SULME Archives - Albeu.com

Plan masash pas paralajmërimit të SHBA për sulme nga Irani? Ministri Lamallari: Policia angazhim të shtuar në infrastrukturën kritike në përgjithësi
Këtë të premte, në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, u pyet lidhur me paralajmërimin e ambasadës së SHBA-së për rrezikun e mundshëm të sulmeve iraniane.

I pyetur nëse kanë ndërmarrë një plan masash pas paralajmërimit të ambasadës, ministri theksoi se policia prej kohësh ka marrë masa të shtuara për sigurinë publike dhe për vendndodhjet me rëndësi kritike.

“Së pari, Shqipëria ka prej disa kohësh masat e nevojshëm në kuptim të vlerësimit të riskut nga të gjithë agjencitë ligjzbatuese, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ku jo vetëm kemi bërë vlerësimin e riskut po edhe një plan masash jo vetëm për sigurinë publike në shesh por edhe infrastrukturën kritike në përgjithësi. Policia është me masa të shtuara sigurie, në vendndodhje që konsiderohen me rëndësi kritike. Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë duke marrë në konsideratë të gjithë zhvillimet në Lindjen e Mesme”, u shpreh ministri.

Duke e cilësuar njoftimin e ambasadës si “rutinë”, ai shtoi se ka kërkuar informacione nga Policia e Shtetit pas reagimit të përfaqësisë së huaj.

Gjithashtu, ai theksoi se policia ka marrë masa gjithashtu edhe ndaj kërcënimeve që vijnë në formë hibride, duke shtuar se synohet të krijohet përshtypja se Shqipëria është një vend i pasigurt.

“Edhe me reagimin publik të ambasadës, kërkova nga strukturat e policisë përfshirë Antiterrorin dhe Policinë kriminale, për të më informuar lidhur me masat dhe komunikimin që kanë pasur me përfaqësuesit e ambasadës. Më është bërë me dije se nga komunikimi të zyrës së ambasadës është konfirmuar se ky është lajmërim standard që është bërë edhe në vende të tjera.

Nga ana tjetër, ata vlerësojnë, bashkëpunimin dhe angazhimin e policisë dhe qeverisë për masat e shtuara të marra prej kohësh, duke marrë në konsideratë faktin që policia ka ngritur kapacitetet nevojshëm për t’u përgjigjur kërcënimeve që vijnë edhe në forma hibride dhe ata që zhvillohen përmes dezinformimit në rrjete sociale, se për të krijuar përshtypje të një vendi të pasigurt”, u shpreh ministri.

The post Plan masash pas paralajmërimit të SHBA për sulme nga Irani? Ministri Lamallari: Policia angazhim të shtuar në infrastrukturën kritike në përgjithësi appeared first on Albeu.com.

Trump kërcënon përsëri Iranin me sulme ndaj infrastrukturës: Regjimi i ri e di çfarë duhet bërë dhe duhet ta bëjë shpejt
Në një postim të publikuar në platformën Truth Social në orët e para të mëngjesit të sotëm, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar paralajmërime të reja për përshkallëzim të mundshëm ushtarak ndaj Iranit, duke përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë objektiva strategjike si urat dhe centralet e prodhimit të energjisë elektrike.

Trump deklaroi se ushtria amerikane “nuk ka filluar ende të shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran”, duke shtuar se objektivat e radhës mund të jenë infrastruktura kritike e vendit.

“Ushtria jonë, më e madhja dhe më e fuqishmja kudo në botë, nuk ka filluar ende të shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran. Më pas vijnë urat, më pas centralet elektrike. Udhëheqja e re e regjimit e di se çfarë duhet bërë dhe duhet bërë shpejt!”, shkroi ai.

The post Trump kërcënon përsëri Iranin me sulme ndaj infrastrukturës: Regjimi i ri e di çfarë duhet bërë dhe duhet ta bëjë shpejt appeared first on Albeu.com.

Konflikti në Lindjen e Mesme, IDF nisi një valë të re sulmesh ndaj Teheranit
Konflikti në Lindjen e Mesme, ka hyrë në ditën e gjashtë dhe ende nuk ka shenja të përfundimit të operacioneve amerikano-izraelite.

