takim Archives - Albeu.com

Takimi në Tiranë, Ervin Salianji mbush sheshin me demokratë, mes tyre edhe “rivalja” e tij
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili shpalli kandidaturën për kreun e Partisë Demokratike, por nuk u lejua të garojë, po zhvillon një takim me demokratët në sheshin para Akademisë së Arteve në Tiranë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga vetë Salianji, vihet re një numër i madh demokratësh, të cilët duket se kanë dalë kundër lidershipit të PD-së dhe kanë marrë pjesë në takimin e organizuar nga ish-deputeti demokrat.

Ajo që bie në sy në këtë takim është pjesëmarrja e Alesia Balliut, e cila, ashtu si Salianji, shpalli kandidaturën për kryetare të demokratëve, por sërish nuk u lejua të marrë pjesë në garën përballë Sali Berishës. Po ashtu, pjesëmarrës në këtë takim janë edhe disa figura të tjera të Partisë Demokratike.

Kujtojmë se Ervin Salianji prej kohësh ka dalë kundër vendimeve të marra nga kryedemokrati Sali Berisha dhe ka zhvilluar disa takime në qytete të ndryshme të vendit.

The post Takimi në Tiranë, Ervin Salianji mbush sheshin me demokratë, mes tyre edhe “rivalja” e tij appeared first on Albeu.com.

Marta Kos për herë të parë vizitë në Kosovë, takim me Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun
Këtë të premte, Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pritet të takohet me drejtuesit më të lartë institucionalë të vendit.

Sipas njoftimeve zyrtare, Kos do të pritet fillimisht nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Takimi është parashikuar të mbahet në orën 10:00.

“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më pas, komisionerja europiane do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në orën 10:45.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kjo vizitë shënon udhëtimin e parë zyrtar të Marta Kos në Kosovë, që prej marrjes së detyrës si komisionere për zgjerim në vitin 2024.

Ajo kishte planifikuar të vizitonte Kosovën më 12 mars, por vizita u anulua për shkak të zhvillimeve politike të asaj periudhe, kur presidentja Vjosa Osmani kishte nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

The post Marta Kos për herë të parë vizitë në Kosovë, takim me Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun appeared first on Albeu.com.

Ministri Hoxha takim me homologun ukrainas: Në qershor Tirana mirëpret ministerialin për Ukrainën
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me homologun ukrainas Andrii Sybiha.

Ai njofton se në qershor Tirana do të mirëpresë ministerialin për Ukrainën.

“Diplomacia nuk kufizohet vetëm në sallat formale të takimeve; ajo zhvillohet kudo, edhe gjatë pritjes për fluturimin e radhës drejt angazhimit të ardhshëm.

Me kënaqësi pata një shkëmbim të frytshëm dhe thelbësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, @andrii_sybiha, mbi zhvillimet më të fundit në Ukrainë, përpjekjet e vazhdueshme për t’i dhënë fund luftës së padrejtë agresive të Rusisë, si dhe mbi panoramën më të gjerë të sigurisë evropiane.

Shqipëria ka qëndruar fuqishëm përkrah Ukrainës që nga dita e parë e agresionit brutal rus dhe do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën me përkushtim të palëkundur, në çdo mënyrë të mundshme.

Gjithashtu, shkëmbyem pikëpamje mbi rrugëtimin tonë respektiv drejt Bashkimit Evropian dhe nënvizuam rëndësinë e ruajtjes së ritmit për procesin e anëtarësimit evropian të të dy vendeve.

Diskutimi ynë preku gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe dhe aktivitetet e ardhshme, përfshirë një takim ministror që do të mbahet në qershor në #Tiranë, duke rikonfirmuar bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet rajonal”, shkruan ministri.

The post Ministri Hoxha takim me homologun ukrainas: Në qershor Tirana mirëpret ministerialin për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Kryepolici Skënder Hita takim në Drejtorinë Vendore të Korçës, në fokus lufta kundër narkotikëve dhe krimi, zbardhen porositë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim në Korçë, në Drejtorinë Vendore të Policisë, ku mblodhi drejtuesit e kësaj drejtorie, shefat e komisariateve, shefat e sektorëve.

Takimi zgjati rreth një orë, ku u diskutuan një sërë problematikash dhe u dhanë direktivat nga Hita.

Burime brenda mbledhjes, bënë të ditur se porositë e kryepolicit lidhen me goditjen e rasteve të kultivimit e shpërndarjes të lëndëve narkotike, po ashtu edhe me evidentimin e personave që janë të përfshirë në grupe kriminale.

