suel cela Archives - Albeu.com

Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës, Mario Çela mbërrin në Rinas
Vëllai i Suel Çelës, Mario Çela ka mbërritur në Rinas. Ai u arrestua në nëntor të vitit 2024 nga autoritetet belge, ndërsa Suel Çela është person i shpallur në kërkim.

Çela akuzohet për përfshirje në veprimtari të rënda kriminale, përfshirë vrasje, trafik droge dhe pastrim parash. Emri i tij është përmendur në disa episode hetimore të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme, në kuadër të goditjes së grupeve të strukturuara kriminale.

Mario Çela u arrestua në Belgjikë, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte në Shqipëri dhe në vende të Bashkimit Europian. Ai dyshohet gjithashtu për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës, i konsideruar si krahu i djathtë i Ardian Çapjas, i cili sipas hetimeve ishte vënë në shënjestër nga grupi i Suel Çelës.

Disa nga anëtarët, të cilët kishin role kyçe ishin pjesë operative e organizatës. Ata ishin të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, si vrasje me paramendim dhe trafikun e lëndëve narkotike. Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se kjo organizatë kanë tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës.

Sipas SPAK, ka patur tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë dhe është tentuar trafikimin e 466 kilogramë të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.

The post Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës, Mario Çela mbërrin në Rinas appeared first on Albeu.com.

SPAK sekuestroi prona me vlerë 4 mln euro në Verona, reagon babai i Suel Çelës: Pasuria e ligjshme, kam 3 vendime gjykatash në Itali
Pas njoftimit të SPAK se ka sekuestruar pasuri me vlerë 4 mln euro në Verona të Italisë që rrjedhin nga burime të paligjshme, kryesisht nga trafiku i kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, ka reaguar babai i Suel Çelës Petrit Çela,

Përmes një bisede telefonike me gazetaren Klodiana Lala, Petrit Çela, ka deklaruar se ka filluar biznesin 34 vite me parë dhe se pasuria e tij është e ligjshme.

Ai deklaron se pasuria në Itali është hetuar dhe se zotëron 3 vendime gjykatash.

Çela ka reaguar ashpër dhe ndaj medias që sipas tij, po “I nxin jetën”.

Ai thotë se betejën me SPAK do ta vijojë dhe do të bëjë dokumentat publike.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokuroria e Veronës, kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër një organizate kriminale me origjinë nga Elbasani, e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut drejt tregut europian.

Në qendër të hetimeve kanë qenë Suel Çela dhe Mario Çela, të dyshuar si drejtues të grupit që operonte në Verona, Itali.

Sipas autoriteteve, organizata kriminale ishte përgjegjëse për transportin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës në disa vende europiane.

Si rezultat i hetimeve të thelluara nga SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Guardia di Finanza e Veronës, u arrit në sekuestrimin preventiv të një sërë pasurish të paluajtshme dhe të luajtshme, llogarive bankare dhe aksioneve në një shoqëri tregtare, që kapnin një vlerë mbi 4 milionë euro.

Sekuestrimi u ekzekutua sot, më 3 korrik 2025, pas vendimit të Gjykatës së Veronës, si pjesë e masave parandaluese në kuadër të hetimeve që janë ende në zhvillim.

Autoritetet theksojnë se operacioni është një hap i rëndësishëm në çmontimin e rrjeteve të trafikimit të drogës me origjinë shqiptare në Europë.

“Për Prokurorinë e Veronës ky është rasti i parë i një organizate kriminale shqiptare, e cila investon në pasuri të paluajtshme në territorin e një shteti të Bashkimit Europian, në këtë rast, Italisë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Pasuritë e sekuestruara janë:

Një ndërtesë, pasuri e paluajtshme në Nogarole Rocca (Verona)

Një ndërtesë, në vlerë rreth 3 milionë euro, e përbërë nga 30 njësi (zyra dhe dyqane) (Verona)

Një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve (rreth 400 mijë euro në vit)

Një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit, me kuota 100% në Itali.

Hetimet konstatuan se këto pasuri janë krijuar dhe financuar me përfitimet nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në tregjet europiane. Vëmendja u përqëndrua tek një shoqëri e pasurive të paluajtshme në Itali, të cilës i dërgoheshin shifra të mëdha parash, përmes sistemit bankar. Ka rezultuar se paratë vinin nga Shqipëria, pasi organizata kriminale i transferonte të ardhurat nga një shoqëri tregtare në Shqipëri, në pronësi të dy vëllëzerve shqiptarë dhe këto shuma investoheshin në Itali në ndërtim, rikonstruksionin e ndërtesave, të cilat, më pas jepeshin me qira.