Përkundrazi, Forca e Mbrojtjes Izraelite (IDF), po vepron edhe në Libanin jugor me qëllim eliminimin e Hezbollahut.

Të enjten në mëngjes, IDF njoftoi se kishte nisur një valë sulmesh në shkallë të gjerë kundër infrastrukturës së regjimit terrorist iranian në të gjithë Teheranin.

Ndërkohë, një ditë më parë SHBA-të dhe Izraeli goditën kryeqytetin iranian dhe qytete të tjera në një breshëri sulmesh ajrore, me Izraelin që shënjestroi udhëheqjen iraniane dhe forcat e sigurisë, madje bombardoi objektet e komandës qendrore dhe selinë e Iranit, ndërsa Teherani nisi valë të përsëritura raketash dhe dronësh kundër Izraelit dhe të gjithë rajonit, përfshirë Kurdistanin irakian.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit, po planifikojnë të paktën 1 deri në 2 javë të tjera operacionesh në Iran, duke raportuar se janë hedhur mbi 5,000 bomba.

The post Konflikti në Lindjen e Mesme, IDF nisi një valë të re sulmesh ndaj Teheranit appeared first on Albeu.com.

ALARM! Rriten s*lmet kibernetike dhe mashtrimet online në Shqipëri
Sulmet digjitale në Shqipëri kanë ardhur duke u sofistikuar përgjatë 12 muajve të fundit. Shpeshherë ato ndodhin në forma të fshehta, por pasojat në integritetin e të dhënave apo sigurinë e qytetarëve janë të dukshme dhe problematike.

Një monitorim i BIRN për hapësirën digjitale në Shqipëri për periudhën kohore shtator 2024-gusht 2025 identifikoi 115 shkelje në total, ku kryesojnë përmbajtjet e dëmshme dhe sjelljet kërcënuese, të ndjekura nga shkeljet e të drejtave ekonomike dhe aseteve digjitale.

Më të prekurit nga këto shkelje janë qytetarët dhe grupet e aktivistëve, ndërkohë që autorët e këtyre sulmeve janë një pjesë të paidentifikuar.

Transferimi i pothuajse të gjitha shërbimeve publike në platformën digjitale qeveritare “e-Albania” përgjatë viteve të fundit është shoqëruar jo vetëm me avantazhe për qytetarët, por edhe me rrisqe përsa i përket mbrojtjes së të dhënave të tyre personale.

Sipas ekspertëve, shkeljet digjitale më të rrezikshme janë përqendruar në sulmet ndaj infrastrukturave kritike të vendit, dezinformimin dhe manipulimin zgjedhor, mashtrimet financiare digjitale, si edhe sulmet online ndaj aktivistëve dhe gazetarëve.

Orkidea Xhaferaj, hulumtuese dhe drejtuese e Departamentit të Politikave Digjitale dhe Inovacionit pranë SCiDEV, i tha BIRN se prej vitesh ka një trend rritës të sulmeve kibernetike në Shqipëri, gjë që reflekton trendin global apo tranformimin digjital që po ndodh në vend.

“Sulmet ndaj infrastrukturave kritike janë më të rrezikshmet, pasi impaktojnë shërbimet publike, dhe së dyti sigurojnë akses të keqbërësve në të dhënat personale dhe sensitive të qytetarëve në masë,” i tha BIRN Orkidea Xhaferaj, duke përmendur si shembull sulmin ndaj Bashkisë Tiranë në qershor 2025, që la pa shërbim mijëra qytetarë.

Daniel Prroni, hulumtues pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) shtoi më tej se një tjetër trend shkeljesh digjitale në 2025 konsiston pikërisht në përhapjen e dezinformimit gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

“Një tjetër rrezik gjatë këtij viti ka qenë përhapja e dezinformimit dhe manipulimit të informacionit, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore përmes përmbajtjeve të gjeneruara me AI, pa etiketime apo transparencë, dhe përdorimin të bot-eve për të amplifikuar mesazhe politike”, i tha BIRN Daniel Prroni.

Fushata zgjedhore e zgjedhjeve parlamentare të Majit 2025 u karakterizua nga një sërë shkeljesh etike në hapësirën online.

