Sulmet nga Irani Archives - Albeu.com

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për sulmet kibernetike, REL: Presidenti Begaj nuk ftoi asnjë lider të opozitës
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shqipërisë ka vlerësuar mbështetjen e ofruar nga Shtetet e Bashkuara dhe agjencitë e tyre, duke e konsideruar thelbësore në identifikimin e tipologjisë së agresionit kibernetik të muajit korrik.

Shqipëria ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin më 7 shtator, duke thënë se hetimet kanë treguar se sulmet kibernetike të muajit korrik janë kryer nga Irani si “agresor shtetëror”. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka mbledhur të hënën Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar dëmet e shkaktuara nga sulmet kibernetike ndaj portalit qeveritar, E-albania dhe sistemit TIMS.

Aty është thënë se e gjithë vëmendja e autoriteteve shqiptare tani është te forcimi i kapaciteteve mbrojtëse ndaj sulmeve të tilla, dhe është konfirmuar që duhet të vazhdojë “bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar me të gjitha vendet partnere, NATO-n, dhe BE-në”.

Shqipëri: Pushteti dhe opozita përplasen për sigurinë kibernetike

Autoritetet iraniane kanë hedhur poshtë akuzat se janë mbrapa sulmeve të korrikut. Megjithatë, aleanca ushtarake e NATO-s ka konfirmuar se prapa atij sulmi ka qenë Irani. Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Ministrinë iraniane të Inteligjencës dhe kreun e këtij institucioni, duke i akuzuar se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të muajit korrik ndaj Shqipërisë.

Irani ka dënuar ashpër sanksionet amerikane. Opozita në Shqipëri, por edhe ekspertë të sigurisë, kanë kërkuar një mbledhje të tillë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare prej kur ka ndodhur sulmi i 15 korrikut. Në mbledhjet e kaluara është ftuar lideri i opozitës, mirëpo këtë herë Begaj nuk e ka ftuar asnjë përfaqësues të saj.

Si të mbroheni prej sulmeve kibernetike?

Më herët gjatë ditës së hënë, hakerët e grupit, Homeland Justice kanë publikuar në Telegram të dhëna mbi punonjësit e Policisë së Shqipërisë. Në listën me detajet e rreth 300 policëve është parë mbishkrimi “mbase këta këtu janë objektivat e radhës”. Ditë më parë në këtë faqe online janë publikuar edhe e-mailet e shkëmbyer nga Gledis Nano, në kohën kur mbante postin e drejtorit të Njësisë Anti-terror në Policinë e Shqipërisë.

Një tjetër material sensitiv i publikuar nga Homeland Justice ka të bëjë me të dhënat e shtetasve shqiptarë të dyshuar ndër vite për krime të ndryshme.

Çfarë dihet për grupin që qëndron pas sulmeve kibernetike në Shqipëri?

Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Teheranit janë përkeqësuar ndjeshëm pasi autoritetet shqiptare janë pajtuar – me kërkesë të Shteteve të Bashkuara – që të pranojnë rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) më 2013.

Zyrtarët iranianë i konsiderojnë pjesëtarët e kësaj organizate si terroristë. Pas sulmit kibernetik të muajit korrik, Ambasada amerikane në Shqipëri pati ngritur alarm për një kërcënim të mundshëm, që është thënë se ka pasur cak një samit të organizuar nga opozita e Iranit në mërgim.

Ky samit ishte planifikuar të mbahej në Durrës më 23 dhe 24 korrik. Samiti ishte paraparë të organizohej nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), të dyja grupe që avokojnë përmbysjen e Qeverisë së Iranit./REL/

The post Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për sulmet kibernetike, REL: Presidenti Begaj nuk ftoi asnjë lider të opozitës appeared first on Albeu.com.

Karamuço: Janë vjedhur edhe të dhënat e iranianëve në Manzë
Pedagogu i kriminologjisë Ervin Karamuco, i ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri ka folur për dëmin që i është shkaktuar sistemit shqiptar të të dhënave, që për të është më i rëndi që nga Lufta e Dytë Botërore.

Megjithëse, sipas tij, dëmi do të rekuperohet nga autoritetet shqiptare, duhet pasur parasysh që janë hakeruar edhe gjurmët tona të gishtave, dhe këto të dhëna do të menaxhohen nga forca të fshehta, të cilat kanë pasur si qëllim kryesor destabilizimin dhe kaosin, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin.