Njëri prej dy vëllezëve është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa tjetri ndodhet në një burg në Belgjikë. Ky i fundit u arrestua në Verona, në qershor të vitit 2024, pas ekzekutimit të një urdhër-arresti, të lëshuar nga autoritetet belge, mbi dyshimet për përfshirje në një vrasje mafioze në Antëerp, si pasojë e konflikteve mes grupeve rivale të trafikut të drogës.

Për këtë të fundit ka gjithashtu një vendim të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas hetimeve të kryera nga SPAK, për veprat penale: “Vrasje me paramendim”, “Mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve”, “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Falë skuadrës së përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Veronës dhe SPAK u konstatua se përdorimi i burimeve të mëdha financiare që derdheshin nga Shqipëria në ekonominë italiane, përfaqësonte edhe hallkën përfundimtare të pastrimit të parave, të kryera nga jashtë vendit përmes një shoqërie tregtare në Shqipëri, në pronësi të organizatës kriminale. Në Shqipëri, janë kryer transaksione të dyshimta të pasurive të paluajtshme, me qëllim pengimin e gjurmueshmërisë së origjinës së paligjshme të parave dhe në këtë mënyrë organizata përfitonte shërbime të “pastruara”, me fitimin e përftuar nga transaksionet e dyshuara, të cilat mund të ripërdoreshin në investime në prona të paluajtshme, në territorin italian.

Gjithashtu janë sekuestruar pasuritë e paluajtshme dhe burimet financiare që i përkasin administratorit të një shoqërie të pasurive të paluajtshme në Verona, në pronësi të një çifti shqiptarësh, të përfshirë në të kaluarën në trafikun e lëndëve narkotike. Ata konsideroheshin si njerëzit e besuar të dy vëllezërve dhe rezultuan të figuronin në listën e pagesave të organizatës kriminale. Kontrolle janë kryer edhe ndaj subjekteve kryesore dhe ndihmësve të tyre italianë, me qëllim gjetjen e provave të mëtejshme.

Procedimi penal ndodhet në fazën e hetimeve paraprake. Për Prokurorinë e Veronës ky është rasti i parë i një organizate kriminale shqiptare, e cila investon në pasuri të paluajtshme në territorin e një shteti të Bashkimit Europian, në këtë rast, Italisë. Operacioni i kryer konfirmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar mes SPAK dhe autoriteteve italiane, në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

The post SPAK sekuestroi prona me vlerë 4 mln euro në Verona, reagon babai i Suel Çelës: Pasuria e ligjshme, kam 3 vendime gjykatash në Itali appeared first on Albeu.com.

Klodiana Lala: Ja si i emëronte Suel Çela zyrtarët në Elbasan dhe merrte tendera
Gazetarja e njohur Klodiana Lala, teksa ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet ndaj Suel Çelës dhe disa zyrtarëve.

Lala tha se ka dyshime që Suel Çela, ndikonte për emërimin e zyrtarëve në Elbasan dhe më pas merrte tendera prej tyre.

Madje aq fitimprurëse ishte kjo praktikë, saqë në përgjime ata shprehen se ka më tepër leverdi se trafiku i kokainës.

“Kemi raportuar edhe më herët që ka patur kontrolle të urdhëruara nga SPAK në Elbasan. Janë tre kontrolle te Luan Tabaku, zyrtar në Elbasan te Ujësjellësi, koorinator i PS dhe lidhje e fortë e Suel Çelës. Mariglen Çoku dhe biznesi i Nazif Bajramit.

Rezulton se zoti Tabaku, sipas hetimeve të kryera, është diktuar dhe emëruar nga Suel Çela, sepse në komunikime dhe datat përkojnë dhe thuhet “bisedoni me Luanin se na duhet”. Pra njeri që do t’ju jepte edhe tendera.

Ka një moment për Mariglen Çokun, rezulton se kur u godit organizata e Suel Çelës, administratori i akademisë së futbollit, është gjetur brenda ambjentet e trgetu Agro Ushqimor, në pronësi të babait të Suel Çelës.

Ka dyshime që ky person të jetë lidhje e ngushtë e Suel Çelës, por të ketë qenë në shoqerinë e tij kur është aksioni. Po kryhen hetime për akademinë e futbollit Elbasani.

Disa pasuri të Suel Çelës, regjistroheshin në emra të personave të tjerë.

