sulm terrorist ne kosove Archives - Albeu.com

Alarm për sulm terrorist në Kosovë? Çfarë lajmërimi u bë ndaj punonjësve të misioneve të huaja
Disa prej mediave në vend kanë raportuar për një alarm të ngritur nga misionet e huaja në Kosovë, e që flasin për një sulm të mundshëm terrorist në Kosovë, deri në fund të nëntorit. Gazeta Express ka siguruar një nga mesazhet që një mision i huaj në Kosovë u ka dërguar punonjësve të saj. Për këtë është pyetur edhe policia e Kosovës.

Mediat si Epoka e Re, Koha Ditore dhe Albanian Post kanë raportuar gjatë ditës se ambasadat në Kosovë u kanë kërkuar punonjësve të tyre që të shmangin turmat, pasi mund të planifikohet një sulm.

Një mesazh që një nga misionet e huaja në Kosovë ua ka shpërndarë punonjësve të saj thotë se një person mund të planifikojë sulm terrorist, prandaj u ka kërkuar atyre t’i evitojnë turmat.

“Kemi marrë informatë që një ekstremist i vetëm mund të planifikojë një sulm terrorist në një nga qendrat tregtare në rajonin ku gjendet misionit. Policia lokale po e monitoron të dyshuarin. Për të qenë të sigurt, të gjithë punonjësit e misionit këshillohen të evitojnë qendrat tregtare”, thuhet në njoftimin e misionit për punëtorët e tij.

Në këtë njoftim nënvizohet se policia po e monitoron të dyshuarin. Pa u përgjigjur specifikisht për rastin, Policia e Kosovës i ka thënë Gazetës Express se ajo ndërmerr masat në interes të ruajtjes së sigurisë publike, varësisht nga natyra e informacionit.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton ç’do informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policorë. Varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, thonë nga PK.

Ndonëse mediat kanë raportuar se ambasadat e huaja kanë njoftuar punonjësit e tyre, jozyrtarisht disa punonjës të disa prej misioneve të huaja diplomatike kanë thënë se nuk kanë marrë ndonjë mesazh për ndonjë rrezik.

Mesazhi kërcënues thuhet se u është dërguar edhe personalisht punonjësve të një misioni të huaj dhe ai ka nisur të shpërndahet më pas edhe në rrjete sociale./express/

The post Alarm për sulm terrorist në Kosovë? Çfarë lajmërimi u bë ndaj punonjësve të misioneve të huaja appeared first on Albeu.com.