sulmet me raketa Archives - Albeu.com

Sulmet me raketa në disa vende të Lindjes së Mesme rrisin rrezikun për përshkallëzimin e konfliktit
Sulmet me raketa në Siri, Liban, Irak dhe Jemen të shtunën kthyen vëmendjen tek rreziku në rritje i përhapjes së konfliktit Hamas-Izrael në Rripin e Gazës në një luftë më të gjerë rajonale mes Iranit dhe Izraelit, që rrit gjasat për përfshirje edhe të Shteteve të Bashkuara.

Irani tha se pesë anëtarë të Gardës së tij Revolucionare u vranë në një sulm me raketa në një ndërtesë në Damask, për të cilin e fajësoi Izraelin dhe burime të sigurisë në Liban thanë se një sulm izraelit atje shkaktoi vrasjen e një anëtari të Hezbollahut.

Më vonë të shtunën, një zyrtar amerikan tha se nga një sulm me raketë u plagos një anëtar i personelit ushtarak në një bazë amerikane në Irak, një vend në të cilin grupet e mbështetura nga Irani më parë kanë luftuar kundër forcave amerikane.

Konflikti në Rripin e Gazës filloi më 7 tetor pasi Hamasi kreu një sulm në Izrael, duke vrarë mbi 1200 njerëz dhe duke rrëmbyer më shumë 250 të tjerë.

Hamasi është pjesë e “Boshtit të Rezistencës”, një aleancë rajonale ku përfshihet edhe grupi Hezbollah nga Libani, qeveria siriane e Presidentit Bashar al-Assad, grupe shiite në Irak dhe grupi Houthi, që kontrollon shumicën e territorit në Jemen.

Bombardimet intensive të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, të cilat sipas zyrtarëve të shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi kanë shkaktuar vrasjen e të paktën 25 mijë palestinezëve, shkaktuan shumë shpejt fillimin e përleshjeve ndërkufitare mes Izraelit dhe Hezbullahut.

Gjatë tre muajve të fundit Izraeli vazhdimisht ka vënë në shënjestër objektiva iraniane në Siri, ndërsa grupet e mbështetura nga Irani në Siri dhe Irak kanë hapur zjarr ndaj forcave amerikane në ato vende.

Përveç Rripit të Gazës, skenë e luftimeve me pasoja më të gjera ndërkombëtare ka qenë edhe Deti i Kuq, ku rebelët e grupit Houthi, që Shtetet e Bashkuara këtë javë e rikthyen në listën e organizatave terroriste, kanë sulmuar me raketa anijet e transportit të mallrave. Sulmet i kanë dhënë një goditje tregtisë globale, duke detyruar kompanitë e eksportit të mallrave të shmangin rrugën e rëndësishme detare në Detin e Kuq.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë sulmuar objektiva të rebelëve Houthi në Jemen javën e fundit.

Burime rajonale dhe iraniane thonë se Irani dhe Hezbollahu kanë personel në Jemen, që po ndihmon në sulmet ndaj anijeve të mallrave, megjithëse zyrtarët e grupit Houthi e kanë mohuar këtë.

The post Sulmet me raketa në disa vende të Lindjes së Mesme rrisin rrezikun për përshkallëzimin e konfliktit appeared first on Albeu.com.

Sulmet me raketa brenda territorit të tij, Pakistani tërheq ambasadorin nga Irani
Pakistani tërhoqi ambasadorin nga Irani fqinj të mërkurën në shenjë proteste ndaj asaj që e quajti “shkelje të hapur” të sovranitetit, pasi Teherani tha se kishte ndërmarrë sulme me raketa ndaj bazave të militantëve në Pakistanin jugperëndimor. Ministri i Jashtëm i Iranit tha se goditi militantët në sulme me “raketa dhe dronë”.

Media shtetërore tha se raketat iraniane goditën dy baza të grupit mysliman sunit Jaish al-Adl, të cilësuar si një “organizatë e huaj terroriste” nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Pakistani tha se shkelja e hapësirës së tij ajrore rezultoi në vdekjen e dy fëmijëve, por nuk e ka konfirmuar natyrën e shkeljes, apo vendndodhjen e sulmeve.

