Subvencione Archives - Albeu.com

Shteti nxiti prodhimin, gruri mbetet stok, fermerët të zhgënjer dhe me humbje: Vitin tjetër do iki jashtë
Në temperaturat përvëluese të fshatit Plug të Lushnjës, gruri tashmë i tharë, gati për të dalë në treg, ka mbetur stok në fushë të hapur.

Fermerët thonë se nëse bie shi vetëm një ditë, i gjithë prodhimi i tyre shkon dëm. Ata pohojnë se këtë vit kanë rritur kultivimin e grurit, por çmimi ka rënë me 50% dhe tashmë janë me humbje, jo me fitim, pasi prodhimi ka mbetur i pashitur.

Met Salliu, nga fshati Plug i Lushnjës, tha për “Monitor” se sapo ka përfunduar procesi i korrjes dhe shirjes së grurit dhe nga 100 ha me të mbjella ka përfituar 500 tonë grurë. Salliu ngre shqetësimin se çmimi i shitjes është gati 50% nën kosto dhe të gjithë prodhimin e ka të hapur në arë të pashitur.

“Kam marrë një vlerë maksimale për një ha rreth 50 tonë grurë, sot çmimi i grurit në treg tek grumbulluesit është rreth 27-28 lekë për kg, njëkohësisht as nuk tërheq. Të gjithë grurin e kam stok këtu në fushë, nga 500 tonë nuk kam shitur asnjë kg”.

Për shkak të rritjes së lartë të çmimit të drithërave vitin e kaluar në tregjet e huaja, të ndikuara nga lufta Rusi-Ukrainë, Ministria e Bujqësisë nxiti fermerët me subvencione direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për ha, për shtimin e sipërfaqeve të mbjella.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në total u mbështetën me subvencione 4 mijë fermerë.

Z. Salliu pohon se, për shkak të nxitjes nga qeveria si dhe çmimit të lartë të grurit vitin e kaluar, fermerët rritën të korrat këtë vit.

“Kemi kultivuar rreth 100 ha tokë grurë, kemi marrë fara italiane, kemi mbjellë çdo vit, por këtë vit kemi mbjellë më shumë për shkak të nxitjes që na bëri shteti, duke na premtuar subvencione, lehtësim e shumë gjëra të tjera. Edhe prodhimet e marra nuk ishin shumë, për shkak të ndikimit të motit.”

Përgjysmimi i çmimit do t’i sjellë fermerit rreth 40 mijë euro dëme.

“Jam nën kosto të prodhimit sepse kam shpenzuar rreth 180 mijë euro dhe me vlerën e tregut 27-28 lekë gruri që kam prodhuar shkon në 140 mijë euro. Unë humbas 40 mijë euro. Jam një fermer i dalluar që kam marrë 50 tonë për ha, ndërsa fermerët e tjerë vetëm rreth 30 tonë për ha. Siç e shihni malli ka ngelur pa shitur ”.

Salliu tregon se mbështetja me subvencione dhe naftë falas është vetëm 5% e kostos së investuar prej tij në vlerën e 300 mijë lekëve.

“Kam përfituar subvencionone për 10 ha tokë, me vlerë 300 mijë lekë dhe 906 litra naftë. Jam në pritje të një fature tjetër për të parë nëse e kam marrë apo jo. Kaq kam marrë nga shteti për këtë vit.”

Me zhgënjimin që pësoi, fermeri na thotë se vitin tjetër do ta braktisë bujqësinë dhe do të largohet jashtë vendit.

“Plani jonë për vitin tjetër është ti mbledh veglat dhe të largohemi jashtë. Nëse nuk do i shes veglat do i marrë me vete dhe do punoj andej sepse të paktën jashtë është e garantuar shitja.

Për prodhimin nuk ma ka shteti fajin as edhe grumbulluesi. Nëse unë nuk prodhoj nuk ka faj kush.” Shprehet i zhgënjyer Salliu.

A do ta blejë qeveria grurin për rezervat e veta?!

Për shkak të rritjes së lartë të çmimit të drithërave vitin e kaluar në tregjet e huaja të ndikuara nga lufta Rusi-Ukrainë, Ministria e Bujqësisë nxiti fermerët me subvencione direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për hektar për shtimin e sipërfaqeve të mbjella.

Por kur e gjithë kjo mbështetje rrezikohej të kthehej në bumerang, pasi çmimi i grurit në bursat e huaja filloi uljen e çmimit nën koston e prodhimit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në një takim të zhvilluar me kompanitë e blojës, u kërkoi atyre që të blejnë grurin vendas, si zgjedhjen primare të lëndës së parë për fabrikat e tyre të blojës së miellit dhe prodhimit të bukës.

