë shkollat në medrese”, tha Tokhi.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, që ka financuar shumë qendra me bazë në komunitet, tha se po zhvillon diskutime me talibanët lidhur me “afatet kohore dhe praktike” që këto qendra të kalojnë nën udhëheqjen e organizatave joqeveritare afgane, të cilat marrin fonde nga jashtë dhe kanë një lloj mbrojtje nga talibanët.

Tohki sheh pasoja katastrofale nëse talibanët marrin kontrollin e drejtpërdrejt të qendrave mësimore me bazë në komunitet.

“E ardhmja jonë është shkatërruar”, tha ajo./rel

The post Talebanët tentojnë vendosjen e kontrollit të plotë mbi edukimin në Afganistan appeared first on Albeu.com.

Qeveria talebane në Afganistan me ultimatum: Parukeritë të mbyllen brenda një muaji
Qeveria talebane e Afganistanit ka urdhëruar që sallonet e bukurisë në vend të mbyllen brenda një muaji, tha ministria e etikës, duke kufizuar më tej aksesin e grave në jetën publike.

“Afati i fundit për mbylljen e salloneve të bukurisë është një muaj”, tha Mohammad Sadiq Akif, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Morale dhe Promovimit të Virtytit.

Qeveritë e huaja dhe zyrtarët e OKB-së kanë dënuar kufizimet në rritje të talebanëve ndaj grave që kur ata morën pushtetin në vitin 2021.

Vitin e kaluar, autoritetet afgane mbyllën shumicën e shkollave të mesme të vajzave, ndaluan gratë të hynin në universitet dhe të punonin në organizatat e ndihmës. Prania e grave është e ndaluar në shumë vende publike, si banja, gjimnaze dhe parqe.

Sallonet e bukurisë u shfaqën në Kabul dhe qytete të tjera afgane pas rënies së regjimit të parë taleban në fund të vitit 2001.

Shumë prej tyre qëndruan të hapura pas vitit 2021, me tabela dhe dritare të mbuluara, duke u ofruar disa grave punë dhe klientëve femra.

The post Qeveria talebane në Afganistan me ultimatum: Parukeritë të mbyllen brenda një muaji appeared first on Albeu.com.

Talebanët vrasin organizatorin e sulmit në aeroportin e Kabulit
Talebanët vranë udhëheqësin e lartë të Shtetit Islamik që organizoi sulmin vetëvrasës të gushtit 2021 jashtë aeroportit të Kabulit nga i cili gjetën vdekjen 13 pjesëtarë të ushtrisë amerikane dhe rreth 170 afganë, thanë zyrtarët amerikanë të martën.

Sulmi me bombë ndodhi më 26 gusht 2021, ndërsa trupat amerikane po përpiqeshin të ndihmonin amerikanët dhe afganët të largoheshin si pasojë e situatës kaotike pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

“Ai ishte një zyrtar kyç i ISIS-it i përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e operacioneve si ai në Portën Abbey, dhe tani nuk është më në gjendje të komplotojë apo kryejë sulme,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby në një deklaratë, duke iu referuar hyrjes Abbey në aeroportin e Kabulit ku ndodhi shpërthimi. Ai nuk e përmendi emrin e zyrtarit.

Lajmi për vrasjen ishte konfirmuar më herët për agjencinë Associated Press nga babai i një marinsi të vrarë gjatë sulmit, i cili u informua të martën nga zyrtarët ushtarakë.

Gjatë fundjavës, ushtria amerikane filloi të informojë familjet e 11 marinsave, marinarit dhe ushtarit të vrarë në shpërthimin në portën Abbey gjatë tërheqjes kaotike amerikane nga Afganistani.

Këta familjarë e ndanë informacionin në një bisedë në një grup privat mesazhesh, sipas mamasë së një marinsi tjetër. Informacioni që familjet i dhanë agjencisë Associated Press u konfirmua nga tre zyrtarë amerikanë dhe një këshilltar i lartë i Kongresit, të cilët folën në kushte anonimiteti për të diskutuar detaje që ende nuk ishin bërë publike.

Udhëheqësi i ISIS-it, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, u vra në Afganistanin jugor në fillim të prillit, ndërsa talebanët kryen një seri operacionesh kundër grupit të Shtetit Islamik, sipas njërit prej zyrtarëve. Talibanët në atë kohë nuk ishin në dijeni të identitetit të personit që vranë, shtoi zyrtari.

Darin Hoover, babai i togerit Darin Taylor Hoover, tha se zyrtarët e shërbimit të marinsave i dhanë atij vetëm informacion të kufizuar të martën dhe nuk e identifikuan udhëheqësin e Shtetit Islamik dhe as nuk dhanë rrethanat e vdekjes së tij.

