stevo pendarovki Archives - Albeu.com

Konflikti në Lindje të Mesme dhe situata në veri të Kosovës, ministri i Brendshëm i RMV: Gjendja e sigurisë është stabile
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski brenda muajit do të mbledhë Këshillin e Sigurisë, ku do të diskutohet për gjendjen e sigurisënë vend pas ngjarjeve në Lindjen e afërt dhe veriun e Kosovës.

Për çështjen e sigurisë ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili tha se gjendja për momentin është stabile dhe e sigurt.  Në intervistë për “Zërin e Amerikës“, Spasovski thekson se shërbimet dhe agjencitë e sigurisë në vend po ndërmarrin masa për parandalim të çfarëdo lloj prishje të sigurisë.

“Fakt është se ngjarjet gjeopolitike globale kanë ndikim serioz ndaj gjendjeve, kryesisht në sferën e sigurisë. Pikërisht për këtë arsye, jo vetëm MPB-ja, por të gjithë shërbimet dhe agjencitë e sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut po ndërmarrin gjithçka në bazë ditore që të mundemi ta mirëmbajmë gjendjen të sigurtë dhe stabile dhe, gjithsesi, në pajtueshmëri të gjithë asaj që mund të ketë implikime të parandalojmë çfarëdo lloj prishje të sigurisë. Për momentin, gjendja është e sigurtë, stabile, nuk kemi kurrfarë indikacione për prishje të mundshme”, tha ai.

Sipas tij, aktivitetet që po ndërmerren në bazë ditore, po japin rezultate në drejtim të përmirësimit të sigurisë. Ai theksoi se anëtarësimi në NATO ka një efekt pozitiv në sigurinë në vend, sepse jemi pjesë e aleancës më të madhe ushtarako-politike, me partnerë të fortë me të cilët punojmë së bashku për të ruajtur sigurinë tonë, rajonale dhe globale

The post Konflikti në Lindje të Mesme dhe situata në veri të Kosovës, ministri i Brendshëm i RMV: Gjendja e sigurisë është stabile appeared first on Albeu.com.

Pendarovski në Shqipëri: Mungesa e tri shteteve në Ballkanin e Hapur, mangësi e madhe
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shfaqur edhe një herë rezervat e tij për nismën rajonale, Ballkani i Hapur, gjatë një vizite në Shqipëri, të dielën.

Udhëheqësi maqedonas u takua me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, në Pustec, ku jeton minoriteti maqedonas në Shqipëri.

Të dy presidentët folën më 23 korrik për marrëdhënie të mira mes dy vendeve dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian, por interesi i gazetarëve bëri që deklarata e tyre për mediat të përqendrohet te Ballkani i Hapur.

Presidenti maqedonas tha se mungesa e tri prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në nismën rajonale është mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur, ku, pos Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, bën pjesë edhe Serbia.

“Është e pakontestueshme, për vendet që janë pjesë e Ballkanit të Hapur, se ombrellë për të gjitha nismat është Procesi i Berlinit”, është shprehur Pendarovski.

“Procesi i Berlinit ka marrëdhënie strukturore shumë më të sakta se Ballkani i Hapur. Gjashtë shtete marrin pjesë në Procesin e Berlinit, ndërsa vetëm tri shtete në Ballkanin e Hapur, dhe kjo është një mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur”, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë, Begaj, theksoi se vendimi për vazhdimin apo jo të nismës rajonale i përket politikës.

“Padyshim, çdo iniciativë rajonale është e mirë. Vendimmarrësit ekzekutivë politikë mendojnë për vazhdimin e një iniciative apo jo”, është shprehur Begaj.

“Fati” i kësaj nisme rajonale është ende i paqartë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi pak kohë më parë se misioni i Ballkanit të Hapur ka përfunduar, ndërsa kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë një takimi joformal të udhëheqësve të rajonit në Tiranë theksoi se nisma vazhdon të ekzistojë, dhe vazhdon me projekte të përbashkëta.

Rreth një vit më parë, Pendarovski pati deklaruar se Ballkani i Hapur mund të jetë ide e mirë për bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, por jo edhe alternativë për Bashkimin Evropian, që, sipas tij, duhet të jetë prioritet për rajonin.

Ai ka shprehur rezervat e tij që prej fillimit të kësaj nisme.

“Unë, që në vitin 2019, kam pasur rezerva lidhur me këtë nismë, dhe i kam thënë se cilat janë ato: të mos jetë si alternativë e Bashkimit Evropian e kështu me radhë…”, ka thënë Pendarovski.

“Unë nuk kam problem me këtë nismë dhe këtë ua kam thënë edhe iniciatorëve të saj, pasi e shoh se nuk ka komponentë politike, apo në thelb nuk është alternativë për integrimet evropiane”, pati deklaruar Pendarovski.

Nisma rajonale, që fillimisht u quajt Mini-Shengen, nisi më 10 tetor 2019, në Novi Sad të Serbisë, dhe u firmos nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Më 29 korrik 2021, ajo u pagëzua me emrin Ballkani i Hapur. Nisma u kundërshtua nga opozita në Shqipëri, dhe u refuzua nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë më herët se nisma Ballkani i Hapur më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal./rel

The post Pendarovski në Shqipëri: Mungesa e tri shteteve në Ballkanin e Hapur, mangësi e madhe appeared first on Albeu.com.