“Kemi rënë dakord së bashku që, prioritet në këtë sezon të korrjeve të grurit do t’i japim mbështetje prodhimit vendas dhe fermerëve tanë, të cilët na kanë dëgjuar dhe janë orientuar drejt prodhimit të grurit gjatë sezonit të kaluar”, pohoi më herët ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Tashmë kur sasia e grurit vendas të grumbulluar nga kompanitë e blojës është shumë e ulët, Ministria e Bujqësisë shikon si zgjidhje të shpejtë të situatës për fermerët shqiptarë rritjen e çmimit të grurit në bursat e huaja, për shkak të rrezikut të tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e Detit të Zi.

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Programeve të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, Irfan Tarelli, tha për “Monitor” se institucionet shtetërore janë duke monitoruar çdo ditë situatën për ecurinë e çmimeve të grurit në tregun vendas dhe veçanërisht në bursat e huaja.

Në lidhje me masat për grumbullimin e grurit nga institucionet shtetërore, ose blerjen e tij nga fermerët për rezervat e shtetit, deri në stabilizimin e tregjeve, të cilat zbatohen edhe nga Maqedonia e Veriut, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit Rural pohoi se kushtëzohen nga pamundësia financiare.

“Gruri nuk është një kulturë me avantazh konkurrues, sepse kushtëzohet nga ekonomia e shkallës. Gjithashtu, shumë fermerë në vend janë të detyruar të mbjellin grurë të kushtëzuar nga tipologjia e tokës për zona të caktuara, pasi nuk mund të mbjellësh kulturë tjetër bujqësore. Pjesa tjetër e mbjellin për vetëkonsum, si dhe për ushqim për kafshët.

Masa e posaçme subvencionuese erdhi pas sulmit rus ndaj Ukrainës e cila shkaktoi rritje të menjëhershme të çmimit të drithërave, por edhe mungesë të produktit.

Përballë kësaj situate, ne ndoqëm politikat subvencionuese që i zbatuan edhe shumë shtete të tjera, që të nxisnim prodhimin te fermerët, të cilët u prekën nga kostot e larta, por edhe të ruanim pavarësinë ushqimore”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në total u mbështetën me subvencione 4 mijë fermerë, me një fond prej 5 milionë USD. Ndërsa u shtuan rreth 2,500 ha me të mbjella më shumë se viti 2022. Për këtë vit, totali i të mbjellave me grurë arriti në 57,500 hektarë. /Monitor

The post Shteti nxiti prodhimin, gruri mbetet stok, fermerët të zhgënjer dhe me humbje: Vitin tjetër do iki jashtë appeared first on Albeu.com.

Mbi 100 milionë euro subvencione për bujqësinë në Kosovë
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka prezantuar vlerën se sa do të subvencionohen kulturat bujqësore në kuadër të Programit për Pagesat Direkte 2023. Buxheti për bujqësi gjatë këtij viti pritet të jetë mbi 100 milionë euro.

Qeveria e Kosovës ka lansuar programin për pagesa direkte për bujqit në vitin 2023.

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se buxheti për bujqësi gjatë këtij viti pritet të kalojë vlerën e 100 milionë eurove, i cili sipas tij do të kontribuojë në forcimin ekonomik të bujqve të Kosovës.

“Startin për këtë vit e kemi shumë të mirë. Buxhetin për bujqësi për vitin 2023 për herë të parë do të arrijë shifrën 87 milionë euro. Bashkë me mbështetjen në fondet e jashtme pritet të kalojë vlerën prej 100 milionë euro”.

Kurti përmendi disa prej sukseseve që i kanë arritur në këtë fushë vitin e kaluar, mirëpo ka thënë se garën me vetën për mbështetjen e bujqve po e fillojnë sot.

“Garën me vetën në fushën e bujqësisë po e fillojmë sot, vetëm në ditën e gjashtë të vitit si asnjëherë më parë së bashku me ministrin Faton Peci, po shpalosim para jush programin për pagesa direkte 2023. Ky program në krahasim me vitin 2022 mes tjerash ka disa risi të cilët ne jemi të bindur se do të kontribuojnë në sektorin e bujqësisë dhe forcimin ekonomik të bujqve tanë”.

Kurse, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka treguar se lansimi i këtij programi është i mundur pasi vitin e kaluar në afat rekord kanë mbështetur bujqit në Kosovë.

