Tajvan Archives - Albeu.com

Tajvani goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 6.4 i dhkallës Rihter, goditi Tajvanin jugor, duke dëmtuar disa ndërtesa dhe duke plagosur të paktën 27 persona, thanë autoritetet e ishullit.

Midis tyre ishin gjashtë persona, përfshirë një foshnjë një muajshe, të cilët u shpëtuan nga një shtëpi e shembur në distriktin Nanxi, Tainan.

Nuk raportohet për të vdekur, megjithëse ekipet e shpëtimit janë ende duke vlerësuar dëmet.

Epiqendra e tërmetit, ishte në qytetin Dapu në qarkun Chiayi në një thellësi prej 9.7 kilometrash, thanë autoritetet, raporton AP.

The post Tajvani goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

Tërmete të njëpasnjëshme godasin Tajvanin, lëkundje të forta në ishull
Dy tërmete të forta goditën Tajvanin brenda pak minutash këtë të hënë, në të njëjtin rajon të  goditur nga tërmeti i muajit të kaluar.

Bëhet fjalë për një tërmet 6.1 Rihter që ndodhi në orën 20:26 (me orën e Shqipërisë) 28 kilometra në jug të Hualien në një thellësi fokale prej 10.7 kilometra.

Në orën 20:32 pati një tjetër tërmet me magnitudë 6, këtë herë 13 kilometra në jug-juglindje të Hualien, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Më herët gjatë ditës kishte pasur edhe një lëkundje me magnitudë 5.9, 27 kilometra në jug të të njëjtit qytet. Gjatë ditës së sotme kanë rënë 11 tërmete em magnitudë mbi katër.

The post Tërmete të njëpasnjëshme godasin Tajvanin, lëkundje të forta në ishull appeared first on Albeu.com.

I shpëtoi tërmetit, mësuesja humb jetën duke shpëtuar macen e saj
Një mësuese ka ndërruar jetë pak metra larg banesës, teksa po përpiqej të shpëtonte macen e saj nga një ndërtesë që u shemb në Hualien, Tajvan pas tërmetit 7.2 ballë të mërkurën.

Gruaja u bllokua nga një pasgoditje tërmeti pasi ajo u kthye në bllokun tetëkatësh në rrugën Xuanyuan, tha Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Hualien. Trupi i 33-vjeçares, me mbiemrin Kang (康), u gjet e mbërthyer nën një kolonë pa shenja jete rreth orës 14:00.

Kang, një mësuese e shkollës së mesme, u pa për herë të fundit duke u thënë fqinjëve se po kthehej në ndërtesë për të shpëtuar macen e saj. Gjithsej 24 të tjerë u shpëtuan nga ndërtesa 38-vjeçare, katër prej të cilëve kërkonin shtrimin në spital.

The post I shpëtoi tërmetit, mësuesja humb jetën duke shpëtuar macen e saj appeared first on Albeu.com.

Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë në Tajvan, më i forti në 25 vitet e fundit/ Ndërtesa të shembura dhe njerëz nën rrënoja
Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë, ka goditur Tajvanin, më i forti në 25 vitet e fundit. Deri tani raportohet për 4 persona të vdekur dhe 56 të plagosur, por ka ende njerëz të bllokuar nën rrënoja.

Epiqendra ishte në një thellësi prej 15.5 km larg bregut lindor të ishullit. Qyteti i Hualien, është më i prekuri: 26 ndërtesa janë shembur deri më tani në të gjithë Tajvanin, gjysma e tyre në Hualien.

Tërmeti u ndje deri në Kinë: në Shangai, Fuzhou, Xiamen, Quanzhou dhe Ningde.

Tërmeti ndërpreu energjinë elektrike në disa zona të kryeqytetit Taipei: më shumë se 87 mijë familje në të gjithë ishullin janë ende pa energji elektrike.

Në kryeqytet, metroja u rikthye menjëherë në funksion, madje nga hekurudhat njoftuan se për momentin nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

“Rreziku i cunamit pas tërmetit të fuqishëm pranë Tajvanit është tejkaluar në masë të madhe”, njoftoi Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit, një observator me qendër në Hawaii.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë, tha se disa valë të vogla cunami arritën në pjesë të prefekturës jugore të Okinawas, por më vonë e uli paralajmërimin për cunami.

Ishujt Filipine, kanë këshillua banorët në zonat bregdetare të disa provincave, duke u kërkuar atyre që të evakuohen në zona më të larta.

