Superliga e zvicrës Archives - Albeu.com
Rrudhani realizon golin e parë sezonal, Sioni triumfon 3:0 kundër Luzernit
Donat Rrudhani e ka hapur me gol sezonin 2026/27 në elitën e futbollit zviceran.
Mesfushori ofensiv kosovar luajti rol të rëndësishëm në fitoren bindëse 3:0 që Sioni arriti në shtëpi ndaj Luzernit, në kuadër të javës së dytë të Superligës zvicerane.
27-vjeçari kaloi vendasit në epërsi që në minutën e nëntë, duke zhbllokuar rezultatin. Ai vazhdoi të luante deri në minutën e 63-të, kur u largua nga fusha si zëvendësim.
Në të njëjtën minutë përfundoi paraqitjen edhe bashkëlojtari i tij, Rilind Nivokazi. Ndërkohë, Sionit i munguan dy futbollistët e tjerë kosovarë, Kreshnik Hajrizi dhe Benjamin Kololli, për shkak të lëndimeve.
Për Luzernin, në portë u paraqit portieri shqiptar Simon Simoni.
Sioni siguroi tri pikë të rëndësishme me këtë triumf, kurse Rrudhani, duke shënuar që në fillim të sezonit, dëshmoi formën e mirë që po kalon.
</body></html>
The post Rrudhani realizon golin e parë sezonal, Sioni triumfon 3:0 kundër Luzernit appeared first on Albeu.com.
Debutim i pazakontë për Liridon Berishën, mbrojtësi kosovar që përfundoi në portën e Vaduzit
<html><head></head><body>
Liridon Berisha u bë një nga figurat kryesore të përballjes ndërmjet Vaduzit dhe Luganos, por këtë herë mbrojtësi kosovar mori përsipër një detyrë krejt të pazakontë.
Në minutën e 82-të, portieri i Vaduzit, Leon Schaffran, u përjashtua me karton të kuq. Meqë skuadra i kishte shfrytëzuar të pesë zëvendësimet, Berisha u detyrua të merrte vendin e tij mes shtyllave gjatë minutave të mbetura.
Futbollisti 28-vjeçar veshi fanellën jeshile, vendosi dorezat dhe mori rolin e portierit në një rrethanë që nuk e kishte parashikuar aspak.
Pas takimit, ai e komentoi me humor këtë përvojë: “Një situatë të tillë nuk mund ta planifikosh. As nuk më kujtohet kur kam luajtur për herë të fundit si portier. Mund të ketë qenë kur isha pesë ose gjashtë vjeç dhe vëllai më godiste topin”.
Në aksionin e parë si gardian i portës, Berisha pati edhe ndihmën e traversës. Goditja e dënimit e ekzekutuar nga Anto Grgic u ndal nga shtylla horizontale.
Më pas, kosovari u tregua i vëmendshëm në disa situata të tjera. Një prej ndërhyrjeve të tij erdhi në kohën shtesë, kur krosimi i Carbone mori drejtimin e cepit të sipërm të portës.
Berisha nuk pësoi asnjë gol gjatë kohës që qëndroi në portë, ndonëse nuk luan në atë pozicion. Megjithatë, përpjekjet e tij nuk i mjaftuan Vaduzit për të shmangur disfatën 2-1 kundër Luganos.
Kjo ishte ndeshja e parë e sezonit për Vaduzin, që e nisi me humbje rikthimin në elitën e futbollit zviceran pas një mungese pesëvjeçare.
Mbrojtësi kosovar nuk e fshehu zhgënjimin për rezultatin, pasi vlerësoi se skuadra e tij kishte zhvilluar një paraqitje të mirë.
“Pa dyshim se meritonim më tepër, sepse duhej të kalonim në avantazh që gjatë pjesës së parë. Të dy golat i pësuam pas goditjeve nga këndi dhe për këtë duhet të mbajmë përgjegjësi. Në vazhdim duhet të tregohemi më agresivë dhe më të vëmendshëm në fazën mbrojtëse”, deklaroi Berisha.
Pas humbjes, trajneri i Vaduzit, Marc Schneider, doli në mbështetje të ekipit të tij. Ai e përshkroi paraqitjen si të mirë dhe të guximshme, duke theksuar se gola të tillë mund të pësohen, veçanërisht përballë lojtarëve të fuqishëm si Mai, Papadopoulos dhe Bichsel.
