takimi kurti vucic Archives - Albeu.com

Takimi i radhës Kurti – Vuçiç, në fillim të shtatorit
Ambasadori i Francës Oliver Guerót në një intervistë për Gazetën Express ka zbuar se takimi ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç pritet të ndodhë në fillim të muajit shtator apo siç ka thënë ai vitit të ri shkollor.

Këtë ai e ka konfirmuar se cili është qëndrimi francez për një konferencë ndërkombëtare.

“Në këtë fazë, një takim i ri i nivelit të lartë ndërmjet BE-së, Kosovës dhe Serbisë duhet të organizohet në fillim të vitit shkollor, por i takon lehtësuesit evropian, z. Lajçak, të vlerësojë ritmin e duhur të bisedimeve. Ne kemi besim të plotë tek ai”, ka thënë Guerót.

Në takimin e radhës ndërmjet Kurtit e Vuçiq pritet të jetë në agjendë çështja e zbatimit të aneksit të Ohrit apo të sekuencimit sic po thuhet në gjuhen e bisedimeve të Brukselit. Pala kosovare e akuzuar Lajçakun se ka përgatitur dokument të njëanshëm për këtë çështje./Gazeta Express/

The post Takimi i radhës Kurti – Vuçiç, në fillim të shtatorit appeared first on Albeu.com.

Lajçak flet për statutin e Asociacionit: S’e di përmbajtjen duhet të jetë i pranueshëm për dy palët
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pak para takimit të sotëm të nivelit të lartë ka thënë se statuti i Asociacionit duhet të jetë i pranueshëm nga të dyja palët dhe në përputhje me standardet evropiane.

Lajçak tha se ekipi menaxhues do të prezantojë draftin teksa shtoi se ai nuk e di përmbajtjen por thotë se procesi duhet të fillojë.

“Së fundi, duhet të kemi një statut të pranueshëm për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, në përputhje me standardet evropiane. Ky është hapi i parë i rëndësishëm”, tha Lajçak për agjencinë kroate të lajmeve “Hina”.

Tutje, ai tha se Asociacioni nuk është diçka e imponuar, por për të është rënë dakord në vitin 2013 dhe se sipas tij, është e rëndësishme që çdo zgjidhje të jetë evropiane.

“Prandaj ne duhet të zbatojmë atë që është rënë dakord më parë, por në të njëjtën kohë duhet të marrim frymëzim nga zgjidhjet praktike të modeleve ekzistuese evropiane. Ne nuk duam të krijojmë diçka që nuk është testuar kurrë askund në botë, por duam që vendet të gjejnë frymëzim në modelet evropiane që funksionojnë mirë”, theksoi Lajçak.

The post Lajçak flet për statutin e Asociacionit: S’e di përmbajtjen duhet të jetë i pranueshëm për dy palët appeared first on Albeu.com.

Chollet telefonon Kurtin një ditë para takimit me Vuçiç: Duhet implementim i menjëhershëm i Asociacionit
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka bërë të ditur se sot e ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti një ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Sipas Chollet, në këtë bisedë është diskutuar edhe për rëndësinë e implementimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në mënyrë të menjëhershme.

“Një bisedë shumë e mirë me kryeministrin Albin Kurti rreth takimit të liderëve më 2 maj, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përmes dialogut të lehtësuar nga BE, rëndësinë e implementimit të menjëhershëm të Asociacionit me shumicë Serbe dhe partneritetin e fuqishëm mes SHBA-së dhe Kosovës”, ka bërë të ditur Chollet.

Tashmë liderët e të dy vendeve, Kurti dhe Vuçiç, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e 2 majit.

Takimi do të zhvillohet në kohën kur Kosova ka akuzuar Serbinë se ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, të arritur më herët gjatë këtij muaji.

