Stevo Pendarovski Archives - Albeu.com

Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut zotohen për zgjedhje të drejta, por nuk i besojnë njëri tjetrit
Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar të martën në Shkup kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike, që do të mbahen në dy raunde zgjedhore: më 24 prill dhe 8 maj të këtij viti.

Në dokumentin që është nënshkruar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), është thënë se “pjesëmarrësit në zgjedhje angazhohen të respektojnë ligjet, rregulloret dhe sundimin e ligjit në procesin zgjedhor, dhe se do të mënjanojnë diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes”.

Kodeksi është nënshkruar nga gjashtë kandidatë, Stevo Pendarovski, i nominuari i Lidhjes Social-Demokrate në pushtet, Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO DPMNE-së opozitare, Bujar Osmani, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arben Taravari, kandidat i opozitës shqiptare, Biljana Vankovska e partisë “E Majta”, dhe Maksim Dimitrievski nga partia “Për Maqedoninë”.

Kandidati i shtatë, Stevçe Jakimovki, ka refuzuar që të nënshkruajë dokumentin, duke thënë se “nuk beson që kandidatët tjerë do të respektojnë atë që kanë nënshkruar”.

”Rregullat zgjedhore favorizojnë vetëm kandidatë të caktuar duke pasur në dipozicion fonde të shumta”, ka deklaruar Jakimovski, duke drejtuar akuza edhe ndaj KSHZ-së për anulimin e një debati të paralajmëruar nga presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Disa prej kandidatëve tjerë thanë se besojnë në një fushatë pozitive, por disa të tjerë thanë se në praktikë do të tregohet e kundërta.

“Besoj se integriteti i procesit zgjedhor nuk do të rrënohet. Do të dëshmojmë si shtet se jemi të gatshëm që të mbajmë zgjedhje të lira dhe demokratike në nivelin më të lartë, sipas standardeve ndërkombëtare. Procesi do të jetë demokratik”, ka thënë Stevo Pendarovski, presidenti aktual që synon edhe një mandat në pushtet.

Edhe Bujar Osmani kandidat i BDI-së, ka thënë se do të angazhohet për fushatë pozitive.

“Mirëpres këtë iniciativë të KSHZ-së, edhe pse kjo është më tepër çështje e moralit politik si do t’iu qasemi në mënyrë korrekte këtyre zgjedhjeve. Në fund të fundit kjo do të reflektojë moralin politik dhe karakterin tonë. Nuk do të përdor fushatë të zezë, por garën politike e nënkuptoj si garë të ofertave alternative dhe ideve”.

Edhe kandidatja e VMRO DPMNE-së ngriti çështjen e favorizimit të kandidatëve me “status të lartë shtetëror.

“Mendoj se problematike do të jetë t’i përmbaheni kodeksit për zgjedhje të lira kur bëhet fjalë për kandidatët me status të lartë në shtet, të cilët përdorin resurse shtetërore”, ka thënë Gordana Siljanovska Davkova.

Kandidati i opozitës së bashkuar shqiptare, Arben Taravari e ka theksuar nevojën e debateve mes kandidatëve gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa ka shprehur dyshime nëse zgjedhjet do të jenë evropiane.

“Jemi larg asaj që të organizojmë zgjedhje si në shtetet evropiane. Uroj që të kemi debate, pavarësisht se kush i organizon…uroj që këto zgjedhje të jenë të lira dhe demokratike, edhe pse kjo nuk varet nga ne kandidatët, por më shumë nga partitë politike”.

Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon zyrtarisht të enjten, më 4 prill, dhe do të zgjasë 20 ditë./rel

The post Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut zotohen për zgjedhje të drejta, por nuk i besojnë njëri tjetrit appeared first on Albeu.com.

LSDM mban kongresin e partisë, pritet të konfirmohet kandidatura e presidentit Pendarovski
Sonte LSDM mban kongresin e partisë, ku pritet të konfirmohet kandidatura e presidentit aktual, Stevo Pendarovski.

Pas përfundimit të pjesës zyrtare, paralajmërohet fjalim i Pendarovskit. Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski,  theksoi se Kongresi do të marrë vendim për kandidaturën e, siç tha, fituesit të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit dhe 8 majit.

Pendarovski më herët, kur njoftoi se do të hyjë në garë për mandatin e dytë, tha se pesë vitet e fundit kanë treguar se presidenti mund të jetë i pavarur nga çdo qendër e fuqisë politike apo ekonomike në vend, përfshirë edhe ata që e kanë mbështetur në zgjedhje.