Schneider foli gjithashtu për përjashtimin e Schaffranit. Sipas tij, kartoni i kuq ishte një masë e ashpër, megjithëse pranoi se portieri ndërhyri me vonesë ndaj sulmuesit të Luganos, Dereck Moncada, ndaj vendimi i gjyqtarit ishte i drejtë.
Berisha shpreson që të mos gjendet sërish në një rrethanë të ngjashme, por mbetet i gatshëm të marrë të njëjtën përgjegjësi nëse skuadra do të ketë nevojë.
“Uroj që të mos më kërkohet ta përsëris, por nëse ekipi ka nevojë për mua, do t’i vendos përsëri dorezat”, përfundoi mbrojtësi kosovar.
</body></html>
The post Debutim i pazakontë për Liridon Berishën, mbrojtësi kosovar që përfundoi në portën e Vaduzit appeared first on Albeu.com.
Kastriot Imeri shkëlqen në rikthimin te Young Boys, e hap sezonin me dy asistime
<html><head></head><body>
Kastriot Imeri e ka hapur në mënyrë mbresëlënëse sezonin 2026/27 në elitën e futbollit zviceran.
Mesfushori kosovar dha një kontribut të rëndësishëm në triumfin 4-2 të BSC Young Boys kundër FC Sion, duke përgatitur dy prej golave të skuadrës nga Berna.
Hyrja e Imerit në fushë erdhi në minutën e 25-të. Ai zuri vendin e Alan Virginiusit, i cili nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen për shkak të një lëndimi, ndërsa ndikimi i 26-vjeçarit u ndie menjëherë.
Në minutën e 40-të, Imeri krijoi golin e epërsisë 2-0, të realizuar nga Alvyn Sanches. Mesfushori u shfaq sërish në rolin e asistuesit në minutën e 66-të, kur Samuel Essende shënoi për rezultatin 3-2.
Kjo paraqitje shënoi një rikthim të spikatur për Imerin te Young Boys, pas sezonit të kaluar që e kaloi në huazim te FC Thun.
Gjatë edicionit me Thunin, ai zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm, fitoi titullin e kampionit dhe kontribuoi në rikthimin e ekipit në elitën e futbollit zviceran.
Tashmë i rikthyer te Young Boys me synime të reja, Imeri tregoi që në paraqitjen e parë sezonale se mund të marrë një rol kryesor në skuadër gjatë garave të reja.
</body></html>
The post Kastriot Imeri shkëlqen në rikthimin te Young Boys, e hap sezonin me dy asistime appeared first on Albeu.com.
Aurora Cakolli dhe Liza Hoxha nisin rrugëtimin drejt Superligës Zvicerane me prova te Yverdon Sport Women
<html><head></head><body>
Dy prej shtyllave kryesore të KFV Prishtina, Aurora Cakolli dhe Liza Hoxha, kanë mbërritur në Zvicër për të zhvilluar një periudhë prove dyjavore tek ekipi Yverdon Sport Women. Ky moment shënon hapin e parë konkret të bashkëpunimit strategjik mes dy klubeve dhe hap një rrugë të re për futbollistet kosovare drejt skenës evropiane.
Talente të spikatura të projektit sportiv prishtinas dhe elemente të rëndësishme të kombëtares U19 të Kosovës, Aurora dhe Liza tashmë ndodhen nën vlerësimin e stafit teknik zviceran. Në rast se arrijnë të impresionojnë gjatë këtyre dy javëve, vajzat do të kenë mundësinë që sezonin e ardhshëm ta fillojnë me fanellën e Yverdon Sport Women, duke hedhur hapin më të rëndësishëm të karrierës së tyre deri tani.
Kjo ftesë nuk erdhi pa bazë. Gjatë dy takimeve miqësore që u luajtën mes KFV Prishtina dhe Yverdon Sport Women, Aurora dhe Liza lanë mbresa të forta dhe performancat e tyre tërhoqën menjëherë vëmendjen e trajnerëve zviceranë. Ato paraqitje u bënë pikërisht pikënisja e këtij hapi madhor drejt futbollit profesionist.
Ky zhvillim vjen si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar së fundmi në Nyon, në kuadrin e aktiviteteve të UEFA Foundation for Children dhe Orllati SA, e cila synon të krijojë një sistem të qëndrueshëm për zhvillimin dhe promovimin e lojtareve të reja nga Kosova në arenën ndërkombëtare.