Serbia ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pavarësisht se me Marrëveshjen drejt normalizimit është zotuar se nuk do ta pengojë Prishtinën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

The post Chollet telefonon Kurtin një ditë para takimit me Vuçiç: Duhet implementim i menjëhershëm i Asociacionit appeared first on Albeu.com.

BE: Kurti-Vuçiç takohen me 2 maj, dy temat kryesore të diskutimeve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, konfirmoi se në takimin e ri të nivelit të lartë të dialogut mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, i cili do të mbahet më 2 maj, në rend dite do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Takimi do të përqendrohet në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Si pikë e parë e agjendës do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit. Pika e dytë do të jetë paraqitja e draftit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtyre dy temave do të shihet sesa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera”, tha Stano.

I pyetur se si do të shkojë përpara procesi nëse nuk do të ketë përparim për themelimin e Asociacionit gjatë takimit të 2 majit, Stano përsëriti se BE-ja pret që palët të zbatojnë obligimet që kanë marrë.

“Në përgjithësi ne nuk spekulojmë rreth asaj se çfarë do të ndodhë nëse diçka nuk ndodh. Ne presim që palët të jenë të përkushtuara për të zbatuar obligimet. E, formimi i Asociacionit është një obligim i qartë. Ne presim të lëvizim përpara dhe ne si lehtësues presim që të zbatohen obligimet që palët kanë marrë përsipër”, tha Stano.

Takimi i 2 majit do të zhvillohet në kohën kur Kosova ka akuzuar Serbinë se ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, të arritur më herët gjatë këtij muaji./express

The post BE: Kurti-Vuçiç takohen me 2 maj, dy temat kryesore të diskutimeve appeared first on Albeu.com.

“Hapi i dytë”: Thirrje për marrëveshje në takimin Kurti-Vuçiç, në Ohër
Pritshmëri të larta para takimit të Ohrit mes Kurtit dhe Vuçiqit. Diplomatët perëndimorë bëjnë thirrje të arrihet përparim në takimin e 18 marsit mes Kurtit dhe Vuçiçit.

Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare presim që në takimin e Ohrit që mbahet më 18 mars ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të arrihet ujdi për planin e zbatimit të propozimit evropian. Edhe diplomatët perëndimorë që janë të përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi, shpresojnë që të arrihet përparim në takimin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, para se kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell të raportojë në Këshillin Evropian për rrjedhën e dialogut.

“Mos e humbni autobusin”

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde i dha përkrahje të plotë ndërmjetësuesit të dialogut Miroslav Lajçak, në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, duke u bërë thirrje palëve që mos ta humbasin shansin. “Marrëveshja mund të arrihet. Kosova do të përfitojë shumë. Kosovës i duhet të zbatojë obligimet e saj dhe të ofrojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe menjëherë. Apeli im për Kosovën dhe për Serbinë, është për bisedimet e ardhshme në Ohër: Mos e humbni autobusin”, shkroi në Twitter ambasadori gjerman, duke vazhduar argumentimin, se marrëveshja do të përshpejtonte integrimin euro-atlantik dhe është “shans historik për rrugën e normalizimit të plotë dhe njohjen reciproke”.

Edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, shpreson për një marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit në takimin e Ohrit që mbahet me 18 mars nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Von Cramon që e shpërndau në twitter shkrimin e ambasadorit gjerman në Prishtinë, tha se “arritja e një marrëveshjeje do të ishte një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet. “Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet në marrëveshje në fund të javës në Ohër. Do të ishte një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet,” shkroi Viola Von Cramon.

Kurti i gatshëm për nënshkrimin e marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ritheksoi edhe njëherë që ai ishte i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë më 27 shkurt në takimin e Brukselit. Sipas tij, marrëveshja themelore për normalizimin që u propozua nga BE-ja, apo siç njihet ‘plani franko gjerman’ “përmban një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve”. Kryeministri këto komente i bëri, në një videomesazh drejtuar një Forumi të Universitetit të Mannheim-it në Gjermani, ku tha se shpreson që refuzimi i Vuçiqit, që të nënshkruante në Bruksel, nuk është shenjë se ai nuk pajtohet me përmbajtjen e marrëveshjes.