Zoti Hoover është një nga pjesëtarët e një grupi prej 12 familjesh të anëtarëve të forcave amerikane që kanë humbur jetën, të cilët janë mbështetur tek njëri-tjetri dhe kanë ndarë informacione përmes grupit të mesazheve që kur ndodhi bombardimi.

Dega afgane e Shtetit Islamik, e njohur si Shteti Islamik Khorasan ose ISIS-K, sipas një emri të vjetër të rajonit, është armik i talebanëve. Luftëtarët besnikë të Shtetit Islamik u shfaqën fillimisht në Afganistanin lindor në vitin 2014 dhe më vonë depërtuan në zona të tjera.

The post Talebanët vrasin organizatorin e sulmit në aeroportin e Kabulit appeared first on Albeu.com.

“Vrava 25 talebanë, mu dukën si gurë shahu”, Irani akuzon Harryn për krime lufte pas deklaratës së tij
Princi Harry është akuzuar për “krime lufte” nga regjimi iranian pasi u mburr për numrin e luftëtarëve talebanë që ai vrau në Afganistan.

Teherani sulmoi Dukën e Sussex-it mes një debati të ashpër për ekzekutimin e një shtetasi të Mbretërisë së Bashkuar nga shteti barbar, pasi ata e akuzuan atë si spiun të MI6.

Irani vendosi të përdorë komentet e Harrit nga kujtimet e tij në librin “Spare”, ndërsa regjimi sulmoi Britaninë dhe mbrojti vrasjen e Alireza Akbarit.

Akbari, i cili kishte një shtetësi të dyfishtë MB-Irani, dyshohet se u torturua dhe u detyrua të rrëfehej fals.

Ish-zyrtari i mbrojtjes kishte mohuar të gjitha akuzat kundër tij dhe ishte në burg që nga viti 2019.

Duka ka mbrojtur komentet e tij për kohën e tij në Afganistan, në të cilat ai iu referua luftëtarëve talebanë si “gurë shahu”.

Ai pretendon se komentet ishin nxjerrë jashtë kontekstit dhe i quajti kritikat ndaj tyre një “gënjeshtër të rrezikshme”.

Por ish-shefat ushtarakë kanë thënë se ishte marrëzi e Harry-t të ishte kaq i pacipë në komentet e tij për misionet.

Është paralajmëruar se ai mund të jetë duke komprometuar sigurinë e tij dhe duke u kthyer në një objektiv.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kan’ani, tha: “Zbulimi i regjimit britanik dhe mbështetja e disa mbrojtësve evropianë të vetëshpallur të të drejtave të njeriut për Londrën është vetëm një shenjë e evazionit dhe shkeljes së ligjit nga ana e tyre”.

“Shkelja e Britanisë ndaj sigurisë kombëtare të Republikës Islamike të Iranit është pritur me një përgjigje vendimtare nga inteligjenca dhe gjyqësori iranian.”

“Regjimi britanik, anëtari i familjes mbretërore të të cilit, e sheh vrasjen e 25 njerëzve të pafajshëm si heqje të gurëve të shahut dhe nuk është penduar për këtë çështje, dhe ata që mbyllin një sy ndaj këtij krimi lufte, nuk janë në gjendje të predikojnë të drejtat e njeriut.”

Akbari u dënua me vdekje për “korrupsion në tokë dhe dëmtim të sigurisë së brendshme dhe të jashtme të vendit duke transmetuar inteligjencë”.

Kryeministri Rishi Sunak tha se ishte “i tmerruar” nga ekzekutimi nga Teherani.

Ai tha: “Ky ishte një akt i pashpirt dhe frikacak, i kryer nga një regjim barbar pa respekt për të drejtat e njeriut të popullit të tij”.

Vdekja e Akbarit ka thelluar marrëdhëniet tashmë të tendosura midis Iranit dhe Britanisë së Madhe.

Dhe sjellja e Harrit vetëm sa i komplikon gjërat më tej mes dy shteteve./Albeu.com/

The post “Vrava 25 talebanë, mu dukën si gurë shahu”, Irani akuzon Harryn për krime lufte pas deklaratës së tij appeared first on Albeu.com.

“I mendoja talebanët si gurë shahu”, ekspertët e sigurisë: Princi Harry ka vendosur familjen dhe fëmijët në rrezik
Princi Harry ka vënë në rrezik fëmijët e tij pas komenteve se ka vrarë 25 talibanë në kujtimet e tij, sipas ekspertëve.

