strategjia Archives - Albeu.com

Azemi: Dialogu SHBA-Serbi synon të kufizojë ndikimin ekonomik e teknologjik të Kinës
<html><head></head><body>

Sot pritet të zhvillohet raundi i parë i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë.

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, e ka paralajmëruar këtë zhvillim duke e cilësuar si një moment historik.

“Ajo që do të ndodhë të premten është vërtet një moment historik diplomatik dhe, do të thosha, edhe politik në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Gjuriq për Radiotelevizionin e Serbisë më 14 korrik.

Sipas tij, vendimi pritet ta “forcojë” pozitën ndërkombëtare të Serbisë dhe gjendjen e saj ekonomike.

Gjuriq vlerësoi gjithashtu se Serbia, përmes këtij procesi, hyn “në rrethin e vendeve me të cilat SHBA-ja ka nivelin më të lartë të bashkëpunimit institucional”.

Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se Dialogu Strategjik SHBA-Serbi “paraqet një epokë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Sipas DASH-it, ky dialog “është një tregues i përkushtimit të të dy vendeve për zgjerimin dhe thellimin e partneritetit tonë”.

“Nëpërmjet këtij dialogu, SHBA-ja dhe Serbia do të punojnë për arritjen e objektivave të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, zgjerimin e lidhjeve në fushën e biznesit dhe arsimit, si dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të begatë”, thuhet në përgjigjen që DASH-i i ka dërguar REL-it.

Në këtë përgjigje përmendet po ashtu se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, më 6 gusht të vitit të kaluar kishte njoftuar se SHBA-ja do ta niste këtë dialog me Serbinë.

Publicisti Emin Azemi e konsideron këtë proces si një ndryshim pragmatik dhe teknokratik në qasjen e Uashingtonit zyrtar ndaj Ballkanit Perëndimor.

Sipas Azemit, administrata e presidentit Trump, përmes sekretarit Rubio, synon kryesisht të ndalë shtrirjen teknologjike dhe ekonomike të Kinës në Serbi.

“Nisja zyrtare e Dialogut Strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë më 17 korrik 2026 shënon një kthesë të rëndësishme institucionale në rajon, e cilësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) si një ‘epokë e re’ në marrëdhëniet bilaterale.

Ky hap paraqet një zhvendosje pragmatike dhe teknokratike të qasjes së Uashingtonit zyrtar ndaj Ballkanit Perëndimor, duke kaluar nga politika e dikurshme e ‘shtet-ndërtimit dhe rindërtimit’ drejt krijimit të partneriteteve të qëndrueshme të bazuara në interesa të matshme ekonomike dhe të sigurisë.

Strategjia kryesore e administratës së presidentit Donald Trump përmes Sekretarit të Shtetit Marco Rubio është frenimi i zgjerimit teknologjik dhe ekonomik të Kinës në Serbi (e cila shërben si urë lidhëse për investimet kineze drejt BE-së), si dhe shkëputja e varësisë energjetike të Beogradit nga Rusia”, thotë Azemi për “Bota sot”.

Ai nënvizon katër shtylla strategjike mbi të cilat, sipas tij, mbështetet ky dialog dhe që dëshmojnë se nuk bëhet fjalë vetëm për një nismë deklarative.

“Dialogu nuk është thjesht deklarativ, ai bazohet në katër shtylla strategjike: energjia dhe infrastruktura (si projekti hidroenergjetik Gjerdap 3), inteligjenca artificiale dhe teknologjia e avancuar, bashkëpunimi në mbrojtje, si dhe projektet e gazit të lëngshëm (LNG). Madje, Serbia ka nënshkruar edhe marrëveshje me NASA-n për programin hapësinor Artemis.

Ky institucionalizim tregon se SHBA-ja po e trajton Serbinë si një partner kyç për stabilitetin rajonal, duke u ofruar atyre alternativa perëndimore ndaj ndikimit të Lindjes”, shprehet publicisti.

Azemi thotë se partneriteti i ri i jep Beogradit një hapësirë më të gjerë manovrimi.

Sipas tij, përfaqësuesit serbë nuk e kanë fshehur synimin që pozicionin e ri ta shfrytëzojnë për fuqizimin e argumenteve të tyre lidhur me Kosovën.

“Ky partneritet i ri krijon një sfidë të rëndësishme diplomatike për Kosovën, pasi rrit hapësirën manovruese të Beogradit në Uashington. Ndërsa Beogradi zyrtarizon këtë kornizë të lartë bashkëpunimi, Dialogu Strategjik i planifikuar i Kosovës me SHBA-në u pezullua kohë më parë nga Uashingtoni si pasojë e pakënaqësive me veprimet e njëanshme të qeverisë kosovare që rritën tensionet në veri. Kjo asimetri mund të përkthehet në më pak presion të drejtpërdrejtë amerikan mbi Serbinë dhe më shumë trysni mbi Prishtinën në proceset negociuese.