“Ne besojmë se Marrëveshja themelore mes Kosovës dhe Serbisë përmban një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve. Besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon një njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes, si dhe respektim për të drejtat e pakicave në të dy shtetet. Siguria dhe paqja në rajon e Evropë është mëse e nevojshme. Ne jemi të gatshëm të bëjmë përparim edhe përkundër sfidave të mëdha”, tha kryeministri Kurti.

Lajçak: Marrëveshja kërkon zbatim dhe afate kohore

I ngarkuari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, të hënën dhe të martën qëndron në Beograd, për të diskutuar për bisedimet e 18 marsit në Ohër, me presidentin serb Vuçiq. Ky i fundit tha se “nuk do të ketë njohje as de facto dhe as de jure”, të pavarësisë së Kosovës. Vuçiq tha se ai do të shkojë në Ohër për takim me Kurtin, por “nuk e ka të qartë se për çfarë të flitet atje”.

Para se të shkojë në Beograd, i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak ishte në Prishtinë, ku tha se “janë përmbushur pritjet e tij”, në takimet që pati në me dy udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. “Që të bëhet dokument ligjërisht i detyrueshëm duhet të pajtohemi se si të zbatohet. Duhet të dimë cilët janë hapat, ritmi dhe afatet kohore, në të kundërtën do të jetë vetëm marrëveshje politike dhe jo formale”, tha Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Prishtinë. Ai tha se BE-ja është e përqendruar në atë që ai e quajti ‘hap i dytë’ që ka të bëjë me finalizimin e planit të zbatimit, që kur të përfundohet, do të kalohet në hapin e radhës, që është formalizimi.

Në takimin e 27 shkurtit që patën në Bruksel kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i thanë “po” Propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Plani evropian parasheh mes të tjerash përmbushjen e marrëveshjeve të deritashme, përfshirë edhe atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Zyrtar të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa ecja përpara drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është thelbësore për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës./DW

The post “Hapi i dytë”: Thirrje për marrëveshje në takimin Kurti-Vuçiç, në Ohër appeared first on Albeu.com.

Lajçak zbulon vendin ku do të zhvillohet takimi i radhës Kurti-Vuçiç
Takimi i 18 marsit në mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Këtë e ka kumtuar vetë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai është takuar me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, duke e falënderuar që po mundësojnë lokacionin e Ohërit për takimin e radhës.

“Pata një takim të shkëlqyer me Zv. Mariçiq. I jam mirënjohësMaqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë ndaj Dialogut dhe mezi pres takimin e radhës të Dialogut në Ohër më vonë këtë muaj. Diskutuam gjithashtu çështje thelbësore për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Had an excellent meeting with DPM Marichikj. I am grateful to ?? for its strong support to the Dialogue and am looking forward to the next Dialogue meeting in Ohrid later this month. We also discussed issues of essence to North Macedonia’s ?? future. pic.twitter.com/zqxumS28Tw

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 2, 2023

The post Lajçak zbulon vendin ku do të zhvillohet takimi i radhës Kurti-Vuçiç appeared first on Albeu.com.

Kurti i tha po planit franko – gjerman, reagon presidentja Osmani: Dje u pranuan disa propozime jo të lehta
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar pas takimit të djeshëm të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel. Ajo “vlerëson” se ky takim shënon moment pozitiv në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Presidentja Osmani vlerëson se takimi i 27 shkurtit në Bruksel, në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian (BE) dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon moment pozitiv në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ai i kontribuon paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.”

Mirëpo, Osmani ka thënë se dje janë pranuar disa propozime jo të lehta.

