Strasburgu Archives - Albeu.com

Qeveria ose të reflektojë, ose të zgjedhë autokracinë/ Tabaku nga Strasburgu: Raporti i PE reflekton shqetësimet e protestave në rrugë dhe 300 amendamentet
Raporti i PE reflekton problemet që ka Shqipëria dhe shqetësimet e qytetarëve nuk mund të injorohen më nga qeveria. Kështu reagoi deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nga Strasburgu, pas miratimit të raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke theksuar se dokumenti jo vetëm rikonfirmon mbështetjen e gjerë politike për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, por edhe pasqyron qartë problemet që po përjetojnë qytetarët shqiptarë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se gjatë ditëve të fundit në Strasburg, përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë zhvilluar takime me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, raporterin në hije të PPE-së Andrey Kovatchev, si dhe me eurodeputetë të tjerë, ku kanë përcjellë shqetësimet që sot po ngrihen edhe nga qytetarët në protestë.

Një situatë që sipas saj, “reflektohet nga protestat në rrugë, një situatë që reflektohet edhe në mbi 300 amendamentet që pati ky raport”.

Sipas saj, raporti i miratuar nga Parlamenti Europian reflekton një realitet që nuk mund të injorohet më. Në të adresohen problematikat që lidhen me zgjedhjet dhe ndërthurjen e shtetit me partinë në pushtet, nevoja për një reformë zgjedhore që garanton vullnetin e qytetarëve, lufta kundër korrupsionit, liria e medias dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Tabaku theksoi se raporti trajton gjithashtu çështje ekonomike që prej vitesh janë ngritur nga opozita dhe ekspertët, si mungesa e konkurrencës në ekonomi, problematikat e Ligjit të Investimeve Strategjike dhe ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Sipas saj, këto politika kanë krijuar avantazhe për një pakicë të privilegjuar, ndërsa kanë dëmtuar sipërmarrjen e ndershme dhe konkurrencën e lirë në treg.

Deputetja demokrate argumentoi se integrimi europian mbetet mjeti më i rëndësishëm për të adresuar problemet që shqetësojnë qytetarët shqiptarë, nga korrupsioni dhe mungesa e meritokracisë deri tek kostot e jetesës, pensionet dhe mundësitë ekonomike.

“Integrimi është e vetmja mënyrë për ta ndryshuar Shqipërinë. Nuk njoh asnjë rrugë tjetër për të përmirësuar jetesën, për të luftuar korrupsionin, për të garantuar garën dhe meritokracinë apo për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe”, u shpreh Tabaku.

Në përfundim, ajo vlerësoi se mesazhi i institucioneve europiane është i qartë dhe se tashmë përgjegjësia bie mbi qeverinë për të zgjedhur mes reformave të kërkuara nga Bashkimi Europian dhe vazhdimit të një modeli që përqendron pushtetin dhe dobëson institucionet demokratike.

“Komisioni Europian e ka thënë qartë në raportin IBAR. Parlamenti Europian e tha qartë edhe në raportin që miratoi sot. I takon qeverisë të reflektojë nëse do të zgjedhë rrugën europiane apo akumulimin e pushtetit dhe modelet autokratike”, deklaroi Tabaku.

Mesazhi i plotë i Jorida Tabakut:

“Përshëndetje nga Strasburgu, ku sapo u miratua raporti për Shqipërinë.

Raporti për Shqipërinë pati mbështetjen e të gjitha grupeve politike dhe, sigurisht, shpreh mbështetjen për procesin e integrimit. Por ajo që është më e rëndësishme është se raporti evidenton sot edhe situatën reale që po kalon vendi.

Një situatë që reflektohet nga protestat në rrugë, një situatë që reflektohet edhe në mbi 300 amendamentet që pati ky raport.

Në raport flitet për zgjedhjet dhe problematikat që ekzistojnë me lidhjen e shtetit me partinë dhe nevojën për një reformë zgjedhore që reflekton vullnetin e qytetarëve.

Flitet për luftën ndaj korrupsionit dhe çështjen e imunitetit të zëvendëskryeministres.

Flitet për një grup të gjerë reformash sa i përket të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias.

Po ashtu flitet edhe për ekonominë. Flitet për mungesën e garës. Flitet për Ligjin e Zonave të Mbrojtura. Flitet për Ligjin e Investimeve Strategjike, i cili është bërë pengesë për biznesmenët e ndershëm, për sipërmarrjet e ndershme dhe për investimet e huaja.