Pendarovski: Aleanca s’do të lejojë zgjerimin e konflikteve jashtë veriut të Kosovës
Aleanca Veri-atlantike nuk do të lejojë që tensionet në Veriun e Kosovës të zgjerohen në vendet përreth, por as brenda Kosovës, ka thënë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Vlerësimet e Aleancës janë se situatat atje nga koha në kohë kanë ardhur dhe do të vijnë deri në ndonjë pikë vlimi – flas për veriun e Kosovës, megjithatë forcat e Aleancës, të cilat ndërkohë do të përforcohen me një numër plotësues ushtarësh, janë të mjaftueshme që mos të lejojnë shtrirjen e jostabilitetit në pjesët tjera të Kosovës, jo vetëm në veri, do të thotë të mbeten të lokalizuara, aq më pak të shtrihen drejt nesh, ose drejt pjesëve tjera të rajonit”, ka thënë presidenti Pendarovski.

Ai ka theksuar se kontributi i vendit të tij si një vend fqinj me Kosovën paraqet kontribut për stabilitetin edhe të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit më gjerë.

“Si anëtare e NATO-s, e ndjekim drejtpërdrejt [situatën në Kosovë] dhe veçanërisht si anëtare e Aleancës, e cila ka ushtarët e saj në Kosovë. Ushtarët tanë nuk janë të sistemuar në veri të Kosovës, megjithatë ne kemi 65 ushtarë atje. Kemi për qëllim që të mbetemi atje dhe në të ardhmen, ta rrisim këtë kontingjent”.

“Bashkë kontribuojmë në sigurinë në rajon, për shkak se nëse ne kontribuojmë për stabilitetin e Kosovës, me të cilën jemi fqinj direkt, kuptohet, kontribuojmë edhe për stabilitetin dhe për sigurinë tonë”, ka theksuar Pendarovski.

Pendarovski ishte nikoqir dhe pjesëmarrës i takimit në Ohër ndërmjet zyrtarëve të lartë të Prishtinës dhe Beogradit ku u dakordua për Aneksin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nëse beson se kjo marrëveshje akoma është e gjallë, presidenti Stevo Pendarovski citon qëndrimin e Borellit gjatë një takimi joformal se “situata në Veriun e Kosovës duhet zgjidhur pavarësisht se sa i vështirë do të jetë ky proces, pasi kjo çështje mbetet e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë më të gjerë evropiane”.

“Do t’u tregoj një episod të shkurtër nga një takim i shkurtër që kisha në një aeroport ndërkombëtar, me [Josep] Borellin. Unë ia shtrova po të njëjtën pyetje ndërkohë që ai sapo kthehej nga takimi i pasuksesshëm i bisedimeve, të quaj ashtu, pas Ohrit, pra nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Ai më tha se vlerësimi i tij është se duhet të bëhen shumë përpjekje që të kthehet atmosfera e cila ishte në Ohër, atje për 12 orë u zhvilluan bisedimet megjithatë në fund atje kishim produkt, marrëveshje rreth implementimit, plan operativ për implementimin e marrëveshjes bazë”.

“Borrelli tha se atmosfera ashtu siç e shohim, dukshëm është përkeqësuar, atmosfera në të dy kryeqendrat, Beograd dhe Prishtinë, nuk është e përshtatshme për hapa më të mëdhenj në atë drejtim. Megjithatë, theksoi se detyra jonë dhe e të dërguarin special të BE-së (për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë), Miroslav Lajçak, mbetet të përpiqemi sërish e sërish, për shkak se ajo çështje është esenciale për stabilitetin më të gjerë evropian, dhe për sigurinë, dhe patjetër duhet të zgjidhet në ndonjë mënyrë në periudhën para nesh”, është shprehur Pendarovski.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut në intervistën për Radion Evropa e Lirë ka apostrofuar edhe problemin e lajmeve të rrejshme që burim kanë Rusinë në raport me kontestin që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë lidhur me çështjen e gjuhës dhe së kaluarës historike, megjithëse shton se ky ndikim nuk është i theksuar.

The post Pendarovski: Aleanca s’do të lejojë zgjerimin e konflikteve jashtë veriut të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Pendarovski kërkon që një deputeti bullgar t’i ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë i ka kërkuar Qeverisë që t’ia ndalojë hyrjen në vend një deputeti bullgar dhe disa personave të tjerë shtetas të Bullgarisë.

Kjo kërkesë vjen pas tensioneve të krijuara mes dy vendeve, me rrahjen e një sekretari të klubit bullgar në Ohër. Pendarovski ka shfaqur dyshime se incidentet si ai në Ohër janë duke u organizuar nga struktura bullgare.

Sipas presidentit Pendarovski, ka dyshime se disa nga këta persona janë të lidhur me shërbimin inteligjent rus.

“Fushatave të këtilla që i zbatojnë parti politike dhe individë mund t’u përgjigjemi në dy mënyra: me retorikë të kulturuar diplomatike ashtu si deri më tash dhe me deklarata provokuese që shpesh herë nuk mbeten vetëm fjalë, por nxit edhe dhunë – me siguri se nuk do të ndalojë. Por, këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe më tej. Dhe, e dyta me masa që i ndërmerr çdo shtet serioz. Propozimi im që shkon deri te Qeveria dhe të cilin e shpreha edhe në mbledhjen e KS-së është – në përputhje me dispozitat e ligjit për të huaj – t’i ndalohet hyrja në vendin tonë një deputeti në Kuvendin e Bullgarisë dhe disa individëve, shtetas të Bullgarisë për shkak të aktiviteteve që i kanë ndërmarrë më parë dhe i ndërmarrin edhe më tej në shtetin tonë”, deklaroi presidenti i vendit.

Ai shtoi se aktivitetet e tilla synojnë cënimin e sigurisë në vend, sidomos edhe me rastin e 4 shkurtit, kur do të shënohet ditëlindja e Goce Dellçevit./ina

The post Pendarovski kërkon që një deputeti bullgar t’i ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.