Tërmeti ishte më i forti që goditi ishullin që nga viti 1999, kur një tërmet me magnitudë 7.6 vrau rreth 2,400 njerëz. Hualien është një zonë e Tajvanit veçanërisht e prirur ndaj tërmeteve: 17 njerëz vdiqën në 2018.

The post Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë në Tajvan, më i forti në 25 vitet e fundit/ Ndërtesa të shembura dhe njerëz nën rrënoja appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Tërmet 7.5 ballë në Tajvan/ 4 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur, rrezik për cunam
Mëngjesin e sotëm, një  tërmet 7.5 ballë goditi Tajvanin, ku të paktën katër të vdekur dhe 50 të plagosur. Ky ka qenë bilanci nga tërmeti që goditi Tajvanin, me 26 ndërtesa të raportuara gjithashtu se janë anuar, ose janë shembur në qarkun Hualien.

Pas kësaj dukurie, ka pasur paralajmërime emergjente për cunami si në ishull ashtu edhe në vendet fqinje, veçanërisht në Japoninë jugore dhe Filipine, alarme që erdhën pak pas orës 6 të mëngjesit.

Mediat tajvaneze, raportuan se banorët u bllokuan në ndërtesat e shembura në qytetin ishullor Hualien, pas tërmetit shumë të fortë 7.5 ballë që goditi pak para orës 08:00 (ora e Taipeit; 09:00 me orën e Tokios).

Rescue activities at the disaster site in Hualien City, Taiwan#Taiwan #Earthquake #Tsunami #TaiwanEarthquake #China #ishigaki #Hualien #Japan #Terremoto

pic.twitter.com/rd8qodJzwz

— Falak Iqbal (@FalakIqbalreal) April 3, 2024

“Dy ndërtesa janë shembur dhe mund të ketë njerëz të bllokuar. Ne nuk kemi ndonjë informacion të mëtejshëm për momentin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve Hualien.

BREAKING: Multiple buildings collapse after quake hits eastern Taiwan – witnesses pic.twitter.com/VcdavC7abb

— BNO News (@BNONews) April 3, 2024

Tërmeti me magnitudë 7.5 goditi afër ishullit, duke shkaktuar paralajmërime emergjente për cunami për vetë Tajvanin dhe ishujt japonezë të prefekturës Okinawa (në jugperëndim).

Tërmeti shumë i fortë, i cili sipas vlerësimeve të para ka qenë me magnitudë 7.5 ballë, ka ndodhur në brigjet e Japonisë jugperëndimore, raporton rrjeti televiziv publik japonez NHK.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, lëkundja ishte 7.5 Rihter dhe epiqendra e saj ndodhej 12 kilometra në jug të Tajvanit.

Stuck in traffic on a bridge during a 7.5 magnitude earthquake in Taiwan 😱 pic.twitter.com/5UBv64l9Ap

— StrictlyChristo  🇺🇦🌻 (@StrictlyChristo) April 3, 2024

WATCH: Dashcam captures 7.4 quake on highway in eastern Taiwan pic.twitter.com/P6oJetpML7

— BNO News (@BNONews) April 3, 2024

The post VIDEO/ Tërmet 7.5 ballë në Tajvan/ 4 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur, rrezik për cunam appeared first on Albeu.com.

Presidentët Biden dhe Xi bisedojnë për Tajvanin dhe inteligjencën artificiale
Presidenti Joe Biden dhe ai kinez Xi Jinping diskutuan për Tajvanin, inteligjencën artificiale dhe çështjet e sigurisë gjatë një telefonate të martën që synoi të demonstrojë një rikthim tek dialogu i rregullt mes udhëheqësve të dy fuqive botërore.

Biseda, e cila u përshkrua nga Shtëpia e Bardhë si “e sinqertë dhe konstruktive”, ishte e para e këtij lloji që nga takimi i nivelit të lartë që u mbajt në nëntor në Kaliforni, ku u ripërtërinë lidhjet mes ushtrive të dy vendeve dhe angazhimi për një bashkëpunim të shtuar për të ndalur futjen në Shtetet e Bashkuara të drogës së rrezikshme fentanil dhe përbërësve të tij, që prodhohen në Kinë.

Presidenti kinez Xi i tha presidentit Biden se dy vendet duhet t’i përmbahen gjatë këtij viti parimit të shmangies së përplasjeve dhe konfrontimeve.

