takimi ne bruksel Archives - Albeu.com

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takohen sot në Bruksel
Sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian mbahet takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ky takim zhvillohet në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Qeveria e Kosovës njofton se në këtë takim do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe plani i ri për ecjen përpara i 21 tetorit, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit

“Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të të marrëveshjeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe Brukseli që ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi, por edhe SHBA-ja, vazhdimisht kërkojnë nga dy palët që të arrijnë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse ku adresohen të gjitha çështjet.

The post Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takohen sot në Bruksel appeared first on Albeu.com.

Vuçiç pas takimeve në Bruksel: Serbia s’mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është deklaruar pas takimeve që ka pasur në Bruksel me funksionarë të lartë evropianë ku është folur për marrëveshjen bazike në mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiç ka thënë se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Gjatë bisedimeve në Bruksel kemi biseduar për të gjitha temat dhe marrëveshjet, kam thënë qartë se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB apo pavarësinë e Kosovës, por se jemi të gatshëm të përmbushim atë që është marrë vesh, letra e 21 tetorit është një bazë e mirë për vazhdimin e diskutimeve në të ardhmen”, tha Vuçiq në Bruksel.

Ai ka thënë se është gati që të formohet Asociaconit i komunave me shumicë serbe.

“Ne jemi plotësisht të gatshëm për formimin e Asociacionit në përputhje me propozimet që kemi marrë, për letrën e 21 tetorit kemi thënë se jemi të gatshëm të pranojmë dhe të shkojmë në zbatim”, ka deklaruar Vuçiç.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pasur kërkesa që e zhbëjnë marrëveshjen bazike.

’Presidenti i Serbisë, Vuciq, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023”, thuhet në njofitimin e Qeverisë.

The post Vuçiç pas takimeve në Bruksel: Serbia s’mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB appeared first on Albeu.com.

Kurti dhe Vuçiç sot në Bruksel për takime me udhëheqësit evropianë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, qëndrojnë sot në Bruksel për një sërë takimesh me udhëheqës të Bashkimit Evropian.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, takimet e tyre të ndara janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

“Ideja është që këto takime të zhvillohen në margjinat e samitit të BE-së, në mbështetje të kthimit në dialog. Mesazhi i BE-së është se presim që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, t’iu kthehen menjëherë dhe pa pengesa detyrimeve që dalin nga dialogu, të punohet menjëherë për uljen e tensioneve dhe rifillimin e dialogut”, tha Stano.

Kurti dhe Vuçiç do të priten veç e veç nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Në takime do të jetë i pranishëm edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili, po ashtu, do t’i informojë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së për gjendjen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Stano tha se ndonjë takim mes Kurtit dhe Vuçiçit, tash për tash, nuk është planifikuar.

Por, disa burime diplomatike në Bruksel thanë se takimi i tyre i përbashkët do të varet nga takimi me udhëheqësit evropianë.

Përfaqësuesit e këtyre të fundit janë pjesë e “pesëshes së madhe” që vizitoi Prishtinën dhe Beogradin më 21 tetor dhe u paraqiti një plan për normalizimin e marrëdhënieve.

Stano konfirmoi se plani përmban një “propozim modern evropian” për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa, sipas burimeve të BE-së, nga Serbia kërkon të konfirmojë mbështetjen e saj për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve.

Qeveria e Kosovës tha se Kurti është pajtuar që ky plan të jetë “korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate”.

Vuçiç, në anën tjetër, tha se Serbia është e gatshme të bisedojë për planin, por pranoi se “takimet e planifikuara nuk do të jenë të lehta”.

Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se SHBA-ja vazhdon ta mbështesë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si “rrugën e vetme për arritjen e një marrëdhënieje paqësore dhe produktive midis Kosovës dhe Serbisë”.

Ku qëndron dialogu?

Kurti dhe Vuçiç u takuan për herë të fundit më 14 shtator, por pa ndonjë përparim.

Dhjetë ditë më vonë ndodhi sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një zyrtar policor.

Gjatë përleshjeve, që nxitën shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Duke folur për gazetën britanike, Financial Times, më 25 tetor, Kurti tha se “nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që ka bërë, definitivisht nuk do të ketë dialog”.

Ky proces që synon normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nisi në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së.