Edhe pse partitë kryesore të vendit nënshkruan Kodin e Etikës për Fushatën Digjitale, shumica e tyre përdorën dhe shpërndanë video të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale që patën si efekt bullizëm kibernetik dhe dezinformim ndaj kundërshtarëve politikë.  Gjithashtu më shumë se 50 faqe të ndryshme anonime online u përdorën për propagandë politike.

Ekspertët pranojnë gjithashtu se gjatë vitit 2025 të dhënat personale dhe financiare të qytetarëve janë ndikuar ndjeshëm prej një serie sulmesh “phishing” që kanë shënjestruar financat e tyre, sulme të sofistikuara të cilat kamuflohen sikur vijnë prej institucione reale të vendit.

“Mashtrimet digjitale dhe sulmet ‘phishing’ janë bërë gjithnjë e më të vështira për t’u dalluar nga komunikimet legjitime të institucioneve apo operatorëve ekonomik legjitim përmes imitimit të domain-eve të institucioneve shtetërore dhe kompanive private”, i tha BIRN hulumtuesi i IDM, Daniel Prroni.

Të njëjtën gjë konfirmon edhe ekspertja Xhaferaj, sipas të cilës skemat e mashtrimit financiar kanë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

“Shitja apo rrjedhja e të dhënave personale nga sulmet phishing ndaj qytetarëve rrit vulnerabilitetet për sulme të tjera ndaj tyre”, i tha BIRN Orkidea Xhaferaj.

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar disa herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm ndaj këtyre tentativave të mashtrimit që targetojnë të dhënat dhe financat e tyre.

Një kategori tjetër që janë prekur nga shkeljet në sferën digjitale janë aktivistët e të drejtave të njeriut, gazetarët, apo anëtarët e komuniteteve vulnerabël, që vijojnë të jenë shënjestër e sulmeve të cilat jo pak herë konsistojnë edhe në kërcënime me jetë apo fushata linçimi që ndikojnë ndjeshëm në mirëqënien e këtyre personave.

Sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit, Shqipëria renditet e 80 nga 180 vende, duke u theksuar se gazetarët janë viktima të akteve të indimidimit nga politikanët dhe krimi i organizuar.

Prroni i tha BIRN se këto sulme ndaj aktivistëve apo gazetarëve vijojnë të mbeten një shqetësim për lirinë e shprehjes.

“Kërcënimet dhe bullizmi kibernetik gjithashtu kanë përbërë një volum të lartë të shkeljeve. Qytetarët e angazhuar në publik dhe grupet e margjinalizuara janë sulmuar vazhdimisht online, shpesh nga njerëz të paidentifikuar”, tha Prroni për BIRN.

“Në thelb, këto sulme kanë synuar të krijojnë një klimë frike dhe presioni që nxit vetëcensurën e gazetarëve dhe shkurajon pjesëmarrjen e qytetarëve në jetë publike”, shtoi ai.

Ekspertët janë të mendimit se ndërgjegjësimi i qytetarëve ndaj këtyre sulmeve është hapi kyç në adresimin e kësaj situate.

“Ndërgjegjësimi dhe rritja e kapaciteteve të qytetarëve për phishing dhe mashtrimet online mbetet kyç për adresimin e situatës”, i tha BIRN Xhaferaj.

Ajo shtoi se edhe forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike vendore duhet të jetë prioritet për mbrojtjen e infrastrukturave lokale dhe të dhënave të qytetarëve.

Edhe hulumtuesi Prroni nga IDM theksoi rëndësinë e përmirësimit të legjislacionit me mekanizma më efektive hetimi kundër mashtrimeve digjitale apo harmonizimin me rregulloret e BE-së përsa i përket përdorimin të platformave digjitale.

“Nevojiten përmirësime thelbësore të legjislacionit kundër mashtrimeve digjitale dhe mekanizma më efektivë hetimi”, i tha BIRN Prroni.

“Gjithashtu duhet punuar për harmonizimin e akteve të BE-së që rregullojnë mjedisin digjital, posaçërisht DSA-së në lidhje me sjelljen e platformave digjitale dhe Aktin e Inteligjencës Artificiale në lidhje me përdorimin dhe përhapjen e materialeve të gjeneruara nga AI”, përfundoi ai./ Reporter.al

The post ALARM! Rriten s*lmet kibernetike dhe mashtrimet online në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Sulme të reja izraelite në Gaza: 50 të vdekur, mes tyre 22 fëmijë!
Të paktën 50 palestinezë, mes tyre 22 fëmijë, humbën jetën dhe mbi 200 të tjerë u plagosën mbrëmjen e së martës në një valë të re bombardimesh izraelite në Rripin e Gazës, sipas Mbrojtjes Civile dhe spitaleve lokale të drejtuara nga Hamasi.

