taksa e re Archives - Albeu.com

Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme
Në vitin 2026, parashikohen të regjistrohen në kadastrën fiskale 2.5 milionë pasuri të paluajtshme, që do të jenë subjekt i taksës së re për pasuritë e paluajtshme.

Të dhënat janë bërë publike në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, të rishikuar”, i botuar në Fletoren Zyrtare.

Kostoja për regjistrimin e pasurive të paluajtshme për vitin 2026 llogaritet në vlerën e 25,7 mln lekëve apo 10.2 lekë për çdo pasuri të paluajtshme të regjistruar.

Numri i pronave të regjistruara, parashikohet të mbetet i njëjtë edhe për vitet 2027 dhe 2028 sipas të dhënave të publikuara në strategjinë afatmesme.

Teksa për vijimin e realizimit të projektit “ProTax Albania-Implementimi i taksës së pasurisë të bazuar në vlerën tregut”, sipas të dhënave të strategjisë, për vitin 2026 parashikohen të shpenzohen 8,7 mln lekë.

Taksa e re e pasurive të paluajtshme e llogaritur mbi vlerën e tregut të pasurive sipas draftit të publikuar në vitin 2023, parashikohej të niste zbatimin nga 1 janari 2026.

Por nga Ministria e Financave, zbatimi u shty edhe me 2 vite të tjera për në vitin 2028.

Nga Ministria e Financave, u sqarua për Monitor se shkak i shtyrjes së zbatimit të taksës së re është hartimi i një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028.

Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme.

Në projektligjin e mëparshëm, i publikuar për konsultim publik në vitin 2023, parashikoj që për ndërtesat rezidenciale niveli i taksës të luhatej në vlerat nga 0,1% në 0,2% nga 0,05 që aktualisht zbatohet.

Për ndërtesat tregtare u propozua nivel takse nga 0,15% në 0,25% nga 0.2% që është aktualisht dhe për ndërtesat bujqësore dhe industriale, u propozua një nivel takse 0,15% në 0,25%.

Mësohet se drafti i ri që po hartohet, nuk parashikohet të ndryshojë koeficientet e taksës së ndërtesë, për truallin dhe tokën bujqësore të propozuara në 2023, që përafronin shkallën e taksës me vendet e rajonit.

Gjithashtu, edhe në përfundim të konsultimeve për artikullin IV drejtuesja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber rekomandoi rritjen e të ardhurave përmes çuarjes përpara të reformës së taksës së pronës. / Monitor

The post Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme appeared first on Albeu.com.