Karamuço: ‘Janë materiale shumë të rëndësishme, por duhet të ngremë shumë pikëpyetje dhe duhen shtuar masat e sigurisë të këtyre sistemeve dhe të mbështeten institucionet. Akoma sot nuk funksionojnë sistemi i gjobave dhe sistemi biometrik.

Gjithashtu, sipas ekspertit Karamuco ‘të dhënat e kampit të muhaxhedinëve në kampi Ashraf 3 në Manzë, janë marrë, këto të dhëna janë marrë, dhe dalim në konkluzionin që dëmi është shumë i madh, duhet trajnim i burimeve njerëzore shqiptare’.

Karamuço ka folur dhe për dominancën ruse jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Sipas tij, dominanca ruse ka qenë prej vitesh, dhe ka disa burime të cilat marrin informacione dhe publikojnë nga Russia Today. Partnerët kanë hapur kutinë e Pandorës, duke nxjerrë informacione, për të gjithë ata aktorë që kanë bërë lojë të dyfishtë dhe i kanë shkelur syrin e Rusisë’.

The post Karamuço: Janë vjedhur edhe të dhënat e iranianëve në Manzë appeared first on Albeu.com.

“Irani nuk do ta fitojë betejën”, Berisha: E-albania është shndërruar në aeroport që bombardon Kosovën
Ish-kryeministri Sali Berisha sot është ndalur tek sulmet kibernetike në vendin tonë. Në një konferencë për gazetaret, ai tha se portali e-albania është shndërruar në një aeroport që bombardon sistemet në Kosovë.

Berisha u shpreh se është emergjente ndërhyrja e aleatëve. Sic tha ai Irani nuk mund të fitojë dot këtë betejë dhe nuk mundet te intimidoje dot Shqiperine.

Po ashtu, Berisha u shpreh se Shqipëria e ka pasur zyrën për mbrojtjen kibernetike, por e shkriu Rama sepse i quajti spiunë dixhitale.

“Sistemet dixhitale, portali e albania është shndërruar në një aeroport që bombardon sistemet në Kosove, i përdorur nga këta hakera. Po, kjo është e sigurt. Në këtë mes, ky është një agresion ndaj dy vendeve. Ndaj dhe mbrojtja, Shqipëria ka nevojë për një ndërhyrje urgjente nga partnerët tanë për stabilizimin e këtyre sistemeve. Irani dhe Koreja e Veriut sulmojnë shumë sisteme, por pa sukses, sepse ekziston ajo që quhet mbrojte kibernetike, që Rama e shkatërroi sapo erdhi në pushtet. Kishte një njësi, që varej nga Kryeministri dhe paguhej për mbrojtjen kibernetike, e shkriu se e quajti spiun dixhital.

Thirrja ime është një ndërhyje emergjente. Irani nuk mund dhe nuk do ta fitojë këtë beteje, nuk mund të intimidojë Shqipërinë për të ndryshuar qëndrimin e saj ndaj opozitës iraniane, një opozitë që lufton për dinjitetin e Iranit”, tha Berisha.

The post “Irani nuk do ta fitojë betejën”, Berisha: E-albania është shndërruar në aeroport që bombardon Kosovën appeared first on Albeu.com.

Sulmet kibernetike në Shqipëri, REL: Çfarë dihet për grupin HomeLand Justice?
Sulmet kibernetike ndaj Qeverisë së Shqipërisë janë të motivuara politikisht dhe prapa tyre qëndrojnë aktorë që janë të lidhur me Qeverinë e Iranit. Ky është rezultati i analizës së kompanisë amerikane Microsoft, më 8 shtator, e cila në mënyrë të detajuar ka analizuar sulmin ndaj serverëve shtetërorë në Shqipëri.

Gjatë sulmit kibernetik të regjistruar në 15 korrik, u pamundësua përdorimi i portalit e-Albania, që është portal shtetëror, i cili ofron një sërë shërbimesh digjitale, siç janë regjistrimi në shkollë, aplikimet për dokumente personale, regjistrimi i të drejtave të pronës dhe regjistrimi i të dhënave të biznesit. Për më tepër, sulmi përfshinte edhe rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme, të cilat u morën më herët nga serverët e shtetit, thuhet në analizën e Microsoft-it.

Çfarë është HomeLand Justice?

HomeLand Justice është faqe e internetit me shtrirje ruse që u shfaq para sulmeve kibernetike në portalin shtetëror e-Albania, në mes të korrikut 2022. Sipas analizës së Microsoft, pas faqes së internetit qëndron një grup i lidhur me Qeverinë iraniane, i cili është përgjegjës për sulmin në internet.