“Duhet t’i japim përparësi stabilitetit, të mos provokojmë probleme, të mos shkelim vijat ndarëse dhe të ruajmë stabilitetin e marrëdhënieve Kinë-SHBA”, tha gjatë bisedës zoti Xi, sipas njoftimit të televizionit shtetëror kinez CCT (China Central Television).

Biseda i paraprin kontakteve të nivelit të lartë që priten në javët në vazhdim mes dy vendeve. Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen do të udhëtojë drejt Kinës të enjten dhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken pritet të shkojë gjithashtu në Kinë në javët pasuese.

Presidenti Biden ka kërkuar të ketë shkëmbime të vazhdueshme mes zyrtarëve në të gjitha nivelet e qeverisë, duke besuar se kjo është jetike për të parandaluar përshkallëzimin drejt një konflikti të drejtpërdrejtë, të konkurencës mes dy ekonomive të mëdha dhe njëkohësisht dy fuqive bërthamore. Megjithëse takimet në person ndodhin ndoshta një herë në vit, Uashingtoni dhe Pekini e pranojnë vlerën e shkëmbimeve më të shpeshta mes dy udhëheqësve.

Dy udhëheqësit diskutuan për Tajvanin, ndërsa pritet muajin e ardhshëm të bëhet inaugurimi i presidentit të zgjedhur të ishullit, Lai Ching-te, i cili është zotuar të ruajë pavarësinë de-facto nga Kina dhe ta afrojë Tajvanin më shumë me vendet e tjera demokratike. Presidenti Biden riafirmoi politikën e hershme amerikane të “Një Kine” dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara janë kundër përpjekjeve për ta detyruar Tajvanin të vendosej nën kontrollin e Pekinit. Kina e konsideron Tajvanin një çështje të brendshme dhe ka protestuar me vendosmëri ndaj mbështetjes amerikane për këtë ishull.

Tajvani vazhdon të jetë “vija e parë e kuqe që nuk duhet shkelur”, i tha presidenti Xi presidentit Biden dhe theksoi se Pekini nuk do të tolerojë aktivitetet e forcave separatiste pro pavarësisë së Tajvanit, apo mbështetjen e jashtme ndaj tyre, shprehje që duket se i referohet mbështetjes së Uashingtonit ndaj këtij ishulli.

Presidenti Biden ngriti shqetësime edhe për operacionet e Kinës në Detin e Kinës së Jugut, përfshirë përpjekjet muajin e kaluar për të ndalur furnizimin e forcave filipinase të vendosura në ishullin e debatuar Second Thomas Shoal. Shtetet e Bashkuara kanë në fuqi një traktat me Filipinet, në bazë të të cilit kanë detyrimin t’i mbrojnë ato.

Javën e ardhshme, presidenti Biden do të mirëpresë presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos Jr. dhe kryeministrin japonez Fumio Kishida, në një takim të përbashkët të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, ku influenca e Kinës në rajon pritet të jetë në krye të axhendës.

Gjatë telefonatës me zotin Xi, presidenti Biden kërkoi që Kina të bëjë më shumë për të përmbushur angazhimet e saj për të ndalur prurjet e paligjshme të narkotikëve dhe për të përfshirë në listën e eksporteve të ndaluara, më shumë elementë kimikë përbërës, nga të cilët mund të prodhohet droga. Zotimi për këtë u bë vitin e kaluar gjatë takimit të nivelit të lartë të mbajtur në Woodside të Kalifornisë, në kuadrin e takimeve të nismës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

Gjatë takimit të nëntorit, presidentët Biden dhe Xi patën rënë gjithashtu dakord që qeveritë e tyre të mbanin bisedime zyrtare rreth kapaciteteve dhe rreziqeve të inteligjencës së avancuar artificiale. Këto bisedime pritet të fillojnë gjatë javëve në vazhdim. Dy presidentët e prekën këtë çështje të martën, vetëm dy javë pasi Kina dhe Shtetet e Bashkuara iu bashkuan mbi 120 vendeve të tjera për të mbështetur një rezolutë të Kombeve të Bashkuara ku bëhet thirrje për masa globale për këtë teknologji të re.

Gjatë telefonatës, Presidenti Biden paralajmëroi sërish Presidentin Xi kundër ndërhyrjes në zgjedhjet e vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara dhe kundër sulmeve të vazhdueshme keqdashëse kibernetike ndaj infrastrukturës së rëndësishme amerikane, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane që diskutoi për përmbajtjen e telefonatës me kusht që të mos identifikohet.

