sulm me dron Archives - Albeu.com

Sulm me dron në Bagdad, vritet një komandant i lartë i militantëve të mbështetur nga Irani
Ushtria amerikane tha të mërkurën se Forcat e Komandës Qendrore kryen një sulm në Irak, duke vrarë një komandant të grupit Kataib Hezbollah, i cili sipas njoftimit të Komandës Qendrore ishte përgjegjës për planifikimin dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në sulmet ndaj forcave amerikane në rajon.

Sipas njoftimin në platformën X ishte në përgjigje të sulmeve ndaj ushtarëve amerikanë.

“Për momentin nuk ka të dhëna për pasoja të tjera ose viktima civile”, thotë Komanda Qendrore.

Sulmi me dron në Bagdad, kishte në shënjestër Wissam Mohammad al-Saadin, komandant i lartë i grupit militant të mbështetur nga Irani, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar amerikan.

Sulmi vuri në shënjestër një makinë në kryeqytetin irakian të mërkurën në mbrëmje, duke vrarë tre anëtarë të grupit militant Kataib Hezbollah, përfshirë komandantin e lartë, thanë zyrtarët amerikanë.

Sulmi ndodhi në një rrugë kryesore në lagjen Mashtal në Bagdadin lindor.

Goditja vjen mes tensioneve në rajon dhe disa ditë pasi ushtria amerikane ndëmori një sulm ajror kundër dhjetëra objektivave në Irak dhe Siri të përdorura nga milicitë e mbështetur nga Irani dhe Garda Revolucionare iraniane, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi me dron që vrau tre trupa amerikane në Jordani në fund të janarit.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Rezistencën Islamike në Irak, një koalicion i gjerë grupesh militante të mbështetura nga Irani, për sulmin në Jordani dhe zyrtarët kanë thënë se mendojnë se është në veçanti Kataib Hezbollah që e udhëheq atë.

Rezistenca Islamike në Irak ka marrë shpesh përgjegjësinë për sulme ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak dhe Siri ndërsa vazhdon lufta Izrael-Hamas, duke thënë se po hakmerret për mbështetjen e Uashingtonit ndaj Izraelit në luftën në Gazë, që ka vrarë 27,707 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e drejtuar nga Hamasi.

The post Sulm me dron në Bagdad, vritet një komandant i lartë i militantëve të mbështetur nga Irani appeared first on Albeu.com.

Ukraina godet me dronë terminalin e gazit në Shën Petersburg
Një shpërthim në një terminal të madh të eksportit të gazit pranë qytetit të Shën Petersburg në Rusi u krye nga dronët ukrainas, tha BBC News.

Shpërthimi shkaktoi një zjarr të madh në terminalin Ust-Luga, por nuk ka të lënduar, thanë zyrtarët rusë.

Një burim zyrtar në Kiev tha se “operacioni special” i shërbimit të sigurisë SBU organizoi sulmin me dronë.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë përdorur drone në konfliktin aktual.

Rusia filloi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës gati dy vjet më parë, por ka bërë pak përparim në muajt e fundit.

Lidhur me shpërthimin pranë Shën Petersburgut, guvernatori rajonal Alexander Drozdenko tha se ishte vendosur një “regjim alarmi i lartë” pas incidentit në terminalin e prodhuesit të gazit Novatek.

Novatek më vonë njoftoi se puna në terminal ishte pezulluar pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ukrainasit thonë se karburanti i përpunuar në fabrikë po përdorej për të furnizuar trupat ruse në luftën e tyre kundër Ukrainës dhe se ky sulm “ndërlikon ndjeshëm” logjistikën për ushtrinë.

Ata gjithashtu e përshkruajnë sulmin si një goditje ekonomike për Rusinë, e cila eksporton karburant nga terminali.  /albeu.com

The post Ukraina godet me dronë terminalin e gazit në Shën Petersburg appeared first on Albeu.com.

Sulmohet me dron baza Harir në Irak, sirena alarmi në ambasadën amerikane
Sulme me dronë vunë në shënjestër bazën ajrore al-Harir në pjesën veriore të Irakut, strehë e trupave amerikane, njoftuan dy burime të sigurisë.