Një tjetër porosi lidhet edhe me armëmbajtjen pa leje, si edhe me kontrollet që duhet të jenë të shtuara sidomos në institucionet arsimore dhe më gjerë, për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

The post Kryepolici Skënder Hita takim në Drejtorinë Vendore të Korçës, në fokus lufta kundër narkotikëve dhe krimi, zbardhen porositë appeared first on Albeu.com.

Ambasadorja e SHBA-ve në Greqi vjen sërish në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama! Në fokus, marrëveshja energjetike
Kryeministri Edi Rama, ka pritur sërish në një takim ambasadoren e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Mësohet se diplomatja amerikane do të jetë e pranishme në firmosjen e një marrëveshje në sektorin e energjisë mes Ministrisë se Infrastrukturës dhe një kompanie amerikane.

Kujtojmë se ambasadorja Guilfoyle, zhvilloi në mars një takim informal me kryeministrin Rama në Kryeministri. Ndërkohë, mediat greke i kanë kushtuar vëmendje marrëveshjes që do të nënshkruhet sot.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror në Devoll. Një projekt i tillë mbart një rëndësi të madhe për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian.

The post Ambasadorja e SHBA-ve në Greqi vjen sërish në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama! Në fokus, marrëveshja energjetike appeared first on Albeu.com.

Takim në selinë e Milanit, Furlani, Tare dhe Alegri planifikojnë të ardhmen kuqezi
Mëngjesin e djeshëm, në “Casa Milan”,  u zhvillua një mbledhje mes trajnerit Masimiliano Alegri dhe drejtuesve të Milanit, administratorit deleguar Xhiorxhio Furlani dhe drejtorit sportiv Igli Tare, takim ky për të analizuar momentin aktual dhe për të projektuar të ardhmen.

Bëhet fjalë për një takim rutinë, si ai i zhvilluar javën e kaluar në Milanelo, dhe që do të përsëritet sërish edhe sot në qendrën stërvitore, ku Furlani do të takojë grupin dhe stafin teknik.

ÇFARË KËRKON ALEGRI PËR TË ARDHMEN

Në fund të sezonit, temat për diskutim nuk mungojnë. Nga ndeshjet e mbetura, duke nisur nga përballja e rëndësishme ndaj Juventus, që janë vendimtare për objektivin Champions, deri te planet për sezonin 2026-27.

“Duhet të mendojmë jo për dy-tre muajt e ardhshëm, por për një ose dy vite”, ishte deklarata e Alegrit para ndeshjes me Veronën. Trajneri është i bindur se Milani nuk është prapa në projektin e tij dhe këto takime shërbejnë pikërisht për të përcaktuar strategjitë e së ardhmes, përfshirë edhe merkaton.”Kam nisur një rrugëtim këtu dhe dua ta vazhdoj”, kishte theksuar ai pas fitores së fundit.

Në këtë drejtim, pas punës së bërë këtë sezon, ku skuadra është ngjitur nga vendi i nëntë në të dytin, Alegri kërkon garanci për investime në lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë. Për të vazhduar rritjen, Milani ka nevojë për përforcime të nivelit të lartë.

The post Takim në selinë e Milanit, Furlani, Tare dhe Alegri planifikojnë të ardhmen kuqezi appeared first on Albeu.com.

Korrupsioni, pengesë kryesore për integrimin në BE/ Berisha me studentët e Sciences Po: Letra e përbashkët Rama-Vuçiç? Nuk është ky standardi që synojmë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me studentë të shkollës franceze, Sciences Po, ku në fokus ishin korrupsioni, ekonomia dhe integrimi europian i Shqipërisë.

Gjatë bashkëbisedimit, Berisha deklaroi se lufta kundër korrupsionit kërkon reforma strukturore, duke përmendur lehtësimin e procedurave administrative, uljen e taksave dhe përdorimin e teknologjisë për rritjen e transparencës në prokurimet publike.

Ai kritikoi praktikat aktuale në tendera, të cilat dekurajojnë pjesëmarrjen e kompanive nga vendet e Bashkimi Evropian dhe bien ndesh me parimet e tregut të përbashkët dhe shtetit të së drejtës.

Në lidhje me zhvillimet rajonale, Berisha kundërshtoi çdo ide për “integrim të diferencuar”, duke komentuar një qëndrim të përbashkët të Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç, ndërsa theksoi se e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit mbetet anëtarësimi në BE.