Zyrtarët serbë, si ministri Marko Gjuriq, nuk e kanë fshehur faktin se këtë pozicion të ri do ta përdorin për të forcuar argumentet e tyre rreth çështjes së Kosovës në institucionet amerikane”, thekson Azemi.

Në përfundim, ai vlerëson se ekziston mundësia që Kosova të mbetet anash në projektet e mëdha ekonomike e infrastrukturore rajonale, por shton se partneriteti nuk nënkupton pranimin e pretendimeve territoriale serbe ndaj Kosovës.

“Ekziston një rrezik real që Kosova të anashkalohet në projektet e mëdha rajonale ekonomike dhe infrastrukturore, por jo në planin e sigurisë gjeopolitike. Në këtë kuadër, paqja rajonale e synuar nga DASH nënkupton një rajon ku Serbia nuk është e rreshtuar me Rusinë, por ky partneritet nuk do të thotë pranim i pretendimeve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës. Megjithatë, kjo kërkon që Kosova të rishikojë urgjentisht strategjinë e saj të koordinimit me aleatin kryesor (SHBA) për të mos humbur hapin e zhvillimeve rajonale”, përfundon publicisti.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se presin krijimin e kushteve për nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën, ndërsa kanë theksuar se në to përfshihet edhe përmbushja e zotimeve të Prishtinës ndaj pakicës serbe.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit rikujtoi se Dialogu Strategjik ishte pezulluar në shtator të vitit 2025 “për një periudhë të pacaktuar”, për shkak të shqetësimeve për veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës.

“Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Presim me padurim të zhvillojmë një Dialog Strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura, përfshirë përmbushjen nga Kosova të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Departamenti i Shtetit nuk ka dhënë një afat për fillimin e mundshëm të Dialogut Strategjik, si dhe nuk ka detajuar hapat e tjerë që pret nga institucionet e Kosovës.

</body></html>

The post Azemi: Dialogu SHBA-Serbi synon të kufizojë ndikimin ekonomik e teknologjik të Kinës appeared first on Albeu.com.

BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale, e mirë në letër, sfiduese në zbatim
Strategjia e re kombëtare për futjen e Inteligjencës Artificiale në çdo sektor të ekonomisë në 5 vitet e ardhshme, konsiderohet nga ekspertët si një dokument i dosmosdoshëm, por me sfida në zbatim.

Në fund të vitit 2023, kryeministri Edi Rama, shprehu për herë të parë ambicien për të përshpejtuar procesin teknik të integrimit në Bashkimin Europian nëpërmjet ChatGPT, që të zëvendësojë ‘armatën e përkthyesve’ në përafrimin e legjislacionit me përkthimin automatik nga sistemet e Intelegjencës Artificiale.

Pavarësisht pikëpyetjeve për bazën rregullatore ligjore për të përfshirë sistemet e IA në këtë proces, duket se qeveria ka ecur përpara me planin dhe në gusht të këtij viti, publikoi një strategji kombëtare ku parashikohen politikat e përfshirjes së Inteligjencës Artificiale në të gjithë sektorët e shërbimeve publike në 5 vitet e ardhshme.

Në strategji, qeveria pretendon gjithashtu se do të përfshijë modulet e IA-së në analizën fiskale për të parandaluar evazionin fiskal në Tatime dhe Dogana dhe automatizimin e proceseve në prokurorimet publike.

Dokumenti synon të adresojë problematika si mungesa e një kuadri rregullator, kapacitetet e kufizuara teknike dhe burimore, kulturën e ulët digjitale të njohurive të popullsisë dhe hendekun mes zonave urbane dhe rurale në qasjen dhe përdorimin e teknologjive të avancuara.

Për ekspertë të fushës, hartimi i këtyre politikave shihet si domosdoshmëri, por që kërkon shumë fonde për të investuar në ngritjen e infrastrukturës dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore që do të përdorin këto sisteme.

“Në letër është e domosdoshme, po sa do të arrihet të zbatohet në praktikë?!”, tha për BIRN, Erjon Demiri, ekspert i sigurisë kibernetike dhe inxhinier rrjetesh, duke shtuar se; “këto objektiva nga ana teknike janë të realizueshme dhe kanë logjikë, puna është se me çfarë kostosh dhe si do të zbatohen”.

Zbatimi i strategjisë, sipas tij, lidhet me sfida të ndryshme që nga infrastruktura teknologjike e kapacitetet njerëzore, deri tek çështjet etike të aksesit të popullatës në këto sisteme.

“Ne nuk kemi infrastrukturë, kemi një bot-net që është shumë i izoluar, duhet të zgjerohet”, thotë ai, duke shtuar se po ashtu duhet të investohet në shpërndarjen e kësaj insfrastrukture, që të lidhen pjesë të popullatës që jeton jashtë Tiranës.