Disa burime nga Zona e Gjelbër e fortifikuar në Bagdat njoftuan se u ndezën sirenat e alarmit në kompleksin e ambasadës amerikane për një sulm të mundshëm, por nuk pati njoftime për goditje predhash apo viktima.

Zyrtatë të ambasadës dhe të qeverisë irakiane nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Një grup i quajtur “Rezistenca Islamike në Irak” mori përgjegjësinë për sulmin e fundit, duke thënë se kishte qëlluar me dy dronë bazën ajrore al-Harir.

Forcat amerikane dhe ndërkombëtare të stacionuara në Irak dhe përtej kufirit në Siri kanë qenë në gatishmëri të lartë mes dhjetëra sulmesh kundër bazave të tyre pas shpërthimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Zyrtarët amerikanë thanë se shumica e sulmeve nuk kanë arritur të godasin objektivat e tyre për shkak të sistemeve të fuqishme të mbrojtjes. Ata fajësojnë grupet e mbështetura nga Irani.

“Rezistenca Islamike në Irak” ka marrë përsipër shumë nga sulmet, duke thënë se ato ishin në përgjigje të mbështetjes amerikane për Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se më shumë se 10,000 njerëz janë varë, 40% e të cilëve fëmijë. Shifat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Kryeministri irakian, Mohammed al-Sudani, është zotuar se do t’i vërë përpara drejtësisë përgjegjësit e sulmeve. Tre baza ushtarake ku shërbejnë këshilltarë të koalicionit janë goditur, Ain al-Asad në Irakun perëndimor, një bazë ushtarake pranë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit dhe baza Harir në Erbil./voa

The post Sulmohet me dron baza Harir në Irak, sirena alarmi në ambasadën amerikane appeared first on Albeu.com.

Aeroportet kryesore të Moskës mbyllen përkohësisht pas një sulmi me dron
Rusia ka raportuar për një sulm të ri me dron në Moskë mëngjesin e 26 gushtit, që ka detyruar autoritetet që përkohësisht të pezullojnë operacionet në tre aeroporte të mëdha në kryeqytetin rus.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se droni është shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Sipas tij, fluturakja u shkatërrua mbi qarkun Istrinski në rajonin e Moskës, rreth 50 kilometra në perëndim të Kremlinit.

Tri aeroportet e mëdha të Moskës, Sheremetyevo, Domodedovo dhe Vnukovo, pezulluan fluturimet për disa orë, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, TASS.

Ky sulm i raportuar vjen një ditë pasi u raportua për sulme me dronë në Krimenë e pushtuar nga Rusia dhe brenda territorit të Rusisë.

Më 25 gusht, Rusia fajësoi Ukrainën për sulmet me dronë dhe për sulmet e mëparshme. Që nga maji, kur u rrëzuan dy dronë afër Kremlinit, sulmet e tilla në Rusi janë intensifikuar.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 25 gusht se mbrojtja ajrore kishte neutralizuar 73 dronë në 24 orët e fundit, 42 prej të cilëve në Krime.

Kjo ministri tha po ashtu se një raketë ukrainase ishte shkatërruar në Kaluga, rajon në jugperëndim të Moskës, ndërkaq kanalet ruse në Telegram kanë raportuar për shpërthime në qiellin mbi Kaluga, Tula dhe në rajonet e Moskës, që me gjasë janë shkaktuar nga sistemet kundërajrore.

Ndërkaq, mbi 40 përleshje të armatosura kanë ndodhur në vijën e luftës më 25 gusht, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në buletinin e publikuar të shtunën.

Në njoftim u tha se forcat ukrainase po vazhdojnë operacionet e kundërofensivës në drejtim të qytetit strategjik jugor të Melitopolit.

Shtabi i Përgjithshëm tha po ashtu se 1.500 ushtarë rusë kanë arritur më 23 gusht në Osipenko, një fshat në rajonin e pushtuar jugor të Zaporizhjës. /REL

The post Aeroportet kryesore të Moskës mbyllen përkohësisht pas një sulmi me dron appeared first on Albeu.com.

