sulmet Archives - Albeu.com

Sot, 24 vite nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA
Çdo vit më 11 shtator, qyteti i Nju Jorkut përkujton gati 3 000 personat që vdiqën në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, shkruan newyorkcity.it.

11 shtatori nuk është një festë kombëtare.

Është një ditë thellësisht emocionuese, madje një ditë shumë e trishtueshme për shumë njerëz që humbën të afërmit e tyre.

Çdo vit më 11 shtator, qyteti i Nju Jorkut mban disa ceremoni kushtuar përkujtimit të sulmeve në Qendrën Botërore të Tregtisë.

Çfarë ndodh çdo 11 shtator në Nju Jork?

Më 11 shtator, mund të vini re disa ndryshime në qytetin e Nju Jorkut, veçanërisht në qendrën e Manhattanit, ku ndodhën sulmet terroriste.

Ceremoni të ndryshme mbahen në këtë ditë dhe orari i hapjes mund të ndryshojë në të gjithë qytetin.

Ceremonia e 11 shtatorit në Nju Jork

Përveç kësaj, sot do të ketë ceremoni në kisha të ndryshme në zonën ku ndodhën sulmet. Nëse po blini bileta për Muzeun e 11 shtatorit, duhet të mbani mend se muzeu është i mbyllur për publikun më 11 shtator, pasi do të ketë edhe ceremoni atje.

Familjet e të ndjerëve lënë lule në memoriale, siç është Memoriali i 11 Shtatorit.

Memoriali i 11 Shtatorit është i hapur për publikun nga ora 15:00 deri në mesnatë. Në mëngjes, në ‘’Memorial’’ mbahet Ceremonia e Përkujtimit të Përvjetorit. Kjo nuk është e hapur për publikun dhe vizitorët nuk lejohen.

Momenti i heshtjes

Në Shtetet e Bashkuara, flamujt ulen në gjysmë shtizë për të nderuar dhe për të kujtuar viktimat e asaj dite të mallkuar.

Presidenti i SHBA-së shpall një moment heshtjeje në orën 08:46, kohën kur aeroplani i parë goditi Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Çfarë është 11 shtatori?

Pati disa sulme në Shtetet e Bashkuara në vitin 2001. Atë ditë, katër aeroplanë u rrëmbyen, dy prej të cilëve u përplasën në Kullat Binjake në Nju Jork, një në Pentagon në Uashington D.C. dhe një u përplas në një fushë në Pensilvani.

Aeroplani i fundit ishte planifikuar të fluturonte për në Uashington, D.C., por pasagjerët e këtij fluturimi i ndaluan rrëmbyesit të përfundonin misionin e tyre keqdashës.

The post Sot, 24 vite nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj vijon sulmet nga burgu për Prokurorin Ols Dado: Pse ma le seen?
Ditën e sotme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej datës 10 shkurt, ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale.

Teksa publikon pjesë nga dosja e tij hetimore, kryebashkiaku i Tiranës thotë se “Facebook dhe Instagrami i tij janë trajtuar si skenë krimi”.

Ai shkruan se kjo është fyerje për inteligjencën e kujtdo. “Domethënë, akuzohem se në Facebook-un dhe Instagram-in tim janë publikuar fotot e shfaqjeve të Preljocajt, të cilin këta vetë e pranojnë se e drejtonte projektin dhe jo familjarë të mitë”.

Postimi i Veliajt

“Pse ma le “seen”?

Të dielë të mbarë të gjithëve dhe shumë mall për secilin prej jush!

Duke qenë se padrejtësia nuk bën asnjë ditë pushim, do të më mirëkuptoni nëse edhe sot më duhet të çmontoj një tjetër akuzë, kësaj here lidhur me Facebook-un dhe Instagram-in tim, ndaj dhe titulli “pse ma le ‘seen’” – reagimi patetik i adoleshentëve në rrjete, kur dikush s’i përfill.

Fiks kështu reagon Ols Dado kur e trajton Facebook-un dhe Instagram-in zyrtar të Kryetarit të Bashkisë si skenë krimi!

Nuk ju besohet? Lexojeni vetë:

“Nga procesverbali i kqyrjes datë 21.01.2025, i përpiluar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), rezulton se në rrjetin social “Instagram”, tek adresa “Erion Veliaj”, evidentohet një postim i bërë nga ky i fundit më datë 20 shtator 2023. Ky postim lidhet me eventin që do të organizohet më datën 23.09-22.10.2023 “International Contemporary Dance Festival”. Në vijim të tekstit publikohet edhe kalendari i shfaqjeve. Postimi në total përmban 8 fotografi/reklama/postera njëra pas tjetrës. Festivali është nën drejtimin artistik të koreografit të mirënjohur me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj”.