Pra flitet për realitetin që ka sot Shqipëria.

Integrimi është e vetmja mënyrë se si ne mund ta ndryshojmë Shqipërinë, duke kryer këto reforma, duke u fokusuar pikërisht tek ajo që sot kërkojnë qytetarët dhe tek ajo që kërkon Komisioni Europian, duke u fokusuar tek rruga europiane e Shqipërisë.

Nuk njoh asnjë mënyrë tjetër për ta ndryshuar Shqipërinë. Nuk njoh asnjë rrugë tjetër për të përmirësuar jetesën, për të zgjidhur problemet që qytetarët kërkojnë të adresohen; që nga lufta ndaj korrupsionit, tek pensionet, tek çmimet, tek gara, tek meritokracia, tek një Shqipëri që duhet të jetë ndryshe.

Komisioni Europian e ka thënë qartë në raportin IBAR. Parlamenti Europian e tha qartë edhe në raportin që miratoi sot.

I takon qeverisë të reflektojë. Të reflektojë nëse do të zgjedhë rrugën europiane apo akumulimin e pushtetit dhe modelet autokratike.

The post Qeveria ose të reflektojë, ose të zgjedhë autokracinë/ Tabaku nga Strasburgu: Raporti i PE reflekton shqetësimet e protestave në rrugë dhe 300 amendamentet appeared first on Albeu.com.

Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë
Gjykata deklaron se Shqipëria duhej të zvogëlonte ngarkesën e çështjeve të prapambetura në nivele të ndryshme gjyqësore, duke plotësuar vendet vakante përkatëse gjyqësore dhe duke siguruar burimet e nevojshme për sistemin gjyqësor.

Ky paragraf është shkëputur nga një prej vendimeve të gjykatës së Strasburgut, vënë në lëvizje nga kërkues që ankohen për tejzgjatje të proceseve gjyqësore.

Në rastin e paditësit, drejtësia e zvarriti pa dalë në konkluzione për tetë vjet e 11 muaj.

Përherë e më shumë qytetarët po i drejtohen Strasburgut.

Në skenarët e strategjisë së këshillit të lartë gjyqësor, parashikohet që stoku i dosjeve në gjykatën administrative të apelit të bjerë në 2030, por vetëm nëse ndryshojnë kapacitetet e kësaj gjykatë, ndërhyhet në ligj dhe në insfrastukrurë pra në kapacitete.

Por skenari më i keq për qytetarët siç parashikon KLGJ, nëse në këtë gjykatë vazhdohet me këtë ritëm, backlog edhe në 2030 do jetë 20 mijë çështje duke pritur.

Kjo gjykatë aktualisht së bashku me apelin e juridiksionit të përgjithshëm, janë më të prekurat dhe më në krizë se të tjerat

Ndërhyrjet më të shpeshta të gjykatës kushtetuese për tejzgjatjen e gjykimeve, lidhen me çështjet administrative dhe civilet për të cilat qytetarët shqiptarë ankohen se është shkelur kushtetuta duke i zvarritur.

The post Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë appeared first on Albeu.com.

“Rama rrezik për Europën”/ Berisha nga Strasburgu: Të dhënat sekrete të NATO-s kanë përfunduar tek kartelet e drogës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë diskutimeve në Asamblenë e Këshillit të Europës për monitorimin dhe zgjedhjet në Shqipëri, hodhi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Nga Strasburgu, Lideri i opozitës e cilësoi Ramën si ‘narko-diktator’ dhe rrezik serioz jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet europiane. Kryedemokrati deklaroi ndër të tjera, se qeveria shqiptare është e lidhur drejtpërdrejt me klane të drogës, të cilat sipas tij kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut të kokainës dhe heroinës në disa vende të Europës.

Fjala e Berishës:

Zoti kryetar, sot në këtë sallë u cituan emra nga galeria e shëmtuar e disa diktatorëve dhe unë mendoj se përmendja dhe turpërimi i tyre publik është ndihmë për kombet e shtypura. Ndaj dhe unë, dua të falënderoj kryetarët e grupeve parlamentare të Asamblesë së Këshillit të Europës, si dhe drejtuesit e kësaj asambleje, të cilët me një vendim mbështetës për shqiptarët, pas fjalimit të stilit të alla-Gedaff që mbajti në këtë sallë të nderuar, narko-diktatori i Tiranës, Edi Rama, i anuluan atij të gjitha takimet dhe drekën zyrtare.

