Strategji Archives - Albeu.com

Ish-presidenti ​Moisiu: Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes
Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, kështu shprehet ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu.

Ai thekson se dy vendet duhet të kenë bashkëpunim më të madh edhe ndërmjet shtabeve të ushtrive, pasi që vetëm në këtë mënyrë, pasi sipas tij, mund të përballohet çdo lloj aventure e Serbisë.

Në një intervistë për KosovaPress, Moisiu thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është ideatori kryesor i agresionit ndaj Kosovës, përmes sulmit terrorist në Banjskë.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, kishte ndodhur më 24 shtator të vitit të kaluar, nga një grup i serbëve të armatosur.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, parti kjo e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Megjithatë, ish-presidenti i Shqipërisë, thekson se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë derisa kërkon nga autoritetet kosovare koordinim më të madh me aleatët, veçmas me Shtetet e Bashkuara.

“Kam kritikuar edhe qeverinë në Shqipëri dhe atë të Kosovës, pasi duhet të koordinojmë më shumë dhe më mirë. Të kenë një strategji mbrojtjeje të përbashkët si komb. Duhet të bashkëpunojnë dhe ministritë e mbrojtjes dhe shtabet e përgjithshme, të ushtrisë shqiptare dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Në këtë mënyrë ne do të jemi më solid dhe të gatshëm për të përballuar çdo lloj aventure”, thotë ai.

Sipas tij, është e pa imagjinueshme që presidenti serb të mos ketë qenë i kyçur në sulmin terrorist në Banjskë.

“Ai Vuçiç është kryetar i shtetit serb. Unë nuk mund të imagjinoj dot se një shtet si Serbia, që është një shtet diktatorial me të thënë të drejtën, se vepron dikush pa e ditur kryetari i shtetit. Unë këtë nuk e imagjinoj dot. Mund të thuhet çkado, por unë nuk e besoj dot. Ai ka qenë brenda dhe ka dorë në këto gjëra [sulmin terrorist në Banjskë]. Kjo është shqetësuese”, deklaron ish-presidenti shqiptar.

Moisiu përmend ambiciet hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën, megjithatë thekson se dialogu i Brukselit duhet të vazhdojë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Dialogu do të vazhdojë, ajo dihet. Por ata [zyrtarët e Serbisë] kanë qëllimet e veta dhe s’heqin dorë nga ato qëllime. Kam treguar një rast, në vitin 2002, para se të jem president i Shqipërisë kam qenë në Beograd i ftuar në një konferencë. Atje kam takuar një gjeneral të ushtrisë serbe, duke biseduar me të i thash: Çka keni ju, ç’është kjo ‘Kosovë-metohi’? S’ka metohi, kjo është Kosovë. Ai më tha: Zotëri Moisiu, ne tani jemi larguar në kufi me juve, por avash avash po të afrohemi. Shiko çfarë mentaliteti kanë ata. Ata kanë ëndërr akoma se Kosova është djepi i Serbisë. Këto janë vërtet ëndrra, të cilat ata i ushqejnë dhe i mbajnë gjallë”, thotë ai.

Gjithashtu, ish-presidenti i Shqipërisë, thekson nevojën që udhëheqësit në Kosovë të koordinohen me aleatët, veçmas me Shtetet e Bashkuara, për veprimet në veri.

“Veprimet, politikanët e Kosovës duhet t’i koordinojnë me aleatët tanë, në mënyrë të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Bashkimin Evropian. Në fund të fundit, ata na duan pasi ata na ndihmuan që të krijojmë shtetin e Kosovës. Nuk e krijuan shtetin për ta copëtuar, sigurisht. Por edhe ne duhet të dimë si të sillemi. Duhet të koordinojmë veprimet. Kjo nuk do të thotë se do të lëshojmë çdo gjë.