Palët arritën dhjetëra marrëveshje për këtë qëllim, por shumë prej tyre nuk u zbatuan kurrë.

Një nga to është edhe ajo për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Edhe pse ka marrëveshje nga viti 2013 për të, zyrtarët në Prishtinë thonë se e tillë siç është, do të ndikonte keq në funksionalitetin e shtetit dhe kanë dalë me disa propozime të tjera për rregullimin e çështjeve të komuniteteve pakicë.

Por, si BE-ja, ashtu edhe SHBA-ja e rritën së voni trysninë mbi Kosovën për të formuar Asociacionin.

Derisa nga SHBA-ja thonë se ai duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, për BE-në çështja se si bëhet Asociacioni dhe si do të operojë, duhet të diskutohet në dialog.

The post Kurti dhe Vuçiç sot në Bruksel për takime me udhëheqësit evropianë appeared first on Albeu.com.

Dalin pamjet e takimeve të ndara të Borrellit me Kurtin e Vuçiçin
Bashkimi Europian ka publikuar si zakonisht pamjet nga fillimi i takimeve mes ndërmjetësve Josep Borrell e Miroslav Lajçak me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Mikëpritësit fillimisht pritën presidentin serb nga ora 09:00 e pas këtij takimi me të, Borrell e Lajçak pritën kryeministrin Kurti.

Pas këtyre takimeve, nga ora 11:00 pritet të nisë takimi trepalësh, i cili nuk u realizua në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel.

Siç ka njoftuar BE-ja, takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

Kryeministri Kurti në vazhdimësi ka insistuar në zbatimin e kësaj marrëveshje pa kushte./Express/

The post Dalin pamjet e takimeve të ndara të Borrellit me Kurtin e Vuçiçin appeared first on Albeu.com.

Sot takimi Borrell-Kurti-Vuçiç
Sot është dita kur do të mbahet takimi i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Brukseli. Do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Takimi i sotem është i pari pas tensioneve në veri të Kosovës në fund muajit maj dhe ne fillim muajin qershor.

BE ka njoftuar se Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, të cilët do të pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh.

“Takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Pasi të përfundojnë takimet, Borrell ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për media, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt.

Kurti dhe Vuçiç janë takuar për herë të fundit më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës.

Pas shpërthimit të tensioneve në veri të vendit, s’janë mbajtur takime të nivelit të lartë, përveç atyre të nivelit teknik.

Dje, një ditë para takimit “të madh” janë ulur edhe pritjet e mëdha. Kurti ka kritikuar BE-në për sanksionet e padrejta, ShBA dhe BE kanë paralajmëruar masa të reja nëse nuk ka përparim në dialog dhe nëse palët nuk tregohen të përgjegjshme. Çfarë pritet nga takimi i 14 shtatorit?

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, në prag të takimit të 14 shtatorit në Bruskel, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin e njohur gjerman “Duetche Welle”.

Kurti për DW ka folur për shumë tema, përfshirë dialogun me Serbinë, takimin e radhës në Bruksel dhe masat e BE-së. Në intervistën e gjatë, Kurti ka vlerësuar se masat e BE-së po e dëmtojnë Kosovën.

Tutje, shefi i ekzekutivit vlerësoi se BE ka dëmtuar dialogun me masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Këto janë sanksione të cilat po na dëmtojnë neve, po na dëmtojnë sa i përket marrëveshjes se Stabilizim Asocimit, po na dëmtojnë sa i përket kredive dhe granteve dhe po na dëmtojnë sa i përket takimeve të nivelit të lartë. Merreni me mend, ministrit tim Nenad Rashiq i është anuluar takimi në Bruksel. Ai është serb nga Kosova, ministër në qeverinë time për fushveprimtarinë e komuniteteve dhe kthimit. Por, ata nuk i kanë quajtur sanksione, por i kanë quajtur masa në mënyrë që mos të jenë të detyruar ti votojnë në Bashkimin Evropian. Po t’i hidhnin në votim, jam i bindur që shumica dërmuese e shteteve nuk do të ishin për, por e kanë përdorur një metodë të konsensusit të heshtur me një email që është dërguar nga Brukseli dhe na i kanë vendosur masat.” – theksoi Kurti.