Pra emëronin drejtuesit e insitucioneve, injektonin para të pista te lidhjet e tyre, me qëllim që të pastroheshin paratë. Nga drejtuesit e institucioneve, kanë përfituar tendera. Prokuroria po sekuestron një sërë tenderash, që janë dhënë për shkak se Suel Çela kishte ndikuar në emërimin e titullarëve.

Suel Çela thotë “mos e keqpërodrni Lanin për gjëra të vogla, se na duhet për gjëra të rëndësishme”. E ka fjalën për Luan Tabakun dhe tenderat. Ka miliona euro që qarkullojnë dhe ka fjali në dosje “nuk duhet të merremi as me kokainë, se kemi tenderat”. Kjo po hetohet”, tha Lala.

The post Klodiana Lala: Ja si i emëronte Suel Çela zyrtarët në Elbasan dhe merrte tendera appeared first on Albeu.com.

Nuredin Dumani: Suel Çela porositi atentatin ndaj Lulzim Mashës
Ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme, po vijon gjyqi për dosjen ‘Plumbi i Artë’, ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vijon me rrëfimet e tij.

I pyetur nga avokati Sokol Hazizaj, Dumani zbuloi njohjen e tij me Aleksandër Bahon, krahu i djathtë i Endrit Alibej.

“Aleksandër Bahon e njihja përpara Suel Çelës. Oti Kilën kam dashur ta godas, sepse sipas asaj që më tha Suel Çela ai ishte me Çapjat”, tha ai.

Sa i takon atentatit ndaj Lulëzim Mashës, drejtorit të shkollës private “Willson” në kryeqytetet në 2021, Dumani thotë se porositësi ishte Suel Çela, por shkakun thotë se nuk e di.

Njohjen me Suel Çelën, thotë se e ka pasur në vitin 2021, nga Fatmir Troplini.

Sokol Hazizaj: Për vrasjen e mbetur në tentativë të Lulëzim Mashës, cili ka qenë shkaku?

Dumani: Porositësi ishte Suel Çela, shkakun nuk e di.

Sokol Hazizaj: Ka lidhje Arben Laze në tentativën e vrasjes së Lulëzim Mashës?

Dumani: Arben Laze nuk ka lidhje fare me ngjarjen e Lulëzim Mashës. Njohjen e parë me Suel Çelën e kam patur në 2021 nga Fatmir Troplini.

The post Nuredin Dumani: Suel Çela porositi atentatin ndaj Lulzim Mashës appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i Berishës: Suel Çela po zbaton porositë e Edi Ramës ditë e natë, i kërkon të nxjerrë deputete…
Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta, ku vuri në shënjestër drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe Suel Çelën, një emër i njohur për lidhjet me botën e krimit.

Berisha deklaroi se Suel Çela, është duke zbatuar me përpikëri, ditë e natë, urdhrat e Edi Ramës, për të siguruar mandatin e deputetes për një kandidate të quajtur Sara Mila.

“Suel Çela ditë e natë po zbaton urdhrat e Edi Ramës për të zgjedhur një Mile, Mile, Sara Mila, deputete. Rama i thoshte Suelit: kontributi yt në zgjedhje do të matet me sa vota do të marrë kandidatja Sara Mila”, u shpreh Berisha para gazetarëve.

Kreu i opozitës paralajmëroi pasoja për veprimet që ai i cilësoi si “krim monstruoz zgjedhor”, duke theksuar se përgjegjësit do të përballen me ndëshkimin më të rëndë.

“Unë i them Suelit se do të ndëshkohet në mënyrën më të rëndë për krimin monstruoz zgjedhor”, tha Berisha, duke lënë të kuptohet se opozita po ndjek nga afër zhvillimet në terren për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

The post Denoncimi i Berishës: Suel Çela po zbaton porositë e Edi Ramës ditë e natë, i kërkon të nxjerrë deputete… appeared first on Albeu.com.

Kishte lidhje me bandën e Suel Çelës, Apeli i GJKKO lë në burg gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe vëllezërit Xhino dhe Marsel Roka
Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest në burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu dhe vëllezërit Marsel e Xhino Roka, në kuadër të dosjes së Suel Çelës, ndërsa është hequr masa e detyrimit të paraqitjes për Elton Qynon.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 14.01.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 2 akti, datë 06.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim M.R., Xh.R., E.Q., P.F., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 138, datë 22.11.2024 dhe nr. 146, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit n.138 datë 22/11/2024 dhe vendimit n.146 datë 27/11/2024 të Gjyqtarit që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të hetuarit apelues z.M..R., z.Xh.R. dhe znj.P.F..