Përmbajtja e dokumentit strategjik vlerësohet edhe nga Igli Gjelishti, drejtues i një kompanie në fushën e IA-s dhe zhvillues i sistemeve të informacionit, i cili i tha BIRN se ishte “një hap i domosdoshëm dhe në linjë me praktikat europiane”.

Por, sipas tij, “në vijim nevojitet të plotësohet me angazhime dhe objektiva me konkrete, si ne aspektin e investimeve ashtu edhe në atë të rezultateve konkrete dhe te matshme”.

Sipas Gjelishtit, dokumenti ka adresuar në objektiva konkrete një nga elementet më të rëndësishëm atë të trajnimit të burimeve njerëzore, që sipas tij është ‘hallka më delikate e procesit’.

Ai i beson se objektivat e strategjisë për ngritjen e infrastrukturës teknologjike janë realiste dhe nëse ka vullnet nga institucionet, vështirësitë nuk janë të pakapërcyeshme.

“Përsa i përket teknologjisë, sigurisht që kërkohen investime konkrete, por në stadin aktual, me pothuajse të gjitha shërbimet publike të digjitalizuara dhe me një sasi shumë të madhe informacioni në dispozicion, kemi nje bazë të mirë për të filluar”, tha Gjelishti.

Të dy ekspertët e shohin pozitive përdorimin e teknologjisë në luftën kundër korrupsionit në sektorin e prokurorimeve publike apo të evazionit fiskal, por këmbëngulin se elementi njerëzor mbetet i pashmangshëm.

“Ka sisteme që janë bazuar në IA dhe analizat e tyre janë shumë më të shpejta dhe të sakta që të shmangesh evazionin”, thotë Demiri, duke shtuar se ndërkohë “tek pjesa e doganave nuk na ka munguar sistemi, po janë njerëzit që komandojnë sistemin”.

Gjelishti beson se; “Inteligjenca artificiale shkon edhe një hap më tej, duke e zëvendësuar në disa raste gjykimin njerëzor që mund të jete subjektiv apo i ndikuar nga faktorë të tjerë”.

Por edhe ai thekson se këto janë të gjitha mjete dhe që të japin rezultat “nevojitet vullneti i duhur”.

“Objektivat konkrete për të përdorur AI në prokurimet publike apo në analizën fiskale jane një fillim i mbarë, por tani duhet të pritet implementimi dhe rezultatet konkrete”, shton ai.

Ekspertët po ashtu evidentojnë në zbatimin e kësaj strategjike, të njëjtat dilema globale që lidhen me çështje etike dhe të sigurisë kibernetike.

Sipas Demirit, strategjia e vendos njeriun në qendër duke qenë në rregull nga ana etike, por gjithsesi pikëpyetjet mbeten dhe është për t’u parë se çfarë do të ndodhë me tregun e punës dhe si do të shpërndahet nga ana gjeografike infrastruktura që do të ngrihet për zbatimin e këtyre objektivave.

“Edhe këtu tek ne ekziston rreziku që përdorimi i IA do të bëjë të pasurit më të pasur dhe të diferencojë akoma më shumë zonat rurale në aksesin në teknologji”, paralajmëron ai, duke parashikuar që infrastruktura e re do të ngrihet dhe funksionojë përgjithësisht në Tiranë./BIRN

The post BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale, e mirë në letër, sfiduese në zbatim appeared first on Albeu.com.

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve
Konfuzion për faljen e detyrimeve të tatimpaguesit dhe individët krijuan edhe dy nisma të tjera të qeverisë.

Së pari, ishte hyrja në fuqi e vendimit për shfuqizimin e gjobave administrative të vendosura nga 1 janar 2025 deri në 30 Nëntor 2024.

Kjo falje krijoi konfuzion te individët dhe bizneset, sidomos për institucionet zbatuese që përfshiheshin, si: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.

Vendimi hyri në fuqi 3 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore. VKM-ja përcaktonin procedurat që do të ndiqnin institucionet më lart dhe qytetarët për gjobat që ishin shfuqizuar, nëpërmjet një ligji që kishte hyrë në fuqi qysh në muajin dhjetor 2024.

Nëpërmjet ligjit “Për shfuqizimin e masave administrative të vendosura nga data 1 janar 2015, deri më 30 nëntor 2024 nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit, autoriteti kombëtar i ushqimit, inspektorati shtetëror shëndetësor, si dhe Policia e Shtetit e Policia bashkiake”, përcaktonte faljen e gjobave për individë dhe biznese, për ndërtime pa leje apo ndërhyrje pa njoftim paraprak, si te objektet për qëllime banimi dhe aktivitet biznese, kryesisht në blegtori.

Po ashtu, parashikohej falja e gjobave për ata që nuk zbatuan rregullat gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19.