Jo, por duhet të bisedojmë sepse çdo kryeneçësi është në dëmin tonë më shumë. Qeveria e Kosovës ka të drejtë të shqetësohet por pikërisht unë kritikova jo shqetësimin e saj por mënyrën e veprimit. Duhet të bashkëpunojmë me aleatë tanë. Duhet të merremi vesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës se si t’i zgjidhim gjërat më mirë. Kjo nuk zgjidhet menjëherë, por këtu duhet organizim për të gjetur rrugën e bashkëpunimit”, përfundon ai.

Qeveria e Kosovës është kritikuar edhe nga Shtetet e Bashkuara për veprime që ata i kanë konsideruar të njëanshme.

Këtë vit, autoritetet kosovare kanë ndërmarrë disa veprime në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe – në mesin e tyre mbylljen e strukturave paralele serbe si dhe ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

The post Ish-presidenti ​Moisiu: Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes appeared first on Albeu.com.

Argita Malltezi: Arrestimi i Berishës, strategji e mirëmenduar për djegien e mandatit të tij
Ditën e sotme, Argita Malltezi, në një deklaratë për mediat së bashku me avokatët e Berishës, ka ritheksuar dhe një herë se qartësisht ky është një urdhër i Edi Ramës, i cili kërkon t’i djegë mandatin kreut të opozitës.

“Vendimi që daton 29 mars të këtij viti zgjat afatin e hetimit deri në korrik të vitit 2024, ndërkohë që nuk sjell asnjë provë të re, përveçse një ripërmbledhje të atyre që janë paraqitur në vendimin e gjykatës të tetorit.

Vetëm në 8 rreshta është argumentimi se pse po zgjaten hetimet. Argumentimi nuk ka asgjë konkrete, veç thuhet se çështja është komplekse dhe na duhet më shumë kohë.

Duke qenë në fazë hetimi, lideri i opozitës rri në arrest shtëpie, po ashtu edhe Jamabër Malltezi, pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë argument, thjesht me vendim të Spak-ut.

Ky është de facto zgjatje e masës së arrestit shtëpiak sepse i tillë është urdhri i Edi Ramës.

Kjo është një strategji e mirëmenduar dhe kriminale e SPAK që synon vetëm humbjen e mandatit të Sali Berishës në mandat dhe goditjen e opozitës në një vit elektoral”, tha Malltezi.

The post Argita Malltezi: Arrestimi i Berishës, strategji e mirëmenduar për djegien e mandatit të tij appeared first on Albeu.com.

I krahasuan strategjitë e tij me ato të Luiz Ejllit, shpërthen banori i BBVK: Nuk jam këtu për të gënjyer
Pjesë e Big Brother Vip Kosova 2 është bërë edhe një prej personazheve më karizmatikë dhe interesantë në Kosovë gjatë viteve të fundit, Visar Dërmaku i njohur si Gani Gërmia.

Visari është i njohur si njëri prej gazetarëve më provokativ në Kosovë por edhe si humorist dhe aktor.

I njohur si Gani Gërmia, Visari pritej që prej fillimit të shkaktonte situata në shtëpi me humorin e tij të hollë dhe interesant.

Siç pritej ai edhe pse ka vetëm pak ditë që ka nisur lojën, duket se ka fituar mjaft shumë zemrat e shikuesve.

Bashkë me këtë pëlqyeshmëri kanë nisur dhe krahasimet e para, ndërsa shumë po i krahasojnë strategjitë e tij me ato të fituesit të edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Albania’, Luiz Ejlli.

Në ‘prime-in’ e djeshëm, duke iu përgjigjur këtyre zërave, ai është shprehur se nuk bën kurrsesi një lojë të tillë që 3 ditë gënjen e të tjerat ndryshon, duke ironizuar kështu Ejllin.

‘Kam për t’i treguar Big Brother-ave të kaluar që nuk jam me rrejt ditë 3 e ditën e 7 ditët e tjera me fol e më bo si i depresionu’, tha ai.

The post I krahasuan strategjitë e tij me ato të Luiz Ejllit, shpërthen banori i BBVK: Nuk jam këtu për të gënjyer appeared first on Albeu.com.