Ushtria izraelite deklaroi se sulmet ishin përgjigje ndaj “shkeljeve të armëpushimit” nga Hamasi, pas vrasjes së një ushtari izraelit në jug të Gazës. Hamasi mohoi çdo përfshirje, duke e cilësuar bombardimin si “kriminal” dhe “shkelje flagrante të marrëveshjes”.

Sulmet goditën disa zona të dendura banimi, përfshirë qytetin e Gazës, Beit Lahia, Bureij, Nuseirat dhe Khan Younis. Dëshmitarë raportuan skena kaosi, ndërsa “shtylla flakësh dhe tymi” mbulonin horizontin. Ekipet e shpëtimit paralajmëruan se bilanci mund të rritet, pasi shumë njerëz mbeten të bllokuar nën rrënoja.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi “goditje të fuqishme”, ndërsa ministri i mbrojtjes Israel Katz paralajmëroi se Hamasi “do të paguajë shumëfish”. Nga Uashingtoni, Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “asgjë nuk do të rrezikojë armëpushimin”, por theksoi se Izraeli “ka të drejtë të kundërsulmojë kur sulmohet”.

Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga SHBA, Egjipti, Katari dhe Turqia, është pjesë e një plani 20-pikësh për paqe që parashikon shkëmbimin e pengjeve me trupat dhe të burgosurit palestinezë. Deri më tani, sipas të dhënave palestineze, mbi 68,500 persona janë vrarë në Gaza që nga tetori i vitit 2023 — një kujtesë e dhimbshme se paqja ende mbetet e brishtë.

The post Sulme të reja izraelite në Gaza: 50 të vdekur, mes tyre 22 fëmijë! appeared first on Albeu.com.

Izraeli nis sulme ajrore në Gaza pas akuzave për shkelje të armëpushimit nga Hamasi
Ushtria izraelite kreu sulme ajrore kundër Hamasit në Gaza, pasi akuzoi organizatën terroriste për shkelje të përsëritura të marrëveshjes së armëpushimit të dielën.

Një zyrtar ushtarak izraelit i konfirmoi sulmet për Fox News të dielën, duke treguar sulme nga Hamasi që nga e premtja. IDF më vonë konfirmoi se po ndërmerrte veprime në Gaza.

“Më herët sot, terroristët qëlluan me një raketë antitank dhe me armë zjarri drejt trupave të IDF-së që operojnë për të çmontuar infrastrukturën terroriste në zonën e Rafah, në jug të Gazës, në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit”, tha IDF në një deklaratë.

“Në përgjigje, IDF ka filluar sulmet në zonë për të eliminuar kërcënimin dhe për të çmontuar boshtet e tuneleve dhe strukturat ushtarake të përdorura për aktivitete terroriste”, vazhdoi deklarata.

Izraeli është kundërpërgjigjur duke goditur zona në veri dhe jug të Rripit të Gazës.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu thotë se ai i ka udhëzuar ministrin e mbrojtjes dhe krerët e tjerë të sigurisë që të “veprojnë me forcë” në reagim ndaj sulmeve.

Hamasi pretendon se “nuk ka dijeni” për ndonjë sulm kundër forcave izraelite, duke lëshuar një deklaratë të dielën duke thënë se ende po i përmbahet kushteve të marrëveshjes.

“Ne pohojmë angazhimin tonë të plotë për të zbatuar gjithçka që është rënë dakord, ndër të cilat më kryesorja është armëpushimi në të gjitha zonat e Rripit të Gazës. Nuk kemi dijeni për ndonjë ngjarje apo përleshje që po ndodh në zonën e Rafah”, shkroi grupi.

“Ne nuk kemi lidhje me asnjë ngjarje që ndodh në ato zona, as nuk mund të komunikojmë me asnjë nga luftëtarët tanë atje nëse ndonjëri prej tyre mbetet gjallë”, shtoi ai.