Lidhja mes dy skuadrave kishte zënë fill një vit më parë. Në muajin shkurt, falë sponsorit të përbashkët Orllati, KFV Prishtina dhe Yverdon Sport Women realizuan një fazë përgatitore të përbashkët në Zvicër, ku lojtaret dhe trajnerët ndanë eksperienca profesionale dhe zhvilluan stërvitje të përbashkëta. Aktiviteti u kurorëzua me një ndeshje miqësore midis formacioneve të para, pikërisht në ditën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ato themele besimi dhe bashkëpunimi tani po marrin jetë me mundësi të prekshme për vajzat kosovare.
Një rol thelbësor në ndërtimin e kësaj ure ka pasur Erlinda Orllati dhe kompania Orllati në Zvicër. Përpos përkrahjes së vazhdueshme financiare për KFV Prishtina, kompania ka realizuar një nga investimet më të ndjeshme në futbollin e vajzave në Kosovë, duke mbuluar bursa mujore për 15 futbolliste të klubit gjatë një periudhe dyvjeçare.
Angazhimi i Orllatit ka shkuar përtej kësaj, duke shërbyer si pikë lidhëse mes KFV Prishtina dhe Yverdon Sport Women dhe duke mbështetur krijimin e partneritetit strategjik që u jep vajzave më të talentuara mundësinë të vazhdojnë karrierën në futbollin zviceran. Ky vizion afatgjatë tregon se investimi në talente nuk ndalet vetëm tek mbështetja financiare, por shndërrohet në shtigje reale për zhvillim profesional dhe ndërkombëtarizim të rrugëtimit sportiv.
Nga ana e KFV Prishtina, theksojnë se ky është thjesht fillimi i një projekti më ambicioz.
“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një rrugë të qartë drejt futbollit evropian për vajzat e Kosovës. Aurora dhe Liza janë futbollistet e para që përfitojnë nga ky partneritet, por synimi ynë është që çdo vit gjithnjë e më shumë lojtare të KFV Prishtina të kenë mundësinë të provojnë dhe të ndërtojnë karrierën e tyre në klubet evropiane. Ky është modeli që duam të ndërtojmë: zhvillim, mundësi dhe perspektivë për çdo vajzë që ëndërron futbollin profesionist”, shpjegon Erlinda me plot emocione.
KFV Prishtina ka falënderuar Yverdon Sport Women për besimin e treguar ndaj futbollisteve kosovare, si dhe kompaninë Orllati dhe Erlinda Orllatin, angazhimi i të cilëve po provon se partneritetet e mbështetura mbi vizion dhe besim mund të gjenerojnë mundësi konkrete për brezin e ri të futbollisteve.
Marrëveshja mes KFV Prishtina dhe Yverdon Sport Women tani kapërcen kuptimin e thjeshtë të një bashkëpunimi. Ajo po shndërrohet në një model zhvillimor për futbollin e vajzave në Kosovë, duke krijuar një korridor të drejtpërdrejtë drejt Evropës dhe duke dëshmuar se talenti vendor, kur gjen vizionin dhe partnerët e duhur, mund të prekë majat e sportit.
</body></html>
The post Aurora Cakolli dhe Liza Hoxha nisin rrugëtimin drejt Superligës Zvicerane me prova te Yverdon Sport Women appeared first on Albeu.com.
Zyrtarizohet kalimi i Simon Simonit te Luzerni
<html><head></head><body>
Simon Simoni do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit zviceran, pasi transferimi i tij te Luzerni është konfirmuar zyrtarisht.
Portieri 21-vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë largohet nga Eintracht Frankfurti dhe ka nënshkruar me klubin zviceran një marrëveshje afatgjatë, të vlefshme deri në verën e vitit 2029.
Simoni ishte bërë pjesë e Eintracht Frankfurtit në vitin 2023, pas paraqitjeve të spikatura me Dinamon e Tiranës. Me ekipin e parë kryeqytetas ai regjistroi 29 ndeshje, ndërsa gjatë qëndrimit në Gjermani u aktivizua kryesisht me skuadrën e dytë të klubit.
Në kërkim të më shumë minutave në futbollin profesionist, gardiani shqiptar u huazua fillimisht te Ingolstadt 04, në Ligën e Tretë të Gjermanisë, dhe më pas te Kaiserslautern, në Bundesliga 2.
Debutimi i Simonit me Kombëtaren e Shqipërisë erdhi në shtator të vitit të kaluar./Telegrafi/
</body></html>
The post Zyrtarizohet kalimi i Simon Simonit te Luzerni appeared first on Albeu.com.