Sipas tij, ai ka mandat pas tij pa asnjë gabim strategjik, afera korrupsioni, rast nepotizmi apo konflikti interesi./alsat

The post LSDM mban kongresin e partisë, pritet të konfirmohet kandidatura e presidentit Pendarovski appeared first on Albeu.com.

LSDM mbështet Pendarovskin edhe për një mandat të dytë
Kryesia e LSDM-së sot pasdite ka marrë vendim që të përkrahë për mandatin e dytë presidencial, presidentin aktual Stevo Pendarovski.

Burime partiake bëjnë të ditur se sot pasdite në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së është vendosur që Stevo Pendarovski të përkrahet si kandidat për kryetar të shtetit.

Ky vendim do t’u prezantohet anëtarëve të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë këto ditë.

Tashmë janë planifikuar takime me partnerët e koalicionit për ditët në vijim, ndërsa konventa zyrtare promovuese do të mbahet më 3 mars.

The post LSDM mbështet Pendarovskin edhe për një mandat të dytë appeared first on Albeu.com.

Kurti vazhdon të ndërhyjë në RMV, kërkon president shqiptar një javë pasi e priti Pendarovskin në Prishtinë
Albin Kurti mohon se po kërkon të përzihet në garën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, por ajo duket se i intereson shumë. Para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në shtetin fqinj, kryeministri i Kosovës të martën i thirri në Prishtinë liderët e disa partive politike shqiptare, me të cilët u pajtuan se presidenti i radhës në Shkup duhet të jetë shqiptar. Para pak ditësh, ai thoshte nga atje se LVV nuk garon dhe se shqiptarët duhet të vendosin vet nëse do të kenë një kandidat për president. Dy ditë pas kësaj deklarate, e mirëpriti në Prishtinë presidentin aktual maqedonas, Stevo Pendarovskin, i cili synon të qëndrojë edhe për një tjetër mandat në atë post. Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, i kërkoi shefit të qeverisë kosovare t’i thotë më hapur gjërat.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën pasdite i priti në zyrën e tij në Prishtinë liderët e disa partive politike shqiptare nga Mqedonia e Veriut. Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa, Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe Afrim Gashi, kryetar i Aleternativës, ishin ftuar nga shefi i Qeverisë së Kosovës në takimin në të cilin mori pjesë edhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.

Zyra e Kryeministrit njoftoi pas takimit se kishin diskutuar që pas zgjedhjeve presidenciale, shef i Shtetit në Maqedoninë e Veriut të bëhej dikush nga shqiptarët.

“Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”, u tha në komunikatën e lëshuar nga ZKM-ja.

Mexhiti shkroi se biseduan “për zhvillimet politike në vendet tona, për bashkëpunim i cili do të kontribuojë në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, zhvillimin ekonomik të dy vendeve dhe faktorizimin e shqiptarëve në rajon”.

“Bashkë, na presin punë dhe përgjegjësi të mëdha”, shkroi ai.

Përveç Taravarit, i cili nuk shkroi për këtë takim më pas, Kasami, Mexhiti dhe Gashi i kanë bashkuar partitë e tyre në një koalicion për zgjedhjet e 8 majit. Lideri i ASH-së është në mëdyshje nëse do t’i bashkohet opozitës shqiptare në koalicion, apo të shkojë me BDI-në e Ali Ahmetit, me të cilën ishin në pushtet deri tash.

Në fund të vitit të kaluar, Mexhiti kishte shkruar se Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit i ishte bashkuar koalicionit të opozitës shqiptare, me ç’rast njoftonte për hapjen e një shtabi të përbashkët në Shkup. Kjo erdhi disa muaj pasi këtë mbështetje kryeministri i Kosovës ua ofroi edhe fizikisht gjatë një vizite shumë të diskutueshme në Maqedoninë e Veriut, në gusht të vitit 2023.

Një muaj më pas, më 25 janar të këtij viti, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski erdhi në Prishtinë.

Takimi i Kurtit – i cili kërkon të ndikojë në njëfarë mënyre në skenën politike në vendin fqinj – me Pendarovskin – i cili ka shprehur gatishmërinë të rikandidojë edhe për një tjetër mandat presidenti në Maqdoninë e Veriut – u përshkrua si shumë i mirë.

