Sulmet e iranit Archives - Albeu.com

BIRN: Pas sulmeve nga Irani, Shqipëria forcon kuadrin ligjor për sigurinë kibernetike
Përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, së bashku me deputetë dhe përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Certifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kombëtare (AKCESK), shqyrtuan propozimin mbi projektligjin për Sigurinë Kibernetike, i cili sipas ekspertëve të fushës është i domosdoshëm në kushtet aktuale të sulmeve të shtuara në hapësirën kibernetike në Shqipëri.

“Sulmet kibernetike janë tashmë tejet të sofistikuara. Kapacitetet e deritanishme janë të pamjaftueshme për të garantuar një nivel të lartë sigurie në rrjetet dhe sistemet e informacionit”, tha Igli Tafa, kreu i Autoritetit Kombëtar të Certifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kombëtare AKCESK.

Tafa shtoi se është jetike ngritja e një kuadri ligjor në kushtet ku ndodhemi.

“Për t’iu përgjigjur sulmeve në rritje është domosdoshmëri ngritja e një kuadri ligjor bashkëkohor sipas direktiva të BE-së”, shtoi Tafa.

Projktetligji vjen si nismë e Këshillit të Ministrave në kuadër të detyrimit për përmbushjen e objektivave të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike dhe Planit Kombëtar të Veprimit 2020-2025.

“Kjo nismë është shumë e vlerësuar dhe e mirëpritur prej kohësh”, tha Klotilda Bushka, deputete dhe drejtuese e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Shqipëria është përballur gjatë viteve të fundit me një seri sulmesh të sofistikuara kibernetike për të cilat qeveria ka vënë gishtin mbi Republikën Islamike të Iranit.

Një raport i kompanisë “Microsoft”, e cila u thirr nga qeveria shqiptare për të ndihmuar në zmbrapsjen dhe investigimin e sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë, thotë se arriti të gjurmojë 4 grupe sulmuesish të lidhur me shërbimet inteligjente të Iranit.

Në përgjigje të sulmeve ndaj rrjeteve qeveritare nga Teherani, Tirana zyrtare ka vendosur prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Ministria e Jashtme e Iranit e ka mohuar sulmin, i ka cilësuar akuzat e Shqipërisë si të “pabaza” dhe vendimin për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike si “dritëshkurtër”.

Kreu i AKCESK theksoi se projektligji i ri parashikon kompetenca të shtuara ligjore lidhur me sigurinë kibernetike, kapacitete të reja teknike për monitorimin e infrastrukturave si edhe simulime për të konstatuar boshllëqet në rrjet.

Projektligji parashikon gjithashtu krijimin e një strukture të re ad-hoc për menaxhimin e emergjencave që mund të çojnë në shpalljen e krizës kibernetike në nivel kombëtar.

“Kriza kibernetike përcaktohet si rasti ekstrem kur një institucion me rëndësi nuk mund të menaxhojë situatën e dalë jashtë kontrolli për shkak të sulmeve kibernetike”, shpjegoi Tafa.

Kreu i AKCESK shtoi se ndikimi social i këtij projektligji konsiston jo vetëm në përmirësimin e sigurisë kibernetike kombëtare, por gjithashtu edhe në rritjen e punësimit dhe rritjen e pagave të ekspertëve të sigurisë kibernetike.

Sipas ekspertit Tafa, vlera totale e përafërt e ndikimit të këtij ligjit në buxhetin e shtetit për pesë vite llogaritet të jetë 11.5 miliardë lek (111 milionë euro).

The post BIRN: Pas sulmeve nga Irani, Shqipëria forcon kuadrin ligjor për sigurinë kibernetike appeared first on Albeu.com.