takimi vucic kurti Archives - Albeu.com

BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiç, kur të ketë kushte
Bashkimi Evropian ka thënë të hënën se, është i gatshëm të organizojë takim të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por, sipas bllokut, për diçka të tillë duhet krijuar kushtet.

Kështu ka deklaruar të hënën zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke komentuar takimin e mundshëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Natyrisht, ne jemi gjithmonë të gatshëm të jemi mikpritës të takimit në nivel të lartë, në kuadër të dialogut mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, kur të ketë kushte, dhe kur të dy ata të pajtohen për diçka të tillë. Por, në këtë fazë, gjëja më e rëndësishme është që të ulen tensionet në terren dhe të ndërmerren hapa konkretë. Dhe pikërisht për këtë, ne e kemi të dërguarin e posaçëm të BE-së [Mirosllav] Lajçak. Ai pasi të jetë në Prishtinë dhe Beograd, do të raportojë te Përfaqësuesi i Lartë, [Josep] Borrell, e Përfaqësuesi i Lartë do t’i njoftojë vendet anëtare, për të vendosur për hapat e mëtejmë” ka thënë Stano.

Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizitojnë të hënën Kosovën dhe të martën Serbinë, me qëllim të uljes së tensioneve të ditëve të fundit në veri të Kosovës.

“Ata shkojnë për të vazhduar punën në zbatimin e thirrjeve evropiane dhe amerikane për Kosovën dhe Serbinë që të ulin menjëherë tensionet dhe të ndërmarrin hapa për zgjidhje të qëndrueshme. E platforma për këtë zgjidhje të qëndrueshme është gjithsesi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë mes tjerash Stano.

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 5 qershor.

Ata po protestojnë rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Më 29 maj, në Zvçan, serbët lokalë janë përleshur me pjesëtarë të KFOR-it, duke rezultuar me të plagosur në të dyja anët.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Zyrtarë të lartë të Kosovës kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë./rel

The post BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiç, kur të ketë kushte appeared first on Albeu.com.

Sekretari i NATO-s: Pres konstruktivitet nga Kurti dhe Vuçiç për të bërë progres
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se diskutimet në Ohër të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë të rëndësishme dhe se pret që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë progres.

Stoltenberg ka thënë se kjo është çelësi për paqe afatgjatë dhe për të ardhmen evropiane dhe euro-atlantike të rajonit.

“KFOR-it vazhdon të punojë për një Kosovë të qëndrueshme dhe paqësore”, ka shkruar ai.

The #EU-facilitated talks in Ohrid are important and I expect @predsednikrs & @albinkurti to engage constructively & make progress. This is key for lasting stability & the region’s European & Euro-Atlantic future. @NATO_KFOR continues to work for a stable & peaceful Kosovo.

— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) March 18, 2023

The post Sekretari i NATO-s: Pres konstruktivitet nga Kurti dhe Vuçiç për të bërë progres appeared first on Albeu.com.

Mosmarrëveshje para takimit Kurti-Vuçiç, problemi që pritet të paraqitet të hënën
Krerët e shteteve në Kosovë dhe Serbi, të cilët për herë të fundit u takuan në verën e vitit të kaluar, do të ulen sërish përballë njëri-tjetrit në Bruksel. Përpjekja për normalizimin e marrëdhënieve rinis të hënën me një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiç. Kurti është përgatitur që atë ditë t’i përmbahet propozimit europian, i cili megjithatë e ka brenda një “pikë shumë kontestuese”, siç është formimi i Asociacionit, për të cilin Vuçiq paralajmëroi se do të insistojë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dëshiron të flasë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të hënën në takimin që pritet ta zhvillojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Bruksel. Ai tha të hënën se pret përparim në dialog mbi bazën e propozimit europian.

“Ne presim që edhe të ketë diskutime të mëtutjeshme, edhe të ecet përpara mbi bazën e atij propozimi. Mirëpo, për gjëra të tjera nuk mund të flasim tani për shkak se jo pak varet nga fascilituesit apo ndërmjetësit. Domethënë, pas ditës së hënë do të mund të dimë më shumë se çka e kur”, tha Kurti.