Sulmet e raportuara ndaj trupave izraelite vijnë pasi Hamasi kaloi ditë të tëra duke luftuar grupet rivale palestineze pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

Sipas Reuters, Hamasi ekzekutoi të paktën 33 persona ditët e fundit në atë që zyrtarët e përshkruan si një fushatë për të “treguar forcë” pas armëpushimit. Burime izraelite thonë se shumica e të vrarëve i përkisnin familjeve të akuzuara për bashkëpunim me Izraelin ose për mbështetje të milicive rivale.

Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi të shtunën se Hamasi mund të shkelë marrëveshjen e paqes me një “sulm të planifikuar” ndaj civilëve palestinezë.

“Ky sulm i planifikuar kundër civilëve palestinezë do të përbënte një shkelje të drejtpërdrejtë dhe të rëndë të marrëveshjes së armëpushimit dhe do të dëmtonte progresin e rëndësishëm të arritur nëpërmjet përpjekjeve të ndërmjetësimit”, tha departamenti në një deklaratë në mediat sociale. “Garantuesit kërkojnë që Hamasi të përmbushë detyrimet e tij sipas kushteve të armëpushimit.”

“Shtetet e Bashkuara dhe garantuesit e tjerë mbeten të vendosur në angazhimin tonë për të siguruar sigurinë e civilëve, për të ruajtur qetësinë në terren dhe për të çuar përpara paqen dhe prosperitetin për popullin e Gazës dhe rajonin në tërësi”, vazhdoi deklarata.

Presidenti Donald Trump paralajmëroi Hamasin të premten se sulmet e vazhdueshme ndaj palestinezëve do t’i detyronin SHBA-të dhe Izraelin të ndërhyjnë.

The post Izraeli nis sulme ajrore në Gaza pas akuzave për shkelje të armëpushimit nga Hamasi appeared first on Albeu.com.

Izraeli nuk ndal sulmet! Të paktën 34 të vrarë në Gaza, mes tyre edhe palestinezët që prisnin ndihma ushqimore
Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se të paktën 34 persona u vranë të shtunën, përfshirë edhe ata që prisnin të merrnin ndihma.

Mijëra palestinezë mblidhen çdo ditë pranë pikave të shpërndarjes së ushqimit në Gaza, përfshirë katër të menaxhuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli. Që nga nisja në fund të majit, operacionet e saj janë shoqëruar me raportime pothuajse të përditshme se forcat izraelite qëllojnë mbi ata që presin të marrin ndihma.

Kufizimet izraelite për hyrjen e furnizimeve në Gaza që nga fillimi i luftës gati dy vjet më parë kanë çuar në mungesë të ushqimit dhe produkteve thelbësore, duke përfshirë ilaçet dhe karburantin, të cilat spitalet i kërkojnë për të furnizuar me energji gjeneratorët e tyre.

Kryeministri Benjamin Netanyahu përballet me presion në rritje për të rënë dakord për një armëpushim për të shmangur një katastrofë humanitare për mbi dy milionë banorë të territorit.

Të premten në mëngjes, kabineti izraelit i sigurisë miratoi planet për një operacion të madh për të ndërhyrë në Gaza, duke shkaktuar një valë zemërimi në të gjithë globin. Në një postim në mediat sociale të premten vonë, Netanjahu tha se “nuk do të pushtojë Gazën – por do ta çlirojë nga Hamasi

The post Izraeli nuk ndal sulmet! Të paktën 34 të vrarë në Gaza, mes tyre edhe palestinezët që prisnin ndihma ushqimore appeared first on Albeu.com.

Kur errësira “thyhet” nga raketat dhe shpërthimet/ Izraeli dhe Irani sulme të ndërsjellta gjatë natës, humbin jetën të paktën 8 persona, plagosen qindra të tjerë
Tensionet mes Iranit dhe Izraelit kanë vijuar, pasi të dy vendet kanë nisur sulme ajrore dhe raketore ndaj njëri-tjetrit gjatë natës, duke përshkallëzuar ndjeshëm situatën në Lindjen e Mesme.