Duka i Sussex ka ndezur zemërim pasi zbuloi se sa njerëz vrau gjatë turneut të tij në Afganistan, me ekspertë ushtarakë dhe veteranët që kritikuan vendimin e tij për të folur.

Në një ekstrakt të zbuluar nga kujtimet e tij në librin Spare, që do të publikohet të martën, Duka i Sussex thotë: “Kur e gjeta veten të zhytur në vapën dhe konfuzionin e luftimeve, nuk i mendoja ata 25 persona  si njerëz.”

“Unë i mendoja si gurë shahu.”

Chris Phillips, një ish-kryeinspektor i Policisë Metropolitane i ngarkuar me organizimin e sigurisë për ngjarje të profilit të lartë, tha se komentet e Harry-t do të kenë një ndikim të përjetshëm në sigurinë e familjes së tij, shkruan The Mirror.

Ai tha: “Komentet e Harry-t kanë bërë që familja e tij të kërkojë siguri 24/7 për pjesën tjetër të jetës.”

“Ne e dimë se ekstremistët islamikë mund të jenë të durueshëm.”

Heroi i SAS-it, Andy McNab tha se komentet e Harry-t ishin “të pamatura”, duke shtuar “siç e kemi parë për dekada, ekstremistëve nuk u intereson se si arrijnë në objektiva për aq kohë sa ata e bëjnë”./Albeu.com,/

The post “I mendoja talebanët si gurë shahu”, ekspertët e sigurisë: Princi Harry ka vendosur familjen dhe fëmijët në rrezik appeared first on Albeu.com.

“Kam vrarë 25 talebanë në Afganistan”, Princi Harry: I kam konsideruar si gurë shahu…
Princi Harry ka zbuluar se gjatë turneut të tij të dytë të detyrës në Afganistan ai vrau 25 talebanë. Duke folur në librin e tij të ri “Spare” për kohën kur ishte në Afganistan, Duka i Sussex shkruan se ai “nuk i mendonte talebanët si njerëz, por si gurë shahu që arriti t’i eliminonte nga tabela e shahut”.

Madje sipas Telegrafit dhe asaj që raporton Daily Mail, Princi Harry thekson se “nuk ishte një numër që më mbush me kënaqësi, por as nuk më vë në siklet”. Kjo është hera e parë që djali i dytë i mbretit Charles III flet hapur për numrin e talebanëve që ai vrau gjatë shërbimit në zonën e luftës në Afganistan.

Dhe e gjithë kjo ndërkohë që beteja e tij ligjore me Ministrinë e Brendshme Britanike është në vazhdim. Kujtohet se ministria britanike vendosi të mos sigurojë mbrojtje të plotë policore për Harry dhe familjen e tij kur ata të vizitojnë Britaninë e Madhe.

Ndërkohë, avokati i Princit Harry tha në një deklaratë se klienti i tij nuk “ndihet i sigurt” kur ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar pasi një nga privilegjet nga të cilat duhej të hiqte dorë kur hoqi dorë nga detyrat e tij mbretërore ishte ai i mbrojtjes.

Kujtohet se Princi Harry më parë konsiderohej shënjestër e terroristëve si për shkak se kishte lindur në Afganistan dhe për shkak se ishte anëtar i familjes mbretërore.

Ky është një tjetër zbulim në autobiografinë e tij ‘Spare’, e cila do të publikohej më 10 janar, por tashmë është publikuar në Spanjë dhe pjesë të saj po transmetohen nga mediat britanike./Albeu.com/

The post “Kam vrarë 25 talebanë në Afganistan”, Princi Harry: I kam konsideruar si gurë shahu… appeared first on Albeu.com.

Rriten armiqësitë mes talibanëve dhe Taxhikistanit pas mbylljes së kufirit
Delshad është bllokuar për më shumë se një javë në Shir Khan Bandar, një port në lumin që ndodhet përgjatë kufirit verilindor të Afganistanit me Taxhikistanin.

Ai është një ndër dhjetëra shoferë kamionësh nga Taxhikistani, të cilët më herët gjatë këtij muaji transportonin thëngjill drejt Afganistanit. Por, talebanët nuk i lejojnë shoferët të kthehen mbrapsht në Taxhikistan, pasi e mbyllën kufirin më 10 maj.

“Nuk mund të shkojmë askund”, deklaroi Delshat për Shërbimin e Taxhikistanit të Radios Evropa e Lirë, duke shtuar se talebanët i kishin urdhëruar burrat të mos largoheshin nga automjetet e tyre. Delshad tha se rreth 100 kamionë nga Taxhikistani ishin të bllokuar në pikën e largët kufitare.