“Megjithatë, sipas Presidentes Osmani, me këtë marrëveshje, dje janë pranuar edhe disa propozime jo të lehta, që lidhen me vetëmenaxhimin e pakicës serbe në Kosovë dhe rregullimin e statusit juridik të Kishës Ortodokse Serbe. Teksti i marrëveshjes nuk i sqaron tërësisht implikimet nga këto si dhe disa çështje të tjera, të cilat duhet të sqarohen domosdoshmërisht para se të finalizohet Plani i Zbatimit.”

Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina tha për Express se Presidentja konsideron se fjalën përfundimtare rreth kësaj marrëveshjeje duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës

“Presidentja Osmani thekson se çdo rezultat i dialogut duhet ta ruajë integritetin territorial, sovranitetin dhe funksionalitetit e brendshëm të Kosovës. Siç ka thënë vazhdimisht Presidentja Osmani dhe sikur ka nënvizuar edhe presidenti Biden, procesi i dialogut duhet të përmbyllet me njohjen reciproke, ndaj Plani Evropian mund të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi. Presidentja konsideron se fjalën përfundimtare rreth kësaj marrëveshjeje duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës, meqë preken kategori kushtetuese të parapara në nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Kupina.

Dje në Bruksel është mbajtur takimi mes Kurtit e Vuçiqit në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, ku u fol për planin franko-gjerman. Pas këtij takimi, Kurti tha se ishte i gatshëm që ta nënshkruajë ai, por jo edhe presidenti serb./express

The post Kurti i tha po planit franko – gjerman, reagon presidentja Osmani: Dje u pranuan disa propozime jo të lehta appeared first on Albeu.com.

Zyrtari i DASH: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet e deritashme
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai i bëri këto komente pas një bisede me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në prag të takimit të planifikuar për të hënën me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruskel. “Shtetet e Bashkuara mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të Bashkimit Evropian”, shkroi zoti Chollet.

Spoke with PM @albinkurti today ahead of the EU-facilitated Dialogue leaders’ meeting to advance normalization of relations between Serbia and Kosovo. The U.S. supports a constructive meeting that affirms both parties’ commitment to the EU proposal.

— Derek Chollet (@CounselorDOS) February 25, 2023

Kryeministri Kurti, shkroi se i ka konfirmuar zotit Chollet qëndrimin e tij për propozimin evropian “si bazë e mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Normalizimi i plotë kërkon njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes dhe respektim të të drejtave të pakicave në të dyja vendet”, shkroi ai.

Great call today w/ @CounselorDOS. I confirmed support for EU proposal as a good basis for further talks toward normalization of Kosova–Serbia relations. Full normaliz. requires mutual recognition as the agrmt’s center piece, & also respect for minority rights, in both countries.

— Albin Kurti (@albinkurti) February 24, 2023

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë tashmë e kanë pranuar në parim propozimin evropian i cili nuk parasheh njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se presin që ata të pranojnë edhe zyrtarisht e publikisht propozimin në takimin e së hënës.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se propozimi nuk do të negociohet dhe të hënën palët do të diskutojnë për zbatimin e planit i cili mbështetet nga të gjitha vendet anëtare të bllokut, përfshirë edhe ato që nuk e njohin Kosovën.

Një zyrtar i lartë evropian tha se pranimi i propozimit nënkupton edhe pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është çështja më e diskutueshme në marrëveshjet e deritashme. Ai tha se propozimi paraqet po ashtu “njohje de facto” të Kosovës nga Serbia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të shtunën gjatë mbledhjes së Këshillit të përgjithshëm të partisë së tij, lëvizjes Vetëvendosje, se Kosova është treguar e përkushtuar në procesin e bisedimeve.

“Dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve, statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal e status normal është ai i fqinjësisë së mirë. Pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, tha kryeministri Kurti.

Por kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes rrjeteve sociale kritikoi qasjen e qeverisë ndaj dialogut dhe se sipas tij 27 shkurti do të shënojë fillimin e një faze të re të procesit të dialogut, ku njohja e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë nuk do të jetë më fare temë diskutimi.