Rusia ndryshon strategji, ja çfarë njofton Britania
Ministria e mrojtjes së Britanisë në ka publikuar një njoftim ku shpjegon se firma ushtarake private ruse Wagner ka të ngjarë të ketë marrë përgjegjësi për sektorë të veçantë të vijës së frontit në Ukrainën lindore.

“Ky është një ndryshim i rëndësishëm nga punësimi i mëparshëm i grupit që nga viti 2015, kur ai zakonisht ndërmori misione të ndryshme nga aktiviteti i rregullt ushtarak rus në shkallë të gjerë”, tha Britania në një buletin të rregullt të inteligjencës në Twitter të premten.

Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 29 July 2022

Find out more about the UK government’s response: https://t.co/CD3LU2jI92

?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/NMjaQWZiQU

— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) July 29, 2022

Ministria tha gjithashtu se forcat e Wagner nuk kanë gjasa të jenë të mjaftueshme për të bërë një ndryshim të rëndësishëm në trajektoren e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës./albeu.com

The post Rusia ndryshon strategji, ja çfarë njofton Britania appeared first on Albeu.com.

Po shpopullohet Shqipëria, Meta: Duhet urgjentisht një strategji
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se duhet urgjentisht një strategji e qartë kombëtare dhe efektive për të luftuar fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët.

Meta bën thirrje që të bashkohen energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane.

Kujtojmë se në një artikull të publikuar nga “Zëri i Amerikës”, zbulohej se në 6 vite e fundit nga Shqipëria janë larguar 220 mijë qytetarë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Axhenda e qëllimshme antikombëtare për shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë është një fakt i qartë. Pasojat tragjike ndihen në çdo familje shqiptare dhe në çdo sektor.

Është detyra e të gjithëve të unifikohemi pa humbur më kohë, në një front të përbashkët kombëtar, për të adresuar me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm këtë dramë të madhe, duke ringjallur shpresën.

Nevojitet urgjentisht një strategji e qartë dhe efektive që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët, duke garantuar së pari standarde të qeverisjes, llogaridhënie demokratike në çdo nivel dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve nëpërmjet referendumeve.

Të bashkojmë energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane! Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!/albeu.com

The post Po shpopullohet Shqipëria, Meta: Duhet urgjentisht një strategji appeared first on Albeu.com.

Strategji ndryshe nga Biden, Trump: Jemi më të fuqishëm se Putin
Donald Trum në një deklaratë për shtyp tha që nëse ai do të ishte ende president do të vepronte krejtësisht  ndryshe nga Joe Biden. Në vend që të fshihej, Trump këmbënguli se do t’i thoshte Putinit do të kemi probleme nëse ai vazhdon të kërcënojë me fjalën bërthamore.

Donald Trump ka zbuluar se si do të sillej me Vladimir Putin, nëse do të ishte në vendin e presidentit të SHBA-së. Ish-presidenti, i tha Piers Morgan në intervistën në TalkTV se ai do t’i drejtohej Putin ndryshe nga çfarë iu është drejtuar deri më tani Biden, shkruan The Sun.

Trump beson se Putin ka përdorur kërcënime bërthamore gjatë luftës në Ukrainë për të frikësuar kombet e tjera, duke e bërë udhëheqësin rus të mendojë se askush nuk do ta sulmojë atë.

“Putin mendon se të gjithë janë budallenj dhe kanë frikë të flasin për këtë, kështu që ai vazhdon të kërcënojë me armë shkatërruese”, tha Trump.

Nëse ai do të ishte ende president do të kishte një strategji krejtësisht të ndryshme nga Joe Biden. Trump këmbënguli se do t’i thoshte Putinit që do të kemi probleme nëse ai vazhdon të kërcënojë me fjalën bërthamore.