“Tavolina në Bruksel në këtë mënyrë është dëmtuar dhe dialogu është dëmtuar me këto masa dhe unë besojë që sa më parë që të hiqen ato është mirë edhe për Bashkimin Evropian që prezanton vlera edhe për Kosovën që ka nevojë për zhvillim.” – shtoi Kurti

Ndërsa, emisari amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Gabriel Escobar, si disa ditë me parë presidenti francez, Emanuel Macron, ka paralajmëruar dy vendet se do të këtë pasoja nesë nuk shënojnë përparim në kuadër të dialogut.

Escobar për Zërin e Amerikës, ka përmendur si masa ndëshkuese ndaj Kosovës, çështjen e njohjeve të reja, konferencë donatorësh, dialogun strategjik me SHBA-në, dhe marrëdhëniet më të afërta me NATO-n.

“Tashmë po fillojmë t’i shohim pasojat. Megjithëse Kosova i quan sanksione, ato nuk janë vërtet sanksione – masat që BE-ja ka vendosur, për të mos vazhduar me disa nga mekanizmat e anëtarësimit, janë mjaft serioze. Edhe për Serbinë, do të jetë po kështu. Por, për Kosovën – mundësitë për njohje të reja, për konferencë donatorësh, për dialog strategjik dypalësh me Shtetet e Bashkuara dhe për një marrëdhënie të afërt me NATO-n. Fatkeqësisht, nëse nuk shënojmë përparim, do ta humbim këtë (mundësi) këtë vit. Edhe për Serbinë do të jetë shumë e ngjashme. Bashkimi Evropian do të dëshirojë të shohë shenja më të qarta nga Serbia se është e interesuar ta zbatojë këtë marrëveshje të normalizimit ndërkohë që vendos për përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit.” – ka thënë Escobar.

Paralajmërimi i presidentit Macron

Dy javë me parë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron në fjalimin e tij para ambasadorëve, teksa ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ka paralajmëruar masa ndaj palëve nëse nuk veprojnë me përgjegjësi.

Presidenti francez ka përmendur çështjen e vizave dhe çështje të tjera ekonomike si zotime që mund të rishikohen nëse palet nuk sillen me përgjegjësi.

“Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë. Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.” – ka thënë Macron.

The post Sot takimi Borrell-Kurti-Vuçiç appeared first on Albeu.com.

Kritikat e Bislimit, Stano: S’i komentojmë, marrëveshjet dhe kërkesat e BE për depërshkallëzim të përmbushen pa vonesa
Kritikat e Bislimit, Stano: S’i komentojmë, marrëveshjet dhe kërkesat e BE për de-eskalim të përmbushen pa vonesa

Numri dy i Qëverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, që kryeministri Albin Kurti ia ka besuar negociatat me Serbinë, pas takimit që ka pasur të mërkurën me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak, ka dhënë detaje për temat që kanë diskutuar.

Bislimi ka thënë se Kosova është e shqetësuar me draftet e propozuara apo planin e Miroslav Lacak për finalizmin e planit të sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes Themelore. Bislimi propozimin e Lajcak e ka cilësuar si të anshëm në favor të Serbisë dhe që s’garanton zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Lidhur me këto kritika të kryengociatorit kosovar, Gazeta Express ka kontaktuar Brukselin zyrtar. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë për Gazetën Express se nuk i komentojnë komentet e zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi.

“Ne s‘komentojmë komentet“, ka thënë Stano.

Ai tutje ka treguar për temat që kanë diskutuar palët në takimin me Miroslav Lajcak dhe ka potencuar se BE-ja kërkon nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin angazhimet në kuadër të dialogut të Brukselit dhe të përmbushin planin e BE për de-eskalim pa vonesa të tjera.

Gjithashtu ka kërkuar që palët të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm.

„Në takimin e të mërkurës, lehtësuesi i BE-së dhe palët diskutuan individualisht disa çështje aktuale në agjendën e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, siç janë zbatimi i Marrëveshjes së re për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, energjia, zbatimi i Deklaratës për Personat e Pagjetur, de-përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe çështjet tregtare. BE pret që të dyja palët të përmbushin angazhimet e tyre të Dialogut dhe kërkesat e BE-së për de-përshkallëzimin pa vonesa të mëtejshme, të angazhohen në mënyrë konstruktive në proces dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm“, ka thënë Peter Stano.