“Pavarësisht nga takimi i së hënës, qeveria, tashmë publikisht, e ka pranuar planin e propozuar nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, nga ajo që është parë deri tash, plani në vetvete nuk përmban pothuajse asnjë përfitim konkret për Kosovën. Aty nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të BE, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa njohja e ndërsjellë është jashtë çdo diskutimi”, shkroi zoti Krasniqi duke nënvizuar se takimi i së hënës është takim për Asociacionin e jo për njohje.

Një pjesë e opozitës në Serbi ndërkaq pohon se propozimi nënkupton njohje të Kosovës duke e akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç për dështim në proces, i cili ndërkaq ka theksuar se mosnjohja e Kosovës dhe mospajtimi me anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara janë çështje të padiskutueshme për Beogradin.

Diplomatët perëndimorë ua kanë bërë me dije të dyja palëve se refuzimi i propozimit nënkupton përballje me sanksione./voa

The post Zyrtari i DASH: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet e deritashme appeared first on Albeu.com.

Lajçak: Të hënën do të bisedojmë për afatet e zbatimit të propozimit evropian
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, deklaroi se pret që Kosova dhe Serbia të pranojnë planin e zbatimit të propozimin evropian për normalizimin e raporteve gjatë rundit të ri të dialogut që do të zhvillohet më 27 shkurt në Bruksel.

“Plani, që besoj se do të pranohet të hënën, do të jetë i detyrueshëm për të dyja palët. Nuk është një marrëveshje e përkohshme. Pas kësaj do të vazhdojë procesi i normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve, që duhet të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përpara se Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, tha Lajçak në një intervistë për Tanjug.

Ai tha se në rundin e ri të dialogut të Brukselit do të diskutohet për afatet e zbatimit të propozimit evropian.

“Gjithçka për të cilën biem dakord nën ndërmjetësimin tim, nuk ka vetëm pjesën politike, por edhe atë që flet qartë se kush është përgjegjës për çfarë, në çfarë afati, kështu që kjo është edhe pjesë e propozimit tonë që do ta diskutojmë të hënën. Pra, plani i zbatimit. Do të kemi të definuar konkretisht se çfarë dhe në cilat afate duhet të bëhet dhe BE-ja do të luajë një rol qendror në monitorimin e përmbushjes së detyrimeve”, theksoi Lajçak.

Vitin e kaluar, Kosovës dhe Serbisë u është dorëzuar propozimi evropian për normalizim, apo siç njihej edhe si propozimi franko-gjerman.

Kosova dhe Serbia kanë deklaruar se e pranojnë këtë propozim, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian është një bazë e mirë për negociata.

Propozimi evropian nuk është bërë publik. Megjithatë, Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në një draft, në të cilin nuk përmendet në mënyrë specifike njohja reciproke, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektimi i integritetit territorial, paprekshmëria e kufijve, njohja e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Kosova insiston që në një marrëveshje përfundimtare të përfshihet edhe njohja reciproke. Por, Serbia – që ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës është vijë e kuqe për të – kërkon një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

The post Lajçak: Të hënën do të bisedojmë për afatet e zbatimit të propozimit evropian appeared first on Albeu.com.

Takimi i tretë mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, çfarë pritet të arrihet
Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Kurti dhe Vuçiç janë takuar dy herë vitin e kaluar, por pa ndonjë rezultat konkret. Takimin e së enjtes e ka kërkuar kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, më 31 korrik.

Pse tensione?

Serbët lokalë vendosën barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011.Serbia e ka zbatuar atë menjëherë.

Kosova e ka zbatuar më 1 gusht – për pak orë – pikën për dokumentin për hyrje/dalje dhe e ka shtyrë zbatimin e vendimit për 1 shtator, me qëllim të uljes së tensioneve në veri.

Ndërkohë serbët i kanë hequr barrikadat.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar po ashtu një shtyrje të tillë, ndonëse kanë thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë këto vendime.