Po mor po, e lexuat vetë! Trajtohet faqja e Facebook-ut dhe Instagram-it si skenë krimi, si të ishte Bataclan ku vranë terroristët apo skena e fluturimit MH17, që e gjetën këta pas kaq vitesh. “Kqyrje”, “procesverbale”, “evidentohet”, “rezulton me aq e kaq postera e foto”, si me thënë “kaq të vrarë e aq të plagosur”.

Çfarë fyerje për inteligjencën e kujtdo! Domethënë, akuzohem se në Facebook-un dhe Instagram-in tim janë publikuar fotot e shfaqjeve të Preljocajt, të cilin këta vetë e pranojnë se e drejtonte projektin dhe jo familjarë të mitë.

Së pari, çdo kryetar bashkie poston aktivitete kulturore e artistike të qytetit dhe as më besohet që më duhet ta shpjegoj këtë. E kam gjetur Tiranën me 10 evente në vit, sot ka mbi 1 mijë aktivitete cilësore në vit. Postohen sa mundet për të informuar publikun e të huajt që vijnë si turistë. Gjëja më normale në botë.

Së dyti, Preljocaj dhe trupa e tij janë ëndërr për çdo qytet, dhe jo vetëm çdo qytet do t’i financonte, por do t’i promovonte me trumpetë e bori, me tellall e reklama kudo, aq më tepër Tirana.

Por, së treti, meqë më duhet të shpjegoj me logjikën idioteske të hetimit të Facebook-ut dhe Instagram-it, rezulton se postimi as nuk është bërë nga unë vetë, por nga stafi i zyrës së shtypit, ashtu siç ndodh rëndom për shumë bashki e ministri. Mjafton të shikoni screenshot-et e postimeve për të kuptuar se edhe ky postim, pra për baletin e Preljocajt, është bërë nga stafi i zyrës së shtypit – edhe pse tani që po e kuptoj sa “krim i rëndë” paska qenë, do të doja ta kisha bërë vetë, por ato ditë kam qenë në SHBA për një udhëtim pune.

Ndërsa, në këtë fotoalbum do të shikoni me dhjetra postime, të cilat kanë promovuar aktivitete të ndryshme artistike, kulturore e sportive që kanë ndodhur në Tiranë, në po atë muaj, kur është shfaqur edhe baleti i Preljocajt.

Sa fyese që pas letrave anonime, shpalljes “i dënuar” pa gjyq, shtëpive në Yrshek, takimeve me arkitektë, më duhet të shpjegoj edhe postimet rutinë të stafit në Facebook e Instagram, në këtë veting 20 vjeçar, që s’i është bërë askujt më parë. Fiks muhabet kalamajsh “pse ma le ‘seen’”.

Kokën lart dhe agjërim të lehtë!“, shkruan Veliaj.

The post Erion Veliaj vijon sulmet nga burgu për Prokurorin Ols Dado: Pse ma le seen? appeared first on Albeu.com.

Sulmet ndaj Ols Dados/ Belind Këlliçi: Erion Veliaj pret që prokurori ta padisë dhe të kenë konflikt interesi në gjyq
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, teksa ishte i ftuar në “A Krasta Show”, ka thënë se qëllimi i Veliajt është ta çojë prokurorin Old Dado drejt një padie ndaj kryebashkiakut, duke bërë që sipas ligjit më pas Dado të tërhiqet nga çështja.

Ky skenar, tha Këlliçi u zbulua dhe tashmë ka rënë. Këlliçi tha se Veliaj tenton ta kthejë gjithë arrestimin e tij në një çështje fustanesh dhe urrejtje politike.

“Kemi një institucion të shpërbërë për shkak të korrupsionit, për shkak të modelit që është instaluar aty që nga viti 2015-të. Dhe parallel kemi luftën e paprecedentë t ëish-kreut të bashkisë, Veliaj, ndaj prokurorit të çështjes dhe gjyqtarit që ka marrë vendimin për t’i lënë në fuqi masën arrest me burg.

E gjitha kjo e bazuar në një strategji të mirfilltë të mbrojtjes nga ana e ekipit mbrojtës dhe të vetë Veliajt për të lincuar, për të baltosur nga goja e tij dhe mediat që paguhen nga inceneratori i Tiranës, ku shkëlqen Report Tv-ja dhe shqiptarja.com, prokurorin Dado dhe gjyqtarin Bani. Por mbi të gjitha prokurorin Dado.