Shfuqizimin e vendimit n.138 datë 22/11/2024 dhe vendimit n.146 datë 27/11/2024 të Gjyqtarit që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të hetuarin apelues z.E.Q..

The post Kishte lidhje me bandën e Suel Çelës, Apeli i GJKKO lë në burg gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe vëllezërit Xhino dhe Marsel Roka appeared first on Albeu.com.

Dosja e “SKYECC”/ Nga arratia kërkoi heqjen e masës arrest me burg, GJKKO vendos për Suel Çelën
Këtë të premte, GJKKO ka rrëzuar kërkesën e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Suel Çela, për heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Togat e zeza kanë lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Çelën të caktuar në maj të vitit 2022, pas operacionit “Plumbi i Artë”.

Gjithashtu, për Çelën është në fuqi edhe një masë e dytë sigurie ku ai akuzohet si drejtues i një organizate kriminale.

I shumëkërkuari i drejtësisë nga arratia i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar që t’i ndryshohet masa e sigurisë “arrest në burg”.

Ndërkohë kujtojmë se “i forti” i Elbasanit, u shpall në kërkim në maj të vitit 2022, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Ai akuzohet se ka dhënë urdhër për vrasjen e administratorit të shkollës private në Tiranë, Lulzim Masha si dhe për vrasjen e Elton Kilës i njohur si “Oti i Elbasanit”.

Kujtojmë se atentati ndaj Lulzim Mashës ndodhi në 18 janar 2022, ku një person qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij, por fatmirësisht administratori arriti të shpëtonte.

Lidhur me ngjarjen u arrestua 31-vjeçari Skerdi Tasi, i cili u akuzua për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Ndërkohë, javë më parë GJKKO caktoi një tjetër masë sigurisë “arrest në burg” Suel Çelës, si kreu i një organizate kriminale, pas zbardhjes së bisedave në SkyECC. Si rezultat i deshifrimit të bisedave në aplikacionin famëkeq të kriminelëve, SPAK arriti të “zbërthejë nga rrënjët”, organizatën kriminale të Suel Çelës.

Në kuadër të këtij megaoperacioni, policia mësyu më 25 nëntor të qytetin e Elbasanit për ekzekutimin e 19 urdhërarresteve. SPAK kërkoi dhe masat “detyrim paraqitje” për dy punonjësit të medias, gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha. Suel Çela kishte arritur që të “tërhiqte” pas vetes njerëz të drejtësisë dhe medias.

The post Dosja e “SKYECC”/ Nga arratia kërkoi heqjen e masës arrest me burg, GJKKO vendos për Suel Çelën appeared first on Albeu.com.

Berisha nxjerr SMS-të: Një prokuror i kërkoi 100 mijë euro Suel Çelës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ishte i ftuar në emisionin “Open”, u shpreh se SPAK është një organizatë kriminale dhe këtë do ua provonte edhe amerikanëve.

Ai tha se zotëronte disa sms të Suel Çelës, kreu i një organizate kriminale në Elbasan, me një prokuror, ku ky i fundit i kërkon 100 mijë euro.

Gjithashtu, Berisha tha se dhe ministri Taulant Balla i ka kërkuar anëtarit të KLP-së Vate Staka për të liruar dy persona.

“Nëse lexoj dokumentin dhe “X” prokuror i shkruan Suel Çelës dhe i thotë dua 100 mijë euro për të kryer këtë veprim, dhe një Suel tjetër i thotë jo 100 po 70, atëherë çfarë është kjo? Unë do i bëj publike këto, janë organizatë kriminale që vepron kundër interesave të kombit dhe qytetarëve të vendit tim. Taulanti i thotë Vatë Stakës, është në KLP ky, dhe i kërkon të lirojë dy personat që ishin në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, dhe Vata shkon dhe i liron, çfarë është kjo? Ata menduan se mund të shantazhonin Sali Berishën. Më dërguan mesazhe, menduan se do të blinin heshtjen time, por kurrë nuk do e blinin dot”, tha Berisha.

Kreu i PD-së tha se Altin Dumani, u kontrollon telefonat gjykatësve, u merr edhe mesazhet erotike, dhe ua përdor.

The post Berisha nxjerr SMS-të: Një prokuror i kërkoi 100 mijë euro Suel Çelës appeared first on Albeu.com.

Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO zgjat masën e sigurisë për Fuad Verzivollin
GJKKO ka vendosur që të zgjasë masën e sigurisë “arrest me burg” për Fuad Verzivollin, i akuzuar si pjesë e krupit kriminal të Suel Çelës.