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian tha në Davos të Zvicrës, ku po merrte pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, tha se ishin goditur vetëm militantë, duke pretenduar se ata ishin të lidhur me Izraelin.

Pakistani dhe Irani kanë pasur në të kaluarën marrëdhënie të vështira, por sulmet e fundit janë ndërhyrja ndërkufitare më e rëndë në vitet e fundit. Ato pasojnë sulme të ngjashme të kryera nga Teherani ndaj fqinjëve të tjerë, Irakut dhe Sirisë.

Bagdadi tërhoqi ambasadorin e tij nga Teherani pasi media shtetërore iraniane tha se Irani kishte goditur një qendër spiunazhi izraelit.

Zyrtarët lokalë në Pakistan thanë se dy fëmijë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në sulmet pranë kufirit me Iranin.

Shkelja ishte e paprovokuar dhe e papranueshme, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme pakistaneze, Mumtaz Zahra Baloch. Ajo shtoi se Pakistani rezervon “të drejtën për t’i përgjigjet këtij akti të paligjshëm”, një mesazh që ia kishte përcjellë edhe qeverisë iraniane.

The post Sulmet me raketa brenda territorit të tij, Pakistani tërheq ambasadorin nga Irani appeared first on Albeu.com.

Ushtari ukrainas feston “çmendurisht” sulmet me raketa ndaj forcave ruse (VIDEO)
Forcat ukrainase po vazhdojnë me sukses kundër ofensivat ndaj ushtrisë ruse.

Ndërkohë një ushtar ukrainas ka publikuar një video në rrjetet sociale, teksa shihet duke lancuar raketat. Në momentin kur lëshohen raketat, ai nisi të festonte si i “çmendur”.

Ai këtë veprim e bëri për nder të përvjetorit të pavarësisë së Ukrainës, që u shënua më 24 gusht.

“Lavdi Ukrainës, vdekje armiqve”, shkruan përkrah videos së publikuar në Twitter.

Ndërkohë, sulmet ruse kanë vazhduar edhe gjatë së mërkurës teksa kanë shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Në Dnipropetrovski raportohet se është vrarë një 11-vjeçar nga sulmi me TU-22M.

СЛАВА УКРАЇНІ!??

СМЕРТЬ ВОРОГАМ!??? pic.twitter.com/zAKPj5nhgw

— Олександр Колим (@OleksandrKolym) August 24, 2022

The post Ushtari ukrainas feston “çmendurisht” sulmet me raketa ndaj forcave ruse (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Sulmi me raketa në ndërtesën e banimit në Ukrainë, 19 të vdekur
Shërbimi Shtetëror i Urgjencës i Ukrainës ka dhënë një tjetër përditësim mbi operacionin e shpëtimit në një ndërtesë apartamentesh në Chasiv Yar.

Tetë persona janë shpëtuar nga rrënojat dhe 19 janë konfirmuar të vdekur.

Një raketë goditi ndërtesën pesë-katëshe të shtunën, por përpjekjet e shpëtimit kanë vazhduar edhe sot.

Autoritetet ukrainase më herët thanë se kishin bërë kontakte zanore me disa nga të mbijetuarit ende të bllokuar./albeu.com

The post Sulmi me raketa në ndërtesën e banimit në Ukrainë, 19 të vdekur appeared first on Albeu.com.

“Nëse Rusia lëshon raketën bërthamore, Londra, Parisi dhe Berlini shuhen për 200 sekonda”, shihni simulimin në emisionin rus (VIDEO)
Një emision televiziv rus, që simulonte një sulm të mundshëm bërthamor rus në tre kryeqytete evropiane ka shkaktuar bujë, pasi moderatorët kanë deklaruar se nëse kjo do të ndodhte, nuk do të kishte asnjë të mbijetuar në këto qytete.