“Putini përdor fjalën “N”. Unë e quaj “fjala N, fjalën bërthamore. Do i thoja JO, ju nuk duhet ta bëni këtë. Ai e përdor atë në baza ditore. Dhe të gjithë janë kaq të frikësuar. Dhe ndërsa ata kanë frikë, ai e përdor atë gjithnjë e më shumë. Kjo është arsyeja pse ai po bën ato gjëra që po bën tani. Ai po i bën sepse mendon se askush nuk do të na sulmojë kurrë, sepse ata janë të gjithë budallenj dhe kanë frikë të flasin”, tha Trump duke folur për Morgan.

Ish-Presidenti shtoi: “Në vend që Biden të thotë: “Oh, ai ka armë bërthamore”, ai vazhdon të thotë “ai ka armë bërthamore. Në [SHBA] kemi armë më të mira, ne kemi fuqinë më të madhe nëndetëse në histori.”

Dhe kur Piers pyeti se çfarë do të thoshte dhe do të bënte, Trump tha: “Unë do i thoja, ne kemi shumë më tepër se ju. Jemi më të fuqishëm se ju. Do të kemi probleme bashkë. Nuk mund ta përdorni më kurrë atë fjalën, bërthamore. Nëse e bëni, ne do të kemi probleme.”/albeu.com

The post Strategji ndryshe nga Biden, Trump: Jemi më të fuqishëm se Putin appeared first on Albeu.com.

I ka ndjekur edhe njeriu më i pasur në tokë, këto janë 5 rregullat që thyen çdo sipërmarrës
Kush është Elon Musk? A është ai një sipërmarrës? Një histori suksesi emigrantësh? Etiketat janë të rëndësishme, sepse ato na japin kontekstin se çfarë të presim nga një person.

Musk së fundmi fitoi titullin e personit më të pasur në tokë, por “personi më me ndikim në Tokë” mund të jetë më i përshtatshëm. Ndikimi i Musk nuk është i rastësishëm. Është rezultat i përmbysjes së qëllimshme të normave dhe sfidës së pritshmërive në çdo hap.

Megjithëse burimet financiare ndryshojnë shumë midis sipërmarrësve, një strategji e llogaritur mediatike është diçka që çdo sipërmarrës mund të shtojë në paketën e rrugëtimit të tij. Le të shohim ngritjen e Musk në famë, nga sukseset e tij të njohura në biznes deri te loja e tij në Twitter, për të parë se si çdo sipërmarrës mund të marrë një shënim nga suksesi i tij.

Strategjia 1: Hidhni benzinë në zjarr

Në bumin e dotcom, Musk po dërgonte shkëndija për sukses. Në vitin 1995 ai themeloi Zip2, një kompani interneti që ofronte udhërrëfyes qytetesh dhe direktori biznesi për gazetat, dhe katër vjet më vonë ai u bë një milioner dotcom. Zip2 u shit për 307 milionë dollarë dhe Musk mori 22 milionë dollarë.

Ndërsa magjepsja e publikut me Silicon Valley rritej, Musk ftoi kamerat që të shikonin suksesin e tij. Kur milionat e tij filluan të vinin, ai mirëpriti CNN në orën 7 të mëngjesit për të dëshmuar dorëzimin e makinës së tij të re sportive McLaren F1 prej 1 milion dollarësh.

Megjithëse ishte e vështirë për publikun të kuptonte funksionimin e brendshëm të parave të Silicon Valley dhe VC, Musk krijoi një ikonë të dallueshme menjëherë në makinën e tij sportive. Mediat donin një histori suksesi dhe Musk u dha atyre intervistën përfundimtare.

Nëse jeni një sipërmarrës, veçanërisht në një industri komplekse, merrni parasysh se si mund të hyni në një valë të kulturës pop.

Strategjia 2: Bëjeni biznesin tuaj personal

Megjithëse mençuria konvencionale tregon që biznesi nuk është personal, personaliteti i Musk është bërë i pandashëm nga Tesla dhe SpaceX. Kjo nuk është rastësi. Në sipërmarrjet e tij të hershme, Musk humbi kontrollin e kompanive të tij, duke mësuar në mënyrën e vështirë se në biznes, të gjithë janë të zëvendësueshëm.