“Në diskutimin për ekonominë, theksova se praktika aktuale shpesh dekurajon pjesëmarrjen reale të kompanive europiane në tenderat publikë në Shqipëri. Kjo bie ndesh me frymën e tregut të përbashkët europian dhe me parimin e shtetit të së drejtës. Pa këto dy shtylla, nuk mund të flasim për integrim të vërtetë.

Në këtë kontekst, përmenda edhe letrën e përbashkët të Edi Ramës dhe Aleksandar Vučićit në mediat gjermane, e cila sugjeron një qasje që mund të perceptohet si integrim i diferencuar. Ky nuk është standardi që ne synojmë. U përsërita atyre sic bëj vazhdimisht se e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit është, pa dyshim, në Bashkimi Evropian”, shkruan Berisha.

Berisha kërkoi gjithashtu transparencë dhe hetim të plotë për çështje me interes publik, si dhe vlerësim më të madh për figura si Havzi Nela.

Reagimi i plotë:

Pata kënaqësinë të mirëprisja, në një bisedë të gjatë dhe të zgjeruar, studentët e shkollës emërmadhe franceze të studimeve politike, Sciences Po.

Me të rinjtë, kryesisht francezë, por edhe nga kombësi të tjera europiane, diskutuam mbi aktualitetin në Shqipëri: skandalet e përsëritura të korrupsionit, procesin e integrimit europian, si dhe sfidat e Ballkanit, përfshirë demografinë.

Pyetjes së tyre se si Partia Demokratike e Shqipërisë do ta luftojë korrupsionin, iu përgjigja se kjo kërkon një kombinim reformash strukturore: ulje të barrës së licencave, funksionimin e regullt të sistemit “one-stop-shop”, reduktim taksash dhe perdorim të teknologjisë si blockchain për prokurim publik transparent dhe të gjurmueshëm.

Në diskutimin për ekonominë, theksova se praktika aktuale shpesh dekurajon pjesëmarrjen reale të kompanive europiane në tenderat publikë në Shqipëri. Kjo bie ndesh me frymën e tregut të përbashkët europian dhe me parimin e shtetit të së drejtës. Pa këto dy shtylla, nuk mund të flasim për integrim të vërtetë.

Në këtë kontekst, përmenda edhe letrën e përbashkët të Edi Ramës dhe Aleksandar Vučićit në mediat gjermane, e cila sugjeron një qasje që mund të perceptohet si integrim i diferencuar. Ky nuk është standardi që ne synojmë. U përsërita atyre sic bëj vazhdimisht se e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit është, pa dyshim, në Bashkimi Evropian.

Pyetjes mbi qëndrimet e ‘ndonjë Ambasadori të lobuar’, që pretendon se opozita amplifikon skandalet e korrupsionit, iu përgjigja se ka të tillë që bëjnë mbrojtje pasionante të Edi Ramës, por vlerësimi i realitetit duhet të bazohet në fakte dhe në interesin publik, mbi çdo konsideratë tjetër.

U ndala gjithashtu te rasti i Kolegji i Evropës, duke theksuar se çdo çështje me interes publik kërkon transparencë dhe hetim të plotë, në funksion të standardeve europiane.

Në diskutimin mbi kujtesën post-komuniste, solla shembullin e Havzi Nelës — një poet që u ekzekutua në mënyrë tragjike me firmen e babait te Edi Rames dhe që meriton më shumë njohje në nivel europian.

Studentët e SciencesPo janë pjesë e Institutit të Studimeve Politike, cikli East European Studies, ku bëjnë pjesë profesorë e ekspertë ndër më të mirët në Europë për integrimin.

Drejtuesi i ciklit është njëkohësisht Drejtor i Qendrës Jacques Delors për Zgjerimin e BE.

The post Korrupsioni, pengesë kryesore për integrimin në BE/ Berisha me studentët e Sciences Po: Letra e përbashkët Rama-Vuçiç? Nuk është ky standardi që synojmë appeared first on Albeu.com.

Rama takim me të moshuarit: Ju e njihni politikën më mirë se 90% e deputetëve, do të ndryshojmë skemën e pensioneve
Mesditën e sotme, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me pensionistët në Tiranë. Kreu i shtetit u shpreh se më parë ekonomia nuk i jepte mundësinë qeverisë të rriste pensionet.

Sipas tij, me rritjen e prodhimit të përgjithshëm kombëtar, tani është bërë e mundur rritja e pensioneve, të cilat do rriten çdo janar.