“Ky program është i mundur pasi vitin që lamë pas në afat rekord mbështetëm vetëm në kategorinë e subvencioneve 28 mijë e 222 fermerë në vlerë 61 milionë euro pa asnjë obligim financiar si asnjëherë më parë. Si rezultat i përkrahjes së madhe është shënuar rritje në eksportet bujqësore në shkallë 44 për qind”.

E gjatë ditës së sotme, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit ka prezantuar vlerën se sa do të subvencionohen kulturat bujqësore në kuadër të Programit për Pagesat Direkte 2023.

Subvencionimi i farës së grurit do të jetë 614 euro për hektarë, prej të cilave 250 euro janë për sipërfaqe, 150 euro për plehërimin, 54 për naftën dhe 0.04 euro për kilogram.

Gështenja do t’i bashkohet këtë vit subvencionimit të dru-frutoreve me 504 euro për hektarë.

Po ashtu, për lëndën e parë të prodhimit të vajit ushqimor, subvencionimi i lulediellit do të jetë 454 euro për hektarë.

Te pagesa direkte për bimët mjekësore dhe aromatike është shtuar subvencionimin për bimët mjaltëdhënëse me 450 euro për hektarë.

Subvencionimi i grurit, do të jetë 474 euro për hektarë, ai i misrit me 329 euro, patates me 654 euro dhe fasules me 654 euro për hektarë.

Nga ana tjetër kulturat pemëtare subvencionohen me 504 euro për hektarë, perimet në sipërfaqe të mbyllura do të përkrahen me 904 euro dhe ato në sipërfaqe të hapur me 554 euro për hektarë./monitor

The post Mbi 100 milionë euro subvencione për bujqësinë në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Qeveria maqedonase: Subvencione për ngrohje deri në fund të krizës
Qeveria maqedonase në mbledhjen e sotme mori vendim për marrjen e masës për mbështetje financiare me llogaritjen e dallimit të çmimit të energjisë termike operatorëve të aktiviteteve energjetike në tregun e energjisë termike, për energjinë termike të konsumuar nga konsumatorët e kategorisë familjare, në kushtet e një situate krize në furnizimin me energji termike.

Ky vendim për sezonin e ri të ngrohjes nënkupton vazhdimin e subvencionimit nga ana e Qeverisë në pjesën e faturave të energjisë termike të amvisërive, për të mbrojtur amvisëritë nga çmimi më i lartë i energjisë tërmike siç ka qenë edhe deri më tani.

Masa për mbështetje financiare është paraparë të realizohet në përputhje me të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të përcaktuara me marrëveshjet e lidhura ndërmjet Shoqërisë aksionare për prodhimin e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore dhe bartësit e licencës për furnizim me energji termike në zonën e qytetit të Shkupit.

Masa i referohet periudhës kohore nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi – deri në skadimin e afatit të ekzistencës së përcaktuar të situatës së krizës në furnizimin me energji termike. Qeveria në mbledhje miratoi tekstin e kërkesës drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar për sigurimin e një linje kredie për kujdes dhe likuiditet. Linja e kredisë për kujdes dhe likuiditet është në vlerën 530 milionë euro.

Mjetet nga linja kreditore janë të destinuara për të mbështetur Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut./ina

The post Qeveria maqedonase: Subvencione për ngrohje deri në fund të krizës appeared first on Albeu.com.

Shoqatat e transportit letër Ramës, kërkohet paketa III e subvencionimit
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës dhe energjetikës Belinda Balluku kërkojnë vazhdimin e subvencionit në mbështetje të sektorit për shkak të çmimit të lartë të naftës.

Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës qeveria vendosi rimbursimin me 100 lekë për litër për naftën e shpenzuar për muajt gusht-shtator-tetor për kompanitë e transportit. Kjo ishte paketa e dytë antikrizë në ndihmë të sektorit. E njëjta paketë u përdor për rimbursimin e naftës për muajt mars-prill-maj.

Që pas krizës të Covid-19, Shoqatat e transportit theksojnë se sektori është në situatë emergjente, pasi gjendet në vështirësi jo vetëm për të përballuar çmimin e lartë të karburantit, por edhe për pagesat e punonjësve. Për këtë arsye operatorët po operojnë me humbje.

Shoqatat e transportit theksojnë se paketa e dytë e antikrizë që përfundoi më 31 tetor ishte e mjaftueshme për të ringritur shërbimin e transportit urban dhe për rritjen e cilësisë së shërbimit nevojitet mbështetje më e madhe nga organet përgjegjëse.