Me Zip2, investitorët e tij caktuan një drejtues më me përvojë, Richard Sorkin, për të pozicionuar kompaninë për blerje. Pasi kompania e tij e dytë, X.com, u bë PayPal, ai u pushua përsëri nga detyra e tij si CEO ndërsa ishte larg zyrës.

Me SpaceX dhe Tesla, Musk kombinoi qëllimet e tij personale me qëllimet e tij të biznesit, duke e lidhur personazhin e tij publik me performancën e të dy kompanive dhe duke siguruar vendin e tij në krye. Ai madje shkoi deri në ndryshimin e titullit të punës në Tesla nga CEO në Technoking.

Të gjithë mund të zëvendësohen. Mendoni se si mund të ndërthurni personalitetin tuaj publik me objektivat e kompanisë suaj për të mbajtur vendin tuaj në tryezë.

Strategjia 3: Vendosni qëllime joreale

Në vend që të fokusohet në një rrugë të qartë drejt përfitimit, Musk i deklaron botës bëmat e pamundura, si p.sh. dërgimi i njerëzimit në Mars para se të vdesë. Njerëzit duan të rrënjosen për sukses kundër të gjitha gjasave.

Si një sipërmarrës, qëllimet tuaja janë më shumë se financiare dhe operacionale. Vendosni objektiva me fuqinë për të motivuar fuqinë tuaj punëtore, për të tërhequr një investitor apo për të angazhuar klientët tuaj.

Strategjia 4: Injoroni korsinë tuaj

Sipërmarrësit e dinë se çelësi i suksesit është të qëndrojnë të përqëndruar në qëllimet dhe objektivat e tyre. Megjithatë, ndërsa Musk është aq i zënë sa fle në një divan të parehatshëm në zyrë, ai gjithmonë ka kohë për të qenë në qendër të vëmendjes. Për dikë të fokusuar në avancimin e njerëzimit, Musk shpenzon një kohë të llogaritur duke krijuar imazhin e tij.

Si udhëheqës i kompanisë, roli juaj është më i madh se mbajtja në rregull e operacioneve. Ndiqni angazhime të papritura që mund ta shtyjnë kompaninë tuaj në qendër të vëmendjes dhe ato do t’ju shpërblejnë me mundësi më të mëdha.

Strategjia 5: Thoni atë që keni në mendje

Marifetet e Musk variojnë nga të pazakonta në të kontraverse, të tilla si emri i djalit të tij të porsalindur, X Æ A-12 në 2020 dhe vajzës së tij Exa Dark Sideræl në 2022. Ai përdor Twitter-in si një shesh lojrash personale, duke ndikuar në çmimet e aksioneve të bizneseve të tij dhe të tjerëve që përdorin më pak se 280 karaktere. Nga krahasimi i kryeministrit kanadez Justin Trudeau me Hitlerin, tek kujtimi që Bernie Sanders është ende gjallë, askush nuk luan jashtë kufijve të Musk.

Tweet-et e Musk variojnë nga memet e rastësishme të Baby Yoda, tek bisedat me liderët botërorë, tek shpallja e lajmeve të rëndësishme për Tesla-n dhe SpaceX, si vendimi për të mos pranuar më bitcoin.

Si një sipërmarrës, mbani mend se gjithçka që postoni është një reflektim i juaji dhe i biznesit tuaj. Kur Musk poston meme të çuditshme, ai është i afirmuar duke thënë se ai është pjesë e një nënkulture me të cilën lidhen shumë nga klientët e tij. Kur ai ofron ndihmë urgjente për Ukrainën, ai po demonstron qëndrueshmërinë e qëllimeve të tij të biznesit. Kur ai poston përditësime për biznesin e tij, ai po i sinjalizon botës dhe punonjësve të tij se ai është në krye.