“Dy vendet dhe shtetet tona i dëshirojnë më të mirën njëra-tjetrës dhe kanë komunikim dhe bashkëpunim të mirë si në aspekt institucional ashtu edhe në nivel të shoqërive tona”, deklaronte Kurti, duke e falënderuar Pendarovskin për mbështetjen ndaj Kosovës në çështje të ndryshme me interes të përbashkët, veçanërisht në rrafshin ndërkombëtar përmes përkrahjes për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Ky takim, mund të jetë përceptuar gabimisht si zmbrapsje e Kurtit nga përpjekja për t’u përfshirë në skenën politike maqedonase. Për më tepër, takimi zhvillohej dy ditë pasi Kurti ishte në Shkup për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, nga ku tha se se LVV s’merr pjesë në zgjedhjet atje.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Ne kemi aktivistë, kemi edhe zyrtarë të subjektit tonë politik në Kosovë që vijnë nga Maqedonia e Veriut, mirëpo këtu nuk kemi qendër të Vetëvendosjes formalisht të regjistruar, andaj edhe ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk është se marrim pjesë këtu”, deklaroi Kurti në një konferencë për media.

I pyetur nëse partitë politike shqiptare në RMV duhet të kenë kandidat të tyre për president në të vendit, Kurti tha se për këtë duhet të vendosin ata vet.

“Unë dëshiroj që të ketë pjesëmarrje sa ma të lartë në zgjedhje, sepse kjo i kontribuon demokracisë. Ne e dimë që regjistrimi i fundit i popullsisë, përfshirë edhe mërgatën, i ka nxjerrë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut me një përqindje prej 29%, nëse nuk gaboj dhe natyrisht që duhet të vendosin ata vet se a do të ketë kandidat dhe kush do të jetë ai ose ajo”, tha Kurti.

Bekim Qoku, këshilltar i Kurtit nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, merr pjesë vazhdimisht në aktivitetet e koalicionit opozitar të partive shqiptare në RMV. Ai pashmangshëm ishte edhe në takimin e së martës në Qeverinë e Kosovës.

Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut tha të martën se Kurti duhet ta thotë hapur nëse po synon të garojë në këtë mënyrë edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk ka asgjë të keqe nga takimet. Edhe unë kam qenë me Kurtin me bashkëpunëtorët e mi. Secili udhëheqës cakton ca objektiva për veprim, por kjo çka tha Mexhiti nuk përkon me deklaratën e Kurtit që bëri në Shkup, e që tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Nëse ka strategji të kamuflohen gjërat nuk është mirë, le të thuhen gjërat hapur dhe nuk na pengon asgjë”, tha Ahmeti në një intervistë në RTK.

Aktualisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga Talat Xhaferi i BDI-së, i cili të dielën u bë shqiptari i parë që e merr këtë detyrë. Është një qeveri teknike që do të zgjasë derisa të pasohet nga qeveria e re me mandat të plotë, e cila do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, në të cilat shqiptarët pritet ta rrisin numrin e deputetëve. Po atë ditë, zhvillohet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. I pari do të zhvillohet më 24 prill.

Që prej ardhjes në pushtet, Kurtin duket se e intrigoi pjesëmarrja në skenën politike shqiptare edhe në shtetet përreth, në disa mënyra. Në Shqipëri i bëri zyrtarisht opozitë kryeministrit Edi Rama duke garuar me partinë e tij në zgjedhjet parlamentare në vitin 2021 dhe në Luginë gjithashtu intervenoi duke e mbështetur një krah politik. /Gazeta Express/

The post Kurti vazhdon të ndërhyjë në RMV, kërkon president shqiptar një javë pasi e priti Pendarovskin në Prishtinë appeared first on Albeu.com.

Pendarovski ia dorëzoi mandatin Xhaferit
Presidenti Stevo Pendarovski i dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë së re për organizimin e zgjedhjeve Talat Xhaferit. Qeveria e re pritet të votohet të dielën, 100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve.

Sipas ligjit, në të do të jenë disa parti, përfshirë edhe dy ministra nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ministër i Brendshëm dhe ministër për Punë dhe Politikë Socialem njofton televizioni Alsat-m.