E gjitha për një arsye të vetme sepse ekziston një vepër që ekziston në kodin penla që është cënimi i figurës dhe fyerja e prokurorëve dhe gjyqtarëve, e cila dënohet me 6 muaj deri në 3 vjet burg, por që pak i bën Veliajt kaq. Ai tenton ta zhvendosë të gjithë debatin në një debat personal për çështje fustanesh apo urrejtje personale.

Pret që prokurori dhe Prokuroria e Posaçme ta padisë, me të vetmin qëllim, që në fund të asaj padie prokurori dhe Veliaj të kenë konflikt interesi dhe prokurori të heqë dorë. Ky skenari ka rënë tashmë, e kanë kuptuar të gjithë. Strategji e paramenduar, e pilotuar”, tha Këlliçi.

The post Sulmet ndaj Ols Dados/ Belind Këlliçi: Erion Veliaj pret që prokurori ta padisë dhe të kenë konflikt interesi në gjyq appeared first on Albeu.com.

Izraeli intensifikon sulmet në gjithë Gazën
Ditën e djeshme, sulmet izraelite u intensifikuan në të gjithë Gazën në disa nga goditjet më të fuqishme prej javësh, sipas banorëve.

Ndërkohë ushtria urdhëroi evakuime të reja në veri të enklavës, duke paralajmëruar civilët se ndodheshin në një “zonë të rrezikshme luftarake”.

Sulmet nga ajri dhe ato tokësore me tanke, u njoftuan gjithashtu në zonat qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës. Banorët thanë se bombardimet vazhduan për pothuajse 24 orë pa ndërprerje.

Në një postim në platformën e mediave sociale X, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee, u kërkoi banorëve të katër zonave në Beit Lahiya në skajin verior të Gazës që të zhvendosen në dy zona të caktuara.

Ai tha se ushtria “do të veprojë me forcë ekstreme kundër infrastrukturës terroriste dhe elementeve të rrezikshëm” në rajon.

Në një deklaratë të lëshuar më vonë të martën, ushtria tha se “ndjek ligjin ndërkombëtar dhe merr masa paraprake për të zbutur dëmet ndaj civilëve”.

Bombardimet e reja në veri të Gazës, vijnë pothuajse katër muaj pasi ushtria izraelite njoftoi se po tërhiqte trupat nga atje, duke thënë se Hamasi nuk i kontrollonte më ato zona.

Këtë muaj, Izraeli tërhoqi gjithashtu shumicën e forcave në Gazën jugore. Por përpjekjet për të arritur një armëpushim, kanë dështuar dhe bombardimet dhe sulmet izraelite në territorin, ku trupat e tij janë tërhequr, po e bëjnë të vështirë për banorët e Gazës të zhvendosur që të kthehen në shtëpitë e braktisura.

Bombardimi i së martës erdhi pasi sirenat e alarmit për raketat u dëgjuan në dy qytete kufitare izraelite jugore, megjithëse nuk pati njoftime për viktima.

Krahu i armatosur i Xhihadit Islamik, një grup aleat i Hamasit, mori përgjegjësinë për sulmet në Sderot dhe Nir Am.

Goditjet dëshmuan se militantët janë ende në gjendje të lëshojnë raketa pothuajse 200 ditë pasi filloi lufta, e cila ka rrafshuar pjesë të mëdha të enklavës dhe ka zhvendosur pothuajse të 2.3 milionë banorët e saj.

Hamasi tha se Izraeli kishte arritur vetëm “poshtërim dhe disfatë” me ofensivën e tij. Duke folur në një video të transmetuar nga televizioni Al Jazeera, Abu Ubaida, zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, bëri thirrje për një përshkallëzim të konfliktit në të gjitha frontet dhe ngriti lart Iranin për sulmin kundër Izraelit në fillim të këtij muaji.

Ai tha gjithashtu se Hamasi i qëndronte kërkesave të tij në bisedimet e armëpushimit që Izraeli t’i japë fund krejtësisht luftës së tij, të tërheqë të gjitha trupat e tij nga Gaza dhe të lejojë të zhvendosurit të kthehen në veri. Izraeli i ka rezistuar një armëpushimi të përhershëm, duke thënë se kjo do të lejonte vetëm rigrupimin e Hamasit./VOA

The post Izraeli intensifikon sulmet në gjithë Gazën appeared first on Albeu.com.

