syri kalter Archives - Albeu.com

Ilir Meta hedh dyshime: Zjarri te Syri i Kaltër, për t’i hapur rrugë betonizimit?
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu zonën e “Syrit të Kaltër”, duke e cilësuar ngjarjen si një tjetër sinjal alarmi për abuzimin dhe mungesën e përgjegjësisë shtetërore ndaj pasurive natyrore.

Meta shpreh indinjatën e tij për shkatërrimin e një prej perlave turistike të vendit dhe thekson se zjarri i rënë në pyllin përreth nuk është një aksident i rastësishëm, por pasojë e neglizhencës së qëllimshme dhe mungesës së çdo mase parandaluese nga qeveria.

Ai e quan të pakuptueshme se si në një zonë me mijëra vizitorë çdo ditë, me prezencë të policisë private, restorante dhe të ardhura të konsiderueshme nga biletat, zjarri ka mundur të marrë përmasa apokaliptike pa u ndërhyrë në kohë.

Ndër të tjera, Meta ngre shqetësimin se, ashtu si në raste të mëparshme në zona si Manastiri i Sarandës apo pyjet e Shëngjinit, edhe në këtë rast flakët mund të jenë parapërgatitje për të hapur rrugën e betonit dhe interesave klienteliste.

Postimi:

Ishin të pabesueshme për mua përmasat e flakëve në pyllin që rrethon dhe hijeshon Syrin e Kaltër, këtë monument natyror unik, që në këtë kohë vizitohet nga mijëra turistë çdo ditë.

E pamundur thashë me vete, që këto flakë apokaliptike po kapin qiellin pikërisht te Syri i Kaltër.

M’u kujtua vizita ime e fundit atje para dy vitesh, te ajo mrekulli natyrore që ka një fuqi magnetizuese në rritje, që përherë të shton padurimin për t’u rikthyer.

Si shumë vizitorë të tjerë edhe unë nuk i rezistova tundimit për t’u zhytur në ujrat e freskëta të Syrit të Kaltër ku bashkë me freskinë e atij uji të bekuar, soditja e atij pylli madhështor dhe shumëshekullor e çon kënaqësinë në zenit.

Çudi sesi mund të shkonin flakët e zjarrit në qiell atje ku jo vetëm në çdo moment ka qindra vizitorë, por edhe shumë personel të policisë private, që nis nga parkingu e ndodhet kudo.

Atje ku çdo ditë mblidhen mijëra euro nga biletat e vizitorëve, atje ku ka edhe plot restorante dhe ambiente shërbimi.

Atje ku ka ujë pa fund dhe sikur vetëm kova me ujë të ishin përdorur nga policia private do ishte fikur zjarri, që në shkëndijën e parë.

Por m’u kujtua edhe “pikëza” e vogël që na tregoi Ministrja Kumbaro te Manastiri i Sarandës, që sot është kthyer në një qytezë betoni.

M’u kujtua edhe flaka që fshiu pak kohë më parë pyllin me pisha në mes të Shëngjinit, ditën për diell, që thonë se u bë për t’i çelur rrugë betonizimit fitimprurës.

Ndërkohë m’u kujtua 15 vite më parë edhe vizita në Srebrenicë në përkujtim të 8 mijë viktimave që u vranë mizorisht nga kriminelët e Karaxhiçit dhe Mlladiçit.

Pas ceremonisë në kthim diskutonim për atë tragjedi të papërshkrueshme që turpëron sot e përgjithmonë, jo vetëm ata që e bënë dhe kombin e tyre, por edhe ata që nuk e parandaluan.

Ndërkohë soditnim pyjet e mrekullueshme të Bosnjës, që janë të pafund dhe të mirëmbajtur me shumë përkujdesje.

Atje çdo pemë ishte e matrikulluar me çdo të dhënë.

Duke diskutuar për këtë përkujdesje të jashtëzakonshme ndaj pyjeve atje, papritur bashkëbiseduesi im tha diçka që u gdhend përgjithmonë në kujtesën time.