Moska: Dëmtohet një cisternë nafte ruse nga një sulm me dronë në Ngushticën e Kërçit
Moska ka thënë se një cisternë nafte ruse është dëmtuar nga një sulm ukrainas me dronë gjatë natës së 4 gushtit në Ngushticën e Kërçit, pranë një ure që e lidh Krimenë e aneksuar nga Moska me Rusinë.

Agjencia e lajmeve e Rusisë, TASS, e citoi Qendrën e Koordinimit të Shpëtimit Detar (QKSHD) të ketë thënë se është dëmtuar motori i cisternës ruse SIG nga një sulm ukrainas.

Sipas QKSHD, është duke u punuar për ta rimorkiuar anijen, pasi ajo nuk ka mundur të lëvizë vetë pas sulmit.

Kanalet ruse në Telegram raportuan fillimisht më 5 gusht se shpërthimet ndodhën në Ngushticën e Kërçit, duke e dëmtuar një cisternë nafte dhe duke e bllokuar përkohësisht trafikun mbi urë.

Ukraina nuk ka komentuar ende rreth këtyre lajmeve, të cilat nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Cisterna e naftës SIG u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2019, për shkak se i kishte furnizuar forcat ruse në Siri me karburant për aeroplanë.

Ky incident ndodhi një ditë pasi një anije e Marinës ruse u dëmtuan rëndë në portin Novorossiisk nga një sulm me dronë, për të cilin përgjegjësinë e mori Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SHSU), si dhe dy ditë para bisedimeve ndërkombëtare për luftën në Ukrainë, të caktuar për të nisur më 5 gusht në Arabinë Saudite.

Në sulmin e 4 gushtit, një dron detar ukrainas, që barte 450 kilogramë eksploziv TNT, e goditi bazën e Marinës ruse në Novorossiisk, duke i shkaktuar dëme të mëdha një anijeje luftarake të Rusisë që ishte ankoruar aty, thanë burime të SHSU për Radion Evropa e Lirë.

Sulmet brenda dhe përreth Detit të Zi janë rritur qëkur Rusia nuk pranoi ta vazhdojë një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara (OKB) për eksportimin e drithërave ukrainase përmes detit.

Në fushëbetejë, forcat ukrainase i kanë vazhduar ofensivat e tyre në pjesët e rajonit jugor të Zaporizhzhya, Berdiansk dhe Melitopol, sipas raportit të Shtabit të Përgjithshëm më 5 gusht, në të cilin thuhet se u zhvilluan 36 beteja në përgjithësi në 24 orët e fundit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha më 4 gusht se luftime “shumë mizore” po ndodhin në fushëbeteja.

Në Arabinë Saudite, Kievi dhe aleatët e saj shpresojnë se do të arrijnë marrëveshje për parime kyçe për mënyrën sesi t’i japin fund luftës ruse në Ukrainë, ka thënë një zyrtar i lartë ukrainas.

Këshilltarë të sigurisë kombëtare dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga rreth 40 vende të botës, përfshirë Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, por jo edhe Rusinë, do të mblidhen në këtë takim./rel

The post Moska: Dëmtohet një cisternë nafte ruse nga një sulm me dronë në Ngushticën e Kërçit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Momenti kur Ukraina hedh në erë anijen ruse në Detin e Zi
Një sulm me dron (me sa duket ukrainas) ndodhi mëngjesin e sotëm në portin e Detit të Zi, të Novorossiysk, një qendër kryesore për eksportet ruse.

Në të njëjtën kohë, Moska akuzoi Kievin për sulmin ndaj një porti të Krimesë.

A busy night in the Black Sea as Ukrainian drones hit a Russian fuel depot in Feodosia in Russian-occupied Crimea (video) and unmanned surface vehicles targeted Novorossiysk, a Russian Black Sea naval base. Both targets are hundreds of kilometers from Ukrainian-controlled areas. pic.twitter.com/tBppXbOrEz

— Ukraine Reporter (@StateOfUkraine) August 4, 2023

Videot e publikuara në mediat sociale dhe faqet e lajmeve treguan se anijet lëviznin në një distancë të shkurtër nga bregu ndërsa të shtënat shpërthyen nga drejtimi i detit.

Megjithatë, pamjet e reja tregojnë një anije sulmuese ruse, Olenogorsky Gornyak, e cila është goditur dhe dëmtuar rëndë, madje është përmbysur.