Ai po ashtu shprehu shqetësimin për të drejtat e njeriut në Kinë, përfshirë ligjin e ri kufizues të Hong Kongut për siguri kombëtare dhe trajtimin që ky shtet u bën pakicave, si dhe foli për gjendjen e amerikanëve që mbahen në arrest, apo që u ndalohet largimi nga Kina.

Presidenti Biden po ashtu i bëri trysni Kinës për marrëdhëniet e mbrojtjes me Rusinë, që po përpiqet të rindërtojë bazën e saj industriale, ndërkohë që po vazhdon sulmin ndaj Ukrainës. Dhe ai i bëri thirrje Pekinit që të ndikojë te Koreja e Veriut për ta përmbajtur këtë fuqi të izoluar dhe të paparashikueshme bërthamore.

Si udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha botërore, Presidenti Biden gjithashtu i shprehu shqetësimin e tij Presidentit Xi për “praktikat e padrejta ekonomike” të Kinës, sipas zyrtarit, dhe ritheksoi se Shtetet e Bashkuara do të marrin hapa për të ruajtur interesat e tyre ekonomike dhe të sigurisë, përfshirë kufizimin e dhënies së disa teknologjive të avancuara Kinës.

Presidenti Xi u ankua për masat që Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin muajve të fundit për t’i ndalur hovin ekonomisë, tregtisë dhe teknologjisë kineze dhe se lista e kompanive kineze nën sanksione është rritur edhe më shumë, diçka që nuk po i “ul rreziqet, por po krijon rreziqe”, thuhet në njoftimin e kanalit televiziv kinez.

Thirrja telefonike ndërmjet dy udhëheqësve u bë para vizitës njëjavore të Sekretares Yellen në Guangzhou dhe në Pekin për takime dypalëshe mbi këtë çështje me drejtuesit e sektorit financiar të vendit me ekonominë e dytë më të madhe në botë, përfshirë zëvendëskryeministrin He Lifeng, guvernatorin e Bankës Qendrore Kineze Pan Gongsheng, ish zëvendëskryeministrin Liu He, si dhe drejtues të kompanive amerikane dhe drejtues lokalë.

Në njoftimin për vizitën e Sekretares Yellen thuhet se ajo do “të angazhohet të përkrahë punonjësit dhe bizneset amerikane për t’u siguruar se ata trajtohen drejt, përfshirë duke u bërë trysni homologëve kinezë për praktikat e padrejta tregtare”.

Javën e kaluar Presidenti Xi u takua në Pekin me drejtuesit amerikanë të bizneseve. Gjatë takimit ai vuri theksin tek marrëdhëniet ekonomike nga të cilat përfitojnë dy shtetet dhe nxiti shkëmbime më të mëdha mes njerëzve për t’i mirëmbajtur këto marrëdhënie.

Presidenti Xi u tha amerikanëve se dy shtetet kanë vazhduar komunikimin dhe “kanë bërë përparim” në çështjet siç janë tregtia, luftën kundër narkotikëve dhe ndryshimet klimatike që nga takimi me Presidentin Biden në nëntor. Takimi i nivelit të lartë i javës së shkuar u konsiderua si përpjekje e Pekinit për të stabilizuar marrëdhëniet dypalëshe.

Në prag të vizitës në Kinë, Sekretarja Yellen deklaroi javën e kaluar se Pekini po e mbingarkon tregun me energji të pastër që “shtrembëron çmimet globale”. Ajo tha se synon t’i shprehë qëndrimet e saj në takimet me homologët, se rritja e prodhimit të energjisë diellore, makinave elektrike dhe baterive të litiumit nga Pekini, paraqet rrezik për produktivitetin dhe rritjen e ekonomisë botërore.

Shqetësimet e hershme të ligjvënësve amerikanë rreth aplikacionit të mirënjohur të rrjetit social TikTok, që është në pronësi kineze, kanë nxitur hartimin e ligjeve të reja në Shtetet e Bashkuara, që do të ndalojnë platformën TikTok nëse pronari i saj “ByteDance” nuk i shet aksionet brenda gjashtë muajsh prej hyrjes në fuqi të ligjit.