Irani filloi një valë të re sulmesh ndaj Izraelit, duke goditur zona në qendër dhe veri të vendit. Shërbimi izraelit i emergjencës konfirmoi se katër persona humbën jetën në një sulm në Izraelin qendror. Numri i të vdekurve në Izrael nga sulmet e natës nga Irani është rritur në 10, ndërsa punonjësit e emergjencës në terren vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Gjashtë persona u vranë në qytetin bregdetar qendror të Bat Yam, ku një ndërtesë u godit drejtpërdrejt, sipas organizatës izraelite të kërkim-shpëtimit ZAKA.

Katër të tjerë u vranë në qytetin verior palestinezo-izraelit të Tamrës, ku u goditën edhe ndërtesa.

Një djalë 10-vjeçar ishte midis katër personave të vrarë nga një sulm me raketa iraniane në Izraelin qendror, ndërsa të tjerë ende rezultojnë të zhdukur në vendngjarje. Sipas shërbimeve të emergjencës qindra të tjerë janë plagosur.

Një operacion i madh reagimi ndaj emergjencës është duke u zhvilluar në qytetin Bat Yam, ku një ndërtesë u godit drejtpërdrejt.

Një grua 60-vjeçare, një grua 80-vjeçare dhe një vajzë, mosha e së cilës nuk u bë e ditur, u vranë gjithashtu në sulm, sipas shërbimit kombëtar të emergjencës së Izraelit, Magen David Adom (MDA).

Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite kreu një seri sulmesh ajrore mbi Teheranin, duke deklaruar se objektiv ishin ndërtesa të lidhura me programin bërthamor iranian, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes.

Ministria e Naftës e Iranit raportoi se depoja e naftës Shahran në Teheran u godit nga sulmet izraelite, por theksoi se situata është nën kontroll.

The post Kur errësira “thyhet” nga raketat dhe shpërthimet/ Izraeli dhe Irani sulme të ndërsjellta gjatë natës, humbin jetën të paktën 8 persona, plagosen qindra të tjerë appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj reagon nga qelia, e krahason veten me personazhin e Franc Kafkës: Me siguri po thoni po flet përçart Lali, por fatkeqësisht jo
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia. Veliaj shkruan në rrjetet sociale, se e ndjen veten si një nga personazhet e “procesit” të Franc Kafkës, Jozef K, pra që nuk e kupton pse është arrestuar.

Veliaj thotë se ka ndjekur debatet televizive për të, ndërkohë që vijon sulmin e ashpër ndaj prokurorit Ols Dado.

“Kështu nis “Procesi” i Franc Kafkës, libri kult i absurdit, të cilin mua më ra ta lexoj e ta admiroj aq shumë, sa që fati ma dhuroi, përmes një kllouni si Nesti Violina, që edhe ta jetoj, prapa hekurave!”, shkruan kryebashkiaku.

Veliaj ka ndarë një pjesë nga libri “Procesi” i Franc Kafkës, ku shkruhet “Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef K. sepse një mëngjes atë e arrestuan, megjithëse s’kishte bërë gjë”.

Ai shkruan më tej se “këtu kemi edhe televizor dhe kështu më bie të shoh edhe sesi “Procesi” im vazhdon të shkruhet, nga një grup karnavalesh të bërë bashkë, fut e bjer”.

REAGIMI:

Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef K. sepse një mëngjes atë e arrestuan, megjithëse s’kishte bërë gjë”.

Kështu nis “Procesi” i Franc Kafkës, libri kult i absurdit, të cilin mua më ra ta lexoj e ta admiroj aq shumë, sa që fati ma dhuroi, përmes një kllouni si Nesti Violina, që edhe ta jetoj, prapa hekurave! Këtu kemi edhe televizor dhe kështu më bie të shoh edhe sesi “Procesi” im vazhdon të shkruhet në gjirizët mediatikë, nga një grup karnavalesh të bërë bashkë, fut e bjer, duke iu referuar dosjes shumëfaqëshe të idiotësive të Ols Angonit.

Si çdo ditë, ku i privuar nga liria pa gjyq dhe nga mundësia për t’u ballafaquar me karnavalet nëpër gjiriza apo me Kafkën tim (ndjesë të ndjerit Franz, po Olsi është si kafkë e mbështjellë me shollë), po vazhdoj t’ju argëtoj me “dyshimet e arsyeshme” të akt-akuzës absurde.