Partitë do të shfrytëzojnë kohën e mbetur deri të dielën për të zgjidhur përplasjet, rreth asaj që VMRO-DPMNE-ja nuk dëshiron ta votojë qeverinë e drejtuar nga Xhaferi kurse LSDM-ja thotë se nuk ka asnjë rast në botë kur një parti që merr pjesë në qeveri dhe të mos e votojë atë.

The post Pendarovski ia dorëzoi mandatin Xhaferit appeared first on Albeu.com.

Pendarovski kritikon qeverinë për afatin e dokumentave: Po i poshtëron qytetarët!
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski e ka kritikuar afatin për ndërrimin e dokumenteve personale deri në fund të shkurtit.

Sipas presidentit, ky vendim ka shkaktuar kaos, malltretim dhe poshtërim të turpshëm të qytetarëve.

Kjo për arsye të tollovive të shkaktuara nëpër sportelet e MPB-së, pasi afati i fundit është 12 shkurti i këtij viti.

Ndërrimi i dokumenteve për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut bëhet për shkak të ndryshimit të emrit të shtetit.

Në një intervistë në Sitel, Pendarovski propozoi vazhdimin e afatit për nxjerrjen e tyre.

“Së pari, është një poshtërim i turpshëm i qytetarëve maqedonas. Dhe e panevojshme. Së dyti, këtë ua propozova të paktën dy ministrave në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut – me një ndërhyrje të shpejtë në dy ligje – ligjin për letërnjoftimet dhe ligjin për dokumentet e udhëtimit, dhe nëse është e nevojshme ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor. Ajo bëhet në një pasdite, e dimë që mund të bëhet në një pasdite, nuk ka pse të jetë me flamur evropian. Do t’i ndryshojmë ato dy ligje, do ta zgjasim afatin, në vend që shkurti të jetë shtator-tetor, paraprakisht do t’i informojmë grekët se nuk kemi ndërmend të ikim nga obligimet nga Marrëveshja e Prespës”, ​​tha presidenti Pendarovski.

The post Pendarovski kritikon qeverinë për afatin e dokumentave: Po i poshtëron qytetarët! appeared first on Albeu.com.

Pse BDI nuk e do Spasovskin për president?
Presidenti aktual i Maqedonise se Veriut, Stevo Pendarovski dje deklaroi se nuk do të kandidojë për president në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit të vitit të ardhshëm. I pyetur për mandat të dytë si president, Pendarovski u përgjigj shkurt duke mohuar kandidaturën e tij.

“Gazetarja: President, a po mendoni për mandat të dytë për president?

Pendarovski: Jo!”

Më vonë kabineti presidencial ka bërë përmirësim, duke sqaruar se qëllimi i presidentit Pendarovski ka qenë të tregojë se në këto momente traumatike, pas me rastit të vrasjes së 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski, nuk është koha të mendohet për kandidim ose moskandidim në zgjedhje dhe se vendimi përfundimtar do të sillet më vonë.

Disa mediume në gjuhën maqedonase, respektivisht portali PlusInfo, këtë e ka interpretuar si ndryshim të qëndrimit të Pendarovskit për shkak se ai është kandidati i preferuar i BDI-së për president konsensual dhe se për këtë arsye mund të jetë si kandidat i përbashkët i pushtetit.

Këto informacione janë aktualizuar në kohën kur ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski përmendet si një nga kandidatët e mundshëm të pushtetit për president, e madje vlerësohet se ai ka filluar një lloj fushate për t’u promovuar si president, shkruan Zhurnal. Është e vërtetë se Sapsovski mujat e fundit është “hiperaktiv” me aktivitete, e në shumë prej tyre shoqërohet nga diplomatë të rëndësishëm perëndimorë në Shkup, që nga një pjesë e opinionit shihet edhe si sinjal se bashkësia ndërkombëtare, nëse jo e gjitha, një pjesë e rëndësishme e saj e përkrahin ministrin aktual të punëve të brendshme si president të ardhshëm.

Mirëpo parashtrohet pyetja pse BDI nuk e përkrah Spasovskin, nëse janë të sakta informacionet që qarkullojnë në media?

Shkaqet janë të shumta, mirëpo ne do të analizojmë disa prej tyre. Një shkak mund të jetë se posti i ministrit të brendshëm tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ende shihet si nj funksion me kontekst negativ, pa marë parasysh kush e ushtron. Prandaj BDI mund të ketë frikë dhe dyshime se nëse përkrah një ministër të brendshëm, mundet që kjo të reflektohet negativisht edhe ndaj tyre, aq më tepër kur zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të mbahen në një ditë me zgjedhjet parlamentare.