POV: you ram into a Russian landing warship as a little simple drone pic.twitter.com/u79u5A4Shb

— Illia Ponomarenko ?? (@IAPonomarenko) August 4, 2023

Anija, i përket flotës veriore të marinës ruse dhe mund të transportojë 450 tonë mallra si dhe 25 transportues të blinduar.

Ukrayna ordusu, Rusya’nın Novorossiysk limanına saldır düzenledi

İnsansız botlarla gerçekleştirilen saldırıda, Rus Donanmasına ait büyük çıkarma gemisi “Olenogorsky Gornyak” ciddi zarar gördü pic.twitter.com/InrxN0ITx1

— Ceyhun Aşirov (@CeyhunAsirov) August 4, 2023

Kohët e fundit ajo është përdorur për të transportuar automjete cilive dhe mallra drejt dh nga Krimea.

Të njëjtat burime raportojnë se nga sulmi ukrainas u goditën edhe dy anije të tjera ruse, për të cilat në fakt në llogarinë zyrtare të Ukrainës në Tëitter thuhej me ironi: “Luftanija ruse e shkatërruar… shiko online falas pa regjistrim!”

duke iu referuar sulmit tjetër për të cilin foli Moska, dyshohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në portin detar në Feodosia, në Krimenë e pushtuar.

Operacioni u krye nga mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë, tha Ministria e Mbrojtjes ruse, duke pretenduar se ka rrëzuar 10 prej tyre, ndërsa tha se nuk kishte dëme.

The post VIDEO/ Momenti kur Ukraina hedh në erë anijen ruse në Detin e Zi appeared first on Albeu.com.

Sulm me dronë ndaj Moskës, plagoset një person
Tre dronë ukrainas sulmuan Moskën në orët e para të së dielës, duke plagosur një person dhe duke bllokuar përkohësisht trafikun rreth një prej katër aeroporteve pranë kryeqytetit, thanë autoritetet ruse.

Ishte përpjekja e katërt e këtij lloji për të goditur zonën e kryeqytetit këtë muaj dhe e treta këtë javë.

Ministria ruse e mbrojtjes e cilësoi incidentin si “një tentativë sulmi terrorist nga regjimi i Kievit” dhe tha se tre dronë kishin vënë në shënjestër qytetin. Njëri prej tyre u rrëzua në rajonin përreth Moskës nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dy të tjerë u neutralizuan.

Fasada e një ndërtese të lartë u dëmtua. Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin tha se sulmi “dëmtoi lehtë” pjesën e jashtme të dy ndërtesave në Moskë. Një roje sigurie u plagos, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar zyrtarë të emergjencës.

Fluturimet në aeroportin Vnukovo në periferinë jugore të qytetit u pezulluan për rreth një orë, sipas agjencisë Tass, ndërsa hapësira ajrore mbi Moskë dhe rajonet në periferi të saj u mbyll përkohësisht për të gjithë avionët, por më pas kufizimet u hoqën.

Autoritetet e Moskës mbyllën gjithashtu një rrugë pranë vendit të aksidentit në zonën e Moskës.

Ukraina nuk e pranoi drejtpërdrejt se qëndronte pas sulmit ndaj Moskës, por një zëdhënës i forcave ajrore ukrainase tha se populli rus po shihte pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Të gjithë ata që mendojnë se lufta ‘nuk ka lidhje me ta’, po e shohin ndikimin e saj”, u tha gazetarëve të dielën zëdhënësi Yurii Ihnat.

“Nuk bëhet më fjalë për paqe apo qetësi brenda Rusisë. Ata morën atë që meritonin.”

Zëdhënësi Ihnat përmendi gjithashtu një sulm me dron në Krimenë e pushtuar nga Rusia gjatë natës.

Moska njoftoi të dielën se kishte rrëzuar 16 dronë ukrainas dhe neutralizuar tetë të tjerë me një sistem elektronik bllokimi. Zyrtarët thanë se nuk pati viktima.