Në faqen e internetit HomeLand Justice ekzistojnë disa publikime, në të cilat grupi merr përgjegjësinë për sulmin kibernetik, siç thuhet, për shkak të urrejtjes ndaj Qeverisë shqiptare.

Çfarë ndodhi në Shqipëri?

Portali shtetëror e-Albania ishte në shënjestrën e sulmeve kibernetike në mes të korrikut dhe nuk funksionoi për disa ditë.

Qeveria shqiptare e njoftoi publikun se bëhej fjalë për një sulm kibernetik të sofistikuar dhe të sinkronizuar nga jashtë. Njoftimin se prapa sulmit kibernetik qëndronte Qeveria iraniane e bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fillim të shtatorit. Më pas, të dy vendet i shkëputën marrëdhëniet diplomatike.

Diplomatët iranianë u larguan nga Ambasada në Tiranë, më 8 shtator, ndërkaq paraprakisht dogjën letrat dhe dokumentacionin në ambientet e Ambasadës. Shqipëria e raportoi sulmin e fundit kibernetik disa ditë më parë, kur Ministria e Brendshme e Shqipërisë tha se një pjesë e sistemit kompjuterik të policisë kufitare u godit nga një sulm që vinte nga i njëjti burim iranian.

Çfarë publikuan hakerët?

Nga faqja e internetit e HomeLand Justice mund të merren sasi të mëdha të emaileve të dërguara dhe të pranuara, si dhe të emaileve të fshira të zyrtarëve të lartë shtetërorë, por edhe komunikimi elektronik i ambasadave të caktuara.

Në fillim të gushtit u publikuan emailet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nga periudha e mëhershme. Disa ditë më pas u publikuan emailet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, më saktë, të ambasadave në Athinë, Moskë dhe Shkup. Pak kohë më pas në faqen e njëjtë të internetit u publikua edhe posta elektronike e ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, Niko Peleshi, ajo e drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, si dhe e ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledar Çuçi.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë të pavarur origjinalitetin e materialit të publikuar, as saktësisht se cilës periudhë i referohet. Në faqen e internetit HomeLand Justice mund të gjenden edhe anketimet, thirrjet ndaj qytetarëve që të zgjedhin ose propozojnë se cilat të dhëna dëshirojnë të publikohen.

“Loja sapo ka nisur. Njerëzit tash do të kuptojnë se politikanët e korruptuar nuk kanë bërë asgjë për sigurinë e tyre”, thuhet në tekstin e një prej postimeve të fundit në faqen e internetit, më 29 gusht, në kuadër të së cilës është bërë e mundur marrja e bazës së të dhënave, e cila pretendohet se përmban emrat, mbiemrat, numrat e telefonit dhe të dhënat e qytetarëve të tjerë.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë janë përpjekur që të kontaktojnë me administruesit e faqes së internetit HomeLand Justice, përmes adresës elektronike të publikuar në faqen e tyre dhe të kuptojnë më shumë detaje për motivet e publikimit të korrespondencave shtetërore. Por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka arritur ndonjë përgjigje.

Në shikim të parë, arrihet përshtypja se pas faqes së internetit HomeLand Justice qëndrojnë qytetarët shqiptarë, të cilët, siç pretendohet, luftojnë kundër “politikanëve të korruptuar”.

“Pse njerëzit duhet të paguajnë për korrupsionin e atyre që sundojnë”, është vetëm një prej disa mesazheve që mund të shihen në këtë faqe të internetit. Por, analiza e Microsoft-it thekson që faqja e internetit është pjesë e rrjetit të hakerëve iranianë, të cilët qëndrojnë prapa sulmit kibernetik. “Hakerët iranianë shpeshherë përdorin strategjinë, e cila përfshin plasimin e softuerit qëllimkeq, i cili bllokon të dhënat dhe rrjedhjen pasuese të dokumenteve të vjedhura”, sqarojnë nga kompania Mandijant, e cila merret me sigurinë kibernetike. Kjo kompani është e para që ndërlidhi sulmin kibernetik në Shqipëri me aktorët iranianë, thuhet në analizën e publikuar në faqen e internetit të kësaj kompanie, në fillim të muajit gusht.