BDI në fillim të mandatit i acaroi tej mase raportet me presidentin aktual Stevo Pendarovski, për shkak të emërimit të Erold Musliut për drejtor të Agjencisë për Zbulim. Mirëpo që atëherë kanë kaluar pesë vite dhe opinioni në masë të madhe ka harruar këtë acarim, Nga ana tjetër edhe pse ka vlerësime kontradiktore nëse Pendarovski ishte apo nuk ishte president i mirë, megjithatë tek pjesa më e madhe e opinionit shqiptar është ruajtur përhtypja se ai është një politikan korrekt konform shqiptarëve dhe si i tillë kuptohet është më lehtë të përkrahet nga një parti shqiptare, shkruan Zhurnal.

Kurse Spasovski është ndër ministrat e fundit në Qeveri që ende mbijeton si (dikur) njeri i afërt me ish kryeministrin Zoran Zaev. Duke pasur parasysh se BDI ka prishur raportet me Zaev, për shkak të informacioneve se ai bashkë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski një periudhë kanë shqyrtuar plane për formim të një qeverie pa BDI-në, atëherë partia e Ali Ahmetit ndoshta është e interesuar që sa më shumë që është e mundur ta “pastrojë” LSDM-në nga kuadrot e Zaevit që angazhoheshin me maksimën “BDI në opozitë” dhe në këtë funksion është edhe mospërkrahja për Spasovskin. Vetë Spasovski kohën e fundit edhe më tepër ëshëtduke e theksuar afërsinë me Zaevin, duke realizuar disa takime, me të cilëve ishte edhe takimi i përbashkët në selinë e LSDM-së me kryetarin e kësaj parti, njëkohësisht kryemimistër, Dimitar Kovaçevski. Fillimisht u mendua se bëhet fjalë për takim për pajtim, mirëpo më vonë nga mediumet u informua dhe asnjëherë nuk u demantua, se në fakt në këtë takim Zaev ka shprehur pakënaqësi nga politikat e LSDM-së, duke paralajmëruar udhëheqësinë partiake të “mbledhin mend”, se përndryshe mund të dalë publikisht dhe të prononcohet kundër tyre.

Sidoqoftë, të mëdha janë gjasat që partitë shqiptare të përcaktohen në raundin e dytë se cilin kandidat presidencial do ta përkrahin, duke pasur parasysh se në raundin e parë do të kenë kandidatë të tyre për president. Një gjë të tillë zyrtarisht e ka paralajmëruar fronti opozitar që do të garojë me kandidat të përbashkët, e me inercion ka gjasa që edhe BDI dhe ASH të jenë të detyruar të dalin me kandidat të tyre./Zhurnal

The post Pse BDI nuk e do Spasovskin për president? appeared first on Albeu.com.

Pendarovski: Me ndryshimet e Kodit Penal nuk ka amnisti të fshehur
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e kundërshton tezën se ndryshimet në Kodin Penal janë bërë për të kthyer ish kryeministrin, Nikolla Gruevskin, në vend.

Ai thotë se “në asnjë rrethanë” nuk do të jepte amnisti si ish presidenti Gjorge Ivanov, por konfirmoi se i janë qasur me kërkesë për amnisti të Gruevskit nga kryesia e partisë më të madhe opozitare.

Pendarovski, në emisionin “VIN VIN” në Televizionin Tellma, shtoi se edhe po të ketë ndonjë plan për kthimin e Gruevskit, nuk do të kalojë përmes tij.

“Nuk kam plan A apo plan B. Unë nuk jam pjesë e asnjë plani. Kemi një muaj ligjin në fuqi, dekret të nënshkruar. Ku është Gruevski? Si u kthye? Ku është amnistia e fshehur? Mediat spekulojnë se Gruevski do të kthehet me mendim juridik parimor të Gjykatës Supreme. Atëherë pse janë ndryshimet në Kodin Penal, nëse mjaftoi miratimi i tyre që të kthehet”.

Duke folur për ndryshimet në Kodin Penal, Pendarovski tha se nuk janë të vërteta formulimet në media se bien ose vjetërohen më shpejtë lëndët e ish Prokurorisë Speciale Publike. Më pas ai shtoi se askush nuk i është afruar drejtpërdrejt për të kërkuar amnisti për ish kryeministrin , por sipas tij e gjithë kjo është bërë me ndërmjetës.