Mbreti i Jordanisë me presidentin Biden: Nuk mund të lejohet një sulm izraelit në Rafah
Mbreti i Jordanisë, Abdullahu II, udhëheqësi i parë arab që viziton Shtëpinë e Bardhë që nga 7 tetori, u takua me presidentin Biden për të diskutuar për një marrëveshje për pengjet dhe për të ardhmen e Gazës, ndërkohë që Izraeli ka filluar operacionet të hënën në qytetin jugor Rafah.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, Jordania kërkon vendosjen e një armëpushimi, ndërsa presidenti Biden u duk se kritikoi gjatë fundjavës strategjinë e Izraelit.

Në qytetin Rafah, në jug të Gazës, forcat izraelite sulmuan të hënën për të liruar dy pengje që mbaheshin që nga sulmi që bëri Hamasi në Izrael në 7 tetor. Gjatë operacionit në Rafah u vranë të paktën 67 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Rreth 1.5 milionë palestinezë strehohen në këtë qytet ku popullsia është pesëfishuar që nga fillimi i luftës.

Presidenti Joe Biden dhe mbreti i Jordanisë, Abdullah II, ranë dakord të hënën që të vazhdojnë të përpiqen për lirimin e pengjeve dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gazë.

Por, qëndrimet e tyre për operacionin në Rafah janë të ndryshme dhe presidenti Biden përsëriti paralajmërimin për kryeministrin e Izraelit.

“Operacioni i gjerë ushtarak në Rafah nuk duhet të vazhdojë pa një plan të qëndrueshëm, një plan që do të garantonte sigurinë dhe mbështetjen për mbi 1 milion persona që strehohen atje. Ata duhet të mbrohen. Kemi qenë gjithashtu të qartë nga fillimi: Jemi kundër zhvendosjes me forcë të palestinezëve nga Gaza”, tha presidenti Biden.

Mbreti jordanez foli edhe më haptazi.

“Nuk mund të lejohet një sulm izraelit në Rafah. Do të sjellë me siguri një tjetër katastrofë humanitare. Na duhet menjëherë një armëpushim i qëndrueshëm. Kjo luftë duhet të marrë fund”, tha mbreti jordanez.

Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se “ata që thonë se nuk duhet të hyjmë në asnjë rrethanë në Rafah, në thelb po thonë që ta humbasim luftën”.

Që kur filloi konflikti, presidenti Biden ka ndryshuar qëndrimin fillestar në mbështetje të Izraelit, duke ngritur në vazhdim pikëpyetje për hapat që Izraeli po ndërmerr. Javën e kaluar, ai e përshkroi si të ekzagjeruar reagimin ushtarak të Izraelit në Gazë.

“Një pauzë humanitare, një pauzë e zgjatur më shumë se ajo prej vetëm një jave që pamë në nëntor, që do të mundësonte lirimin e pengjeve, dërgimin e më shumë ndihmave dhe të shpresojmë se do të sillte bisedime të mëtejshme drejt dhënies fund të konfliktit”, tha John Kirby, nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Zyrtarët e organizatave të ndihmave thonë se faza e re e konfliktit në Rafah është “tmerruese”.

“Një numër jashtëzakonisht i lartë civilësh, shumica fëmijë dhe gra, mund të vriten apo plagosen. Kemi paralajmëruar kundër veprimeve që shkelin ligjet e luftës. Mundësia e një operacioni të tillë në Rafah, rrezikon të sjellë mizori të mëtejshme. Bota nuk duhet ta lejojë këtë të ndodhë”, tha Ravina Shamsadani, zëdhënëse e agjencisë së OKB-së për të drejtat e njeriut, UNHCR.

Hamasi, një organizatë që Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë grup terrorist, sulmoi më 7 tetor Izraelin duke vrarë 1200 persona dhe duke shkaktuar luftën. Kjo organizatë i ka përshkruar operacionet në Rafah si “gjenocid”.

Ndërkohë, për njerëzit në Gazë, nuk ka ndonjë tregues se kur do të marrin fund vuajtjet e tyre./ VOA

The post Mbreti i Jordanisë me presidentin Biden: Nuk mund të lejohet një sulm izraelit në Rafah appeared first on Albeu.com.

Vijojnë sulmet në Detin e Kuq, SHBA: Shkatërruam dy raketa të Houthi
Forcat amerikane shkatërruan dy raketa anti-anije të rebelëve Houthi, që ishin drejtuar në Detin e Kuq dhe ishin gati për lëshim. Kështu shkroi në X (ish-Twitter) Komanda Qendrore e SHBA (Centcom).