Microsoft-i sjell më shumë detaje lidhur me vetë sulmin. Një grup aktorësh që ndërlidhet me Iranin, iu qas rrjetit të Qeverisë shqiptare qysh në maj të vitit 2021, përmes portalit të ndjeshëm shtetëror – administrate.al. Analiza forenzike tregon se marrja e emaileve brenda rrjetit shtetëror është bërë ndërmjet tetorit të vitit 2021 dhe janarit të vitit 2022. Analiza e adresës IP tregon se si i njëjti aktor, gjatë kësaj periudhe ka marrë emailet e organizatave të ndryshme në Izrael, Jordani, Kuvajt, Arabi Saudite, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Faqen e internetit HomeLand Justice dhe softuerin qëllimkeq, i cili mbyllte të dhënat në serverët e Qeverisë shqiptare, kah mesi i muajit korrik, i ndërlidhë edhe logoja e njëjtë, e cila zbulon motivet politike të vetë sulmit. Për shembull, mesazhi me kërkesën për blerje, të cilin Qeveria e Shqipërisë e mori më herët gjatë sulmit kibernetik, përmbante pyetjen: “Pse do të shpenzoheshin taksat tona për terroristët në Durrës?”.

Pyetja ka të bëjë me pjesëtarët e organizatës Muxhahedin e-Khalk, rreth 3.000 pjesëtarë të së cilës gjenden në rrethinën e Durrësit.

Shqipëria dhe Irani kanë marrëdhënie të tensionuara që nga viti 2014, kur Shqipëria ka pranuar rreth 3.000 anëtarë të grupit opozitar të mërguar të Organizatës së Popullit Muxhahedin të Iranit, i njohur edhe me emrin persian Muxhahedin-e-Khalk (MEK). Ata janë vendosur në një kamp në afërsi të Durrësit, që është porti kryesor shqiptar.

Tensionet janë ngritur në prag të Samitit botëror për Iranin e lirë, i cili duhej të mbahej në Shqipëri, më 23 dhe 24 korrik të vitit 2022. Por, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri tha se ka njohuri për kërcënime të mundshme ndaj asaj ngjarjeje dhe pjesëmarrësve të saj. Si një prej shkaqeve për sulm kibernetik, përmendet pikërisht ky samit.

Ky nuk është sulmi i parë kibernetik në Shqipëri, në vitet e fundit. Sulmet e shpeshta të këtij lloji zbulojnë ndjeshmërinë e sigurisë kibernetike shtetërore. Pak kohë para zgjedhjeve në Shqipëri, në prill të vitit 2021, rrodhi baza e të dhënave të votuesve nga Tirana, ndërkaq është publikuar edhe baza e të dhënave për pagat dhe për numrat e targave të mbi 600 mijë qytetarëve./REL/

The post Sulmet kibernetike në Shqipëri, REL: Çfarë dihet për grupin HomeLand Justice? appeared first on Albeu.com.

“Të gjithë duhet të jenë në alarm”, drejtori i sigurisë në AKSH paralajmëron sulme të tjera kibernetike: Lufta e shekullit
Drejtori i Sigurisë në AKSHI, Enis Ylli, ka paralajmëruar se mund të ndodhin sulme të tjera kibernetike në sektorë të tjerë në vendin tonë, pas atij të e-albania dhe sistemit TIMS. I ftuar në Ditari në A2 CNN, Ylli theksoi se të gjithë duhet të jenë në alarm, pasi qëllimi i hakerave është krijimi i destabilitetit në vend.

“Duhet të dimë që duhet të qëndrojmë në alarm. Nuk është vetëm sektori bankar, por edhe sistemi ujësjellësit, energjetika dhe gjithçka që na prek në përditshmërinë tonë se qëllimi është krijimi i destabilitetit në vend. Kjo është luftë që do vazhdojë dhe ne duhet të mësohemi me ekzistencën e saj”.

Duke i cilësuar sulmet kibernetike si luftën e shekullit të 21-të, Ylli thekson se duhet investuar më shumë në monitorim, ndërsa vlerëson mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

“Që të kuptohet rëndësia e sulmeve kibernetike që është lufta e shekullit 21. Ne kemi kërkuar vazhdimisht dhe jemi mbështetur. Ajo që duhet investuar është pjesa e monitorimit. 7 miliardë dollarë ka investuar Irani në hakerim, Shqipëria e ka buxhetin sa gjysma e kësaj shume. Ne po bëjmë analizim të situatës për t’ju përgjigjur në përpjestim të drejtë riskut. Deri në këto momente, siguria që kemi vendosur është në përpjestim me riskun tonë, nëse ky risk do të rritet do të kërkojë analizim dhe fokusim më të madh në sigurinë kibernetike të Shqipërisë”.

