sulm france Archives - Albeu.com

DETAJET/ Në kërkim për sulmin në Francë, si u kap mes qytetit shqiptari i rrezikshëm
Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga arrestimi i shqiptarit në Itali në kërkim ndërkombëtar për sulmin terrorist në Francë.

Policia italiane vuri në pranga ditën e djeshme shqiptarin, Endri Elezi i akuzuar si ndihmë i terroristit Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, autor i atentatit terrorist të ndodhur më Nisë të Francës më 14 korrik 2016, ku humbën jetën 86 persona.

Sipas mediave italiane, Elezi jetonte i pashqetësuar në Sparanise të qytetit italian të Kazertas.

Elezi jetonte në qendër të Sparanise, në një apartament në rrugën Solimene, me bashkëshorten dhe një fëmijë të vogël, dhe punonte si punëtor krahu në agrikulturë, si pjesa më e madhe e bashkëpatriotëve të tij që jetojnë prej vitesh në komunën e Kazertanos.

Ai u arrestua pikërisht në momentin kur po shëtiste me të birin në rrugë.

Lajmin e bën të ditur vetë kryebashkiaku i Sparanise i cili thotë se Elezi që ishte në kërkim ndërkombëtar, që u arrestua ditën e djeshme, nuk bënte asgjë për tu fshehur nga policia.

The post DETAJET/ Në kërkim për sulmin në Francë, si u kap mes qytetit shqiptari i rrezikshëm appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Në kërkim për sulmin terrorist me 86 viktima në Francë, arrestohet shqiptari
Një 29 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Caserta të Italisë, pasi akuzohet si bashkautor në ngjarjen terroriste në Francë, ku humbën jetën 86 persona.

Policia e Shtetit njofton se 29-vjeçari i arrestuar është Endri Blliku (Elezi), lindur dhe banues në Peqin.

Shqiptari akuzohet si bashkautor i ngjarjes së ndodhur në datën 14.07.2016, në bulevardin “Promenade des Anglais”, Nice, Francë, ku një person i identifikuar si Mohamed Lahouaiej Bouhlel, duke ngarë një kamion 19-tonësh, e ka drejtuar atë përmes turmës së njerëzve që po ecnin rrugës së bulevardit ku po zhvilloheshin festimet e pavarësisë së Francës, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Endri Elezi dyshohet si personi që ka furnizuar me armë autorin e sulmit. Me qëllim fshehjen dhe shmangien nga kapja, shqiptari ka ndryshuar disa herë gjeneralitetet e tij nga Endri Elezi në Juxhino Elezi, Xhino Elezi dhe përfundimisht në Endri Blliku.

Autoritetet franceze e akuzojnë shqiptarin për  “Pjesëmarrje në grup kriminal, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, “Mbajtja pa leje e materialeve ushtarake”, aktualisht i arrestuar në Itali, është në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Francës.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për kapjen e një personi të shpallur në kërkim për terrorizëm.

Operacioni i koduar “Promenade”, me pjesëmarrjen e Antiterrorit dhe Interpolit të Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe asaj franceze.

Lokalizohet nga agjentët e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, kapet dhe arrestohet në Itali 29-vjeçari nga Peqini.

Pas një pune të gjatë policore dhe hetimore, duke koordinuar informacionet mes Policisë shqiptare, franceze dhe asaj italiane, konkretisht mes shërbimeve të Antiterrorit dhe të zyrave të Interpolit të këtyre vendeve, është bërë e mundur që në Caserta, Itali, të kapet dhe të arrestohet shtetasi në kërkim ndërkombëtar Endri Blliku (Elezi), 29 vjeç, lindur dhe banues në Peqin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze si bashkautor i sulmit terrorist të ndodhur në datën 14.07.2016, në bulevardin “Promenade des Anglais”, Nice, Francë, ku një person i identifikuar si Mohamed Lahouaiej Bouhlel, duke ngarë një kamion 19-tonësh, e ka drejtuar atë përmes turmës së njerëzve që po ecnin rrugës së bulevardit ku po zhvilloheshin festimet e pavarësisë së Francës, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Gjatë kontrollit në kamion janë gjetur armë dhe municione. Shtetasi Endri Elezi dyshohet si personi që ka furnizuar me armë autorin e sulmit.

Autoritetet franceze kanë bërë shpalljen në kërkim të këtij personi dhe njëkohësisht ka filluar shkëmbimi i informacionit me autoritetet shqiptare, të cilat nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan kanë nisur një hetim penal lidhur me këtë rast.

Pas një pune disamujore, falë shkëmbimit të shpejtë të informacionit duke koordinuar punën mes Policisë shqiptare, franceze dhe atë italiane, u bë i mundur lokalizimi dhe më pas arrestimi i këtij shtetasi, në Caserta, Itali.

Endri Blliku, me qëllim fshehjen dhe shmangien nga kapja, ka ndryshuar disa herë gjeneralitetet e tij nga Endri Elezi në Juxhino Elezi, Xhino Elezi dhe përfundimisht në Endri Blliku.

Endri Blliku (Elezi), i akuzuar nga autoritetet franceze për “Pjesëmarrje në grup kriminal, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, “Mbajtja pa leje e materialeve ushtarake”, aktualisht i arrestuar në Itali, është në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Francës.

Policia e Shtetit përditë e më shumë po rrit besueshmërinë tek partnerët e saj, duke treguar profesionalizëm dhe vendosmëri në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

The post EMRI/ Në kërkim për sulmin terrorist me 86 viktima në Francë, arrestohet shqiptari appeared first on Albeu.com.