Si kryesuese e Komisionit për Investimet e Huaja në Shtetet e Bashkuara, që shqyrton pronësinë e huaj të kompanive që zhvillojnë biznesin e tyre në Shtetet e Bashkuara, Sekretarja Yellen ka hapësirë të mjaftueshme për të përcaktuar se si mund të vazhdojë të funksionojë në Shtetet të Bashkuara kjo sipërmarrje.

Ndërkohë, udhëheqësit e Kinës kanë përcaktuar objektivin prej 5 për qind të rritjes ekonomike përkundër ngadalësimit, i cili është përkeqësuar edhe më shumë për shkak të shqetësimeve në sektorin e pasurive të patundshme dhe efektet e masave të ashpra të ndërmarra gjatë pandemisë COVID-19, që ndërprenë udhëtimin, aspektet logjistike, prodhimtarinë dhe industritë e tjera.

Kina dominon sektorin e prodhimit të baterive për makina elektrike dhe po zgjeron me shpejtësi industrinë e automobilave, që në të ardhmen mund të sfidojë prodhuesit kryesorë botërorë të makinave.

Vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara hartuan plane për të kufizuar blerësit e makinave elektrike, që përmbajnë material baterish nga Kina dhe shtete të tjera që konsiderohen armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara. Krahas kësaj, Departamenti i Tregtisë nisi një hetim rreth rreziqeve të mundshme që eksporti i makinave kineze do të ketë për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

The post Presidentët Biden dhe Xi bisedojnë për Tajvanin dhe inteligjencën artificiale appeared first on Albeu.com.

Rriten tensionet në Tajvan, Kina dërgon 30 avionë ushtarakë
Kina ka dërguar mbi 30 avionë luftarakë dhe një grup të luftanijeve drejt Tajvanit, tha më 27 janar Ministria e Mbrojtjes së këtij ishulli.

Presioni ushtarak vjen pas njoftimit se përfaqësuesit e lartë amerikanë dhe kinezë do të takohen në kryeqytetin tajlandez, përderisa dy shtetet po synojnë të ulin tensionet.

Ushtria kineze ka dërguar 33 avionë luftarakë, përfshirë edhe avionë të llojit SU-30 dhe gjashtë anije të marinës përreth Tajvanit, mes orës 06:00 të së premtes dhe në orën 06:00 të së shtunës. Nga ta, 13 avionë luftarakë e kaluan vijën në Ngushticën e Tajvanit – që është një kufi jozyrtar mes ishullit dhe Kinës.

Tajvani tha se e ka monitoruar situatën dhe se ka dislokuar forcat e tij në përgjigje të këtyre aktiviteteve të Kinës.

Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është pjesë e territorit të saj dhe viteve të fundit ka rritur aktivitetet përreth ishullit, duke dërguara avionë e anije.

Tajvani tha se shtatë balona kineze kanë fluturuar ose mbi ishull ose përmes hapësirës së tij ajrore, disa ditë pas ishulli zgjodhi Lai Ching-te si president të ri. Partia Demokratike Progresive e Lait ka bërë fushatë për vetëvendosje, drejtësi sociale dhe ka kundërshtuar kërcënimet e Kinës.

The post Rriten tensionet në Tajvan, Kina dërgon 30 avionë ushtarakë appeared first on Albeu.com.

Kina i bën thirrje SHBA-së: Mos e mbështesni pavarësinë e Tajvanit
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i tha këshilltarit për siguri kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, se Uashingtoni duhet të respektojë zotimin e tij që të mos mbështesë pavarësinë për Tajvanin.

Kështu njoftoi Ministria e Jashtme kineze pasi Wang dhe Sullivan zhvilluan bisedime në kryeqytetin tajlandez.

Wang tha se zgjedhjet e fundit të mbajtura në Tajvan nuk kanë ndryshuar faktin që ishulli është pjesë e Kinës dhe se sfida më e madhe në raportet Kinë-SHBA është “çështja e pavarësisë së Tajvanit”, u tha në njoftimin e Ministrisë kineze.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se ai nuk mbështet pavarësinë tajvaneze, sepse ligji amerikan kërkon një mbrojtje të besueshme për Tajvanin dhe për SHBA-në që t’i trajtojë të gjitha kërcënimet për ishullin si çështje “të shqetësimit të madh”.

Wang tha po ashtu se të dyja palët duhet të shfrytëzojnë 45-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike mes dy vendeve si mundësi për të reflektuar në përvojat e së shkuarës dhe ta trajtojnë njëra-tjetrën si palë të barabarta.