Një tjetër ngasës kamioni, i cili foli për RFE/RL në kushte anonimiteti, tha se talebanët i lejuan disa shoferë që të kalonin kufirin pasi i sekuestruan automjetet e tyre. “Ata na thanë t’i linim automjetet tona dhe më pas na lejuan që të ktheheshim në vendin tonë”, tha ai.

Mbyllja e kufirit dhe sekuestrimi i kamionëve nga Taxhikistani është sinjali më i fundit i armiqësive në rritje mes kombit të Azisë Qendrore dhe sundimtarëve të vijës së ashpër të Afganistanit.

Taxhikistani ishte i vetmi vend fqinj që kundërshtoi publikisht rikthimin e talebanëve në pushtet në Afganistan, gushtin e kaluar, duke e quajtur grupin e militantëve një kërcënim për stabilitetin rajonal.

Ka pasur, gjithashtu, raporte të ndryshme se Dushanbe strehoi ose është në kontakt me disa nga udhëheqësit e Frontit të Rezistencës Kombëtare (NRF), një grup i rezistencës anti-talebane që përbëhet kryesisht nga taxhikë etnikë nga Afganistani. Taxhikistani i ka mohuar këto pretendime.

Pas ardhjes në pushtet të talebanëve, Taxhikistani ka kryer stërvitje ushtarake pranë kufirit prej 1300 kilometrash me Afganistanin, së bashku me trupat nga anëtarët e Organizatës së Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Rusia (CSTO).

Talebanët kanë vendosur rreth 4,000 luftëtarë përgjatë kufirit të tyre me Azinë Qendrore. Zyrtarët talebanë këmbëngulën se vendimi do të kontribuonte në stabilitetin rajonal. Por, fqinjët veriorë të Afganistanit kanë shprehur skepticizmin e tyre.

Talebanët vendosën edhe batalione të luftëtarëve vetëvrasës të njohur si “Lashkar-e Mansoori” në provincat verilindore të Afganistanit, në Badakhshan dhe Takhar, duke shtuar ankthin në Taxhikistan.

Dy provincat janë strehë e qindra militantëve nga Taxhikistani, Uzbekistani dhe vende të tjera që kanë luftuar përkrah talebanëve për shumë vite.

Për vite të tëra, talebanët kanë strehuar dhe madje kanë përfshirë në radhët e tyre anëtarë të Jammat Ansarullah, një grup militant islamik nga Taxhikistani që kundërshton Dushanbe-n. Disa javë pas marrjes së pushtetit, talebanët dislokuan luftëtarët e grupit islamik Ansarullah në kufirin me Taxhikistanin.

Disa militantë taxhikë që banojnë në Afganistan janë anëtarë të grupit ekstremist të Shtetit Islamik-Khorasan (IS-K), rivalë të talebanëve, të cilët së fundi pretenduan se kishin nisur një sulm me raketa kundër Taxhikistanit.

Në kryeqytetet e Azisë Qendrore ka pasur frikë se militantët mund të duan të depërtojnë në vendet e tyre.

Në janar, presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, i kërkoi CSTO-së të krijonte një rrip sigurie rreth Afganistanit, duke pretenduar se kishte më shumë se 40 kampe terroriste me rreth 6,000 militantë në Afganistanin verilindor. Pretendimi u hodh poshtë nga talebanët.

“Nën sundimin aktual të talebanëve në Afganistan, Taxhikistani është padyshim më i rrezikuari nga fqinjët e Azisë Qendrore”, tha Hameed Hakimi, një ekspert afgan në institutin e mendimit të Këshillit Atlantik në Uashington.

Ai tha se prania e qindra militantëve taxhikë në Afganistan e rrit kërcënimin për qytetin Dushanbe.

“Paaftësia e talebanëve për të qeverisur ose për të siguruar kufijtë me fqinjët e Afganistanit paraqet një sfidë specifike për Qeverinë e Taxhikistanit, e cila ka pasur bashkëpunim të gjerë me forcat kufitare afgane gjatë 20 vjetëve të fundit”, deklaroi Hakimi.

Qeveria e Taxhikistanit nuk ka vendosur marrëdhënie diplomatike me qeverinë e udhëhequr nga talebanët, e cila nuk njihet nga asnjë shtet. Rahmon u ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur talebanëve që të formojnë një qeveri gjithëpërfshirëse në Kabul pjesë e së cilës do të ishin edhe taxhikët etnikë.

Talebanët janë përpjekur ta portretizojnë veten si një grup që përfaqëson të gjithë afganët. Por, qeveria e tyre dominohet nga klerikët e grupit etnik Pashtun.

