strijat e kuqe Archives - Albeu.com

Strijat e kuqe: Shkaqet dhe trajtimet e mundshme
Pse janë të kuqe?

Strijat janë një gjendje e zakonshme e lëkurës. Ato ndodhin si përgjigje ndaj shtrirjes së shpejtë të lëkurës. Në fillim, strijat zakonisht duken të kuqe. Ato gjithashtu mund të ndryshojnë ngjyrë:

– rozë

– vjollcë

– të zeza

Ndërsa strijat shërohen, ato bëhen të bardha dhe vazhdojnë të veniten me kalimin e kohës.

Meqenëse strijat ndodhin nga shtrirja e lëkurës, shenjat e kuqe që rezultojnë janë më të zakonshmet në pjesë të caktuara të trupit në rrezik për shtrirje. Këto përfshijnë barkun, kofshët dhe ijet. Sidoqoftë, strijat mund të shfaqen kudo.

E kuqe vs e bardhë

Ju mund të mendoni për strijat e reja si dëmtime të vogla në lëkurë. Lëkura ka një përgjigje të butë inflamatore ndërsa indet përpiqen të përshtaten me efektet e shtrirjes. Kjo shpjegon pse strijat në fillim janë të kuqe.

Skuqja nuk zgjat përgjithmonë. Ndërsa strijat shërohen, ato përfundimisht do të zbardhen dhe do të fillojnë të bëhen më pak të dukshme dhe zbehen me kalimin e kohës.

Shkaqet

Ndryshimet në peshë: Shtimi i një peshe të madhe në një kohë të shkurtër ushtron presion mbi lëkurën, e cila duhet të shtrihet për të akomoduar masën e rritur të trupit. Në varësi të vendit ku shtoni kilogramët e tepërt, shfaqen strijat e kuqe. Ndonjëherë strijat mund të ndodhin edhe për shkak të humbjes së shpejtë të peshës.

Shtatzënia: Gjatë shtatzënisë, gratë mund të përjetojnë vrull të shpejtë të rritjes së trupit, veçanërisht rreth zonave të barkut, kofshës dhe ijeve gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë. Presioni i rritur mund të shtrijë lëkurën, duke çuar kështu në strija të kuqe.

Rritja: Adoleshentët mund të kenë strija të kuqe gjatë pubertetit. Këto janë rezultat i rritjes së shpejtë të trupit dhe jo domosdoshmërisht shtim në peshë.

Rritja e shpejtë e muskujve: Si trajnimi me pesha ashtu edhe ndërtimi i trupit ndonjëherë mund të çojnë në strija të kuqe nga muskujt që rriten shumë më tepër në një periudhë të shkurtër kohe.

Zmadhim gjoksi: Shtimi i gjirit mund të rezultojë në lëkurë të shtrirë në zonën e gjoksit.

Historiku familjar: Strijat kanë të ngjarë të shfaqen si pasojë e gjenetikës.

Gjendje mjekësore: Përveç shtimit të shpejtë të peshës ose mbipeshes, çështje të tjera themelore të shëndetit mund të shkaktojnë strija. Këto përfshijnë sindromën Ehlers-Danlos dhe sindromën Cushing.

Trajtimet

Strijat zbehen vetvetiu me kalimin e kohës. Nuk ka asnjë mënyrë për t’i hequr plotësisht. Akoma, trajtime të caktuara dermatologjike mund t’i bëjnë strijat e kuqe të jenë më pak të dukshme.

Flisni me dermatologun për disa nga trajtimet e përdorura për strijat, duke përfshirë:

– Kremra retinoide

– Terapitë e dritës dhe lazeri

– Mikrodermabrazion

– Peels kimik

Trajtimet në shtëpi

Jo të gjitha trajtimet për strijat funksionojnë dhe disa prej tyre vijnë me një çmim të madh pa asnjë garanci. Në vend të këtyre, mund të provoni disa trajtime në shtëpi

– Kremra pa recetë (OCT): Disa kremëra OTC janë krijuar posaçërisht për strijat dhe mund të përmbajnë përbërës ultra-hidratues, siç janë gjalpi i kakaos, vaji i kokosit ose ullirit dhe vitaminë E. Lëkura mund të jetë me e butë dhe elastike, por ka pak studime për efektet te strijat. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, çelësi i sukesit është që ta masazhoni mirë produktin në lëkurë.

– Produktet nxirëse: Mund të ndihmojnë në mbulimin e skuqjes së strijave, duke i bërë ato më pak të dukshme. Nuk duhet të nxiheni në diell pa u larguar mirë strijat e kuqe.

– Acid glikolik: Disa produktë përmbajnë acid glikolik që ka për synim të zbusë strijat në lëkurë.

– Dieta: Nuk ka ndonjë ushqim që i heq si me magji, por disa lëndë ushqyese ndikojnë te shëndeti i lëkurës dhe zvogëlojnë pamjen e strijave. Këto përfshijnë proteina, vitamina A, C dhe D, si edhe zink.

The post Strijat e kuqe: Shkaqet dhe trajtimet e mundshme appeared first on Albeu.com.