Vërtetë ata ishin kriminelë dhe vranë mijëra njerëz, por nuk prenë asnjë pemë dhe nuk dogjën asnjë pyll.

Ndërsa “Rilindja” këtu ka zgjedhur prej kohësh jo vetëm t’i përzërë njerëzit nga vendi i tyre e sidomos zonat rurale, por edhe atyre të paktëve që kanë mbetur t’ua shtojë vuajtjet dhe dëmet siç po ndodh edhe këtë vit ku asnjë politikë parandaluese nuk u ndoq e jo më të shpallej Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore.

Si mund të pritet përgjegjshmëri nga një Kryeministër i provuar si armik i mjedisit, si shkatërrues i hapësirave të gjelbra dhe publike, armik i zonave të mbrojtura dhe promotor i betonizimit të Tiranës, që sot vetëm për këtë arsye ka një nxehtësi përvëluese disa gradë më shumë dhe po kshtu është kryeqyteti më i ndotur në kontinent.

Ndaj të mos habitemi që flakët që pamë te Syri i Kaltër të jenë në të ardhmen një “pikëz” betoni si ajo e Manastirit të Sarandës.

The post Ilir Meta hedh dyshime: Zjarri te Syri i Kaltër, për t’i hapur rrugë betonizimit? appeared first on Albeu.com.

A ia ka shitur qeveria Syrin e Kaltër italianëve pa na thënë gjë?!
Gjatë ditës së djeshme, në mediat italiane të rajonit të Puglias si edhe në Corriere della Sera qarkulloi një lajm, i cili në fakt nuk mori shumë vëmendje në Shqipëri, ku flitej për një projekt tubacioni të dërgimit të ujit të pijshëm nga Shqipëria në Itali.

Në raportimet e cekëta të mediave italiane mbi këtë projekt, lajme të cilat në fakt i referoheshin vetëm deklaratave të një administrator lokal, nuk jepeshin shumë detaje në lidhje me projektin.

A ia ka shitur qeveria Syrin e Kaltër italianëve pa na thënë gjë?!

Megjithatë, disa të dhëna të raportuara tregojnë se bëhet fjalë për një projekt 1 miliard euro, që do të zgjasë katër vite për ta ndërtuar dhe se do të transferojë nga Shqipëria në Itali rreth 150 milionë metër kub ujë në vit. Mbi të gjitha, guvernatori i Puglias Michele Emiliano theksonte se për gjithçka kishin rënë dakord edhe me qeverinë shqiptare.

Po ashtu, në hartën e publikuar prej mediave italiane tregohet edhe një pikë burimi në jug të Shqipërisë, pikërisht në rajon mes Gjirokastrës dhe Sarandës, por pa e përmendur atë.

Edhe pse nuk thuhet tekstualisht, harta tregon pikërisht Syrin e Kaltër. Po ashtu, në zonë nuk ka ndonjë burim tjetër të madh uji që mund të furnizojë Italinë me 150 milionë metër kub në vit përveç Syrit të Kaltër.

Në lidhje me këtë, deri më tani në Shqipëri nuk është thënë ende asgjë.

Shitja e Ujit të Syrit të kaltër italianëve ka qenë një projekt i kryeministrit Nano që në vitin 2004, i cili nuk u realizua në atë kohë.

Rajoni i Puglias është një ndër më të thatët në Itali dhe ka nevojë emergjente për sasi të mëdha uji për të vaditur të mbjellat, por edhe për të furnizuar zonat e banuara, aq më tepër në një periudhë kur thatësira ka filluar të bëhet një fenomen i përvitshëm në Itali.

I takon qeverisë shqiptarë tashmë të tregojë detaje në lidhje me marrëveshjen e lidhur me italianët për shitjen e Syrit të Kaltër. /albeu.com

The post A ia ka shitur qeveria Syrin e Kaltër italianëve pa na thënë gjë?! appeared first on Albeu.com.