sulmet ndaj ukraines Archives - Albeu.com

U përdor nga rusët për të sulmuar Ukrainën, shpërthime të fuqishme në një bazë ushtarake në Bjellorusi
Disa shpërthime janë raportuar në një zonë në Bjellorusi që gjendet pranë një aeroporti ushtarak. Ky aeroport, sipas autoriteteve ukrainase është përdorur nga forcat ajrore ruse për të sulmuar territorin e Ukrainës.

Kanalet në Telegram Belaruski Hayun dhe Flagshtok cituan dëshmitarë të kenë thënë se gjatë natës janë dëgjuar të paktën tetë shpërthime, por edhe janë parë shkreptima në afërsi të aeroportit ushtarak, Ziabrauka, që gjendet në juglindje të rajonit Homel.

Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë tha se në orën 23:00 më 10 gusht, motori i një makine ushtarake u përfshi nga zjarri dhe se “masat për të shuar zjarrin janë duke u ndërmarrë”. Në deklaratën e kësaj ministrie u shtua se nuk raportohet për viktima.

Incidenti vjen pak ditë pas një serie shpërthimesh në bazën ajrore ruse në gadishullin ukrainas të Krimesë, ku janë shkatërruar të paktën nëntë avionë luftarakë rusë.

Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë për këto shpërthime, ndërkaq Rusia ka mohuar se baza Saki në Krime është sulmuar, por ka thënë se shpërthimet janë shkaktuar për shkak të shkeljes së rregullave kundër zjarrit.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se baza Ziabrauka në Bjellorusi është përdorur nga forcat ruse në pushtimin e Ukrainës, që Moska nisi më 24 shkurt.

Muajin e kaluar, ushtria ukrainase tha se Rusia kishte vendosur sistemet e raketave S-400 dhe Iskander-M në aeroportin bjellorus dhe po i përdor ato për të sulmuar Ukrainën./REL

The post U përdor nga rusët për të sulmuar Ukrainën, shpërthime të fuqishme në një bazë ushtarake në Bjellorusi appeared first on Albeu.com.