sulmi mbi capitol Archives - Albeu.com

Presidenti Biden fajëson hapur paraardhësin e tij Trump për sulmin ndaj Kapitolit
Presidenti Joe Biden fajësoi sot hapur parardhësin e tij Donald Trump për ngjarjet e 6 janarit dhe për pasojat e pretendimeve të tij për zgjedhjet tek demokracia amerikane. Në një fjalim në një vjetorin e sulmit më të rëndë ndaj Kapitolit që prej 200 vjetësh, Presidenti Biden theksoi nevojën e mbrojtjes së vlerave demokratike. Ai e Majit fjalimin të enjten pikërisht në ndërtesën e Kongresit, një zgjedhje që e nxirrte edhe më shumë në pah simbolikën e komenteve të tij. Kolegia Keida Kostreci njofton.

Një vit pas sulmit të 6 Janarit, Presidenti Biden foli pa doreza duke bërë plotësisht përgjegjës për ngjarjen, ish-Presidentin Trump.

“Për herë të parë në histori një president jo vetëm i humbi zgjedhjet , por u përpoq të parandalonte transferimin paqësor të pushtetit, ndërsa një turmë e dhunshme, hyri me forcë në Kapitol. Por ata dështuan, dështuan”, tha ai.

Ai e akuzoi zotin Trump, të cilin nuk e përmendi asnjëherë me emër se “ka thurur dhe përhapur një rrjet gënjeshtrash rreth zgjedhjeve të vitit 2020.

“Ai e ka bërë këtë sepse vë pushtetin mbi parimet, sepse ai e konsideron interesin e tij si më të rëndësishëm sesa interesin e Amerikës. Dhe sepse për të, egoja e tij e lënduar është më e rëndësishme sesa demokracia ose Kushtetuta jonë”, tha presidenti Biden.

Presidenti e fajësoi zotin Trump për nxitjen e trazirave më 6 janar, që shkaktuan vdekjen e pesë vetëve dhe më shumë se 130 të plagosurve. Turma që ndërmori sulmin para një viti, u nis drejt Kapitolit pas një fjalimi para Shtëpisë së Bardhë nga ish-Presidenti Donald Trump.

Në një reagim menjëherë pas fjalimit të zotit Biden, ish-presidenti Trump nuk u tërhoq nga pretendimet e tij të pambështetura në prova se zgjedhjet ishin të manipuluara, duke akuzuar Komisionin e Kongresit që po heton 6 janarin si të paragjykuar dhe të njëanshëm.

“Pse Komisioni i Pazgjedhur mashtrues, tërësisht politik, gjykimi i të cilit është bërë kohë më parë, nuk diskuton për zgjedhjet e manipuluara presidenciale të 2020? Sepse ata nuk kanë përgjigje apo justifikime për atë që ndodhi”, shkruante ai në një deklaratë.

Ai shtoi se Gënjeshtra e Madhe ishin vetë zgjedhjet. Komisioni i Posaçëm, i ngritur në fund të qershorit, pritet të publikojë një raport mbi rezultatet e hetimit përpara zgjedhjeve për Kongresin në nëntor 2022.

Presidenti Biden, megjithëse e pranoi se 6 janari ishte një sulm i rëndë, theksoi se demokracia “mbijetoi” dhe ish-presidenti Trump “dështoi”.

Ai tha se zgjedhja që Shtetet e Bashkuara bëjnë në këtë moment në histori do të përcaktojë se “çfarë vendi jemi”:

“A do të jemi një vend që e pranon dhunën politike si normë? A do të jemi një vend që lejon zyrtarë partiakë të zgjedhjeve të përmbysin vullnetin e shprehur në mënyrë legjitime të popullit? A do të jemi një vend që nuk jeton në dritën e së vërtetës, por nën hijen e gënjeshtrës? Ne nuk mund t’ia lejojmë veten të jemi një vend i tillë. Rruga përpara është ta pranojmë të vërtetën dhe të jetojmë me parimin e së vërtetës“, tha Presidenti Biden në fjalimin e tij.

Sondazhet e opinionit publik kanë treguar se rreth 70% e republikanëve nuk e konsiderojnë legjitime fitoren e zotit Biden në zgjedhje, megjithëse nuk ka asnjë provë se zgjedhjet ishin të manipuluara. /VOA/

The post Presidenti Biden fajëson hapur paraardhësin e tij Trump për sulmin ndaj Kapitolit appeared first on Albeu.com.

Mbështetësit e Trump sërish në rrugë, kur do të mbahet tubimi
Mbështetësit e presidentit amerikan, Donald Trump, kanë kërkuar sërish drejtësi për çështjen e 6 Janarit, dita kur u sulmua Capitol Hill.

Ata kanë njoftuar se do të mbajnë një tjetër tubim në datën 18 Shtator, ku pritet të ketë pjesmarrje masive për të përkujtuar 6 Janarin dhe për të kërkuar gjykim të drejtë për atë ditë.

MSNBC shkruan se tubimi “Drejtësia për J6” është faturuar nga organizatorët e tij, si një protestë për të pandehurit që janë në paraburgim në lidhje me dhunën e ndodhur më 6 janarin e kaluar në Kapitol.

Shefi i Departamentit të Policisë të Kapitolit Tom Manger do të mbajë një konferencë për ligjvënësit ditën e hënë në lidhje me tubimin. Në këtë konferencë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi ka ftuar udhëheqësin e shumicës së Senatit amerikan, Chuck Schumer, udhëheqësin e pakicës republikane, Mitch McConnell, dhe udhëheqësin republikan të Dhomës, Kevin McCarthy, raporton Dosja.al.

Matt Braynard, një nga organizatorët e ngjarjes dhe kreu i Look Ahead America, thotë se tubimi do të zhvillohet në anën perëndimore të ndërtesës së Kapitolit të SHBA. Një leje e paraqitur nga Braynard kërkoi përdorimin e Union Square, një park publik. Shefi i Policisë së Kapitolit Tom Manger tha se departamenti i tij është gati për tubimin dhe ka besim se nuk do të përsëritet dhuna e janarit.

“Ne po monitorojmë nga afër 18 shtatorin dhe po planifikojmë në përputhje me rrethanat. Pas 6 janarit, ne bëmë ndryshime në mbarë departamentin në mënyrën e mbledhjes dhe shkëmbimit të inteligjencës brenda dhe jashtë. Unë jam i bindur se puna që po bëjmë tani do të sigurojë që oficerët tanë të kenë atë që u nevojitet për t’i mbajtur të gjithë të sigurt,” tha Manger.

Dhuna që ndodhi në Kapitol në janar erdhi pas një tubimi “Save America” që filloi pranë Shtëpisë së Bardhë. Pjesëmarrësit në tubime ishin atje për të protestuar kundër numërimit dhe certifikimit të fletëvotimeve të Kolegjit Zgjedhor që emëruan Joe Biden si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.

Pasi Presidenti Donald Trump foli me pjesëmarrësit e tubimit, shumica e grupit u transferuan në Kapitol dhe filluan një protestë atje që çoi në sulmin e ndërtesës, thyerjen e dritareve dhe dyerve dhe përleshje me policinë.

Një grua në protestë u vra nga një oficer policie dhe katër të tjera vdiqën për shkaqe natyrore. Ndërkohë që një oficer policie vdiq të nesërmen, ndërsa që nga protesta dhe deri tani katër oficerë që ishin në Kapitol kanë vrarë veten./albeu.com

The post Mbështetësit e Trump sërish në rrugë, kur do të mbahet tubimi appeared first on Albeu.com.