Verzivolli dyshohet për “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më  08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, ku iu bë atentat Ardian Çapjas.

Sakaq, Fuad Verzivolli është marrë edhe në pyetje nga me urdhër të SPAK, ndërsa më pas është dërguar më paraburgim.

Njoftimi nga GJKKO

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 02.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 147, datë 03.12.2024, vendosi:

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim: Fuad Verzivolli si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit **** në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale “Organizata kriminale”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1, 333/2 dhe 334 paragrafi i dytë të K.Penal;

Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Fuad Verzivolli, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

Mbrojtësi i caktuar kryesisht nga gjykata për personin nën hetim të shpërblehet nga shteti sipas tarifave të parashikuara në ligj.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.

The post Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO zgjat masën e sigurisë për Fuad Verzivollin appeared first on Albeu.com.

Nis hetimi pasuror për bandën e Elbasanit, SPAK kërkon ekstradimin e vëllait të Suel Çelës dhe biznesmenit të arrestuar në Itali
Ashtu siç ka ndodhur në të gjitha goditjet e kryera nga SPAK ndaj grupeve kriminale, edhe me bandën e Suel Çelës, Prokuroria ka çelur një hetim pasuror për të gjithë anëtarët.

Provat dhe faktet që i kanë çuar anëtarët e kësaj organizate nën akuzën e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian, kanë bërë që të lindin dyshimet e pastrimit të parave. Për pasojë, SPAK bën me dije se paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal janë investuar në vendin tonë.

Në fakt, hetimi pasuror i anëtarëve të organizatave kriminale që kanë shtrirje edhe jashtë vendit i nënshtrohen këtij hetimi, ku vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, e ka konsideruar si një prej sukseseve më të mëdha të prokurorisë, identifikimin dhe sekuestrimin e këtyre pasurive.

Vetë Suel Çela, ende nuk është vënë në pranga, edhe pse ai rezulton në regjistrat e kërkimit ndërkombëtar që prej dy vjetësh, kohë kur Nuredin Dumani, mori statusin e të penduarit dhe nisi të rrëfente krimet monstruoze të disa grupeve kriminale që kishin vepruar dhe veprojnë ende në vendin tonë.

VERIFIKIMET

Referuar të dhënave hetimore, bëhet me dije se organizata kriminale e drejtuar nga i kërkuari Suel Çela, që u zbulua dhe shkatërrua pas hetimeve të SPAK të koordinuara me partnerët në disa vende, përfshirë Belgjikën dhe Italinë, ka pasuri të shumta brenda vendit. Prokuroria e Posaçme, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të përcjellë kërkesat për ekstradimin në Shqipëri të të arrestuarve si pjesë e kësaj organizate, duke informuar se hetimet po vazhdojnë dhe se bashkëpunimi ndërkombëtar ka qenë vendimtar për këtë goditje.

Paralelisht për personat e dyshuar si anëtarë të organizatës ka nisur edhe hetimi pasuror. Organizata dyshohet të ketë vepruar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së dhe aktivitete të tjera të paligjshme, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, të cilat i kanë investuar edhe në Shqipëri, në sektorë të ndryshëm. Ndonëse ende nuk janë bërë me dije sektorët e dyshuar, mësohet se nga bisedat e zbardhura të “Sky Ecc” janë përftuar shuma marramendëse për të cilat flitet mes anëtarëve.

Ndërkohë, autoritetet janë duke përpunuar provat dhe dëshmitë për të çuar anëtarët e grupit përpara gjykatës. Më 27 nëntor, GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 20 personat e akuzuar si pjesë e kësaj organizate, ndërsa ndryshoi masën vetëm për avokaten e grupit Blerina Beqirin, që nga “Arrest shtëpie” e la në “Detyrim paraqitje”. Deri tani rezultojnë 4 persona në kërkim, mes tyre edhe kreu i bandës, Suel Çela, Prekë Kodra, i cili konsiderohet snajperit i grupit, Fuad Verzivolli e Ledio Zabeli.

Të arrestuar në Belgjikë rezultojnë vëllai i Suelit, Mario Çela dhe një nga bashkëpunëtorët e tij, Serger Hasanpapaj. Në Itali u arrestua biznesmeni Bujar Shega, i cili etiketohet si truri financiar që pastronte paratë e grupit, por nuk dihet se në cilat fusha i hidhte paratë.

The post Nis hetimi pasuror për bandën e Elbasanit, SPAK kërkon ekstradimin e vëllait të Suel Çelës dhe biznesmenit të arrestuar në Itali appeared first on Albeu.com.