Të mërkurën në Bruksel ka pasur synime edhe për një takim trepalësh, megjithatë ka qenë qëndrimi i Miroslav Lajcak që një takim i tillë s’do të prodhonte ndonjë rezultat final sa i përket planit të sekuencimit dhe se për diçka të tillë është i nevojshëm një takim i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borell, të enjten ka shkuar në pushimet e verës dhe me shumë gjasë një takim Kurti-Vuçiq mund të aranzhohet pas kthimit nga pushimi i verës, diku rreth fundit të muajit gusht. /GazetaExpress

The post Kritikat e Bislimit, Stano: S’i komentojmë, marrëveshjet dhe kërkesat e BE për depërshkallëzim të përmbushen pa vonesa appeared first on Albeu.com.

Lajçak i kërkoi të përgatitet për Asociacionin, Kurti: Jam gati për takimin në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se është i gatshëm për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Bruksel, më 2 maj.

Ai nënvizoi nevojën që marrëveshja bazë me Serbinë, por edhe aneksi i zbatimit të zbatohen pa vonesa dhe të plota.

“Gjithmonë jam gati për takimet e nivelit të lartë, të cilat organizohen me lehtësimin apo ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Takimi i radhës do të mbahet në Bruksel si zakonisht, me me këtë rast duhet të diskutohet se si edhe marrëveshja eBrukselit dhe aneksi i zbatimit nga Ohri që është pjesë integrale do të zbatohen pa vonesa dhe pa plotni”, tha ai.

Duke folur për zgjedhjet e djeshme në katër komunat veriore, Kurti tha se fushata e egër e shantazhit dhe kërcënimit të Beogradit ndikoi në daljen e ulët në votime të qytetarëve në veri.

Megjithatë, Kurti ua uroi fitoren kandidatëve për kryetar të komunave veriore, derisa tha se pret konsolidimin e shpejtë të institucioneve komunale atje.

Në anën tjetër, Kurti theksoi se nuk është penduar që është kryeministër, derisa u pyet nëse është pishman që e ka këtë pozitë dhe jo atë të kryeprokurorit, duke iu referuar kritikave të Kurtit për sistemin e drejtësisë.

Këto komente Kurti i bëri pas pjesëmarrjes në nënshkrimin e disa marrëveshjeve  të mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Iowa-s dhe disa universiteteve publike në Kosovë për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë.

Emisari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak ka thënë se në takimin e 2 majit do të shqyrtohet edhe çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me ç’rast iu ka kërkuar palëve që të shkojnë në Bruksel të përgatitur./express

The post Lajçak i kërkoi të përgatitet për Asociacionin, Kurti: Jam gati për takimin në Bruksel appeared first on Albeu.com.

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Meta: Përgëzoj kryeministrin e Kosovës, e ardhmja e rajonit nuk është te skemat si “Ballkani Hapur”
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takuan të hënën në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë evropianë.

Në tryezë të diskutimeve kishin një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, që u titullua “Marrëveshje drejt normalizimit Kosovë-Serbi”.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetësoi takimin, tha se palët u dakorduan për të vazhduar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Sot, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka komentuar takimin ku u shoreh se ishte një mundësi e mirë për të hedhur një hap të qëndrueshëm e pozitiv drejt njohjes së ndërsjelltë, paqes dhe integrimit europian të Kosovës dhe Serbisë.

Meta përgëzoi Kurtin duke thënë se ishte i përgatitur dhe kontruktiv, ndërs ashtoi se e ardhmja e rajonit tonë nuk është te skemat dhe taktikat si puna e “Ballkanit të Hapur”, as te “tërheqjet e veshëve” por te marrëveshjet e drejta, transparente, që konkretizojnë integrimin europian.

Postimi i Metës:

Mbrëmë në Bruksel ishte një mundësi e mirë për të hedhur një hap të qëndrueshëm e pozitiv drejt njohjes së ndërsjelltë, paqes dhe integrimit europian të Kosovës dhe Serbisë.

Teksti zyrtar i marrëveshjes pati elemente që meritojnë vlerësim pozitiv, përderisa palët zotohen që të udhëhiqen nga synimet e parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, sidomos ato për barazinë sovrane të Shteteve, respektimin e Pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, si dhe të Drejtën për Vetëvendosje.

E përgëzoj kryeministrin e Kosovës, z. Kurti, që kishte shkuar i përgatitur dhe konstruktiv.