Në Ukrainë, forcat ajrore njoftuan se kishin shkatërruar katër dronë rusë mbi rajonet Kherson dhe Dnipropetrovsk të vendit. Informacioni mbi sulmet nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë, dy persona u vranë dhe 20 u plagosën nga një sulm rus me raketa të shtunën vonë në mbrëmje në qytetin Sumy në verilindje të Ukrainës.

The post Sulm me dronë ndaj Moskës, plagoset një person appeared first on Albeu.com.

Sulmi me dron në Kremlin, New York Times: U nis nga Ukraina, e paqartë nëse Zelensky ka dijeni
Sulmi i këtij muaji me dron kundër Kremlinit ka të ngjarë të ishte orkestruar nga një prej forcave speciale të Ukrainës ose shërbimi i saj i inteligjencës, kanë vlerësuar agjencitë e inteligjencës amerikane, raporton The New York Times.

Gazeta tha se sulmi duket të jetë pjesë e një serie operacionesh të fshehta që kanë vënë në siklet zyrtarët në Shtetet e Bashkuara, e cila është furnizuesi më i madh i Ukrainës me pajisje ushtarake.

Vlerësimi i SHBA-së bazohet në komunikimet e përgjuara ruse dhe ukrainase, raporton New York Times.

Shtetet e Bashkuara përgjuan bisedat ukrainase në të cilat zyrtarët thanë se besonin se vendi i tyre ishte përgjegjës për sulmin, dhe gjithashtu përgjuan komunikimet ruse që tregonin se nuk ishte një operacion mashtrimi nga Rusia, shtuan ata.

Zyrtarët amerikanë thanë se nuk besojnë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky miraton të gjitha operacionet e fshehta, raportoi gazeta. Është e paqartë se deri në çfarë mase ai ka njohuri paraprake për këto operacione, citohen të kenë thënë zyrtarët.

Rusia akuzoi Ukrainën për përpjekjen për të vrarë presidentin rus Vladimir Putin me sulmin. Zelensky menjëherë mohoi çdo përfshirje të Ukrainës.

Kremlini pohon se Shtetet e Bashkuara qëndronin pas sulmit me dron, një pikëpamje që Uashingtoni e hodhi poshtë si qesharake.

The post Sulmi me dron në Kremlin, New York Times: U nis nga Ukraina, e paqartë nëse Zelensky ka dijeni appeared first on Albeu.com.

Kievi sulmohet me dronë, alarmet dëgjohen në gjithë Ukrainën
Alarmet për sulme ajrore u dëgjuan në të gjithë Ukrainën në orët e para të së premtes, pasuar nga raportime për shpërthime në zona të caktuara. Zyrtarët ukrainas konfirmuan aktivizimin e njësive kundërajrore në shumë rajone.

Alarmet u shtrinë në të gjitha rajonet e vendit për rreth një orë nga ora 2 e mëngjesit.

Nuk është raportuar se ndonjë objektiv infrastrukturor apo civil u godit dhe nuk pati shenja viktimash pasi alarmet u ndalën në Kiev, si dhe në rajonet qendrore dhe jugore.

Alarmet për sulme ajrore vazhduan në Ukrainën perëndimore deri në mëngjes, por ishin të kufizuara në dy rajone – në lindje dhe në Krimenë e aneksuar nga Rusia në jug.

Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, tha se forcat ruse kishin lëshuar valë të njëpasnjëshme dronësh drejt kryeqytetit, sulmi i dhjetë këtë muaj dhe i dyti në më pak se 24 orë.

“Kjo taktikë e Kremlinit është një përpjekje për të mposhtur forcat tona kundërajrore dhe për të ushtruar presion psikologjik mbi civilët “, shkroi Popko në Telegram.

“Të gjitha objektivat ajrore të lëshuara në drejtim të Kievit u shkatërruan nga mbrojtja jonë kundërajrore”, shtoi ai.

Disa rajone raportuan njësi kundërajrore në veprim.

Shpërthime u raportuan në rajone gjerësisht të ndara, duke përfshirë Krivi Rih në Ukrainën qendrore dhe Rivne dhe Lutsk në perëndim.

Sipas një mesazhi Telegram nga ushtria e Ukrainës, avionët rusë u panë në qiell, duke paraqitur një kërcënim të sulmeve me raketa hipersonike Kinzhal.