Çfarë do të diskutohet më 18 gusht?

Më 17 gusht, Kurti dhe Vuçiç kanë zhvilluar takime ndarazi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe më vonë me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, si dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.Kurti ka thënë para mediave se në takim me Lajçakun dhe Escobarin është diskutuar për “elemente të kornizës për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që duhet të ketë në qendër njohjen reciproke, si dhe për çështjet aktuale”.

“Pritet të trajtohen të gjitha marrëdhëniet bilaterale, me të gjitha vështirësitë dhe pengesat”, ka thënë ai duke iu referuar takimit të së enjtes.

Kurti ka insistuar që Kosova është për reciprocitet me Serbinë.

I pyetur nëse ka mundësi që Kosova të shtyjë sërish zbatimin e vendimeve për targat dhe dokumentet serbe, kryeministri Kurti, ka thënë se “ne po diskutojmë për zgjidhje, jo për shtyrje”.

“Nuk është se e kemi bërë shtyrjen që të bëjmë edhe shtyrje tjera. Shtyrja është bërë më 31 korrik për datën 1 shtator, dhe me atë rast kemi dëshmuar – me datën 1 gusht – se nuk konfiskojmë dokumente, siç ka qenë fushata e dezinformimit. Në anën tjetër, është e mundshme që më 1 shtator nuk do të lëshojmë dokumente, sepse edhe Serbia do të heqë dorë prej lëshimit të dokumenteve në vendkalimet kufitare me Kosovën. Ne dëshirojmë marrëdhënie reciproke”.Lajçak ka thënë se dëshiron që në takimin e 18 gushtit të ketë marrëveshje, por nuk e ka specifikuar se për çka.

Ai ka thënë se përmes dialogut dëshiron që më 1 shtator të shmanget situata e tensionuar e 31 korrikut.

Pas takimeve me dy zyrtarët, Vuçiç ka thënë se ka rikonfirmuar “vendosmërinë e Serbisë për të bërë gjithçka që të ruajë paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin, si dhe të arrijë zgjidhje kompromisi përmes dialogut, pa presion dhe ultimatume”.

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian është bërë e ditur se takimi do të nisë të enjten në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell, do të zhvillojë po ashtu takime të veçanta me secilin lider.

Presidenti serb, Vuçiç, ka deklaruar disa herë para mediave se do të kërkojë që të diskutohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Escobar ka thënë më 17 gusht se në takim me Kurtin është diskutuar edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, Asociacioni duhet të formohet në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

“Ne mendojmë se brenda Evropës ekzistojnë mjaft modele që mund të përdoren për të gjetur një zgjidhje stabile dhe produktive për të gjitha palët e përfshira”.Serbia kërkon që Kosova të zbatojë Marrëveshjet e arritura për çështjen e Asociacionit.

Por, Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.Si janë komentuar tensionet në veri?

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se i takon Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 8 gusht se ka pasur rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur”, për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”.

Në këto dy qytete janë zhvilluar takime mes zyrtarëve shtetërorë të Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës në ditën e barrikadave në veri.

Presidenti serb, Vuçiç, ka thënë se ka informacione për plane të Kosovës që të “likuidojë” serbët në veri.Çfarë pret BE-ja?

Kryediplomati Borrell i ka ftuar liderët e dy shteteve në takim, ndonëse muaj më parë ka thënë se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, derisa të vërejë që negociatorët kanë vullnet për ta çuar përpara këtë proces.

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë se blloku evropian nuk u imponon zgjidhje partnerëve, teksa ka folur për rolin e BE-së në zgjidhjen e mospajtimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.Sipas tij, BE-ja ndihmon vetëm në arritjen e një kompromisi.

“Shumë çështje që po shkaktojnë irritim në marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës trajtohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Për këtë quhet dialog i ndërmjetësuar, jo i detyrueshëm. Ne mund të ndërmjetësojnë për aq sa ekziston gatishmëria nga të dyja palët për të gjetur zgjidhje kompromisi”.

