taksat e prones Archives - Albeu.com

Në një javë, kur të githë ishin me pushime, qeveria u ngjeshi familjeve shqiptare 250 milion euro taksa shtesë: Sa do të paguajnë ata që kanë shtëpi
Klodian Tomorri

Një javë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi në mënyrë të beftë, një vendim, i cili rrit nga 50 për qind deri në 75 për qind, pagesën që familjet shqiptare paguajnë si taksë për pronat e tyre. Rritja e barrës nuk ndodh për shkak të rritjes së taksës në vetvete, por për shkak të çmimeve të referencës mbi të cilat llogaritet kjo taksë.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht buxheti mblej 5.3 miliardë lekë ose rreth 50 milionë euro nga taksa e pasurisë në një vit. Rritja mesatare me 60 për qind e taksës do t’u marrë familjeve shqiptare 30 milionë euro shtesë në vit. Por kjo ishte vetëm antipasta e goditjes së përqëndruar mbi buxhetet e familjeve.

Në vitin 2026 do të hyjë në fuqi ligji i ri për taksën e pronës. Ligji, i cili nuk duhet ngatërruar, me rritjen e çmimeve të referencës, që u miratuan me VKM një javë më parë, ka dy pasoja të tjera. Së pari, ai dyfishon taksën e banesës nga 0.05 për qind në 0.1 për qind. Së dyti, zgjeron gamën e pronave që taksohen me këtë taksë duke deri tek stallat dhe kasollet e lopëve.

Vetë qeveria thotë në relacionin shoqërues të ligjit se përmes këtyre ndryshimeve të ardhurat që qeveria u merr familjeve nga taksimi i pronës do të rriten nga 0.3 për qind e PBB-së që janë sot në 1 për qind e PBB. Në vlerë, efekti i taksave shtesë që duhet të paguajnë familjet shqiptare është plot 200 milionë euro. Dhe sërish nuk mbaron këtu.

Pa i lënë kohë opinionit publik, që të mësojë apo diskutojë efektet e rritjes së taksës së pasurisë, qeveria hodhi për konsultim një tjetër projektligj, i cili rrit më tej pagesat për pronën. Ky është sigurimi i detyrueshëm i banesave.

Me shumë gjasë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, të gjitha familjet shqiptare do të detyrohen të sigurojnë banesat e tyre me forcën e ligj. Edhe pse kosto e sigurimit do të përcaktohet me vendim të qeverisë, pasi ligji të jetë miratuar disa supozime mbi faturën e këtij ligji mund të bëhen lehtësisht që tani.

Në Turqi, ku zbatohet një skemë e ngjashme si kjo që ndërton ligji i propozuar nga qeveria, kostot vjetore të sigurimit të detyrueshëm të banesës variojnë nga 15 deri në 160 euro.

Sipas të dhënave nga Instituti turk i Statistikave, aktualisht një familje në Turqi paguan mesatarisht 40 euro në vit për të siguruar banesën e saj. Më shumë gjasë, kostoja që do të vendosë qeveria shqiptare për familjet do të luhatet në këto nivele.

Relacioni shoqërues i projektligjit për sigurimin e detyrueshëm të banesave është një lëmsh i shkruar nga amatorë, që vetëm dokument zyrtar nuk mund të quhet. Qeveria nuk paraqet në relacion se sa është numri i banesave që do të preken nga sigurimi i detyrueshëm. Dhe kjo është e dhëna më minimale që do të duhej të ishte aty, por fakti që nuk është tregon se si i marrin vendimet këta.

Megjithatë, nëse merren për bazë statistikat e tërthorta si numri i abonentëve të energjisë në shkallë kombëtare, rezulton se ky ligj mund të prekë deri 1 milionë banesa. Nëse supozohet se kosto mesatare e sigurimit do të jetë 40-50 euro në vit, atëherë ligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave u ngul familjeve shqiptare një kosto shtesë prej 50 milionë eurosh në vit. Dhe kjo është mirëfilltazi taksë.

Për në total, brenda një jave, ku të gjithë janë me pushime, qeveria shqiptare u ngjeshi 250 milionë euro taksa shtesë familjeve shqiptare. Dhe nese secili shqetesohet per buxhetin e tij, llogaria eshte e thjeshte.

Cdo familje shqiptare do te paguaje minimalisht 300 euro shtese ne vit per takseen e prones dhe sigurimin e saj. Një pjesë e të cilave, do të fillojnë të kafshojnë buxhetet e familjeve duke filluar nga tani. Kjo është një tjetër bëmë e denjë për rekord botëror. Taksa që rriten në mes të vitit.   /oligarkia.al

The post Në një javë, kur të githë ishin me pushime, qeveria u ngjeshi familjeve shqiptare 250 milion euro taksa shtesë: Sa do të paguajnë ata që kanë shtëpi appeared first on Albeu.com.