Konsulenca e një sipërmarrësi të nderuar si Shkëlqim Fusha, me dy avokate që ushtrojnë lirinë e profesionit pa lejen e Nesti Dados, për një projekt në jug, rezulton në akt-akuzën ndaj meje si korrupsion në Tiranë!

Ja argumentimi i Kafkës tim:

ka marrë leje për një bashkëfshatar, shtëpi njëkatëshe në Yrshek;

ka marrë mbrapsht garancinë e punimeve në Sheshin Skënderbej;

ka marrë pagesë për një nga 7 lotet e pastrimit, kur pastrimin e bënin privatët në Bashkinë e Tiranës.

Kuptuat gjë? Me siguri jo! Po, ama, Shkëlqim Fusha është shtrënguar me masën detyrim paraqitje për këtë poezi hermetike të violinistit dështak, që më tha, “mos kujto se vetëm ju keni haber nga arti, unë kur isha i vogël i bija violinës”!!!

Pra, me durim: Viktima e Nesti Dados për shkakun tim, që kurrë s’kam dhënë e marrë me të asnjë favor të asnjë natyre, Shkëlqim Fusha, ka paguar dy avokate. 9 mijë euro! Për punët e tij në Vlorë e Himarë.

Por, meqë këto të dyja njihen me avokaten që kam në shtëpi, pra Ajolën, ky është korrupsion, sepse Shkëlqimi ka marrë punë nga bashkia dhe të njohurat e sime shoqeje kanë marrë punë nga Shkëlqimi.

1. Leja e ndërtimit është e drejtë pa konkurim, pra e merr ai që e ka tokën ose kontratën me pronarin e tokës. Ols Angoni, si pronar ndërtues e di mirë këtë, ndërsa unë as nuk e di kush është ky Gentian Karaj, që paska bërë shtëpi njëkatëshe në Yrshek, siç nuk di dhe s’kam detyrë të di kush janë pronarët e pafundëm që marrin leje në Bashkinë e Tiranës. Se ndryshe nga Nesti Dado, unë as jam spiun, as jam xhins spiuni, as kam punuar noter në port, as kam qenë zëmarrës dhe zëdhënës i prokurores së përgjithshme, as jam pronar, as jam ndërtues, as bëj prokurorin për llogari të partisë së Ols Violinës.

Pra, sipas Olsit, ai mund të bëjë pallat me firmën time, ndërsa unë bëj korrupsion pse firmos lejen e shtëpisë së Gentianit në Yrshek.

2. Garancia e kontratës është detyrim ligjor që çdo subjekt ta ketë përpara se të nisë një punë, dhe nëse puna kryhet sipas standardeve, ajo (garancia) i kthehet subjektit. Pra, është detyrim jo pazar, negociatë, opsion apo ia bëfsha racën, korrupsion! Plus kompania “Fusha” ka punuar për Sheshin edhe në kohën e hovit të Edi Ramës, edhe në kohën e pampersit të Lul Bashës, edhe në kohën time.

Për shembull, garanci punimesh ka dhënë edhe firma që bëri ndërtesën e UKT-së, të cilën bujarisht ia falëm SPAK-ut, madje thamë hallall se do bëjë punë të mira për drejtësinë e munguar. Tjetër mesele kjo, po ishalla s’është gjithë SPAK-u violinë e prishur, si ky kastraveci që më ra mua për hise, se pastaj i bie që të kemi nxjerrë sytë për të vënë vetulla.

3. Fusha ka marrë “këstin mujor të lotit të pastrimit”, e po pastaj?! Fusha ka bërë pastrimin në Tiranë që nga viti 2000 gjer në 2024, kur Bashkia e kaloi 100% si shërbim në kompani publike. Madje, siç doli në thertoren e Erjon Kasapit, Fusha ishte penalizuar sepse inspektorët e bashkisë kishin vërejtje mbi pastrimin e disa pikave. Pra, nuk ka marrë më shumë, ka marrë më pak, e nga vjet nuk ka marrë fare shërbim pastrimi. Kompania publike “Eco Tirana”, një bashkëpunim mes Tiranës-Veronës-Vicenzës, e shtetëzoi totalisht shërbimin privat.

