sulmi ndaj sistemit TIMS Archives - Albeu.com

“Ende pa kaluar 24 orë nga kundërpërgjigja e SHBA”, DW për sulmin kibernetik në Shqipëri: Çfarë parashikojnë sanksionet kundër Iranit
Kryeministri shqiptar, Edi Rama publikoi të shtunën, (10.08) lajmin e një sulmi të ri nga Irani. Shqipëria po punon fort me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet digjitale të saj, sipas kryeministrit shqiptar.

Shqipëria njofton për një sulm tjetër kibernetik nga Irani. Kryeministri shqiptar, Edi Rama e bëri publik të shtunën, (10.08) lajmin e një sulmi të ri nga Irani në një postim në twitter, duke theksuar se “një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë të punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet digjitale të Shqipërisë”, shkruan ai.

Bllokohen prona iraniane në juridiksionin e SHBA

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri ndodhi pa kaluar as 24 orë nga vendimi që morën SHBA të premten, (09.09) për sanksione ndaj Ministrisë Iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë si edhe ndaj titullarit të kësaj ministrie, ministrit Esmail Khatibi.

Në një njoftim të Departamentit të Thesarit të SHBA, të publikuar dje, (09.09)theksohet që sanksionet merren „ për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.“ “Në korrik 2022, aktorët e sulmeve kibernetike, me mbështetjen e qeverisë së Iranit dhe Ministrisë Iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë, ndërprenë sistemet kompjuterike të qeverisë së Shqipërisë duke e detyruar qeverinë të pezullojë shërbimet publike online për qytetarët e saj“, thekson ky njoftim.

Nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Zbulimin Financiar, Brian E. Nelson citohet të ketë thënë që “sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë shpërfill normat e veprimeve të përgjegjshme shtetërore në kohë paqeje në hapësirën kibernetike, ku përfshihet norma për të mos dëmtuar infrastrukturën kritike që ofron shërbime për publikun, SHBA nuk do të tolerojë aktivitetet kibernetike gjithnjë e më agresive të Iranit që vënë në shënjestër Shtetet e Bashkuara ose aleatët dhe partnerët e tyre“

Çfarë parashikojnë sanksionet?

Ministrisë Iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë si edhe ministrit të sipër përmendur, Esmail Khatibi, u bllokohen të gjitha pronat dhe interesat në pronësi të tyre që janë nën juridiksionin e SHBA si edhe u ndalohet hyrja në transaksione me palën amerikane. Pronat do të bllokohen edhe kur 50 për qind ose më shumë e tyre zotërohet nga personat apo entitete iraniane të vëna nën sanksione. Persona jo amerikanë që angazhohen në transaksione të caktuara me persona apo entitetet iraniane që janë subjekt sanksionesh mund të bëhen objekt sanksionesh. Çdo institucion financiar i huaj që me vetëdije kryen ose lehtëson një transaksion të rëndësishëm për ose në emër të personave të caktuar, mund t’u nënshtrohet sanksioneve nga SHBA thekson njoftimi i Departamentit të Thesarit.

Një ditë pas vendimit këtë javë ( 07.09) të qeverisë së Tiranës për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin,pas provave për sulm kibernetik nga ky vend, burime zyrtare bënë me dije bi,sedën telefonike të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan me kryeministrin Edi Rama, ku rikonfirmohet mbështetja e fuqishme amerikane ndaj Shqipërisë, vendit aleat në NATO pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik dhe zotimi nga të dyja palët „për të vazhduar përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar masat e sigurisë kibernetike“./DW

The post “Ende pa kaluar 24 orë nga kundërpërgjigja e SHBA”, DW për sulmin kibernetik në Shqipëri: Çfarë parashikojnë sanksionet kundër Iranit appeared first on Albeu.com.

Cënohet siguria kombëtare? Momenti kur nis sulmi kibernetik në Shqipëri, iranianët godasin edhe sistemin e kamerave (VIDEO)
Ditën e djeshme Shqipëria u godit nga një tjetër sulm kibernetik, i ngjashëm me atë të korrikut të këtij viti.

Sulmi dyshohet të jetë kryer nga Irani, ndërsa hakerat kanë sulmuar këtë herë sistemin më të rëndësishëm informatik, atë të rregjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS.

Kjo situatë ka sjellë kaos në pikat kufitare në vendit, që aktualisht po punojnë manualisht, ndërkohe që ka radhë të shtuar

Por sipas burimeve për albeu.com, se iranianët kanë hyrë edhe në sistemin e kamerave të pikave kufitare.

Në pamjet e siguruara nga albeu.com shihet momenti kur ka nisur sulmi.

Sulmi pason vendimin e tre ditëve më parë të qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, si reagim ndaj sulmit masiv kibernetik të muajit korrik. Sulmet iraniane ndaj vendit tonë janë dënuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Dje SHBA njoftoi sanksione të reja ndaj Ministrisë iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë dhe ministrit të saj Esmail Khatibi për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke përmendur mes këtyre aktiviteteve, sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Ky sulm dyshohet të jetë realizuar nga Irani, për shkak të tensioneve lidhur me qëndrimin në shqipëri të një pjese të madhe të opozitarëve iranianë, MEK, të cilët janë të strehuar në Manëz.

Gjithashtu sjellim në dijeni se marrja nën kontroll e kamerave të aeroportit të Rinasit, është edhe cënim i sigurisë kombëtare të Shqipërisë, pasi është një ndërhyrje e dretpërdrejtë e një vendi të huaj në punët e brendshme të vendit tonë./albeu.com/

The post Cënohet siguria kombëtare? Momenti kur nis sulmi kibernetik në Shqipëri, iranianët godasin edhe sistemin e kamerave (VIDEO) appeared first on Albeu.com.