Ajo që duket e rastësishme është e gjitha pjesë e strategjisë më të madhe mediatike. Mendoni për imazhin dhe sinjalet që dëshironi të transmetoni dhe angazhohuni në përputhje me rrethanat.

Të gjithë sipërmarrësit janë shkelës të rregullave

Ju jeni aty ku jeni sepse keni sfiduar një konventë, keni bërë diçka në një mënyrë të papritur ose keni krijuar diçka të re. Njihni qëllimin tuaj përfundimtar dhe krijoni imazhin tuaj rreth tij. Nga atje, ju mund të përcaktoni se cilat rregulla janë bërë për t’u thyer dhe si do t’i përdorni ato në favorin tuaj./BM

The post I ka ndjekur edhe njeriu më i pasur në tokë, këto janë 5 rregullat që thyen çdo sipërmarrës appeared first on Albeu.com.

“Fshihu dhe godit”, si teknologjia ka ndryshuar kryekëput strategjitë e luftës
Lufta që filloi kur Azerbajxhani sulmoi fqinjin e saj Armeninë më 27 shtator 2020 ishte një luftë e përgjakshme, që shkaktoi mbi 7 mijë viktima. Luftërat e mëparshme midis vendeve, të cilat zgjatën nga viti 1988 në 1994, bënë që forcat armene të pushtojnë pjesën më të madhe të Nagorno-Karabakh, një enklavë etnike armene brenda Azerbajxhanit.

Kur, në vitin 2020, u vendos armëpushimi pas vetëm 44 ditësh, Azerbajxhani mori përsëri tre të katërtat e territorit– një fitore vendimtare. Azerbajxhani kishte disa avantazhe në fillim. Kishte një popullsi më të madhe dhe një buxhet më të madh ushtarak, më shumë artileri dhe një forcë ajrore më të fortë.

Në këtë mënyrë, shumica e pajisjeve të saj datonin që prej epokës sovjetike- nga një luftë që kishte rezultuar joefektive. Dhe sipas një thënie të vjetër, një sulmues ka nevojë për një forcë ndoshta tre herë më të madhe se armiku që të triumfojë. Por azerët kishin gjithashtu një flotë dronësh që përfshinin TB2 të blerë nga Turqia dhe Harop të blerë nga Izraeli. Tb2, prej 12 metrash, kontrolloheshin me telekomandë, mund të lëshonin bomba ose raketa dhe qëndronin në ajër deri në 24 orë, raporton abcnews.al

Harop ishin më të vegjël, më të fshehtë, më autonome dhe të projektuar për sulme kamikaze. Ata hodhën në erë më shumë se dy duzina sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dhjetëra artilerie. Qindra automjete të blinduara u shkatërruan. Një sulm i ngjashëm me forca të blinduara përfshiu provincën Idlib të Sirisë në fillim të atij viti, ku TB2-të e Turqisë shkatërruan flotën e tankeve siriane në një sulm që zgjati dy ditë

Udhëheqësit ushtarakë në mbarë botën i kushtuan vëmendje të madhe sulmit. Komunikimet satelitore i lejuan komandantët të shohin atë që konstatuan dronët dhe t’i ushqejnë objektivat e identifikuara me mjete të tjera. Në Azerbajxhan, avionët turq të pajisur me radarë duket se kanë siguruar disa pika; Sistemi “koral” i Turqisë me bazë tokësore, i cili zbulon dhe bllokon radarët e armikut, ndihmoi dronët të shkatërronin tanket mbi Idlib.

Kjo lloj lufte është diçka për të cilën kanë punuar teknologët ushtarakë për dekada. Investimet e mëdha u kanë dhënë fuqive të mëdha – kryesisht Amerikës dhe aleatëve të tjetë të botës së zhvilluar disa nga këto aftësi. Siç tha gjenerali Mark Milley, oficeri më i lartë ushtarak i Amerikës vitin e kaluar, “Ju keni një aftësi për të parë dhe një aftësi për të goditur në distancë që nuk ka ekzistuar kurrë më parë në historinë njerëzore”.

