sulmi kibernetik ne Shqiperi Archives - Albeu.com

Sulmi kibernetik, rikthehet në funksion e-Albania
Shërbimet publike online tashmë do të rikthehen në normalitet dhe në shërbim të qytetarëve nisur nga dita e sotme.

Ky informacion është bërë me dije nga AKSHI.

Prej 4 javësh portali qeveritar e-Albania nuk ishte në funksion të  qytetarëve për shkak të sulmit kibernetik.

Kështu që mbas këtij sulmi u mor vendimi që mos kishte asnjë shërbim nga ky portal dhe të gjithë që kishin nevojë për shërbime t’i drejtoheshin sporteleve fizike për shkak të mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë.

NJOFTIMI

Pas thuajse 4 javësh kundërveprimi intensive, ndaj agresionit kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme.

Aktualisht, 1224 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë. Tashmë platforma e-Albania aksesohet dhe nga jashtë territorit të Republikës Shqipërisë dhe mund të aplikohet për 36 shërbimet konsullore.

Janë në funksion të plotë shërbimet e:

– Vërtetimit të pagesës së aftësisë së kufizuar;

– Kryerja e pagesave të ujit për UKT Tiranë;

– Aplikimet për Leje ndërtimi (e-Lejet), vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe përdorimit te burimeve ujore;

Ndërkohë, stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimin e fundit të mbetur: njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja.

Me qëllim vijimin e mëtejshëm të procedurave administrative për aplikimet e ngarkuara në sistemin e-Leje, në mbështetje të VKM-së Nr. 430, datë 11.7.2018 “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin elektronik të lejeve (e-leje)”, Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), në cilësinë e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI):

▪ ofron asistencë ligjore dhe procedurale ndaj Bashkive dhe institucioneve që kanë akses në sistemin elektronik e-Leje;

▪ përgatit udhëzimin përkatës mbi bazën e të cilit do të operojnë të gjithë aktorët e përfshirë në proces, që dërgohet për shqyrtim dhe miratim dhe pranë Këshillit Kombëtar të Territorit.

AKSHI shpreh edhe një herë mirënjohje për të gjithë punonjësit e ekipit, që ia dolën të rikuperojnë, në një kohë record, shërbimet publike online, si dhe skuadrën speciale të Microsoft për ndihmën e ofruar gjatë gjithë këtyre ditëve./albeu.com

The post Sulmi kibernetik, rikthehet në funksion e-Albania appeared first on Albeu.com.

Sulmi kibernetik, hakerat publikojnë dokumentin: Kemi akses tek institucionet
Pas sulmit kibernetik, që paralizoi gjithë shtetin shqiptar, në rrjet qarkullon një website me emrin “HomelandJustice.ru” “Drejtësi për Atdheun”.

Nuk dihet nëse ky grupim mund të ketë lidhje me hakerat, të cilët sulmuan me agresivitet serverat e platformës qeveritare e-Albania dhe institucioneve të tjera për ditë me radhe, por në të ka sulm ndaj AKSH-it, si dhe bëhen thirrje kundër disidenteve iranianë, të cilët janë strehuar në Manëz të Durrësit, dhe përbëhet nga një komunitet prej 3000 personash.

Website-i në fjalë ka në ballinë flamurin shqiptar dhe përsërit pyetjen që qarkulloi përmes sms-ve te qytetarët përpara disa ditëve: Përse duhet të harxhohen taksat tona për terroristët e Durrësit?

Website nuk mund të aksesohet nga brenda vendit me IP shqiptare, por jashtë saj. Televizioni News24 arriti të ketë akses.

Ndër hashtag-ët e përdorur bie ne sy sulmi kibernetik, Muxhahedinet pra MEK, ISIS, MKO- shkurtimi i organizatës se Muxhahedineve. Logoja e përdorur e hakerave përmban një shqiponjë që kap një yllin me gjashtë cepa, referencë e qartë kjo për yllin e Davidit simbolin e shtetit izraelit.

Websiti është ndarë në disa kategori, ku bie në sy publikimi i disa materialeve te rëndësishme te institucioneve shqiptare.

Dokumentet kanë të bëjnë me emërime punonjësish në administratë, shkresa nga AKSHI dhe Ministria e Infrastrukturës, kërkesë për të vizituar kompanine prodhuese turke të dronëve të famshëm “Bayraktar”, si dhe ka foto pasaportash të shtetasve të huaj, çertifikata vaksinimi etj.

Në këtë video, hakerat vërtetojnë se kanë akses të plotë tek adresat zyrtare, si tek skema e Pensioneve, projektet e Këshillit të Ministrave, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Brendshme, DPA, Avokati i Popullit, gjykatat, KQZ, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve te Transportit Rrugor, etj.

Para 5 ditësh, grup i quajtur “Drejtësia e Atdheut” postoi në rrjetin social “Twitter” një status kundër Agjencisë Kombëtare Shqiptare dhe Shoqërisë së Informacionit. Aty shkruhej se AKSHI do të goditet së shpejti me një atak në zemër, llogaria e tyre nuk është me aktive.

Autoritetet shqiptare ende nuk kanë konfirmuar në rruge zyrtare nëse ky grupim lidhet me hakerat, që sulmuan shërbimet online të shtetit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën se sulmi kibernetik është organizuar nga një shtet dhe janë dy shtete, për të cilat dyshohet, por ai nuk dha te tjera detaje.

Nga ana tjetër, Samiti Botëror i Iranit të Lirë, i planifikuar për t’u mbajtur në datat 23 dhe 24 korrik në kampin “Ashraf 3”, në Manzë, u shty nga organizatorët për arsye sigurie, që lidhen kërcënime e komplote ndaj muxhahedinëve, deri në një njoftim të mëtejshëm. Edhe ambasada amerikanë pati ngritur alarmin se kishte sinjale të qarta për sulmet gjatë këtij samiti.

Në samitin e përvitshëm, ishin ftuar kongresmenë e senatorë amerikanë, ish-gjeneralë dhe këshilltarë të presidentëve amerikanë, si dhe mbi 9 ish-kryeministra dhe Presidentë nga Perëndimi./bw

The post Sulmi kibernetik, hakerat publikojnë dokumentin: Kemi akses tek institucionet appeared first on Albeu.com.