Forcat amerikane identifikuan raketat në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit dhe përcaktuan se ato përbënin një kërcënim të menjëhershëm, për anijet tregtare dhe anijet e marinës amerikane në rajon.

Ato më pas goditën dhe shkatërruan raketat në vetëmbrojtje.

Sipas Centcom, ky veprim do të mbrojë lirinë të lundrimit dhe t’i bëjë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për anijet dhe anijet tregtare të marinës amerikane.

Më parë, SHBA dhe Britania njoftuan se kishin kryer një bastisje të re në Jemen, duke goditur tetë objektiva Houthi, duke përfshirë një depo nëntokësore.

Një deklaratë e përbashkët e lëshuar nga Pentagoni, e cituar nga BBC, konfirmoi “një raund të mëtejshëm sulmesh proporcionale dhe të nevojshme” kundër Houthis.

“Qëllimi ynë mbetet të lehtësojmë tensionet dhe të rivendosim stabilitetin në Detin e Kuq, por ne përsërisim paralajmërimin tonë për udhëheqjen Houthi: ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë jetët dhe rrjedhën e lirë të tregtisë në një nga vendet më të rëndësishme në botë”, shkruhej në deklaratë.

The post Vijojnë sulmet në Detin e Kuq, SHBA: Shkatërruam dy raketa të Houthi appeared first on Albeu.com.

Sulmet në Gaza, OKB bën thirrje për më shumë ndihmë
Bombardimet e Izraelit mbi Rripin e Gazës, kanë qenë të vazhdueshme.  Sipas mediave palestineze, një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat, u mori jetën të paktën 18 personave.

Njerëzit në një kamp tjetër, Bureij, u urdhëruan nga ushtria izraelite të lëviznin në Jug, ndërsa vazhdonte ofensivën e saj tokësore.

Në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë që kërkon më shumë ndihmë humanitare për Gazën.

Megjithatë, nuk bëhej thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në luftë.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, tha se të paktën 18 njerëz vdiqën dhe dhjetëra ishin në një sulm ajror në një shtëpi në Nuseirat, në Gazan qendrore.

Një sulm ajror shkatërroi gjithashtu, një fabrikë të trajtimit të ujit në Jabalia.

Banorët e Bureij, i cili është afër Nuseirat, u urdhëruan të “largohen menjëherë për sigurinë e tyre” dhe të lëvizin në jug drejt qytetit të Deir al-Balah.

“Ku duhet të shkojmë? Nuk ka vend të sigurt,” tha Ziad, një mjek dhe baba i 6 fëmijëve. Një tjetër prej të zhvendosurve, ëalaa al-Medini, tha se ajo ishte plagosur në një sulm në shtëpinë e saj në qytetin e Gazës dhe përdorte një karrige me rrota. “Kjo nuk është një jetë: pa ujë, pa ushqim, asgjë”, i tha ajo agjencisë së lajmeve AFP.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se sulmet ajrore, ishin kryer pranë spitalit të saj Al-Amal në qytetin jugor të Khan Younis.

Mjekët pa Kufij theksuan në një postim në X, se “sulmet pa dallim” të Izraelit në Gaza e kishin “shndërruar veriun e Rripit në një grumbull rrënojash”.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së thotë se rreth një e katërta e të gjitha familjeve në Gaza – afërsisht 500,000 njerëz – po përballen me “kushte katastrofike urie”, me ushqimin dhe ujin në mbarim.

Izraeli filloi ofensivën e tij pasi luftëtarët e Hamasit kaluan nga Gaza në Izrael më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe rrëmbyer më shumë se 240 të tjerë.

Të paktën 20,000 njerëz janë vrarë dhe 50,000 janë plagosur në Rripin e Gazës që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza.

The post Sulmet në Gaza, OKB bën thirrje për më shumë ndihmë appeared first on Albeu.com.

Sulmet në Gaza/ Vritet kameramani i “Al Jazeera”
Kameramani i Al Jazeera-s, Samer Abu Daqqa, i cili u plagos në sulmet izraelite në Khan Younis në pjesën jugore të Rripit të Gazës, humbi jetën nga plagët e marra.

Abu Daqqa, u plagos për shkak të copëzave (sharapneleve) si rezultat i sulmeve të Izraelit pranë shkollës Ferkhane, njoftoi Al Jazeera.