Aftësi të tilla ka të ngjarë të kenë shumë rëndësi në disa lloje konfliktesh.

“Konceptimi ynë për kohën në fushën e betejës ka ndryshuar thellësisht” – tha gjenerali Mick Ryan.

Telekomunikacionet – telegrafi, dhe më pas wirless kanë lejuar vëzhguesit t’u tregojnë gjuajtësve për objektivat që gjuajtësit nuk mund t’i shihnin për shekuj. Por nocioni modern i krijimit të “zinxhirëve të vrasjes” nga një sërë sensorësh është gjurmuar gjerësisht në vitet 1970.

Ishte atëherë kur teoricienët ushtarakë sovjetikë filluan të flasin për atë që ata e quajtën “kompleksi i goditjes së zbulimit” – një sistem në të cilin, për shembull, një avion luftarak mund të kanalizonte të dhënat mbi një objektiv që nuk mund ta sulmonte vetë, raporton abcnews.al

Merrni parasysh f-35 të Amerikës. Përveç kalimit të fshehtë të mbrojtjes ajrore dhe hedhjes së municioneve të drejtuara me precizion mbi to dhe objektiva të tjerë, ky avion sulmues gjithashtu mbledh informacione të shumta për të tjerët dhe kanalizon të dhëna dhe nga aeroplanët e afërt, forcat e tjera në zonë dhe komandantët.

Të njejta janë edhe raketat hipersonike dhe shpejtësia e armëve me rreze lazer. Në praktikë, koha që u është dashur armëve ruse për të vepruar mbi të dhënat që morën nga dronët rusë gjatë konfliktit në rajonin e Donbasit të Ukrainës, është mjaftueshëm e shkurtër duke tensionuar edhe më shumë situatën.

Kur Mick Ryan, një gjeneral që drejtoi akademinë e mbrojtjes të Australisë deri në dhjetor, tha se, “Aftësia për të lidhur sensorët me komandantët dhe me armët gjatë 20-30 viteve të fundit ka ndryshuar thellësisht konceptin tonë për kohën në fushën e betejës”.

Në luftën e Gjirit, dikur duhej një orë të identifikuar një objekt, tani mund të duhen më pak se 10 minuta. Dhe nëse brenda 10 minutash ne nuk jemi larguar, atëherë ne kemi vdekur, tha gjenerali Ryan.

Ndërsa teknologjitë bëhen më të përballueshme, ato po përhapen masivisht. Dronët Bayraktar, tb2, po shiten në masë. Megjithatë, më i rëndësishëm se ndryshimi se kush i përdor sisteme të tilla, mund të jetë mënyra se si ato përdoren.

Këta dronë mund të zëvëndësojnë disa avionë. Të kesh shumë dronë të lejon të bësh gjëra që më parë nuk ishin të mundura, të tilla si vendosja e sistemeve të vëzhgimit me gamë të gjerë dhe të vazhdueshme. Gjatë dekadës së fundit, inxhinierët e telefonave inteligjentë kanë prodhuar një gamë të gjerë sensorësh më të vegjël dhe me më pak energji, raporton abcnews.al

Një telefon 1000 dollarësh ka vetëm jo një sërë kamerash që punojnë në gjatësi vale të ndryshme, por edhe me një ose më shumë barometra, higrometra, magnetometra dhe mikrofona. Ai gjithashtu merr sinjale nga satelitët e navigimit, aksesorët Bluetooth, rrjetet Wi-Fi dhe madje, herë pas here, kullat e telefonit celular.

Këto ndryshime kanë implikime taktike. Oficerët e stërvitur për rëndësinë e grumbullimit të forcave të tyre do të mësojnë të luftojnë në njësi më të vogla dhe më të shpërndara. E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë për manovrën.

“Këto koncepte, taktika dhe teknologji komerciale dhe ushtarake po krijojnë edhe një herë një hapësirë ​​beteje në të cilën lëvizja po bëhet jashtëzakonisht e rrezikshme,” tha T.X. Hammes i Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Amerikës.