Të dyja palët “duhet të angazhohen në një respekt të ndërsjellë, në një bashkëjetesë paqësore, në bashkëpunim kur të dyja do të jenë fituese”, citohet të ketë thënë Wang, sipas njoftimit.

Si Kina, ashtu edhe Shtëpia e Bardhë thanë se bisedimet ishin konstruktive.

SHBA-ja dhe Kina kanë një sërë mosmarrëveshjesh, nga ato ekonomike e deri te ato gjeopolitike.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë u tha se Sullivan gjatë takimit ka theksuar rëndësinë që të mbahet paqja dhe stabiliteti në mbarë Ngushticën e Tajvanit.

Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është pjesë e territorit të saj, dhe viteve të fundit ka rritur aktivitetet përreth ishullit, duke dërguar anije dhe avionë.

Më herët gjatë së shtunës, Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se Kina nisi drejt ishullit mbi 30 avionë luftarakë dhe një grup të luftanijeve.

The post Kina i bën thirrje SHBA-së: Mos e mbështesni pavarësinë e Tajvanit appeared first on Albeu.com.

Lai Ching, kundërshtari më i ashpër i Kinës bëhet presidenti i ri i Tajvanit
Qytetarët e Tajvanit votuan Lai Ching-te si president të ardhshëm të vendit, të cilin Kina e ka cilësuar si ngatërrestar dhe për të cilin kishte bërë thirrje të mos votohej.

Zgjedhjet konsideroheshin një prej më të rëndësishmeve në botë, për shkak se mund të tensionojnë edhe më shumë marrëdhënien mes Pekinit dhe Tajvanit.

“Dua të falënderoj popullin e Tajvanit për fillimin e një kapitulli të ri në demokracinë tonë.”

Me këto fjalë, Lai Ching-te filloi fjalimin e tij, menjëherë pas fitores në zgjedhjet presidenciale të Tajvanit.

“Ne po i themi komunitetit ndërkombëtar se mes demokracisë dhe autoritarizmit, ne do të jemi në anën e demokracisë”, theksoi presidenti 64-vjeçar dhe shtoi: “Falë veprimit tonë, populli i Tajvanit i ka rezistuar me sukses përpjekjeve të forcat e jashtme për të ndikuar në këto zgjedhje”.

“Ne jemi të vendosur të mbrojmë Tajvanin nga kërcënimet dhe frikësimet e vazhdueshme të Kinës,” tha ai.

Zëvendëspresidenti në largim i Tajvanit, Lai Ching i Partisë Demokratike Progresive (DPP) fitoi zgjedhjet me 40.2 përqind të votave, sipas rezultateve zyrtare afër finale, me votat e numëruara nga 98 përqind e qendrave të votimit.

Kush është presidenti i ri i Tajvanit?

William Lai Ching e kaloi shumë keq fëmijërinë, kur babai i tij minator vdiq pas shembjes së një tuneli në një minierë. Ishin vitet 1960 dhe Tajvani nuk ishte ende në kontroll të një industrie teknologjike që furnizon botën me 90% të gjysmëpërçuesve shumë të teknologjisë së lartë.

Nëna e tij, e cila jetonte në një periferi të klasës punëtore të Taipeit, dhe duhej të rriste vetëm Ching-te dhe pesë vëllezër e motra të tjerë.

I biri nuk ka harruar sakrificat që bëri nëna për ta rritur dhe për ta dërguar në universitet.

“Kur ai flet për të emocionohet, e pashë me sy të përlotur duke u përpjekur të ndalonte lotët. Nuk është dobësi, këmbëngulja e tij përballë sfidave të jetës private dhe politike e lejoi të dilte dhe nuk ka turp të thotë se nga e nisi” tha një ish-ministër.

Lai studioi mjekësi dhe u specializua në Universitetin e Harvardit, kur jetonte në Amerikë zgjodhi emrin Ëilliam, si një mirësjellje për mësuesit që kishin vështirësi në shqiptimin e Ching-te.

Në shtëpi, në vitet 1980 ai ishte një mjek ekspert në trajtimin e palcës kurrizore, por kur Tajvani filloi rrugëtimin e tij demokratik, mjeku hyri në politikë.

Ai ishte deputet në Juan (parlamentin) legjislativ, atëherë kryetar bashkie i qytetit jugor të Tainan.