Shqetësim mbetet edhe mungesa e transparencës për shpenzimet e fondit të paketës së dytë antikrizë. Për arritjen e synimeve dhe qëllimeve për të cilat ajo është krijuar, bazuar edhe në nenin 3, të Ligjit Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, nga shoqatat e transportit iu kërkohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, informacion zyrtar se sa shpenzime janë realizuar nga fondi i subvencionimit të operatorëve të transportit urban në kuadër të VKM-së nr 255, dt 13.04.2022 “Për përcaktimin e procesverbaleve, të dokumentacionit dhe masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetase dhe ndërqytetëse, pjesë e paketës anti krizë”, sa ka qenë ky fond i përcaktuar dhe sa është vlera e mbetur e tij.

Sipas shoqatave të transportit sektori aktualisht po haset me problematika të shumta që lidhen me veprimtarinë e tyre dhe shërbimin e ofruar; vështirësitë në operim; mungesën e kompensimit të vazhdueshëm në ndihmë të operatorëve; pamjaftueshmërinë e mbështetjes nga organet përgjegjëse; vështirësi me çmimet e larta të naftës në treg dhe pjesëve të këmbimit të nevojshëm për mirëmbajtjen e mjeteve; vështirësi në mbajtjen e punëtorëve dhe mbështetjen e stafit në këtë sektor; si dhe një sërë vështirësish të tjera që bëjnë të pamundur operimin optimal të tyre dhe shërbim me cilësi të lartë.

Për evidentimin e këtyre problematikave Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban nëpërmjet një tjetër letre dërguar ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës kërkojmë gjithashtu realizimin e një takimi të përbashkët me institucionet e qeverisjes qendrore dhe ato vendore, takim i cili do t’i ndihmojë në zgjidhjen e këtyre problematikave dhe identifikimin e tyre.

Letra

Me anë të VKM-së nr 255, dt 13.04.2022 “Për përcaktimin e procesverbaleve, të dokumentacionit dhe masës së kompesimit për shoqëritë e linjave të transportit qytas, rrethqytetase dhe ndërqytetase, pjesë e paketës anti krizë” dhe VKM 569 datë 25.08.2022 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetase , rrethqytetase dhe ndërqytetëse, pjesë e paketës anti krizë, faza II” u vendos kompensimi me 100 lekë/ litër nafte, për t’u përdorur për transportin duke kompensuar operatorët e transportit, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga rritja e çmimit dhe njëkohësisht të rritet cilësia e shërbimit të ofruar.

Nisur nga situata aktuale, në të cilën operatorët e transportit urban dhe interurban ndodhen dhe kryejnë veprimtarinë e tyre, ky kompensim nuk ka ndikuar në rritjen e cilësisë dhe as nuk ka ofruar një ndihmë të mjaftueshme për ta. Aktualisht çmimi i naftës është shumë i lartë dhe konsumi jonë bazuar në numrin e mjeteve në treg për kryerjen e veprimtarisë së transportit/frekuencën e kërkuar është shumë i lartë dhe automatikisht sjell dhe kosto shtesë, duke bërë që operatorët të operojnë në humbje ose në mungesë fitimi.

Gjithashtu gjendja e operatorëve që pas krizës Covid-19 ka qenë në situatë të vështirë, ku operatorët kanë pasur vështirësi edhe në pagimin e detyrimeve të stafit të lindura nga kontrata e punës apo pagimin e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore të tyre.

Përpos kësaj rritja e cilësisë së shërbimit, korrektesa dhe ekzaktësia në orare janë më të vështira për tu arritur, kur operatorët janë në pamundësi financiare për të vepruar dhe nuk kanë mbështetje financiare për t’i rritur ato. Edhe në fjalimet e tyre kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku i dhanë një rëndësi shumë të madhe transportit publik, jo vetëm për numrin e lartë të punësuarve në të por edhe për rëndësinë që ky shërbim paraqet në komunitet.

Siç e tha kryeministri, kërkohet që transporti të jetë sa më shumë i përdorshëm nga qytetarët, që edhe ata qytetarë që nuk e kanë përdorur deri më sot ti drejtohen transportit publik, pikërisht për arsyet e kursimit dhe jo vetëm për çmimin, por dhe për mungesën me të cilën mund të përballet tregu i karburantit në të ardhmen.