Drejtuesit e emisionit “60 Minuta” të kanalit “Channel One” deklaruan se Londra, Parisi dhe Berlini mund të goditen brenda 200 sekondash pas lëshimit të një raketë berthamore.

Kreu i partisë nacionaliste Rodina, Alexei Zuravlyov, pyeti veten se çfarë do të ndodhte nëse Rusia do të lëshonte një armë bërthamore kundër Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë: Një raketë Sarmat dhe Ishujt Britanikë nuk do të ekzistojnë.

Më pas në televizion u shfaq një hartë që tregonte raketa të lëshuara nga Kaliningrad, enklava ruse midis Polonisë, Lituanisë dhe Detit Baltik. Sipas simulimit, raketat mund të arrijnë në Berlin në 106 sekonda, Paris në 200 sekonda dhe Londër në 202 sekonda.

Kjo ishte si një “përgjigje” ndaj Mbretëria së Bashkuar dhe vendeve të tjera perëndimore të cilat vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.

Në përgjigje të mbështetjes perëndimore, Putin urdhëroi ushtrinë të testonte raketat Sarmat, të njohura si Satan II, shkruan Daily Mail.

The post “Nëse Rusia lëshon raketën bërthamore, Londra, Parisi dhe Berlini shuhen për 200 sekonda”, shihni simulimin në emisionin rus (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Putin do të nisë sulmin bërthamor mbi 3 kryeqytete evropiane, do vdesin të gjithë”
Televizioni shtetëror rus ka propaganduar se si Vladimir Putin do të nisë një sulm bërthamor në tre kryeqytete në Evropë, duke deklaruar se nuk do të kishte “asnjë të mbijetuar” në përgjigje të komenteve të bëra nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar që mbështesin sulmet ukrainase në infrastrukturën ruse.

Prezantuesit në programin 60 Minuta të Channel One njoftuan se qytetet e Londrës, Parisit dhe Berlinit mund të goditeshin brenda 200 sekondave nga lëshimi i raketave bërthamore, ndërsa tensionet rriten mes luftës së vazhdueshme në Ukrainë.

Më herë, ish shefi i NATO-s, Richard Sherriff paralajmëroi se Perëndimi “duhet të përgatitë veten” për një luftë të ‘’skenarit më të keq’’ me Rusinë në Ukrainë.

Në emisionin e së enjtes, kryetari i partisë nacionaliste Rodina, Aleksey Zhuravlyov, mendoi se çfarë do të ndodhte nëse Rusia lëshonte armë bërthamore kundër Britanisë së Madhe, duke thënë: Mjafton një raketë Sarmat dhe Ishujt Britanikë nuk do të jenë më.

Të ftuarit në emision më pas u treguan shikuesve një hartë e cila dukej se sugjeronte raketat mund të lëshoheshin nga Kaliningrad, enklava ruse midis Polonisë, Lituanisë dhe Detit Baltik.

Ai sugjeroi që këto mund të arrijnë në Berlin për 106 sekonda, Paris për 200 sekonda dhe Londër për 202 sekonda.

Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera perëndimore vazhdojnë mbështesin Ukrainën dhe aleatët ofrojnë pajisje, automjete ushtarake dhe armë për vendin e rrethuar, shkruan Daily Mail.

Në përgjigje të mbështetjes perëndimore të Ukrainës, Putini nxitës i luftës urdhëroi ushtrinë të testonte raketat e saj Sarmat, të cilat njihen gjithashtu si Satani II.

Javën e kaluar Putini u mburr se raketat hipersonike të vendit të tij mund të ‘thyenin të gjitha mbrojtjet moderne’ dhe mund të ishin gati për të goditur Mbretërinë e Bashkuar “deri në vjeshtë”.

Vërejtjet alarmante u bënë në emision, i cili është një nga programet televizive më të ndjekura të Rusisë./albeu.com/

The post “Putin do të nisë sulmin bërthamor mbi 3 kryeqytete evropiane, do vdesin të gjithë” appeared first on Albeu.com.