Por unë sot, meqë diskutohet për monitorimin dhe zgjedhjet në Shqipëri, jam i detyruar t’ju paralajmëroj se Edi Rama, i cili rëndom tashmë quhet Ramaduro apo Noriega i Europës, paraqet aktualisht me qeverinë e tij një rrezik real serioz, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për kombet tuaja. Kjo sepse, klanet shqiptare të drogës të lidhura direkt me të janë sot, sipas UN-it, eksportuesit më kryesor të kanabisit dhe aksionerët më kryesorë në tregun e kokainës dhe heroinës në Europë. Ata janë përgjegjës për 65% të tregut të kokainës në Britaninë e Madhe, 36% të tregut të kokainës në Gjermani. Ata kanë sjellë në Rotterdam dhe në Antuerp, ngarkesat më të mëdha të kokainës në memorien e këtyre vendeve dhe të Europës.

Shqipëria sot, është parajsa e parave të trafiqeve të tyre kriminale. Vetëm pas farsës elektorale të 11 majit, Edi Rama ka firmosur për këto klane 450 leje ndërtimi, për qindra kulla ndërtesa dhe resorte turistike si shpërblim për ndërhyrjen e tyre të fortë në zgjedhje. Narkodiktatori i Tiranës, është një rrezik i madh për vendet tuaja, pasi së fundmi, në saj të të dhënave të institucioneve ligjvënëse të një vendi partner, është zbuluar se Ergys Agasi, koordinatori kryesor i tij për klanet e drogës, kishte dhënë me lejen dhe dijeninë e tij në kontroll total Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë së Informacionit, në të cilin vet kreu i ekzekutivit nëpërmjet baxhanakut të tij ka garantuar qindra milionë euro, por ajo që përbën kërcënim madhor për vendet tuaja është se Ergys Agasi ka eksportuar drejt karteleve të drogës, por dhe armiqve të NATO-s, të gjitha të dhënat sekrete të depozituara në serverat e kësaj agjencie. Ndaj dhe unë sot, njerëzisht, kërkoj para jush ndihmën tuaj të informoni parlamentet e vendeve tuaja për këtë rrezik vërtet real të sigurisë suaj në disa aspekte. Faleminderit!

The post “Rama rrezik për Europën”/ Berisha nga Strasburgu: Të dhënat sekrete të NATO-s kanë përfunduar tek kartelet e drogës appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja Shqipëri-Itali si model, prezantohet të martën në Strasburg rregullorja e re për emigrantët
Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët e paligjshëm duket se po shërben si një model për të zgjidhur problemin e flukseve emigratore, për të cilat vendet anëtare të BE do të zbatojnë një rregullore.

Të martën, më 11 mars, Komisioni Evropian do të prezantojë të ashtuquajturën “Direktiva e Kthimit” në Strasburg, një kuadër i ri ligjor që synon përshpejtimin e proceseve për riatdhesimin e azilkërkuesve të refuzuar në vendet e tyre të origjinës.

Kjo rregullore do të shërbejë si bazë për 27 shtetet anëtare të unionit. Ndër 52 nenet që përbëjnë rregulloren, duket se ka një propozim në lidhje me krijimin e qendrave të pritjes së emigrantëve në vendet e treta.

Sipas burimeve të BE-së, ende nuk dihet se kur do të prezantohet lista e re e cila do të listojë një nga një vendet e treta “të sigurta”, bazuar në kriteret e reja. Ndryshe nga dy rastet e tjera të përmendura, legjislacioni i BE-së në fuqi nuk parashikon asnjë afat për publikimin e kësaj liste të fundit, theksuan burimet.

Disa shtete anëtare ndër të cilat Italia, Greqia, Gjermania e Austria mbështesin ngritjen jashtë territorit të BE-së të qendrave të kthimit të azilkërkuesve të refuzuar, për të dekurajuar dyndjet masive nga toka dhe deti, që janë shndërruar në një problem serioz, dekadën e fundit.

Një model i ngjashëm është edhe kampi i Gjadrit, i ngritur sipas marrëveshjes së 6 Nëntorit 2023 në Romë mes kryeministrave Rama e Meloni. Plani parashikon dërgimin në Gjadër të deri 36 mijë emigrantëve që shpëtohen nga italianët në ujërat e Mesdheut dhe përpunimin aty të kërkesave për azil.

The post Marrëveshja Shqipëri-Itali si model, prezantohet të martën në Strasburg rregullorja e re për emigrantët appeared first on Albeu.com.