Lidhur me daljen në shitje të të dhënave të TIMS, Ylli theksoi se janë skeptikë për blerjen e tyre, pasi sipas tij, kostoja është e ulët për atë sasi të dhënash që pretendohet se kanë.

“Nuk kemi tentuar t’i blejmë dhe jemi skeptikë për të dhënat që pretendohet se kanë, se vetë fakti që këto të dhëna në atë sasi dhe çmim mund të mos jetë e vërtetë dhe duke studiuar të dhënat kjo kosto për të dhënat që kanë, është shumë e ulët. Pse kërkohet kjo? Është për të krijuar destabilitet dhe shqetësim në popullatë”.

Nga analizat e deritanishme, në bashkëpunim me FBI dhe Microsoft për të cilat Ylli bën të ditur se kjo vjen nga lufta që kanë dy palët në Iran, qeveria dhe opozita iraniane.

“Te ne janë bërë dy investigime paralele me FBI dhe Microsoft, të dyja nuk kanë treguar për marrjen e informacioneve sensitive. Sulmi i 15 korrikut dhe i 9 shtatorit, të dyja infrastrukturat janë të ndryshme nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Na u desh dy muaj për investigim të mirëfilltë, ndaj duhet të presim akoma. Nga studimet tona, Shqipëria i bëhet një dëm kolatereal që vjen nga lufta që kanë dy palët në Iran, qeveria dhe opozita iraniane. Qëllimi ishte krijimi i destabilitetit në vend dhe AKSHI ofron mbi 1200 shërbime për qytetarët dhe mungesa e tyre do të sillte kaos dhe do të zgjeronte efektin në sistemet tona”.

Ai thotë se partnerët mund të ndërhyjnë vetëm në strukturat mbrojtëse dhe jo në të dhënat.

“Tek të dhënat, jo por te struktura mbrojtëse po. Për Ballkanin ka pasur asistencë të shtuar nga NATO, por kjo po ndodh në të gjithë botën. Dje dolën informacione sensitive të NATO-s nga Portugalia”.

Sipas Yllit, është e vështirë ta marrësh veten shpejt nga një sulm i tillë, që kalon në disa faza, pasi ndërhyrja në vendin tonë kishte nisur që në vitin 2021.

“Ndërhyrja kishte nisur në maj të 2021, kjo është nxjerrë nga raportet se ne kemi dhënë miratimin që çdo gjë të zbardhet për publikun, duhet kuptuar që një sulm i tillë nuk është aq i thjeshtë dhe nuk kërkon aq pak kohë, sulmi ka nisur në një infrastrukturë tjetër që nuk është e menaxhuar nga AKSHI dhe kjo është faza e parë. Sulmet kibernetike kalojnë në disa faza; i pari është kompromentimi, pika hyrëse, më pas sistemi i mbrojtjes së sigurisë dhe më pas në zbatimin e planit të menduar që në fillim. Nëse do të ishte sulm i thjeshtë, nëse do të kishim aksesuar makinën e parë të kompromentuar, do ta kishim shkatërruar atë makinë. Është e vështirë ta marrësh veten shpejt nga një sulm i tillë dhe për ta marrë veten shpejt duhet të kesh politikë për përgjigjen e incidenteve të tilla. Kjo tregoi që ne politikat i kishim të sakta”./A2

The post “Të gjithë duhet të jenë në alarm”, drejtori i sigurisë në AKSH paralajmëron sulme të tjera kibernetike: Lufta e shekullit appeared first on Albeu.com.

Sulmet kibernetike në Shqipëri, prokuroria kërkon ndihmën e 18 shteteve të huaja
Sulmi kibernetik ndaj sistemeve qeveritare dhe ai ndaj sistemit TIMS, dy ditë më parë po hetohet në një dosje të vetme, pasi ka dyshime të forta se janë kryer nga i njëjti grup hakerash, prapa të cilëve dyshohet të jetë Republika Islamike e Iranit. Grupi hetimor i kryesuar nga Bledar Valikaj, i cili po asistohet edhe nga partnerët ndërkombëtarë, ka kërkuar ndihmën e disa shteteve të huaja.

Burime pranë ministrisë së Drejtësisë bënë me dije se nëpërmjet 18 letërporosive, të cilat janë dërguar në shtete të ndryshme, kërkohet identifikimi i IP, të cilat rezultojnë të jenë të lëvizshme dhe përmes tyre janë sulmuar sistemet qeveritare dhe ai TIMS.

