sulm ne zelanden e re Archives - Albeu.com

Dy persona të vrarë pas një sulmi me armë në Zelandë të Re
Një sulmues i armatosur vrau të enjten dy persona dhe plagosi gjashtë të tjerë pasi qëlloi në drejtim të punëtorëve në një kantier ndërtimi në qytetin më të madh të Zelandës së Re, Aukland.

Personi i armatosur u gjet i vdekur pas një shkëmbimi zjarri me policinë, gjatë së cilës një oficer policie u qëllua dhe u plagos. Katër civilë u plagosën gjithashtu.

Ngjarja ndodhi disa orë para fillimit të turneut për Kampionatin Botëror të Futbollit të grave.

Të shtënat kanë ndodhur pranë hoteleve ku kanë qëndruar Skuadra e Norvegjisë dhe ekipe të tjera të futbollit.

Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins tha se turneu do të vazhdojë siç ishte planifikuar.

Policia tha se do të kishte siguri të shtuar në ndeshjen hapëse të turneut për të ndihmuar në qetësimin e tifozëve, ndësa FIFA tha se do të mbahej një minutë heshtje para ndeshjes.

“Është e qartë që me fillimin e Kupës së Botës këtë mbrëmje, ka shumë sy në Aukland”, tha Hipkins. “Qeveria ka folur me organizatorët e FIFA-s këtë mëngjes dhe turneu do të vazhdojë siç është planifikuar.”

“Dua të ritheksoj se nuk ka një kërcënim më të gjerë të sigurisë kombëtare”, shtoi ai. “Ky duket të jetë veprimi i një individi”.

Të shtënat tronditën Zelandën e Re, ku incidentet e tilla janë të rralla. Hipkins tha se burri ishte i armatosur me një armë gjahu, duke shtuar se policia mbërriti brenda disa minutave.

“Këto lloj situatash lëvizin shpejt dhe veprimet e atyre që rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët nuk janë asgjë më pak se heroike”, tha Hipkins, duke iu referuar reagimit të shpejtë të policisë.

Komisioneri i policisë, Andrew Coster tha se personi i armatosur ishte një 24-vjeçar i cili kishte punuar më parë në kantierin e ndërtimit dhe motivi duket se lidhet me punën e tij atje.

Të shtënat filluan rreth orës 7:20 të mëngjesit dhe policia shpejt u mblodh në zonë.

Sulmuesi lëvizi nëpër ndërtesën e papërfunduar, duke qëlluar drejt njerëzve, tha Coster. Shumë punëtorë u larguan ose u fshehën.

“Autori qëlloi në drejtim të policisë, duke plagosur një oficer”, tha Coster. “U shkëmbyen të shtëna dhe më pas autori u gjet i vdekur”.

Coster tha se nuk ishte ende e qartë nëse policia e kishte qëlluar njeriun apo ai kishte vrarë veten.

Ai tha se vrasësi i dyshuar nuk kishte leje për armë.

Zelanda e Re ka ligje të rrepta për armët, të vendosura në vitin 2019 pasi një sulmues i armatosur vrau 51 besimtarë myslimanë në dy xhamitë e Kristçërç (Christchurch) gjatë lutjeve të së premtes.

The post Dy persona të vrarë pas një sulmi me armë në Zelandë të Re appeared first on Albeu.com.

Sulm në një supermarket në Zelandën e Re, policia vret autorin
Policia e Zelandës së Re ka qëlluar dhe vrarë një ekstremist të dhunëshëm që plagosi me thikë dhe armë të paktën 6 persona në një supermarket në Auckland.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e përshkroi ngjarjen si një “sulm terrorist” nga një shtetas i Sri Lankës i cili ishte nën mbikëqyrje.

Autori, të cilit nuk mund t’i zbulohet identiteti, thuhet se është frymëzuar për sulmin nga grupi terrorist ISIS. Ai kishte mbërritur në Zelandën e Re në tetor 2011 dhe u bë një person me interes të sigurisë kombëtare në 2016.

Gjithashtu kishte qenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe mbikëqyrje për shkak të shqetësimeve rreth ideologjisë së tij.

Raportet lokale thonë se nga 6 pacientët e dërguar në spital, tre janë kritikë, njëri është në gjendje të rëndë dhe dy janë në gjendje të moderuar./albeu.com

The post Sulm në një supermarket në  Zelandën e Re, policia vret autorin appeared first on Albeu.com.