Një nga qëllimet e realizimit të kësaj pakete ishte pikërisht kjo arsye dhe duke qenë që ende nuk është arritur, pasi kompensimi i kryer nuk ka qenë i mjaftueshëm për të ringritur shërbimin e transportit urban dhe për rritjen e cilësisë së shërbimit nevojitet mbështetje më e madhe nga organet përgjegjëse. Për këtë kërkojmë vijimësinë e subvencionimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetase dhe ndërqytetase.

Vijimësia e kësaj mbështetje kërkohet jo vetëm si nevojshmëri për t’u ardhur në ndihmë operatorëve të përballojnë kushtet e vështira të tregut dhe çmimet, por edhe për të vazhduar nismën e kësaj mbështetje, pra rritjen e cilësisë së shërbimit dhe zgjerimin e përdorimit të transportit publik, si një mjet efikas dhe i nevojshëm.

Transporti urban duhet të rrisë cilësinë e tij dhe për këtë ne jemi të vetëdijshëm. Gjithsesi bazuar në kapacitetet, vështirësitë që kemi kaluar, mungesën e mbështetjes qeveritare jemi përpjekur të jemi sa më korrekt me shërbimin e ofruar dhe të mbijetojmë për të mos shkuar drejt falimentimit.

Duke marrë parasysh që gjendja e operatorëve është ende e vështirë, çmimi i naftës është ende shumë i lartë dhe ka një peshë të madhe në këtë transport, kërkojmë që kërkesa jonë të merret në konsideratë dhe të trajtohet.

Kjo është një nevojë emergjente dhe si e tillë do vëmendje. Anashkalimi i saj do të sjellë jo vetëm vështirësi në operim por edhe problematika në praktikë mbi mjetet e transportit/frekuencën/oraret/cilësinë e shërbimit.

Përfundimisht kërkojmë nga ju vijueshmërinë e subvencionimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetase dhe ndërqytetëse.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban

KRYETAR KRYETAR

Kostandin Foni Dashnor Memaj /Monitor

The post Shoqatat e transportit letër Ramës, kërkohet paketa III e subvencionimit appeared first on Albeu.com.

“70% subvencione nga shteti”, Rama: Nga sot nis eplikimi për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije mëngjesin e sotëm përmes një postimi në  “Facebook”, se duke filluar nga sot, data 1 nëntor do të nisë aplikimi për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit për konsumatorin.

Rama nënvizon se 70% e shpenzimeve do të subvencionohet nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë. Sipas tij kjo ndihmë është pjesë e planit të qeverisë për mbështetjen e konsumatorit ndaj krizës energjitike.

“Qeveria Shqiptare do vazhdojë të mbështesë dhe të mbrojë konsumatorin në këtë situatë krize energjie globale.

70% subvencionim nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë për panelet me ngrohje diellore”, shkruan Rama.

The post “70% subvencione nga shteti”, Rama: Nga sot nis eplikimi për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit appeared first on Albeu.com.

Rama: Frika më e madhe se s’do ketë energji në treg, do subvencionojmë familjet dhe bizneset për panelet diellore
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, në ambientet e Doganës së Tiranës.

Rama njoftoi se do të ketë një ulje të ndjeshme të përpunimit të deklaratave doganore për t’i kursyer kohë dhe kosto biznesit ka ndikuar tejet pozitivisht në lehtësimin e barrës së kësaj krize.

Rama dhe Ibrahimaj thanë se do të japin garanci sovrane për importuesit, me garancinë se në rast se do të kenë stok të mallrave ato do të blihen nga shteti.

‘Garanci sovrane për importuesit e përpunuesit për të pasur kapital qarkullues’, tha ministrja Ibrahimaj.

Kryeministri u ndal dhe te kriza e energjisë elektrike, që sipas tij problemi real që do të shfaqet është ajo e mungesës në treg.

“Pasqyra e furnizimit me energji, është gjithnjë e më e keqe, të gjitha vendet janë duke u përballur me një situatë të paparashikueshme, frika themelore, nuk është thjesht rritja e çmimit, por mungesa e energjisë për ta blerë në treg.

Ne kemi marrë përsipër diçka të domosdoshme, për të mbajtur një frymëmarrje normale për një kohë të vështirë për të gjithë, duke mos rritur çmimin për biznesin e vogël dhe familjarët. Prej kohësh jemi në marrëdhënie të tregut të lirë, aty është një diskutim tjetër”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se do të ketë subvencionim për familjet dhe bizneset që do të investojnë në panele diellore.

The post Rama: Frika më e madhe se s’do ketë energji në treg, do subvencionojmë familjet dhe bizneset për panelet diellore appeared first on Albeu.com.