Një deklaratë e mëparshme ushtarake përmendte rrëzimin e disa objektivave ajrore, por pa dhënë informacione të mëtejshme. Ushtria kishte lëshuar një paralajmërim se rajonet qendrore dhe Kievi ishin në rrezik nga sulmet me dron.

Agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar zyrtarë të instaluar nga Rusia në zonën e kontrolluar nga Moska të rajonit të Donjeckut, tha se forcat ukrainase kishin gjuajtur tetë raketa në këtë zonë.

Nuk ka detaje për dëme apo viktima.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

The post Kievi sulmohet me dronë, alarmet dëgjohen në gjithë Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Çfarë fshihet pas thrillerit me dronët në Kremlin? Lufta në Ukrainë në rrugën e një përshkallëzimi të ri
Lufta Rusi-Ukrainë po përshkallëzohet sërish, me Moskën që akuzon Kievin për planifikim dhe ekzekutim të një sulmi me dron kundër Kremlinit të martën mbrëma, me qëllim vrasjen e Vladimir Putinit, dhe pala ukrainase nga ana tjetër mohon ngjarjen duke folur për provokime.

Sipas analistëve ushtarakë, ky operacion i veçantë, qoftë i organizuar nga ukrainasit apo i drejtuar nga rusët, në thelb demonstron fillimin e një sërë operacionesh psikologjike që zakonisht paraprijnë dhe përgatitin ekzekutimin e operacioneve të mëdha ushtarake në fushën e betejës, siç është kundërofensiva e pranverës e Forcave të Armatosura të Ukrainës pothuajse përgjatë frontit ruso-ukrainas.

Video of the second drone strike on the Kremlin

16 minutes elapsed between the strikes of the two UAVs. pic.twitter.com/kawTNtxPVx

— Spriter (@Spriter99880) May 3, 2023

Moska mbrëmjen e djeshme për të mbështetur pretendimet e saj publikoi pamjet video të rrëzimit të dronëve, duke treguar shpërthime të njëpasnjëshme direkt mbi rezidencën dhe kompleksin e zyrave të presidentit rus Putin.

Dronët thuhet se u rrëzuan duke përdorur sisteme elektronike, pa dëmtime apo humbje jetësh.

Ka gjithashtu spekulime se përgjegjësia për rrëzimin e tyre mund të jetë një model anti-dron i zhvilluar nga industria ruse dhe që përdoret tashmë për të rrëzuar dronët e tjerë të armikut.

Sipas ekspertëve të huaj, dronët që shfaqen në videot ruse duket se kanë krahë të hollë dhe të qëndrueshëm, por edhe disa karakteristika që i referohen kinezit Mugin-5, i cili është efektiv por në të njëjtën kohë jashtëzakonisht i lirë pasi kostoja e tij nuk i kalon 10,000 dollarë.

Teorikisht Mugin-5 mund të fluturojë për shtatë orë me një shpejtësi që kalon 100 kilometra në orë, gjë që e vendos Moskën brenda rrezes së saj, pasi në vijë të drejtë distanca që ndan kryeqytetin rus nga kufiri ukrainas është rreth 450 km.

Siç u theksua, megjithatë droni ukrainas UJ-22 ka aftësi dhe performancë të ngjashme me atë kinez. Ky dron i veçantë konsiderohet të ketë sisteme moderne elektronike, ai mund të mbajë eksplozivë me peshë deri në 17 kg, me një distancë maksimale prej 800 km.

Ukraine “didn’t attack Putin,” Pres. Zelenskyy says after Russia accuses Ukraine of trying to strike the Russian president’s residence in the Kremlin with two drones.

“We fight on our territory. We’re defending our villages and cities.” https://t.co/H5XbnQq9vb pic.twitter.com/OicFlolikG

— ABC News (@ABC) May 3, 2023

Veprim agresiv

Sipas Moskës, sulmi me dy dron kundër rezidencës së presidentit rus në kompleksin e Kremlinit ishte një “përpjekje e dështuar për të vrarë Vladimir Putin”, e cila u zhvillua në prag të Ditës së Fitores dhe paradës së 9 majit.

