sulm izraelit Archives - Albeu.com

Sulm izraelit në Gazë, raportohet për 40 të vrarë
Agjencia e mbrojtjes civile në Gazë tha se sulmet izraelite të hënën vranë të paktën 40 persona në të gjithë territorin palestinez, ku është ndaluar hyrja e ndihmave për më shumë se 50 ditë.

Izraeli rifilloi fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës më 18 mars. Një marrëveshje armëpushimi që kishte ndalur në masë të madhe luftimet për dy muaj u prish shkaku i mosmarrëveshjeve midis Izraelit dhe grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, Hamas, sulmi i të cilit nxiti luftën në vitin 2023.

Zyrtari i mbrojtjes civile, Mohammed al-Mughayyir, i tha AFP-së se 40 persona ishin vrarë që nga agimi i së hënës.

Mes tyre ishin tetë persona që u vranë në një sulm izraelit mbi shtëpinë e familjes Abu Mahadi në Jabalia, në veri të territorit.

“Ata po flinin në shtëpitë e tyre, duke u ndjerë të sigurt, kur raketat goditën… kjo skenë të bën të dridhesh”, tha Abdul Majeed Abu Mahadi, 67 vjeç, i cili shtoi se vëllai i tij u vra në sulm.

“Nëse një person do ta shikonte këtë skenë, do të shihte fëmijë, gra dhe burra të moshuar të copëtuar, të dhemb zemra, por çfarë mund të bëjmë?”, shtoi ai.

Agjencia e mbrojtjes civile raportoi se dhjetë persona të tjerë u vranë në një sulm izraelit mbi shtëpinë e familjes Al-Ghamari në zonën Al-Sudaniya, në veriperëndim të qytetit të Gazës.

Një sulm mbi shtëpinë e familjes Al-Agha vrau tetë persona të tjerë në një zonë të Khan Yunisit në jug, shtoi ajo.

Katërmbëdhjetë të tjerë u vranë në katër sulme të veçanta në të gjithë territorin, tha mbrojtja civile, përfshirë një që goditi një tendë ku strehoheshin të zhvendosurit në kampin Al-Shafii, në perëndim të Khan Yunisit.

Lidhur me këto sulme nuk ka pasur ende asnjë koment nga ushtria izraelite.

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha të hënën se të paktën 2.222 persona janë vrarë që kur Izraeli rifilloi sulmet, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve që nga shpërthimi i luftës në 52.314.

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 solli vdekjen e 1.218 personave në anën izraelite, kryesisht civilë, sipas një bilanci të AFP-së bazuar në shifra zyrtare.

Militantët gjithashtu rrëmbyen 251 persona, 58 prej të cilëve ende mbahen në Gazë, përfshirë 34 që ushtria izraelite thotë se janë të vdekur.

Izraeli thotë se fushata e tij e re ushtarake synon ta detyrojë Hamasin të lirojë pengjet e mbetura./’REL

The post Sulm izraelit në Gazë, raportohet për 40 të vrarë appeared first on Albeu.com.

Një sulm izraelit me dron në Liban vret një anëtar të krahut ushtarak të Hamasit
Një sulm izraelit me dron shënjestroi një makinë në jug të Libanit në afërsi të qytetit bregdetar Tire, duke vrarë një anëtar të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe një civil.

Që kur ka nisur lufta Izrael-Hamas më 7 tetor në Gazë, sulmet ajrore izraelite kanë vrarë apo plagosur dhjetëra anëtarë të lartë të grupit militant libanez, Hezbollah, por edhe të aleatit të tij, Hamas, në pjesë të ndryshme të Libanit.

Hamasi identifikoi anëtarin e vrarë si Hadi Mustafa dhe tha se ai ishte pjesëtar i krahut ushtarak të grupit, Brigadës Kasam.

Media shtetërore libaneze tha se ai ishte nga kampi i refugjatëve Rashidieh, afër Tires, ku Hamasi ka një prani të konsiderueshme.

Ushtria izraelite publikoi një video të sulmit dhe tha se Mustafa udhëhiqte celula për të sulmuar “caqet izraelite dhe hebreje” në pjesë të ndryshme të botës dhe ritheksoi se ushtria izraelite dhe agjencitë e sigurisë do të ndjekin Hamasin kudo që grupi palestinez është aktiv.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Libi tha se personi tjetër që u vra në sulm ishte një qytetar sirian i cili ishte në një motoçikletë afër makinës që u shënjestrua.

Po ashtu, kjo media raportoi se edhe dy persona janë plagosur.

Sulmi vjen një ditë pasi disa sulme izraelite brenda territorit libanez vranë një anëtar të Hezbollahut dhe një person tjetër, si dhe lanë të plagosur 20 persona të tjerë.

Sulmet ishin në kundërpërgjigje të një breshërie raketash të hedhura nga Hezbollahu ndaj pozicioneve të ushtrisë izraelite, përfshirë ndaj dy bazave në veri të Izraelit një ditë më parë.

Lufta në Gazë shpërtheu pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Që atëherë, ka pasur shkëmbim zjarri në baza ditore në kufirin mes Libanit dhe Izraelit.

Në kundërpërgjigje të sulmit të Hamasit, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës që deri më tani ka lënë të vrarë mbi 31.000 palestinezë dhe ka detyruar qindra mijëra të zhvendosen./REL

The post Një sulm izraelit me dron në Liban vret një anëtar të krahut ushtarak të Hamasit appeared first on Albeu.com.