taksat e mjeteve Archives - Albeu.com

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve
Konfuzion për faljen e detyrimeve të tatimpaguesit dhe individët krijuan edhe dy nisma të tjera të qeverisë.

Së pari, ishte hyrja në fuqi e vendimit për shfuqizimin e gjobave administrative të vendosura nga 1 janar 2025 deri në 30 Nëntor 2024.

Kjo falje krijoi konfuzion te individët dhe bizneset, sidomos për institucionet zbatuese që përfshiheshin, si: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.

Vendimi hyri në fuqi 3 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore. VKM-ja përcaktonin procedurat që do të ndiqnin institucionet më lart dhe qytetarët për gjobat që ishin shfuqizuar, nëpërmjet një ligji që kishte hyrë në fuqi qysh në muajin dhjetor 2024.

Nëpërmjet ligjit “Për shfuqizimin e masave administrative të vendosura nga data 1 janar 2015, deri më 30 nëntor 2024 nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit, autoriteti kombëtar i ushqimit, inspektorati shtetëror shëndetësor, si dhe Policia e Shtetit e Policia bashkiake”, përcaktonte faljen e gjobave për individë dhe biznese, për ndërtime pa leje apo ndërhyrje pa njoftim paraprak, si te objektet për qëllime banimi dhe aktivitet biznese, kryesisht në blegtori.

Po ashtu, parashikohej falja e gjobave për ata që nuk zbatuan rregullat gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19.

Një tjetër dokument strategjik i publikuar nga Këshilli i Ministrave, shkaktoi perceptim për faljen e taksave dhe gjobave për automjetet në pronësi të pensionistëve.

Ndër disa lehtësi fiskale që projektoheshin për t’u ndërmarrë për moshën e tretë, deri në 2030 te “Dokumenti politik për moshimin dhe plani i veprimit 2025-2030”, ishte edhe heqja e taksës vjetore për automjetet vetiake të të moshuarve mbi 65-vjeç dhe reduktimi i gjobave dhe kamat-vonesave.

Strategjia u shoqërua me keqkuptim dhe reagime, pasi shumë pensionistë debitorë menduan se falja do të zbatohej menjëherë.

Shqetësimi për perceptim të gabuar pas publikimit të strategjisë, u ngrit për Monitor nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), pasi në rang vendi deri në qershor 2025, rezultojnë 249,882 mjete debitorë, ku një pjesë dërmuese e tyre ishte në pronësi të pensionistëve.

Shuma totale e borxhit të papaguar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura (TVMP) dhe taksën e mjeteve luksoze (TVML) arrinte vlerën e rreth 17 miliardë lekëve, ose afërsisht 170 milionë USD, me detyrime që datojnë nga viti 2012 deri më Qershor 2025.

Nisur nga numri i lartë i debitorëve të taksave të mjeteve DPSHTRR, nisi t’u bëjë thirrje debitorëve për shlyerje të detyrimeve të papaguara.

Ndërsa që prej muajit janar si pjesë operacionale të planit për mbledhjen e detyrimeve, përfshinte edhe dërgimin e mesazhe të personalizuara nëpërmjet e-Albania, ku debitori njoftohej për shumën e papaguar të taksave të makinave (përfshirë principalin, gjobat dhe kamatëvonesat).

Më tej, pronarit debitor të mjetit nuk i ofrohet asnjë nga shërbimet prej transportit rrugor, përfshirë moskolaudimin e mjetit apo procedurat për ndryshimin e pronësisë.

Në planin e masa përfshihej edhe dërgimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në fillim të vitit, e listës së plotë të debitorëve Drejtorive Rajonale të Tatimeve, me qëllim marrjen e masave për mbledhjen e taksave të papaguara për makinat nga bizneset, si dhe Drejtorive Rajonale të Policisë sipas qarqeve.

Për rastet e evidentuara të qarkullimit të mjetit në mungesë të kolaudimit, drejtuesi penalizohet me gjobë ose sekuestrim mjeti.

Të dhënat e debitorëve i janë dërguar edhe Bashkive, të cilët janë arkëtues 25% të taksave vjetore të mjeteve./ Monitor

The post Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve appeared first on Albeu.com.