“Nëse një njësi lëviz, ajo do të krijojë një sinjal dhe mund të sulmohet në diapazon shumë më të madh se në të kaluarën.”

Avantazhi për të kapur në befasi armikun do të jetë më i vështirë. Grushtet e shtetit si ofensiva e Kinës mbi lumin Yalu në luftën koreane, apo goditja e Egjiptit ndaj Izraelit në tetor 1973, do të jenë të pamundura.

Rusia ka provuar taktika të ndryshme për të çorientuar ata që vëzhgojnë vendosjen e trupave në kufirin e Ukrainës, duke përfshirë heqjen e shenjave të njësive, lëvizjen e autokolonave dhe mbylljen e faqeve të internetit. Disa kanë argumentuar se ofensivat ushtarake mund të mos jenë më të mundura kundër forcave që po përdorin teknologjinë.

Të tjerë sugjerojnë se ndryshimet mund të jenë më pak të theksuara sesa po imagjinojnë tashmë oficerët. Stephen Biddle i Universitetit të Kolumbias vë në dukje se që në Luftën e Parë Botërore, ushtarakët mësuan se si të shmangnin ekspozimin e forcave të tyre ndaj artilerisë moderne dhe fuqisë ajrore.

Bazat e ushtrisë dhe armët mund dhe do të përditësohen në epokën digjitale. “Armenët bënë gabimin duke mos folur mjaftueshëm për këtë”, thotë Biddle. “Askush tjetër nuk do ta bëjë më atë gabim.” /abcnews.al

The post “Fshihu dhe godit”, si teknologjia ka ndryshuar kryekëput strategjitë e luftës appeared first on Albeu.com.

Real Madridi ndryshon strategji për nënshkrimin me Haaland
Udhërrëfyesi i Madridit, siç raportohet nga AS, e ka Haaland si objektiv, por jo si prioritet . Në zyrat e klubit Chamartín emri i vetëm që rezonon me forcë sovrane është ai i Kylian Mbappé.

Kjo është arsyeja pse Haaland është në një sfond të pashmangshëm. Real Madridi, para së gjithash, nuk po mendon të bëjë ndonjë lëvizje të re në telenovelën për Mbappen deri pas përballjes me PSG. Më saktësisht, ndeshja e parë do të luhet të martën, më 15 shkurt, në Parque de los Príncipes dhe ndeshja e kthimit, tashmë në Santiago Bernabéu, do të luhet tre javë më vonë, të mërkurën, më 9 mars. Deri në atë datë nuk do të ketë lëvizje nëse vetë yjet, me ndonjë deklaratë, nuk tundin kosheren .

Pasi të përfundojë kalimi kolosal i Ligës së Kampionëve, Madridi do të fillojë të lëvizë në mënyrë diskrete për të drejtuar nënshkrimin e Mbappé. Dhe me francezin tashmë, teorikisht të lidhur, do të fillonin operacionet për të marrë nën kontroll gjigantin norvegjez, nënshkrimi i të cilit Madridi konsideron se jo ky treg, por tjetri, do të ishte ideal.

Kjo ide do të jetë e vështirë për t’u realizuar, duke marrë parasysh që Haaland i përfundon kontratën këtë sezon dhe për këtë ai duhet të rinovojë me Dortmundin dhe të presë edhe 12 muaj të tjerë, duke hedhur poshtë propozimet që do të vijnë nga kënde të ndryshme të botës, si Manchesteri, Mynihu apo Barcelona. Por duke marrë parasysh që vullneti i lojtarit kalon nga Madridi , nuk është një lëvizje e pamundur.

Real Madridi supozon se mund të mos ketë zgjidhje tjetër veçse të provojë sërish këtë verë, por edhe në skenarin më të keq ata e dinë se Mbappé shkon fillimisht dhe më pas, pa nxitim, Haaland. /albeu.com

The post Real Madridi ndryshon strategji për nënshkrimin me Haaland appeared first on Albeu.com.