sulmi me arme ne belgjike Archives - Albeu.com

Kush e donte të vdekur Erion Hasanbelliun? Rrëfehet Artan Hoxha: E vendosin rivalët
Erion Hasanbelliut iu bë atentat të shtunën në Belgjikë, ndërsa ndodhet në spital. Gazetari Artan Haxha në studion e ABC Live bëri të ditur se ngjarja lidhet me trafikun e kokainës, si dhe pazaret e vjetra.

Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim, Kasandër Nogën, pasi dyshimet kryesore bien mbi të, për shkak të hasmërisë që kanë prej rreth 20 vitesh. Kasandër Noga është i njohur për vrasjen në Sanatorium ku u eliminua babai i Hasanbelliut. Sakaq, gazetari thekson se kur drejtësia nuk funksionon, rivalët bëjnë vetëgjyqësi.

“Lidhet me trafikun e kokainës. Duket sikur paraja e madhe i ka joshur shqiptarët dhe janë përfshirë në këtë biznes global dhe tani po paguajnë edhe haraçin.

Ngjarja e Brukselit nuk ka lidhje fare me Elbasanin. Janë nga Mallakastra, Patos, Fier. Kjo ngjarje ka qenë e bujshme në fillim. Kjo ngjarje ka nisur në vitin 2000. Kasandër Nogës i është bërë atentat. Erion Hasanbelliu është arrestuar në Belgjikë dhe është ekstraduar në 2013. Vëllai i tij Geroni është arrestuar te Rruga e Barrikadave. Edhe Kasandër Noga është dënuar dhe ka dalë nga burgu. Geroni është i lirë. Para se të ndodhte kjo ngjarje janë liruar nga burgu edhe Erioni edhe Geroni, por edhe Kasandri. Janë njerëz që janë përballur me drejtësinë.

Hasanbelliu është qëlluar nga mbrapa. Nuk është e zakonshme të ndodhin në Belgjikë këto. Është tentuar që ai të eliminohet. Lajmi fillestar është që u vra. Autorët e kanë lënë aty me idenë që kanë humbur jetën. belgët kanë shpallur në kërkim Kasandër Nogën. Ata dyshojnë se është i përfshirë. Prokurorët belgë do ju shtohet edhe një çështje tjetër. Urojmë që ky ti mbijetojë atentatit dhe të ketë parë. Është një ngjarje që dëshmon se kur nuk funksion drejtësia rivalët e bëjnë vetë”, tha Hoxha./abcnews.al

The post Kush e donte të vdekur Erion Hasanbelliun? Rrëfehet Artan Hoxha: E vendosin rivalët appeared first on Albeu.com.

Nga masakra e Senatoriumit te ngjarja e djeshme në Bruksel, hasmëria që nuk ndalet mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandro Nogës: Si ja vranë të atin
Pas plagosjes së mbrëmjes së djeshme në Bruksel të Erion Hasanbelliut, kanë dalë të tjera detaje nga jeta e këtij të fundit.

Sipas burimeve, Hasanbelliu dhe autori i dyshuar i plagosjes së 43-vjeçarit në Belgjikë, Kasandër Noga, kanë qenë në hasmëri ndërmjet tyre për vite me radhë.

Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut, ndërsa ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002.

Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në sanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

Nga Hakmarrja në Belgjikë tek arratisja në Itali

Vëllezërit Hasanbelli, u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erion Hasanbelliun tentojnë të hakmerren. Në Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën. Pas ngjarjes në Belgjikë Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së senatoriumit u arrestua nga policia belge gjate vitit 2003 dhe në 2005 u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, autoritetet belge sollën dosjen e vrasjes në Anvers në Shqipëri. Në shtator të vitit 2008, Gjykata e Fierit vendosi në mungesë masën e sigurimit “arrest me burg” për Geronin dhe vëllain e tij. Ai u shpall në kërkim dhe u ekstradua nga Italia më 17 qershor të vitit 2009. Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit me vendimin e datës 7 shtator 2009, e shpalli të pafajshëm Geronin dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm, duke dënuar vetëm të vëllanë Erionin me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Çështja shkoi në Apelin e Vlorës e cila rrëzoi këtë vendim dhe e dënoi Geronin me e 14 vite burg. Në zbatim të këtij vendimi policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e 13 qershorit 2013 Geron Hasanbelli në rrugën e “Barrikadave”.

Ndërkohë që më 21 tetor 2013 nga Belgjika u ekstradua vëllai i tij Erion (Mikel) Hasanbelli, atëherë 35 vjeç, nga Fieri.

The post Nga masakra e Senatoriumit te ngjarja e djeshme në Bruksel, hasmëria që nuk ndalet mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandro Nogës: Si ja vranë të atin appeared first on Albeu.com.