studentëve Archives - Albeu.com

Diplomimi i studentëve të Mjekësisë, Presidenti Begaj: Zgjidhni Shqipërinë! Vendi ynë ka nevojë për ju
Presidenti i vendit Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.

Kreu i Shtetit i përgëzoi studentët për misionin fisnik që kanë zgjedhur, atë të shpëtimit të jetëve, duke i ftuar të qëndrojnë në Shqipëri për shkak të nevojës që vendi ynë ka për ta.

“Sot keni përpara një horizont të gjerë mundësish, me shtigje të hapura si brenda vendit, edhe jashtë tij. Por unë ju ftoj me gjithë zemër: zgjidhni Shqipërinë. Vendi ynë ka nevojë për ju. Pranojeni këtë si mision dhe sfidë, si dhe ndërtoni këtu jetën tuaj profesionale, pranë njerëzve tuaj. Ndihmoni të forcojmë së bashku një sistem shëndetësor edhe më të mirë, edhe më modern, duke garantuar një të ardhme më të shëndetshme për qytetarët tanë”, deklaroi Presidenti i Republikës duke ju drejtuar të sapodiplomuarve në mjekësi, të cilët i vlerësoi si e ardhmja e kujdesit shëndetësor në vend.

Të njëjtën thirrje Presidenti Begaj drejtoi edhe ndaj mjekëve profesionistë, të cilëve u shprehu falënderim të veçantë që e kryejnë misionin e tyre me pasion e përkushtim, ndërsa përballen me sfidën e ripërtëritjes së një stafi cilësor mjekësor.

“Të gjithë profesionistëve të mjekësisë dua t’ju them se ju jeni shtylla kryesore e sistemit shëndetësor, që me përkushtim dhe sakrifica mbani gjallë besimin e qytetarëve te mjekësia. Ne mund të ndërtojmë spitale të reja dhe të blejmë aparatura moderne, por pa mjekë të mirë, pa dijen dhe përkushtimin tuaj, sistemi shëndetësor nuk ka jetë. Prandaj, investimi më i madh që mund të bëjmë është te ju, te formimi, te kërkimi shkencor dhe te mbështetja e vazhdueshme e profesionit tuaj fisnik. Ne ju kemi detyrim standardet evropiane të sistemit shëndetësor. Ne kemi detyrim t’ju krijojmë kushtet të qëndroni në Shqipëri, të trajtoheni me dinjitet, duke ju dhënë mundësinë edhe të eksperiencave jashtë vendit, gjithashtu”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Me emocionet e një mjeku në profesion, Presidenti Begaj shprehu falenderim që u bë pjesë e kësaj dite të shënuar për Universitetin, për të diplomuarit dhe familjet e tyre, ndërsa përgëzoi në veçanti kolegët e tij pedagogë të këtij universiteti për kontributin e dhënë në mjekësi.

Gjithashtu, Presidenti Begaj, vlerësoi se Universiteti i Mjekësisë së Tiranës, me një traditë dhe cilësi në mësimdhënie e kërkim shkencor, ka përgatitur breza profesionistësh të mjekësisë, të cilët kanë mundur të ruajnë cilësinë e shërbimit shëndetësor në vendin tonë përkundër një sistemi shëndetësor që kërkon reformim të spitaleve dhe që ka nevojë për më shumë mbështetje.

Kreu i Shtetit këshilloi, gjithashtu, mjekët e rinj që të përballen me dinjitet përballë vështirësive dhe sfidave, duke u shprehur se “asgjë nuk është më shpërblyese se të dish që ke ndihmuar dikë të jetojë e të shërohet.

“Ky është çmimi i fisnikërisë së profesionit”, – vlerësoi Presidenti Begaj, i cili i inkurajoi të sapodiplomuarit që të mos reshtin së mësuari për të qenë të denjë në këtë profesion, sidomos sot në epokën e digjitalizimit dhe të inteligjencës artificiale: “Mjeku duhet të mbetet gjithmonë student. Vetëm etja për dije do t’ju mbajë të denjë për misionin tuaj”.

“Ju diplomoheni nga një universitet që njihet dhe jashtë vendit tonë, falë kolegëve tuaj, kolegëve tanë që kanë lënë gjurmë me punën e tyre në Shqipëri apo në vende të tjera. Ndaj, bashkë me diplomën, juve ju përket nderi, dedikimi dhe përkushtimi i mjekut shqiptar të respektuar në vend e të kërkuar kudo në botë. Do t’ju duhet t’i mbroni e t’i çoni përpara këto arritje, që janë sa personale e profesionale, aq edhe të të gjithë profesionistëve të mjekësisë”, – u shpreh Presidenti i Republikës.

