takimi me vucic Archives - Albeu.com

Nisin dënime për serbët e Kosovës, ulen pagat për ata që takojnë Vuçiçin
Këshilli Gjyqësor i Kosovë (KGJK) ka vendosuar që kryetarës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanovic t’ia zvogëlojë pagën prej 30 përqind në një interval kohor prej katër muajsh.

Arsyeja e këtij vendimi vjen pasi Stevanoviç ishte takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, veprim i cili është në kundërshtim me Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve si dhe Kodin e Etikës për gjyqtarë.

Më 12 maj “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar se Stevanoviç ka arritur marrëveshje për pranimin e përgjegjësisë disiplinore me Panelin Hetimor, gjë e cila thuhet edhe në vendimin e publikuar tani nga KGJK.

Ndryshe, Dy gjyqtaret e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Tatijana Virijeviç dhe Dragica Jakovjeviç, do të ndëshkohen me një dënim simbolik, pasi që të dyja ishin pjesëmarrëse në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd e organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Një vendim i tillë është marrë nga Këshilli i Gjyqësor i Kosovës, i cili ka vendosur uljen e pagës prej 30 për qind për 4 muaj rresht për gjyqtaret në fjalë me akuzën se kanë shkelur masën disiplinore.

“Për panelin hetimor ka qenë e pakontestueshme se subjektet e hetimit me këtë rast Tatijana Virijeviç dhe Dragica Jakovljeviç, kanë kryer shkelje disiplinore me pjesëmarrjen e tyre në takimin e datës 22.03.2022, me ftesë të presidentit te Republikës së Serbisë”, thuhet në këtë vendim.

Tutje, sipas arsyetimit të këtij vendimi thuhet se prezent kanë qenë dhe përfaqësues të tjerë politik, duke vlerësuar se ky takim ka qenë i natyrës politike pasi që në atë kohë kanë qenë edhe zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi./express

The post Nisin dënime për serbët e Kosovës, ulen pagat për ata që takojnë Vuçiçin appeared first on Albeu.com.

Negocioi me Lajçak e Escobar, reagon Vuçiç: Lufta vazhdon dhe unë bëj sikur nuk jam i lodhur
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas negociatave të zhvilluara me Lajçak dhe Escobar.

Negociatat e zhvilluara me praninë e Ambasadorit Hill e Kreut të Delegacionit të BE-së në Serbi Emanuele Giaufret, që u zhvilluan të enjten, kanë përfunduar të premten, 15 minuta pas mesnate.

“Lufta po vazhdon e unë po shtirem se nuk jam lodhur”, është shprehur Vuçiç përmes një postimi në Instagram pas takimit.

Pas rreth dy orë bisedimesh, shefi i shtetit serb ka folur për një kompromis të vogël që mund të arrihet, pa treguar se për çka është fjala. Për targat dhe disa “çështje të mëdha”, siç ka thënë ai, duket se s’do të ketë fare zgjidhje. Vuçiç, ka paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve në ditët e ardhshme.

“Besoj që në ditët e ardhshme që janë para nesh, do të mundemi që për një pjesë të vogël, të arrijmë një zgjidhje kompromisi, pasi është e qartë, se për targat dhe disa çështje më të mëdha, s’do të vijmë fare te një zgjidhje e tillë”.

Ai ka thënë se fakti që po shpreson s’do të thotë asgjë, pasi sipas tij duhen shumë garanci dhe shumë punë. Më tej, Vuçiç ka shtuar se ditët e ardhshme do të punojnë me zell për ta ruajtur paqen për “popullin tonë” dhe që serbëve t’u sigurohet “mbetja e mëtejme” në Kosovë.

Deri tash nuk dihet se për çfarë kompromisi po flet Vuçiç. Gjatë qëndrimit në Prishtinë Escobar e Lajçak kanë dëgjuar qëndrimet e Kryeministrit Kurti i cili ka thënë se nuk heq dorë nga targat RKS dhe reciprociteti në dokumente që planifikohen të zbatohen nga 1 shtatori.

The post Negocioi me Lajçak e Escobar, reagon Vuçiç: Lufta vazhdon dhe unë bëj sikur nuk jam i lodhur appeared first on Albeu.com.

Kurti pas takimit me Vuçiç: Për të ardhur keq që nuk arritëm të dilimin së paku me një deklaratë të përbashkët
Pas takimit të dytë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ka reaguar kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.

Kurti shkruan se u refuzua edhe Deklarata e Paqes, edhe dëshmitë të 11 shkeljev që bën Serbia ndaj Kosovës përmes barrierave kundër tregtisë së lirë.

Gjithashtu tha se, Vuçiç i refuzoi edhe tre libra rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit.

Më tej në postim, Kurti shkruan se i vjen keq që nuk arritën të dilnin së paku me një deklaratë të përgashkët nga ky takim dhe shton se, Kosova do të jetë e përkushtuar për paqe dhe drejtësi.

Postimi i Kurtit:

Në takimin e dytë me delegacionin e Serbisë në Bruksel, sot ofruam një Deklaratë të Paqes me gjashtë nene, të balancuar dhe në gjuhën angleze, e cila flet për zotimin për mossulmim të njëri-tjetrit dhe për reciprocitet të të drejtave. Po ashtu, ofruam edhe dëshmi të 11 shkeljeve që i bën Serbia ndaj Kosovës përmes barrierave kundër tregtisë së lirë e që do të duhej të eliminoheshin. U refuzuan të dyja këto.

Për dallim nga ndërmjetësi Josep Borrell, kryetari i Serbisë nuk i mori tre librat që ia dhashë: rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit.

Është për të ardhur keq që nuk arritëm të dalim së paku me një deklaratë të përbashkët nga ky takim. Shkaku ishte që delegacioni serb nuk pranoi futjen në tekst të togfjalëshit “ballafaqimi me të kaluarën”.

Serbia si shtet ka ardhur në mesin e popullsisë shqiptare me gjenocid dhe ka ikur me gjenocid. Mosnjohja e së kaluarës së saj kriminale dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës janë të lidhura ngusht.

Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar për paqe dhe drejtësi, për siguri dhe stabilitet, për demokraci dhe progres. Do të jemi të gatshëm për takime e biseda konstruktive, dhe për dallim nga fqinji ynë verior nuk kemi dilema sa i përket integrimeve evropiane dhe euro-atlantike./albeu.com

The post Kurti pas takimit me Vuçiç: Për të ardhur keq që nuk arritëm të dilimin së paku me një deklaratë të përbashkët appeared first on Albeu.com.