I pyetur nëse do të diskutohet për Asociacionin, Kurti tha se “duhet t’i përmbahemi propozimit që kemi marrur dhe jo interesit të njërës palë”.

Vuçiq, ndërkaq, po bëhet gati për diçka tjetër. Ai të martën komentoi deklaratat e fundit të Kurtit për Asociacionin, duke thënë se kjo temë do të diskutohet në takim.

“Sigurisht që do të jetë, sepse unë do të flas për Asociacionin. Për Zotin do të duhej të flisnin edhe përfaqësuesit europianë. E sa i përket atij (Kurtit), atë e dimë, ai kurrë nuk do ta formojë atë. Ai do të japë gjithçka nga vetja në atë variantin – ‘po po, unë pranoj gjithçka, por paraprakisht Serbia të na njohë neve, e më pas ta formojmë Asociacionin’”, tha ai për TV Pink.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Joseb Borrell dhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiçin dhe do të pasojë një takim i përbashkët.

Në një komunikatë të lëshuar më 17 shkurt, Bashkimi Europian njoftoi se “në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Kurti tha të hënën në një intervistë për France24 se ky takim do të tregojë se “sa shpresëdhënës mund të jemi për këtë vit”.

“Unë jam optimist. Jam shumë optimist se mund të ketë një marrëveshje këtë vit”, tha Kurti.

Për agjendën e takimit të së hënës, për ta përcaktuar atë, analisti serb Dushan Janjiq pret që të ndërhyjë pesëshja që po ndërmjetëson bisedimet Kosovë -Serbi, Gjermania, Franca, Italia SHBA, BE.

Duke thënë se Vuçiç nuk duhet të shkojë në Bruksel nëse nuk flitet për Asociacionin, Janjiq tha se në këto dy-tre ditë do të duhej të pasonte ndërhyrja e vendeve të “pesëshes së madhe” për të përcaktuar agjendën në Bruksel, duke iu referuar Gjermanisë, Francës, Italisë, Uashingtonit dhe BE-së.

Cila mund të jetë pika e nxehtë e diskutimit?

Brukseli ka refuzuar të japë detaje për pritjet që kanë nga takimi i së hënës ndërmjet Kurtit dhe Vuçiçit.

Por për këtë takim të dielën ka folur nga Mynihu presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, në një intervistë për Deutsche Welle-n. Ai tha se “nuk ka rrugëdalje” nga kjo marrëveshje .

“Unë mendoj se me pranimin e tekstit bazë të marrëveshjes nga të dyja palët, është bërë një lëvizje. Ky është një shans që nuk duhet lëshuar. E di që në ditët në vijim në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet për dokumentin përcjellës, planin e zbatimit. Shpresoj se edhe për këtë do të arrihet një marrëveshje. Sinqerisht dua që Serbia dhe Kosova ta nënshkruajnë marrëveshjen, sepse mendoj se kjo do të ishte e një rëndësie të pamatë për stabilitetin dhe perspektivën europiane të rajonit” ka thënë Gjukanoviç.

Kryeministri Kurti u përgjigj për dialogun me Serbinë në një seancë të Kuvendit më 13 shkurt, në të cilën tregoi se versioni i dytë i propozimit europian i cili iu dorëzua Kosovës në fillim të dhjetorit, “shoqërohej edhe me një plan zbatimi që kishte referencë të qartë tek një statut që do ta hartonte Ekipi Menaxhues, obligim që rrjedh nga Marrëveshja e vitit 2013, e që është një tregues i një hapi drejt krijimit të një asociacioni të komunave me shumicë serbe”.

Pasi tha se propozimi e ka njohjen ‘de facto” brenda dhe e arsyetoi pranimin e tij, Kurti foli për pikën “shumë kontestuese” aty, e cila kishte të bënte me Asociacionin.

“E vetmja pikë shumë kontestuese është ajo që lidhet me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve të kaluara të Brukselit, shumica nga të cilat fatkeqësisht janë marrëveshje që kanë në përmbajtje elementin mono-etnik, atë territorial dhe atë të monopolizimit të përfaqësimit të komunitetit serb në duart e Listës Serbe që kontrollohet nga Beogradi”, është shprehur Kurti.

