taksa mbi fitimin Archives - Albeu.com

Zbardhet lista me profesionet e lira që nga 1 janari do të paguajnë taksim deri në 23%
Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim, por do të taksohen për fitimin e deklaruar nga biznesi deri më 14 milionë lekë në vit me normën tatimore 15% dhe për fitimin e deklaruar mbi fashën e 14 milionë lekëve në vit 23%, pas shpenzimeve të zbritshme.

Lista për profesionet e lira e miratuar pak ditë më parë me vendimin e Këshillit të Ministrave, e botuar në Fletoren Zyrtare përfshin aktivitetet e shërbimeve të IT, të kontabilitetit, avokatët, arsimin, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit operatorët turistikë etj.

Lista për profesionet e lira është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 180 profesione sipas llojit të aktivitetit.

Sipas ndarjes në aktivitete në taksimin e ri do të përfshihen si: Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të prodhimit të muzikës;  Shërbime të teknologjisë së informacionit; Aktivitete të shërbimit të informacionit; Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve; Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm; Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve; Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit; Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; Aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike; Publiciteti dhe kërkimet e tregut;

Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike; Aktivitete veterinare; Aktivitete të marrjes e dhënies me qira; Aktivitete të punësimit; Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit; Administrim zyrash mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse; Administrimi publik dhe mbrojtja; Sigurimi social i detyrueshëm; Arsimi; Aktivitete të shëndetit;  Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social; Aktivitete të kujdesit social pa akomodim; Aktivitete krijuese;  Arte dhe aktivitete çlodhëse; Aktivitete sportive argëtuese dhe çlodhëse; Aktivitete të tjera shërbimi.

Sa do të paguajnë më shumë nga 1 janari profesionet e lira?

Kontabilistët pohojnë se personat fizikë apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira do të ngarkohen me barrë ttaimore më shumë se shoqëritë tregëtare. Sipas përllogaritjeve, për një person fizik apo të vetëpunësuar që deklaron fitimin e tatueshëm vjetor 20.000.000 lekë do të paguajë 3.480.000 lekë në vit. Krahasuar me shoqëritë tregtare, personi fizik apo i vetëpunësuari për tatimin e deklaruar sipas shembullit në vlerën e 20.000.000 lekëve do të paguajë 2,120,000 lekë më shumë në vit sesa shoqëritë tregtare.

Shembull sipas kontabilistit

Sa do të paguajnë person fizik tregtar apo i vetëpunësuar e profesioneve të lira për fashën e fitimit deri në 14,000,000 lekë me tatimin 15%

Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi zbret nga e ardhura bruto çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm vjetor në masën 12.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë 12.000.000 x 15% = 1.800.000 lekë.

Sa do të paguajnë person fizik tregtar apo i vetëpunësuar e profesioneve të lira për fashën e fitimit mbi 14,000,000 lekë me tatimin 23%

Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi nga e ardhura bruto ka zbritur çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar, sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë: 14.000.000 x 15% + 6.000.000 x 23 % = 2.100.000 + 1.380.000 = 3.480.000 lekë. Pra, tatimi që do të paguajë tatimpaguesi, për një fitim të tatueshëm prej 20,000,000 lekësh do të jetë 3.480.000 lekë.

Sa paguajnë shoqëritë tregtarë

Për shoqëritë tregtare, kur deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë x 15%, tatimi që do të paguajë do të jetë 3.000.000 lekë. Nga diferenca 20.000.000 që është fitimi i deklaruar i tatueshëm – 3.000.000 tatim fitimi i paguar = fitimi neto 17.000.000 lekë x 8% devidenti do të paguajë 1.360.000 lekë.

Kurse personi fizik i vetëpunësuar do të paguajë që deklaron fitimin e tatueshëm vjetor 20.000.000 lekë do të paguajë 3.480.000 lekë në vit. Krahasuar me shoqëritë tregtare, personi fizik apo i vetëpunësuari për tatimin e deklaruar sipas shembullit në vlerën e 20.000.000 lekëve do të paguajë 2,120,000 lekë më shumë në vit sesa shoqëritë tregtare.

Përfaqësues të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar pohuan për “Monitor” se vendimi me listën analitike të profesioneve të lira duhej të ishte publikuar 3 muaj pas miratimit të ligjit. Ligji u miratua në muajin mars dhe VKM përkatësisht duhej të publikohej në periudhën korrik-gusht 2023.

Ata vijuan të përsërisin se ndryshimi i taksimit krijon pabarazi mes tatimpaguesve dhe godet shtresën e mesme. Ligji i ri pritet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar dhe dhoma Kombëtare e Avokatëve.

The post Zbardhet lista me profesionet e lira që nga 1 janari do të paguajnë taksim deri në 23% appeared first on Albeu.com.