stuhia e fortë Archives - Albeu.com

Stuhia e fortë paralizon Nju Jorkun, shpallet gjendje emergjence, anulohen mijëra fluturime
Një stuhi e fuqishme dimërore, ka goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke paralizuar jetën në qytetin e Nju Jorkut dhe zonat përreth, ndërsa autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në New Jersey.

Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar kaos në transport, veçanërisht në trafikun ajror.

Sipas të dhënave nga FlightAware, më shumë se 1.600 fluturime janë anuluar, ndërsa mbi 7.400 të tjera janë vonuar në mbarë vendin.

Aeroportet më të prekura janë John F. Kennedy, Newark Liberty dhe LaGuardia, të cilat shërbejnë zonën metropolitane të Nju Jorkut.

Probleme të mëdha janë raportuar edhe në Boston, Chicago dhe Toronto.

Nga kompanitë ajrore, JetBlue, Delta Air Lines, American Airlines, United Airlines, Republic Airways dhe Southwest Airlines kanë anuluar qindra fluturime, për shkak të kushteve të rrezikshme atmosferike.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, u ka kërkuar banorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të udhëtojnë vetëm nëse është absolutisht e domosdoshme.

The post Stuhia e fortë paralizon Nju Jorkun, shpallet gjendje emergjence, anulohen mijëra fluturime appeared first on Albeu.com.

Stuhia e fortë në Tiranë shkakton lëndime te njerëzit, 20 persona përfundojnë në spitalin e ‘Traumës’
Stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu që përfshiu ditën e sotme Shqipërinë, veç dëmeve materiale dhe pemëve të rrëzuara, ka prekur drejtpërdrejt edhe qytetarët.

Bëhet me dije se deri më tani në spitalin e Traumës janë paraqitur 20 pacientë, 10 prej të cilëve po vijojnë të marrin shërbim mjekësor atje, raporton A2.

Këta persona janë dëmtuar nga stuhia, duke u goditur nga sende të forta, të cilat kanë fluturuar në ajër ditën e sotme për shkak të erës së fortë.

Ndërkohë kujtojmë se disa qytete u ‘zhytën’ totalisht nën ujë, nga reshjet e dendura të shiut që shoqëruan stuhinë e erës, shkruan A2.

Institucionet e ndryshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesve të automjeteve që të rrisin vigjilencën.

The post Stuhia e fortë në Tiranë shkakton lëndime te njerëzit, 20 persona përfundojnë në spitalin e ‘Traumës’ appeared first on Albeu.com.

Pemë të thyera dhe përmbytje/ Stuhia e fortë e përfshin disa qytete, policia apel drejtuese të mjeteve: Respektoni rregullat
Mesditën e sotme, stuhia era e të fortë dhe reshjet e dendura të shiut, përfshinë disa nga qytete kryesore në vend. Si pasojë e reshjeve dhe erës së fortë në disa zona të Tiranës, janë shkaktuar dëme.

Në foto të publikuara në media, duket se janë rrëzuar pemët në anë të rrugës të cilat kanë rënë mbi një automjet.

Policia e Tiranës, ka njoftuar se punonjësit e policisë së kryeqytetit dhe të komisariateve në varësi janë prezentë kudo në terren për të ofruar ndihmë dhe mbështetje qytetarëve, për shkak të motit të keq që po përfshin qytetin.

Policia gjithashtu, u bëri thirrje qytetarëve që “të jenë të kujdesshëm, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të raportojnë çdo situatë të rrezikshme në numrin 112”.

“Lutemi që të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, me qëllim garantimin e sigurisë së të gjithëve”, apeloi policia.

Edhe qytetit i Durrësit, është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

Në Lezhë reshjet e dendura dhe me intensitet të lartë të shiut përmbytën disa nga rrugët kryesore të qytetit.

Sipas medieve janë përmbytur zona kryesore, përfshirë bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja. Si pasojë e motit të keq, ka pasur edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Autoritetet lokale po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës, për të marrë masat e nevojshme.

Gjithashtu edhe në Vlorë erërat e forta kanë sjellë një stuhi rëre, duke mbuluar qytetin bregdetar. Pamjet në medie tregojnë rrugë të mbushura me pluhur, ndërsa era e fortë ka krijuar vështirësi për lëvizjen e qytetarëve.

Edhe qyteti i Fierit u përfshi nga reshje të dendura shiu mesditën e sotme, ku për shkak të stuhisë u krijua vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugë.

The post Pemë të thyera dhe përmbytje/ Stuhia e fortë e përfshin disa qytete, policia apel drejtuese të mjeteve: Respektoni rregullat appeared first on Albeu.com.