Kurti tha se në vizitën e fundit të emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak më 6 shkurt, kishte marrë nga ai qartësimin e “disa prej mekanizmave dhe elementeve të sekuencimit që do të negociohen në kuadër të planit të zbatimit”.

“Kjo nënkupton që pranimi i dokumentit kryesor është pa paragjykim nga negocimi i planit të zbatimit i cili do të duhej të përfshijë elementë që kanë të bëjnë me mekanizmat zbatues, sekuencimin dhe kuptimin e disa prej parimeve që përmenden në propozimin kryesor”, ka thënë kryeministri.

Lutfi Haziri, dikur anëtar i ekipeve negociatore të Kosovës, foli të martën në Pressing në T7 edhe për pritjet e tij nga ky takim.

“Përveç asaj ‘po’-së në debatin e papërfunduar në Kuvend dhe përveç asaj ‘po’-së me gjashtë kushte, nuk ka lëvizur asgjë në Prishtinë dhe të gjithë duhet ta kemi parasysh se takimi i ardhshëm më shumë do të merret me normalizim të brendshëm të Kosovës sesa me një dokument bazë i cili i ka disa çështje”, tha Haziri.

Nënkryetari i LDK-së tha se “do të jetë e rëndësishme nëse negocimi do të fillojë prej pikës së parë deri në të shtatën apo prej të shtatës deri në të trembëdhjeten”./express

The post Mosmarrëveshje para takimit Kurti-Vuçiç, problemi që pritet të paraqitet të hënën appeared first on Albeu.com.

Takimi Kurti – Vuçiç në Berlin, dalin detajet e para
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan të mërkurën në mbrëmje në një darkë joformale në Berlin, për herë të parë që nga korriku i vitit të kaluar.

“E mirëprita mundësinë për një darkë joformale diskutimesh rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimet në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, shkroi në rrjetet sociale, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Darka pasoi takimet e ndara të të dy udhëheqësve me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në të cilat u diskutua, siç thuhet, bashkërendimi i reagimeve të mëtejshme ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë si dhe bashkëpunimin rajonal.

Kancelari Scholz kishte ftuar në Berlin të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Takimit i ishte bashkuar edhe i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Diplomatët perëndimor ka kohë që janë vënë në përpjekje për të siguruar një takim të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe takimi i së mërkurës shihet si një hap shtendosjeje që do të ndihmojë ripërtëritjen e procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet palëve.

Kancelari gjerman Scholz tha më herët pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, se një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi do të hapte rrugën për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

“Qëllimi i bisedimeve të Brukselit është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme midis dy vendeve, që u hap të dyja vendeve perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kontribuon për qëndrueshmërinë rajonale, tha kancelari Scholz, sipas të cilit marrëveshja do të përfshinte shumë hollësi, “por natyrisht këtu bën pjesë edhe ajo që ka bërë Gjermania prej kohësh, pra është njohja e Kosovës”.

Kryeministri Kurti tha se bisedimet duhet të jenë të përqendruara në njohjen e ndërsjellë “pra jo në njohje që vjen në fund të një procesi të gjatë, por si dialog për marrëveshje me njohje reciproke në qendër”.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha ndërkaq se “beson që do të kemi fuqi të përparojmë në bisedimet me Prishtinën”.

Në fillim të javës së kaluar, ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Karen Donfried, tha se normalizimi është rruga për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë për destabilizimin e Ballkanit.

Serbia është i vetmi vend i rajonit që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Kancelari gjerman tha se lufta është e papranueshme ndërsa “presidentit Vuçiç ia përcolla edhe shqetësimin tim për situatën në Bosnjë. Është shumë e rëndësishme të ruhet qëndrueshmëria atje”.

Agresioni rus në Ukrainë ka nxitur shqetësime për ndikimet e konfliktit edhe në Ballkanin Perëndimor.

“I kam premtuar kancelarit Scholz se Serbia nuk do të jetë shkaktare e asnjë problemi dhe ne e mbajmë fjalën”, tha presidenti serb. /VOA

The post Takimi Kurti – Vuçiç në Berlin, dalin detajet e para appeared first on Albeu.com.