Edhe pse dialogu i nivelit të lartë është bllokuar tash e një kohë, ekipet negociatore të të dyja vendeve janë takuar disa herë në Bruksel.

Ekipin e Kosovës e udhëheq zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Këto ekipe kanë arritur pajtueshmëri në muajin qershor për zbatim të marrëveshjes për energjinë.Megjithatë BE-ja e ka pranuar se implementimi është duke u vonuar.

Pesë vjet bllokadë

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur 11 vjet më parë.

Deri më tani janë arritur më shumë se 20 marrëveshje në fushat si ajo e energjisë, telekomunikacionit, drejtësisë, doganave, lirisë së lëvizjes, por jo të gjitha janë zbatuar. Tregti shpërpjesëtimore mes Kosovës dhe Serbisë

Serbia eksporton në Kosovë mallra me vlerë prej qindra miliona eurosh çdo vit. Por, në Serbi, interesimi për produkte nga Kosova është dukshëm më i vogël. Kosova blen pije joalkoolike, produkte gruri, vajra e yndyra dhe produkte ushqimore nga Serbia, së cilës i shet gypa e tuba, fruta dhe artikuj plastike.Deri në vitin 2018, dialogu është udhëhequr në kombinime të ndryshme nga ish-kryeministrat e Kosovës, Hashim Thaqi dhe Isa Mustafa dhe ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Robert Cooper, diplomat britanik në pension, ka qenë ndërmjetësues në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kur Catherine Ashton ka qenë Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Dialogu është ndërprerë më 2018 dhe ka rifilluar më 2020.

Në nëntor të vitit 2018, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati vënë taksë 100 për qind në mallrat serbe.

Për këtë arsye Serbia nuk ka dashur të kthehet në tavolinën e bisedimeve, derisa Kosova ka refuzuar të anulojë taksën.

Më 2019, dialogu është ndërmjetësuar nga shefja e atëhershme e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Një vit më pas, BE-ja ka emëruar Miroslav Lajçak-un si ndërmjetësues të posaçëm në dialog.

Po atë vit, Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar Richard Grenellin si të dërguarin e tyre për këtë proces.Megjithatë dialogu nuk ka vazhduar, pasi në tetor të vitit 2019 janë mbajtur zgjedhjet në Kosovë – të cilat i ka fituar Albin Kurti – si dhe BE-ja ka zgjedhur zyrtarët e rinj.

Më 1 dhjetor të vitit 2019, Mogherini është zëvendësuar nga spanjolli, Josep Borrell.

Pasi Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës, dialogu ka vazhduar më 2021, ndonëse ai ka takuar Vuçiçin vetëm dy herë.

Banorët e kryeqyteteve Kosovës dhe Serbisë – Prishtinës dhe Beogradit – besojnë se një marrëveshje mes dy shteteve është e mundur, por janë të vetëdijshëm se rruga drejt saj është e vështirë.

Në vjeshtën e vitit 2020, kur dialogu politik ishte ende i pezulluar, sondazhet patën treguar se qytetarët nuk besojnë vërtet në dialog dhe dinë shumë pak për të.

Epilogu i dialogut?

Kosova insiston që dialogu për normalizim të marrëdhënieve të përmbyllet me njohje reciproke në mes të të dyja vendeve.

Serbia, në anën tjetër kërkon zgjidhje kompromisi.

Bashkimi Evropian ka thënë se përparimi në dialog është kyç për avancim në rrugën drejt anëtarësimit në bllokun evropian.

Serbia ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE në vitin 2009. Në mars të vitit 2012, asaj i është dhënë statusi i kandidatit.

Kosova ka të nënshkruar vetëm Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok./REL

The post Takimi i tretë mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, çfarë pritet të arrihet appeared first on Albeu.com.