The post Diplomimi i studentëve të Mjekësisë, Presidenti Begaj: Zgjidhni Shqipërinë! Vendi ynë ka nevojë për ju appeared first on Albeu.com.

Gjysma e Universiteteve bosh/ Pas dy raunde regjistrimesh, përsëri u plotësuan vetëm gjysma e kuotave
Në Universitete ka rreth 31 mijë karrige në auditore për studentët e vitit të parë, por me përfundimin e dy raundeve të regjistrimeve, gati gjysma kanë mbetur të paplotësuara, që tregon tkurrjen e vazhdueshme të numrit të studentëve.

Teksa mjekësia dhe degët e teknologjisë e inxhinierive kryesojnë preferencat e të rinjve në arsimin e lartë, programet e shkencave të natyrës apo shkencave humane ka mes tyre që janë në rrezik mbyllje.

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e Tiranës, me vetëm 5 regjistrime, pasuar nga shkencat mjedisore me 6 studentë.

Edhe fizikën e kanë zgjedhur vetëm 7 studentë dhe kiminë 9. Raporti i vendeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, krahasuar me numrin e studentëve është jo në proporcion.

Për shembull nga 80 kuota, në Fakultetin e Historisë janë zënë vetëm 22 me vitparistë. Interesi është i ulët edhe te Gjeografia ku kanë mbetur të lira 104 vende për studentë, nga 152.

Edhe te Gjuhë-Letërsia dhe gazetaria gati ½ e kuotave kanë mbetur pa studentë. Në Fakultetin e Gjuhëve të huaja 0 regjistrime ka për greqishten, ndërsa të rinjtë priren të shkojnë te anglishtja me 215 regjistrime e më pas te gjermanishtja me 29 studentë.

Në Universitetin e Arteve në Tiranë, studentët numërohen me gishtat e dorës, sidomos në programet e instrumenteve muzikorë, edhe pse kuotat janë numra një shifror, ka ose pak student ose fare.

Për shembull, në degën e trombës apo fagotit ka zero regjistrime. Por edhe konkursi për t’u pranuar në aktrim, një interes i lartë i mëparshëm, duket se ka tkurrje me vetëm 8 studentë të regjistruar.

Edhe studentët te degët akademike në Universitetin Bujqësor kanë tkurrje, pavarësisht se disa programe të zhvillimit rural janë pjesë e programeve prioritare, ku shpërblimi është bursa sa paga minimale. Por më të rrezikuarit, janë Universitetet e rretheve, në vend të parë rezulton Gjirokastra me mbi 80% të degëve në mospërmbushje të kriterit, për të paktën 10 studentë për një program.

The post Gjysma e Universiteteve bosh/ Pas dy raunde regjistrimesh, përsëri u plotësuan vetëm gjysma e kuotave appeared first on Albeu.com.

Habit rektori i Universitetit Kombëtar në Kiev, u drejtohet studentëve: Mos harroni afatin e dorëzimit
Ju lutemi të keni mirëkuptim të plotë dhe respektoni kërkesat e kurrikulës, tha rektori Vladimir Bugrov. Kërkesat e tij absurde tmerruan studentët të cilët janë të shqetësuar për jetën e familjeve të tyre, shkruan albeu.com marrë nga 24sata.

Ndërsa e gjithë bota është e tmerruar nga sulmet ruse ndaj Ukrainës, dhe jeton në kushte të tmerrshme lufte, me gjithnjë e më pak ushqim dhe ujë, disa padyshim larg realitetit presin nxënësit të sillen sikur asgjë nuk po ndodh.

Ndonëse shumë prej tyre morën armët dhe shkuan për të mbrojtur atdheun dhe jetën e tyre, rektori i Universitetit Kombëtar “Taras Shevchenko” në Kiev pret që detyrimet studentore të përmbushen brenda afateve normale. Njeriu i parë i universitetit më të mirë në vend këto ditë u bëri thirrje studentëve që “të mos harrojnë afatin e dorëzimit të punimeve të diplomës”.

-Ju lutemi të keni mirëkuptim të plotë dhe respektoni kërkesat e kurrikulës, tha rektori Vladimir Bugrov.

Kërkesat e tij absurde tmerruan studentët, të cilët ishin të shqetësuar për jetën të tyre dhe të familjeve. Disa studentë dhe pedagogë reaguan shumë ashpër ndaj deklaratave të rektorit. Natyrisht, mësimi është më i rëndësishëm për rektorin sesa jeta. /albeu.com/

The post Habit rektori i Universitetit Kombëtar në Kiev, u drejtohet studentëve: Mos harroni afatin e dorëzimit appeared first on Albeu.com.