Udhëheqësit e lartë talebanë nuk e kanë sulmuar publikisht Qeverinë e Taxhikistanit. Por, Gulbudin Hekmatyar, një ish-komandant lufte, dashamirës ndaj talebanëve, kohët e fundit sulmoi Dushanben, pasi sipas tij, strehojnë liderë të rezistencës anti-talebane.

“Kur i strehoni kundërshtarët e armatosur të një vendi fqinj, kjo mund të nënkuptojë vetëm se ju keni shpallur luftë ndaj tyre“, deklaroi ai gjatë një tubimi të mbajtur këtë javë.

Hekmatyar paralajmëroi se talebanët mund të hakmerren duke strehuar kundërshtarët e armatosur të qytetit Dushanbe.

“Nëse kjo ndodh, çfarë fati do të ketë një Taxhikistan i dobët, i vogël dhe i ndarë?”, pyet ai.

Zabihullah Mujahid, një zëdhënës i talebanëve, tha se grupi do të normalizojë marrëdhëniet dhe do të hapë kufirin me Taxhikistanin pasi palët të kenë arritur një mirëkuptim formal mbi çështjet dypalëshe.

“Ne e kemi bërë të qartë këtë [kërkesë] në takimet tona dypalëshe”, tha i për shërbimin e RFE/RL, Radio Afganistani i Lirë.

Hakimi tha se Rusia, një aleate e ngushtë e kryeqytetit Dushanbe, po përpiqet t’i pajtojë palët. Javën e kaluar, Rahmon tha se ai diskutoi me presidentin rus, Vladimir Putin, mbi “situatën shqetësuese”përgjatë kufirit të Taxhikistanit me Afganistanin.

“Talebanët nuk mund të përballojnë kostot e çdo përleshjeje ndërkufitare që detyron ndërhyrjen e Moskës në mbështetje të Taxhikistanit“, tha Hakimi./REL

The post Rriten armiqësitë mes talibanëve dhe Taxhikistanit pas mbylljes së kufirit appeared first on Albeu.com.

Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën
Talibanët kanë urdhëruar që të gjitha gratë prezantuese në kanalet televizive të vendit të mbulojnë fytyrën e tyre gjatë transmetimit.

Lajmin e bëri të ditur mediumi më i madh në Afganistan duke cituar një deklaratë të Ministrisë Së Virtyteve dhe Veseve, e cila ka për detyrë të implementojë rregullat e grupit që qeveris Afganistanin që nga tërheqja e trupave amerikane më gusht të vitit 2021. Në deklaratë shkruhej se urdhri ishte “përfundimtar dhe i panegociueshëm”.

Deklarata iu dërgua “Moby Group”, që janë në pronësi të “TOLOnews dhe rrjeteve të tjera televizive dhe radiofonike, dhe në mesazhin e postuar në Twitter thuhej se kjo do të aplikohej edhe në mediat e tjera afgane.

Një zyrtar i mediave në Afganistan konfirmoi se stacioni televiziv ku punonte kishte marrë urdhrin ku i thuhej se nuk kishte vend për diskutim. Ai tha se mediumi nuk kishte opsion tjetër. Ai foli me kusht që ai dhe televizioni ku punonte të mos identifikoheshin për shkak të problemeve me autoritetet.

Disa prezantuese gra postuan fotot e tyre në mediat sociale ku shfaqeshin me fytyrat e mbuluara dhe me maska gjatë prezantimit të programeve. Një prezantuese e njohur, Yalda Ali, postoi një video të sajën duke vendosur maskën me nënshkrimin: “një grua që po fshihet, me urdhër të Ministrisë së Virtyteve dhe Veseve.”

Në një stacion tjetër, Shamshad TV, implementimi i urdhrit ishte i përzier: Një prezantuese u shfaq të enjten me maskë, ndërsa më vonë një tjetër u shfaq duke treguar fytyrën e saj.

Gjatë herës së parë të talibanëve në pushtet, nga viti 1996-2001, ata vendosën kufizime strikte ndaj grave, duke u kërkuar atyre të mbanin burkën që mbulonte edhe sytë me një rrjetë dhe i ndalonte ato nga jeta publike dhe arsimimi.

Pasi morën sërish pushtetin në Afganistan në gusht, talibanët fillimisht dukej se i kishin moderuar disi kufizimet e tyre, duke mos shpallur asnjë kod veshjeje për gratë. Por në javët e fundit, ata kanë marrë vendime duke ndjekur një vijë të ashpër që konfirmoi frikën më të keqe të aktivistëve të të drejtave./rel

The post Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën appeared first on Albeu.com.