Shpresoj që edhe Presidenti i Serbisë ta gjejë guximin e të nënshkruajë sa më shpejt, sepse koha kurrë nuk mund të kthehet pas.

E ardhmja e rajonit tonë nuk është te skemat dhe taktikat si puna e “Ballkanit të Hapur”, as te “tërheqjet e veshëve” por te marrëveshjet e drejta, transparente, që konkretizojnë integrimin europian dhe i hapin rrugën fqinjësisë së mirë, ku asnjë fqinj nuk e dominon tjetrin./albeu.com

The post Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Meta: Përgëzoj kryeministrin e Kosovës, e ardhmja e rajonit nuk është te skemat si “Ballkani Hapur” appeared first on Albeu.com.

Përballja Kurti-Vuçiç më 27 shkurt, këto janë pritjet në Prishtinë dhe Beograd
Herën e fundit kur u takuan në Bruksel, në nëntor të vitit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bartën me vete tensione dhe pasiguri lidhur me përdorimin e targave serbe në veri të Kosovës.

Në takimin e planifikuar për datën 27 shkurt, ata do të kenë përpara një propozim të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i tyre, nuk është e qartë, por spekulimet se a do ta pranojnë ose jo planin, kanë përfshirë opinionin publik të të dyja palëve.

Çfarë thonë qytetarët në Prishtinë?

Sanije Zeqiraj thotë se palët negociuese do të duhet të gjejnë “një mes”, në mënyrë që të mos përsëriten tensionet.

Ajo thotë se marrëveshja me Serbinë duhet ta ketë edhe mbështetjen e popullit.

“Nëse vendoset diçka kundër [vullnetit të] popullit, besoj se kemi për të pasur prapë probleme. Unë llogaris që Kurti është shumë i kujdesshëm në këtë pikë dhe nuk dyshoj që mund të bëjë ndonjë gabim”, thotë Zeqiraj, pensioniste nga fusha e arsimit.

Ajo shton se nuk duhet të kalojë edhe shumë kohë për të arritur një zgjidhje përfundimtare, sepse, siç shprehet, qytetarët janë lodhur nga procesi negociues, i cili ka nisur qysh në vitin 2011.

Çfarë thonë qytetarët në Beograd?

Aleksandar Durkoviq shfaq shpresën se Kosova dhe Serbia do të gjejnë një zgjidhje kompromisi “për hir të interesit të përbashkët”.

Por, propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, sipas tij, nuk është i pranueshëm, sepse, siç thotë, Serbia nuk duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Vetë presidenti [i Serbisë, Aleksandar Vuçiq] ka thënë se Kosova ligjërisht nuk ekziston dhe se është shtet ilegal”, thotë Durkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Mira beson se bisedimet mes Kurtit dhe Vuçiqit “do të jenë të vështira”, por se presidenti i Serbisë “nuk do të dorëzohet”.

“Ne nuk mund të bëjmë shumë lëshime ndaj Evropës”, thotë ajo.

Nenad Miçiq thotë se pas 27 shkurtit nuk do të ketë ndonjë përparim të madh në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe shton se, aktualisht, “të gjithë janë të kënaqur me status quo-në”.

“Do të kishte probleme nga të dyja palët nëse do të binin dakord për një kompromis… Kjo gjendje u përshtatet edhe disa forcave të tjera, që ndikojnë në ruajtjen e saj”, thotë Miçiq pa saktësuar se për kë e ka fjalën.

Çfarë përfshin propozimi i BE-së për Kosovën dhe Serbinë?

Ndërmjetësit ndërkombëtarë në dialogun Kosovë-Serbi u kanë prezantuar palëve planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve në shtator të vitit të kaluar.

Në atë dokument, i cili është mbështetur nga SHBA-ja, Gjermania dhe Franca, nuk përmendet njohja reciproke apo anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Propozimi nuk është bërë publik, por Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në një version, autenticiteti i të cilit është konfirmuar nga burimet në Bruksel.

Në të kërkohet që Serbia të mos ndërhyjë në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe që të dyja palët të respektojnë sovranitetin dhe integritetin e njëra-tjetrës.

Propozimi, gjithashtu, përfshin të drejta të barabarta për të dyja vendet, njohjen e simboleve shtetërore, trajtim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Propozimi është pranuar në parim nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.