Presidenti i shtetit në lidhje me vërejtjet se ndryshimet në Kodin Penal janë miratuar me nxitim dhe ka vënë menjëherë nënshkrimin, tha se nuk i di motivet e Qeverisë, por shtoi se një kod i ri është duke u përgatitur që do të përmbajë një nen që do të trajtojë keqpërdorimet.

The post Pendarovski: Me ndryshimet e Kodit Penal nuk ka amnisti të fshehur appeared first on Albeu.com.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Diplomatët rusë spiunonin, dëbimi ishte i pashmangshëm
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë të shtunën se vendimi i autoriteteve shtetërore për dëbimin e tre diplomatëve rus, ka qenë i pashmangshëm.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, Pendarovski ka thënë se “shteti nuk kishte zgjidhje tjetër, pos dëbimit të tyre”.

“Të gjitha shërbimet kompetente, si inteligjenca e jashtme dhe inteligjenca e brendshme, kishin një raport të përbashkët lidhur me aktivitetet e tre diplomatëve dhe vendimi i kreut të shtetit ishte i domosdoshëm. Ishte shumë e qartë se ata nuk merreshin me aktivitetet diplomatike siç e parashikon Konventat e Vjenës”, ka deklaruar Pendarovski.

Diplomatët rusë, sipas një njoftimi të Ambasadës ruse në Shkup, ishin dëbuar më 15 shtator, ndërsa vendimi është bërë i ditur më 16 shtator edhe nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Për Rusinë, shpallja e tre diplomatëve si të padëshirueshëm është një “akt i papërgjegjshëm dhe armiqësor, që nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”.

Presidenti Stevo Pendarovski, në intervistën për Zërin e Amerikës, ka thënë se në dy vitet e fundit, Maqedonia e Veriut ka dëbuar 18 diplomatë rusë, të cilët, siç tha ai, “kishin statusin e diplomatit, por që ishin të angazhuar me veprimtari spiunazhi”.

“Në të gjitha rastet, shërbimet maqedonase, me ndihmën e shërbimeve partnere nga aleanca e NATO-s, dëshmuan deri në germën e fundit se ata shkonin përtej statusit që u është dhënë si diplomatë në Maqedoninë e Veriut, pra ata nuk kanë qenë diplomatë dhe për këtë janë dëbuar”, tha Pendarovski.

Ai tha se pret nga pala ruse që të përgjigjet ndaj veprimeve të palës maqedonase.

Përveç tre diplomatëve rusë, Maqedonia e Veriut e shpalli person non grata [person të padëshiruar] edhe një klerik rus, arkimandritin Vasian Zmeev. Ai ishte përfaqësues i Patriarkanës së Moskës që mbulonte edhe Bullgarinë.

Vendim të njëjtë ndërmorri edhe Sofja duke e shpallur gjithashtu të padëshiruar me arsyetimin se paraqet “kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Pas agresionit rus kundër Ukrainës, më 24 shkurt 2022, Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s dhe aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian, iu bashkua vendeve perëndimore që dënuan agresionin dhe vendosën sanksione kundër Federatës Ruse.

Maqedonia e Veriut, gjithashtu, ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën në disa raste./REL

The post Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Diplomatët rusë spiunonin, dëbimi ishte i pashmangshëm appeared first on Albeu.com.

Pendarovski-Scholz: Përshpejtimi i proceseve integruese është në interes të stabilitetit politik
Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski në margjinat e Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sot në New York pati takim me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Nga kabineti i Pendarovskit njoftuan se në takim është biseduar për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, perspektiva evropiane e vendit dhe zhvillimet aktuale në rajon.

Në takim, presidenti Pendarovski informoi për ecurinë e negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe përkushtimin parimor nga Gjermania, si një nga aleatët tanë më të ngushtë, dhe shprehu pritjen e tij për mbështetje të mëtejshme të fuqishme nga autoritetet gjermane në procesin e negociatave të anëtarësimit, duke theksuar se përshpejtimi i proceseve integruese është në interesi i stabilitetit politik, të sigurisë dhe ekonomik të të gjithë rajonit./Telegrafi/

The post Pendarovski-Scholz: Përshpejtimi i proceseve integruese është në interes të stabilitetit politik appeared first on Albeu.com.