Një tjetër dokument strategjik i publikuar nga Këshilli i Ministrave, shkaktoi perceptim për faljen e taksave dhe gjobave për automjetet në pronësi të pensionistëve.

Ndër disa lehtësi fiskale që projektoheshin për t’u ndërmarrë për moshën e tretë, deri në 2030 te “Dokumenti politik për moshimin dhe plani i veprimit 2025-2030”, ishte edhe heqja e taksës vjetore për automjetet vetiake të të moshuarve mbi 65-vjeç dhe reduktimi i gjobave dhe kamat-vonesave.

Strategjia u shoqërua me keqkuptim dhe reagime, pasi shumë pensionistë debitorë menduan se falja do të zbatohej menjëherë.

Shqetësimi për perceptim të gabuar pas publikimit të strategjisë, u ngrit për Monitor nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), pasi në rang vendi deri në qershor 2025, rezultojnë 249,882 mjete debitorë, ku një pjesë dërmuese e tyre ishte në pronësi të pensionistëve.

Shuma totale e borxhit të papaguar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura (TVMP) dhe taksën e mjeteve luksoze (TVML) arrinte vlerën e rreth 17 miliardë lekëve, ose afërsisht 170 milionë USD, me detyrime që datojnë nga viti 2012 deri më Qershor 2025.

Nisur nga numri i lartë i debitorëve të taksave të mjeteve DPSHTRR, nisi t’u bëjë thirrje debitorëve për shlyerje të detyrimeve të papaguara.

Ndërsa që prej muajit janar si pjesë operacionale të planit për mbledhjen e detyrimeve, përfshinte edhe dërgimin e mesazhe të personalizuara nëpërmjet e-Albania, ku debitori njoftohej për shumën e papaguar të taksave të makinave (përfshirë principalin, gjobat dhe kamatëvonesat).

Më tej, pronarit debitor të mjetit nuk i ofrohet asnjë nga shërbimet prej transportit rrugor, përfshirë moskolaudimin e mjetit apo procedurat për ndryshimin e pronësisë.

Në planin e masa përfshihej edhe dërgimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në fillim të vitit, e listës së plotë të debitorëve Drejtorive Rajonale të Tatimeve, me qëllim marrjen e masave për mbledhjen e taksave të papaguara për makinat nga bizneset, si dhe Drejtorive Rajonale të Policisë sipas qarqeve.

Për rastet e evidentuara të qarkullimit të mjetit në mungesë të kolaudimit, drejtuesi penalizohet me gjobë ose sekuestrim mjeti.

Të dhënat e debitorëve i janë dërguar edhe Bashkive, të cilët janë arkëtues 25% të taksave vjetore të mjeteve./ Monitor

The post Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve appeared first on Albeu.com.

“12 vite që e njoh”/ Sipas Visjan Ukcenajt kjo është strategjia e Jul Dedës
Aktori Visjan Ukcenaj, ka folur sot për lojën e Jul Dedës brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të cilin njihet prej 12 vitesh. Ai tha se Juli di të luajë dhe të menaxhojë mirë situatat në shtëpi por tregoi se aktori ka akoma më shumë për të dhënë në këtë format.

“Juli më ka befasuar për mirë, po luan në mënyrë shumë elegante. Po luan zgjuar, po tregon ku duhen dhëmbët, ku duhet strategji ,a ku duhen brekët se janë pjesë e jetës. Ndoshta akoma nuk ka treguar forcën e tij si lojtar sepse është shumë i zgjuar dhe ka shumë formim. Gabimet janë relative, e gjykoj në tërësi dhe më duket shumë mirë. Mendoj se është protagonist. Juli nuk ka frikë të pyesë njerëzit përballë”, tha aktori.

The post “12 vite që e njoh”/ Sipas Visjan Ukcenajt kjo është strategjia e Jul Dedës appeared first on Albeu.com.

Lukaku dëshiron të qëndrojë më gjatë tek Interi, belgu ka një strategji
Romelu Lukaku ka çdo synim për të vazhduar përvojën e tij të parë në Inter përtej vitit të thjeshtë të hauzimit të dhënë aktualisht nga Chelsea.

Ideja, përveç zgjatjes së kësaj marrëveshjeje për një vit edhe për të përfituar nga dekreti i rritjes, është që qëndrimi i tij tek Interi të bëhët përfundimtar në vitin 2024.

Me siguri sulmuesi belg nuk e ka ndërmend të shkelë sërish në Londër. Marrëdhënia e shkëlqyer me presidentin Boehly është një tjetër armë për të arritur objektivin për të qëndruar për një kohë të gjatë te zikaltërit./h.ll/albeu.com

The post Lukaku dëshiron të qëndrojë më gjatë tek Interi, belgu ka një strategji appeared first on Albeu.com.