Ka ende dallime në qëndrime

Analisti politik në Prishtinë, Artan Muhaxhiri, thotë se pritjet e tij për takimin Kurti-Vuçiq janë minimale.

“Kryeministri Kurti e pranoi propozimin e BE-së si bazë të mirë për negociata. Megjithatë, qëndrimi i tij për një nga çështjet më themelore – Asociacionin e komunave me shumicë serbe – është shumë i komplikuar”, thotë Muhaxhiri, profesor i sociologjisë.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është një çështje që prej vitesh e bllokon përparimin në dialog.

Për formimin e tij, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord në vitin 2013. Megjithatë, Kosova refuzon ta themelojë, duke pretenduar se nuk është në përputhje me Kushtetutën e saj dhe se mund të çojë në ndarjen e vendit.

Duke qenë nën trysninë e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paraqitur gjashtë kushte për formimin e tij.

Disa prej tyre thonë se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe t’i shërbejë ekskluzivisht bashkëpunimit ndërkomunal.

Muhaxhiri thotë se pasojat do të jenë të mëdha nëse ndonjëra nga palët nuk e pranon propozimin e BE-së.

“Do të stigmatizohet si palë që e bllokon normalizimin politik të rajonit tonë dhe kjo do të nënkuptojë edhe një pozicionim antagonist ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në vitet në vijim”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Çfarë është ndryshe këtë herë?

Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, thotë se më 27 shkurt mund të fillojnë formalisht negociatat për pranimin e planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas tij, takimet më serioze për këtë çështje mund të pasojnë vetëm pas kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës.

Ai kujton se plani i BE-së u është paraqitur palëve menjëherë pas tensioneve në veri të Kosovës dhe pas barrikadave të ngritura nga disa qytetarë lokalë serbë.

Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, serbët në veri të Kosovës janë larguar nga Policia e Kosovës, institucionet gjyqësore dhe administrata lokale, në përpjekje për t’i penguar autoritetet e Kosovës që të zbatojnë procesin e riregjistrimit të automjeteve – nga targat ilegale serbe në targa të Republikës së Kosovës.

Ky veprim është pasuar me ngritjen e barrikadave në veri, të cilat janë hequr pasi Vuçiq ka thënë se ka marrë garanci nga SHBA-ja se Asociacioni do të formohet.

Janjiq thotë se për të, propozimi i BE-së është precedent, sepse hap një diskutim publik për një dokument sekret.

“Nuk ka asnjë shembull të kësaj mënyre të përgatitjes dhe zhvillimit të bisedimeve. Nëse do të ketë sukses, kjo do të jetë një çështje për studim në të gjitha universitetet”, thotë Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

Çfarë i ka paraprirë takimit në Bruksel?

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka vizituar për herë të fundit Prishtinën dhe Beogradin më 6 shkurt, me qëllim që të caktojë një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut.

Pas kësaj vizite, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe e konsideron atë bazë të mirë për diskutime të mëtejme.

Paraprakisht, Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të punojë në zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

SHBA-ja e ka mirëpritur vendimin e Kurtit, duke deklaruar se marrëveshja “do të sjellë përfitime të konsiderueshme për Kosovën dhe Serbinë

The post Përballja Kurti-Vuçiç më 27 shkurt, këto janë pritjet në Prishtinë dhe Beograd appeared first on Albeu.com.

Dalin pamjet nga takimi në Bruksel, Kurti e Vuçiç përballë njëri-tjetrit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar për në Bruksel për të zhvilluar takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky takim po zhvillohet për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e krijuar pas nisjes së zbatimit të vendimit për konvertimin e targave ilegale që i lëshon Serbia, për rajone të Kosovës.

Pas shpërndarjes së fletë-qortimeve, faza e dytë e vendimit të Qeverisë ishte parapa gjobitja që ka pasur të nis më 21 nëntor, por vendimi është shtyrë për një ditë, duke i dhënë mundësi zhvillimeve në Bruksel.

Gjoba është paraparë të kushtojë 150 euro./express

Pamjet nga takimi mund t’i shihni duke klikuar KËTU

The post Dalin pamjet nga takimi në Bruksel, Kurti e Vuçiç përballë njëri-tjetrit appeared first on Albeu.com.