Dhe për të gjitha këto “favore”, ky sipërmarrës i ka dhënë 9 mijë Euro për konsulencë juridike një të njohurës së gruas sime, e cila sipas Ols Violinës meqë njeh gruan time ka bërë korrupsion për mua që nuk e njoh, por që me mendjen e Nesti Dados ia kam dhënë Fushës gjithë sa më lart, për t’i marrë 9 mijë Euro përmes një të panjohure që njeh gruan time. Natyrisht, Olsi ka të gjithë imbecilitetin dhe malinjitetin ta fantazojë e ta shkruajë në emër të drejtësisë së re këtë skeç satirik në lëkurën time, por nuk ka kokërr prove ama, që ta mbështesë, përveç bindjes së tij absolute që ku ka një grua ka një dyshim të arsyeshëm.

Kuptuat gjë? Me siguri po thoni po flet përçart Lali, por jo, fatkeqësisht këto Lali i ka dëgjuar nga Kafka i tij atë ditë, kur i vajta në audiencën haluçinante, dhe i ka lexuar në dosjen që Kafka i dorëzoi Kasapit dhe Kasapi i vuri vulën e arrestit me burg.

Domethënë, Fusha në Yrshek ka bërë një kat shtëpi fshati për një nevojtar që kërkonte sevap; në Shesh ka marrë hakën pas garancisë që vetë vuri e që i takon; dhe në shërbimin e pastrimit ka marrë kusurin, pasi janë zbritur punët e pakryera.

Zotërisë i është dhënë leja për sevapin, haka për punën dhe kusuri për shërbimin. Këto i njeh ligji dhe kodi etik e shoqëror. Ekzaktësisht çfarë nuk njeh Kafka im: Ligjin dhe Kodin Etik, se atë shoqërorin është gjynah t’ia kërkosh një individi të devijuar psiko-emocionalisht, sa nga violina dhe sa nga trampolina.

Si i tillë, ai njeh për “sevap” marrjen përdore për ta bërë nga violinist-noter-ndërtues-zëmarrës-zëdhënës-prokuror-persekutor. Në vend të hakut njeh “hakmarrjen” për katet që s’i takonin kur telefononte me atë zërin si violinë në sordinë “o kryetar, si i bahet me atë lejen time”? – dhe si kusur ai kupton shërbimet banale me letra anonime!

Procesi i Kafkës tim vazhdon.

Qofshi me shëndet dhe paçi një ditë të mbarë!

The post Erion Veliaj reagon nga qelia, e krahason veten me personazhin e Franc Kafkës: Me siguri po thoni po flet përçart Lali, por fatkeqësisht jo appeared first on Albeu.com.

Izraeli sulmon Damaskun me dronë, vritet spikerja e njohur televizive
Safaa Ahmed, një spikere e njohur e televizionit sirian, është vrarë së bashku me dy të tjerë në një sulm izraelit gjatë natës në Damask, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA.

“Autoriteti i Përgjithshëm për Radion dhe Televizionin njofton vdekjen e spikeres Safaa Ahmed pas agresionit tradhtar izraelit në kryeqytetin Damask”, thuhet në raport sipas CNN.

Ministria siriane e Mbrojtjes tha se ushtria izraelite, shënjestroi Damaskun me dronë dhe aeroplanë rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale nga “drejtimi i Lartësisë së Golanit të pushtuar”.

“Sistemet tona të mbrojtjes ajrore u përballën me raketat dhe dronët e agresionit dhe rrëzuan shumicën e tyre”, tha ministria, duke shtuar se tre civilë dhe nëntë të tjerë u plagosën si rezultat i sulmit.

Një shpërthim ndodhi pranë një ndërtese në Siri, në perëndim të aeroportit ushtarak të qytetit.

Nuk është e qartë nëse ky është vendi ku Ahmedi apo të tjerët u vranë, dhe vendndodhja e vdekjes së tyre nuk u raportua nga SANA.

Kur u pyetën për raportet, ushtria izraelite tha: “Ne nuk komentojmë raportet në mediat e huaja”.

Izraeli ka nisur sulme ajrore në Siri me ndërprerje që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit të vitit të kaluar, por zakonisht nuk konfirmon se kur ka kryer sulme atje.

The post Izraeli sulmon Damaskun me dronë, vritet spikerja e njohur televizive appeared first on Albeu.com.