Në vitin 2017 arritja më e madhe: i zgjedhur si kryeministër nga Presidenti Tsai Ing-ëen. Dhe në të njëjtin vit, fraza që është bërë e famshme dhe e diskutueshme: “Unë jam një punonjës politik për pavarësinë e Tajvanit”.

Interesante, pavarësisht se Pekini e quajti atë “shkatërrues i paqes”, Partia Komuniste Kineze nuk e futi atë në “listën e zezë” të atyre që nuk do të mund të shkelin kurrë në tokën kineze: disa analistë aludojnë se ndoshta Xi Jinping e njeh forcën e kundërshtarit dhe dëshiron të mbajë një dritare të hapur për një dialog hipotetik. Presidenti i ri është më konservator se Tsai.

Por Lai ka dhuntinë e ndjeshmërisë. Si kryeministër në vitin 2018, atij iu desh të menaxhonte një aksident të tmerrshëm treni me 18 të vdekur dhe 187 të plagosur rëndë.

Ai ka shkuar në vendngjarje, ka folur me familjarët e viktimave me lot në sy. Ai më pas iu fut punës si mjek, duke kërkuar të dhënat mjekësore të pacientëve.

The post Lai Ching, kundërshtari më i ashpër i Kinës bëhet presidenti i ri i Tajvanit appeared first on Albeu.com.

Kina nis stërvitjet rreth Tajvanit pasi një zyrtar i lartë i ishullit viziton SHBA
Ushtria kineze nisi stërvitjet rreth Tajvanit të shtunën në shenjë “paralajmërimi të fortë” rreth asaj që Ministria kineze e Mbrotjes e cilësoi marrëveshje e fshehtë mes “separatistëve dhe forcave të huaja”. Ky zhvillim vjen disa ditë pas ndalesave që nënpresidenti i ishullit kreu në Shtetet e Bashkuara.

Udhëtimi i fundit i nënpresidentit tajvanez William Lai në Paraguaj, përfshinte gjithashtu ndalesa në San Francisko dhe Nju Jork.

Pekini pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të tij dhe i mëshon qëndrimit se ishulli demokratik, nuk ka të drejtë të mbajë marrëdhënie me vendet të tjera të huaja.

Autoritetet kineze thanë në një deklaratë të shkurtër se stërvitjet ushtarake synonin koordinimin e anijeve dhe avionëve si dhe të aftësive të tyre për të siguruar kontrollin e hapësirave ajrore dhe detare.

Pekini tha se po provon gjithashtu “aftësitë e trupave luftarake”, duke shtuar se stërvitjet në ujërat dhe hapësirën ajrore në veri dhe jugperëndim të Tajvanit, ishin një paralajmërim mbi provokimet nga forcat pro-pavarësisë së ishullit si dhe forcat e huaja. Komanda ushtarake kineze publikoi në internet edhe pamje nga stërvitjet.

Në një reagim Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit bëri të ditur në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, se forcat e saj kishin zbuluan 42 avionë ushtarakë kinezë, duke filluar nga ora 9 e mëngjesit të së shtunës. Në njoftim thuhej gjithashtu se 26 prej tyre kishin kaluar vijën e mesme të ngushticës së Tajvanit, një kufi jozyrtar, që konsiderohet si një zone neutrale mes ishullit dhe Kinës.

Tajvani njoftoi se dislokoi avionë dhe anije si dhe kishte aktivizuar sistemet raketore me bazë tokësore si përgjigje ndaj stërvitjeve e se po monitoronte nga afër situatën.

Ministria e Mbrotjes së Tajvanit dënoi gjithashtu ashpër ato që i quajti “lëvizje irracionale e provokuese” nga ana e inës. Tajvani tha se ushtria e vendit do të qëndronte e gatshme përballë kërcënimeve të ushtrisë kineze, duke shtuar se forcat e saj kanë “aftësinë, vendosmërinë dhe besimin për të garantuar sigurinë kombëtare”.

Tajvani dhe Kina u ndanë në vitin 1949 pas një lufte civile. Ishulli i vetëqeverisur nuk ka qenë kurrë pjesë e Republikës Popullore të Kinës, por Pekini e sheh atë si një provincë të shkëputur, e ka deklaruar se do ta rimarrë me forcë, nëse do të jetë e nevojshme.

The post Kina nis stërvitjet rreth Tajvanit pasi një zyrtar i lartë i ishullit viziton SHBA appeared first on Albeu.com.