Siç thuhet në njoftimin e Kremlinit, dronët janë neutralizuar nga sistemet elektronike të mbrojtjes që janë instaluar pikërisht për këtë arsye në perimetrin e kompleksit.

Në të njëjtin njoftim theksohet gjithashtu se Rusia rezervon çdo të drejtë reagimi, referencë që duket se konfirmon informacionin e shërbimeve të inteligjencës perëndimore se pala ruse pritet të përshkallëzojë sulmet e saj kundër objektivave ushtarakë dhe politikë në pjesën e pasme të frontit në ditët në vijim.

Megjithatë, deklaratat e qeverisë ruse dhe zyrtarëve politikë si ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ishin veçanërisht të ashpra. Ai tha në një postim në rrjetet sociale se sulmi ndaj Kremlinit nuk i lë Moskës zgjidhje tjetër veçse të eliminojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe “klikën” e tij në Kiev.

Në mënyrë të ngjashme, presidenti i Parlamentit rus, Vyacheslav Volodin, pohoi se vendi i tij ka “armët për të ndaluar dhe shkatërruar”, siç e përshkroi ai, “regjimin terrorist në Kiev”.

Who are these people and why were they coming up the Kremlin roof right before the explosion? pic.twitter.com/qVoCJUZHwb

— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) May 3, 2023

Përgjigja e Ukrainës

Nga ana tjetër, Ukraina duket se mohon kategorikisht çdo përfshirje në ngjarje, duke i lidhur raportet për një sulm ndaj Kremlinit me arrestimin e fundit të diversantëve ukrainas në Krime. Kievi beson se Moska synon t’i përdorë këto incidente për të justifikuar një breshëri të re sulmesh ajrore dhe raketore kundër qyteteve të Ukrainës, që pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Siç raporton Mykhailo Podoliak , këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, kjo është një ngjarje e orkestruar nga Rusia që “duhet parë vetëm si një përpjekje për të përgatitur një kornizë” që mund të shërbejë si pretekst “për një sulm terrorist në shkallë të gjerë në Ukrainë”.

Për zyrtarin ukrainas, një sulm i tillë, nëse do të kryhet nga Kievi, i cili do të ishte i pari që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022, “nuk do të zgjidhte asnjë problem ushtarak”, në një kohë kur Moska ende kontrollon pothuajse 20% të territorit të Ukrainës.

“Përkundrazi, kjo do ta nxiste Rusinë në veprime edhe më ekstreme kundër popullatës sonë civile”, pohoi Podoliak, duke shtuar se Moska “ka shumë frikë nga fillimi i sulmeve ukrainase përgjatë vijës së frontit dhe po përpiqet në çdo mënyrë të marrë iniciativën, për të larguar vëmendjen diku tjetër”.

Shpërthime në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës

Shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës  në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas zyrtarëve dhe mediave, të cilët siguruan se mbrojtja ajrore mori masa.

Rusia ka kryer një fushatë sulmesh intensive me raketa dhe sulme me UAV që nga tetori 2022, duke synuar si instalimet ushtarake ashtu edhe infrastrukturën civile.

Sulmet e sotme vijnë më pak se 24 orë pasi një sulm në Kherson  vrau 21 persona, sipas Kievit.

Grupet e mbrojtjes ajrore ndërmorën veprime në rajonin e Kievit, tha komanda ushtarake lokale përmes Telegram.

Një reporter i Reuters në kryeqytet dëgjoi të paktën një shpërthim të fuqishëm.

Rrjeti televiziv shtetëror ukrainas foli për shpërthime në Zaporizhia.

Yuriy Malasko, kreu i komandës ushtarake rajonale, raportoi përmes Telegramit se grupet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar edhe atje.

Mediat ukrainase folën edhe për shpërthime në Odessa. Sirenat paralajmëruese të mbrojtjes ajrore u dëgjuan në shumicën e rajoneve lindore të vendit. Sipas Pravda ukrainase, fragmentet e dronëve rusë që sulmuan Odesën ishin shkruar me fraza të tilla si “Për Moskën”./Albeu.com/

The post Çfarë fshihet pas thrillerit me dronët në Kremlin? Lufta në Ukrainë në rrugën e një përshkallëzimi të ri appeared first on Albeu.com.