Grupi hetimor pritet të bëjë të dosjes është një raport të kompanisë “Microsoft”, e cila u thirr nga qeveria shqiptare, për të bërë investigimin e sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë në muajin korrik. Kompania thotë se arriti të gjurmojë 4 grupe sulmuesish të lidhur me shërbimet inteligjente të Iranit. Sipas Microsoft, fillimisht hakerat ndërhynë në një server të pambrojtur të faqes administrata.al, në maj të vitit të kaluar që është edhe thyerja e parë e sistemit. Sulmi u përshkallëzua dhe korrik të 2022, hakerat tentuan inkriptimin dhe fshirjen e të dhënave në server, por sipas kompanisë sulmi dështoi.

Kompania thotë nga investigimi rezultoi se njëri prej grupeve, që u përfshi në hyrjen fillestare dhe vjedhjen e të dhënave, është i lidhur me EUROPIUM, një grup i lidhur publikisht me Ministrinë e Inteligjencës së Iranit. Mikrosoft thotë gjithashtu se janë zbuluar edhe të dhëna të tjera, që e lidhin sulmin me Republikën Islamike të Iranit.

Sulmi kibernetik tensionoi edhe me shumë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit. Qeveria dëboi nga vendi të gjithë diplomatët iranianë dhe stafin e ambasadës. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit janë të tensionuara prej vitit 2013, kur qeveria shqiptare strehoi anëtarët e grupit Muxhahedin, një grup opozitar ndaj regjimit në Teheran. Irani i konsideron anëtarët e MEK si terroristë dhe përgjatë këtyre 9 viteve janë shënuar një sërë incidentesh, përfshirë dëbimin e disa diplomatëve iranianë, apo arrestimi i një ish-anëtari të kampit muxhahedin nën dyshimet për terrorizëm./BW

The post Sulmet kibernetike në Shqipëri, prokuroria kërkon ndihmën e 18 shteteve të huaja appeared first on Albeu.com.

CISA: Sulmet e Iranit nga Garda Kombëtare, punojnë dhe me kontraktorë!
Aktorët iranianë të kërcënimeve online i kanë përmirësuar vazhdimisht aftësitë e tyre sulmuese kibernetike, vëren agjensia amerikane e sigurisë kibernetike dhe infrastrukturës, CISA.

Drejtues të saj thonë se republika islamike i ka sofistikuar goditjet e saj në rrjet me qëllimin e qartë të shtypë aktivitete të caktuara të brendshme sociale dhe politike, por edhe për të dëmtuar kundërshtarët rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Iranianët, sipas saj, vazhdojnë të angazhohen në sulme që nisin nga bllokimi i faqeve në internet, sulmet që synojnë mashtrimine një përdoruesi duke e lënë të besojë që po i dërgohet një mesazh nga një person specifik real, mohimi i shërbimit dhe vjedhja e të dhënave e deri tek aktivitetet më të avancuara – që përfshijnë viruse shkatërruese, operacione influencimi përmes mediave sociale dhe potencialisht , sulme kibernetike gjunjezuese për sistemet. Komuniteti i shërbimit sekret amerikane dhe organizata të ndryshme të inteligjencës në sektorin privat, kanë identifikuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si forcën shtytëse pas sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga shteti iranian, qoftë nëpërmjet kontraktorëve në sektorin privat iranian, qoftë edhe nga vetë IRGC.

Në 24 shkurt 2022, CISA, Byroja Federale e Hetimit, FBI, Komanda Kibernetike e SHBA (CNMF), Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Mbretërisë së Bashkuar (NCSC-MB) dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) nxorrën një deklaratë të përbashkët mbi sigurinë kibernetike, ku theksohej prania e një grupi të sponsorizuar nga qeveria iraniane, të njohur si MuddyWater, pjesëtaret e të cilit kryejnë spiunazh kibernetik dhe operacione të tjera të kësaj natyre të cilat shënjestrojnë një sërë organizatash qeveritare dhe të sektorit privat nëpër sektorë në Azi, Afrikë, Europë dhe Amerikën e Veriut.

Në raportin e vlerësimit Vjetor të Kërcënimeve 2021, autoritetet përgjegjëse amerikane dilnin në përfundimin se “ekspertiza dhe gatishmëria e Iranit për të ndërmarrë operacione agresive kibernetike, e kthejjnë atë në një “kërcënim të qënësishëm ndaj sigurisë së rrjeteve dhe të dhënave të SHBA-së dhe aleatëve te saj”./tch

The post CISA: Sulmet e Iranit nga Garda Kombëtare, punojnë dhe me kontraktorë! appeared first on Albeu.com.