Më tej, bëri dhe batuta me ta duke thënë se e njohin politikën më mirë se 90% të deputetëve dhe prandaj votojnë në shumicë dërrmuese Partisë Socialiste.

Rama: Për pensionet jemi në një fazë tjetër. E kemi patur problem faktin që nuk i rrisnim dot pensionet. Filluan të rriten pagat dhe të vihen në vijë investimet, përsëri te pensionet e kishim të pamundur. Ndesheshim me këtë stres nga ana e pensionistëve që realisht e kanë më të vështirë se të tjerët. E vetmja gjë që kemi bërë ka qenë indeksimi i pensioneve. Por nuk është rritje. Ajo që ju kam thënë dhe kam përsëritur, e vërteta na pengonte të shkonim te pensionet se ekonomia nuk na mbështeste një plan real rritje. Më në fund siç kishim parashikuar erdhi momenti që ekonomia na krijoi këtë mundësi. Tani nga janari merrni pensione më të larta. Çdo janar pensioni do rritet. Janarin e ardhshëm do jetë dyfishi, janari 2028 trefishi, 2029 4 fishi dhe 2030 5 fishi. Për të arritur te ajo shumë për të arritur objektivat që kemi shpallur me ju.

Ne ndërkohë kemi diskutuar për të tjera ndryshime në skemën e pensioneve. Duke filluar të krijojmë një hapësirë tjetër për ata që duan të kursejnë më shumë për të patur pension më të lartë. Do rishikojmë skemën për pensionistët e vetëpunësuar dhe ata që vazhdojnë të punojnë. Shkojnë në favor të pensionistëve. Kemi diskutuar mbështetjen për invalidët. Kanë të kërkojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë. Sidoqoftë ai që për shkak të punës ka humbur aftësinë për punë, nuk mund të lihet prapa atij ka aftësinë. Thelbi i këtyre që po them është ekonomia. Ndryshimi domethënës i ekonomisë. I kemi mundësitë. Lajm i mirë sot është që kemi kaluar në një tjetër nivel, qoftë në aspektin e prodhimit të përgjithshëm. Jemi në kushtet edhe rritja ekonomike e qëndrueshme na ndihmon të adresojmë shumë çështje.

Ju politikën e dini më të mirë se të tjerët prandaj në shumicë votoni këtë shumicë qeverisëse të vazhdojë punën. E njihni politikën më mirë se 90% e deputetëve.

The post Rama takim me të moshuarit: Ju e njihni politikën më mirë se 90% e deputetëve, do të ndryshojmë skemën e pensioneve appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Drejtori i Përgjithshëm i policisë Skënder Hita, takim në SPAK me kryeprokurorin Klodian Braho
Këtë të mërkurë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita, ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për një takim kokë më kokë me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Hita është parë të futet me automjet nga ana e përparme e godinës së Prokurorisë së Posaçme.

The post VIDEO/ Drejtori i Përgjithshëm i policisë Skënder Hita, takim në SPAK me kryeprokurorin Klodian Braho appeared first on Albeu.com.

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu takohet me kreun e SPAK Klodian Braho: Bashkëpunim për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rritjen e efikasitetit të sistemit
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua me drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi ndërinstitucional në disa drejtime kyçe, që sipas ministrit lidhen me përmirësimin e kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale, mbështetjen infrastrukturore dhe rritjen e efikasitetit të sistemit.

Sipas Ministrit Gogu, një nga pikat kryesore të bashkëpunimit do të jetë adresimi i boshllëqeve ekzistuese ligjore, përfshirë çështje që lidhen me statusin e prokurorëve, kompetencat proceduriale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Po ashtu, në fokus mbeten edhe koordinimi në nivel politikash publike, si dhe konsolidimi i standardeve e praktikave që garantojnë siguri juridike dhe besim publik.

Ministri e vlerësoi SPAK-un si një institucion kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke e lidhur rolin e tij jo vetëm me forcimin e shtetit të së drejtës, por edhe me avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Gogu theksoi se bashkëpunimi me SPAK dhe të gjitha institucionet e drejtësisë, do të mbështetet në respektimin e plotë të ndarjes së pushteteve dhe të pavarësisë së institucioneve, duke nënvizuar se qëllimi është një sistem drejtësie më funksional, më i besueshëm dhe më efikas për qytetarët.

The post Ministri i Drejtësisë Toni Gogu takohet me kreun e SPAK Klodian Braho: Bashkëpunim për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rritjen e efikasitetit të sistemit appeared first on Albeu.com.