Pasi u plagos, Abu Daqqa u strehua në një zonë pranë shkollës Ferkhane, ku vazhduan sulmet dhe ambulancat nuk mundën të hynin në zonën e rrethuar nga forcat izraelite.

Ekipet e ndihmës së parë nuk u lejuan të hynin në zonën e rrethuar, për orë të tëra për të ndërhyrë dhe trajtuar kameramanin e plagosur. Ai nuk mund të dërgohej në spital.

Gjithashtu, sipas informacioneve nga burimet lokale, si pasojë e sulmeve izraelite humbën jetën tre punonjës të mbrojtjes civile që u përpoqën të ndërhynin për të ndihmuar Abu Daqqa-n dhe të plagosurit e tjerë të bllokuar në shkollë.

“Mund të bëj gjumë vetëm rreth 3 orë në ditë”.

Pamje e të Abu Daqqa-s gjatë xhirimeve të tij të fundit pranë shkollës Ferkhane u shpërndanë në mediat sociale.

Aty vërehet gjendja e pagjumë e tij dhe kur një mik gazetar e pyeti se sa kohë ka që nuk ka fjetur, Abu Daqqa u përgjigj: “Mund të bëj gjum vetëm rreth 3 orë në ditë”, duke shprehur dëshirën e tij për shëndet dhe mirëqenien e të gjithë kolegëve punonjës në media.

Kameramani i televizionit Al Jazeera, Abu Daqqa, u plagos së bashku me gazetarin Wael ed-Dahduh gjatë sulmit nga forcat izraelite pranë shkollës Ferkhane, ku po qëndronin të zhvendosurit në Khan Younis.

Dahduh, i cili u plagos në dorë, krah, shpatull dhe bark, u dërgua në spitalin Al-Nasr në Khan Younis, ndërsa shkolla ku u strehua Abu Daqqa dhe zona përreth shkollës u rrethuan nga forcat izraelite.

The post Sulmet në Gaza/ Vritet kameramani i “Al Jazeera” appeared first on Albeu.com.

Sulmet në Gaza, paralajmëron Irani: Krimet e Izraelit e kanë kaluar vijën e kuqe
Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka thënë se vendi i tij nuk do t’i vërë veshin thirrjes së fundit të SHBA-së ndaj kombeve të tjera që të përmbahen nga përfshirja në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, duke argumentuar se “krimet e Izraelit e kanë kaluar vijën e kuqe”.

Në një postim në X të dielën, Raisi paralajmëroi se zhvillimet e fundit rreth Gazës “ mund t’i detyrojnë të gjithë të ndërmarrin veprime”.

Në një intervistë me Bloomberg TV të premten, ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian paralajmëroi se gjakderdhja e vazhdueshme në Gaza “ do të bëjë që situata të dalë jashtë kontrollit në rajon. ”

Të premten, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit zbuluan se po ” zgjeronin operacionet tokësore ” në enklavën palestineze pas ditëve të tëra sulmesh ajrore me raketa.

The post Sulmet në Gaza, paralajmëron Irani: Krimet e Izraelit e kanë kaluar vijën e kuqe appeared first on Albeu.com.

A do të ndërmarrë BE sanksione ndaj Serbisë pas sulmit në Kosovë? Shcolz dhe Von der Leyen: Dënojmë aktin, presim përfundimin e hetimeve
Pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, kancelari i gjermanisë,Olaf Scholz, sëbashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenten e KiE-së, ursula Von der leyen, mbajtën jë konferencë të përbashkët për mediat.

Të pyetu nga gazetarët shqiptarë se a do të ndërmarrë sanksone BE ndaj Serbisë pas sulmeve terroriste që ndodhën në 24 shtator në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një ofcer policie, Von der Leyen dhe Scholz ishin në të njëjtën linjë, ku u shprehën se dënojnë aktin, ndërsa janë ende në pritje të një hetimi të plotë të ngjarjes.

Pyetje: A do të marrë BE sanksione ndaj asaj që ndodhi në 24 shtator në veri të Kosovës?

Von der Leyen: Sulmi në 24 shtator ishte i tmerrshëm. Ne po presim hetimet për të përcaktuar më pas.

Scholz: Nuk kam shumë për të thënë, ne dënojmë sulmet e 24 shtatorit mbi policinë në Kosovë. Po presim investigimet e mëtejshme si nga Kosova ashtu dhe nga Serbia.

The post A do të ndërmarrë BE sanksione ndaj Serbisë pas sulmit në Kosovë? Shcolz dhe Von der Leyen: Dënojmë aktin, presim përfundimin e hetimeve appeared first on Albeu.com.