sterilizimi Archives - Albeu.com

GJKKO mbyll shqyrtimin për dosjen “Sterilizimi”, shpallet data kur jepet vendimi
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për dosjen e njohur si “Sterilizimi”.

Vendimi pritet të shpallet më 4 mars 2026, në orën 15:30.

Një prej të pandehurve, ish-drejtori ekonomik Sajmir Kadiu, gjatë seancës u shpreh se masa e arrestit shtëpiak është e tepruar.

“Kam 3 vjet në arrest shtëpiak dhe kam kaluar më shumë se 2 muaj nga dënimi që ka kërkuar prokuroria. Nuk është fare proporcionale. Kam bërë ankim në Apel, por nuk ka pasur përgjigje”, tha Kadiu.

Në qershor 2025, SPAK kishte kërkuar dënimin prej 6.8 vitesh burg për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion, ka kërkuar gjithashtu 3 vite e 6 muaj burg për tre ish-zyrtarët Marsela Serjanaj, Sajmir Kadiu dhe Petref Mersini.

Nga gjykimi i shkurtuar, Serjanaj dhe Kadiu kanë marrë dënim të konvertuar në 2 vite e 4 muaj burg, ndërsa Mersini do të kryejë 4 vite shërbim prove.

Për mjekun Arben Gjata, SPAK ka kërkuar që dënimi prej 1 viti e 4 muaj të konvertohet në 3 vite shërbim prove, ndërsa Genc Byrazeri dhe Naile Ajazi u përballën me 2 vite shërbim prove secili.

Ndërkaq, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i akuzuar për vjedhje në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, po gjykohet veçmas sipas procedurës së zakonshme.

The post GJKKO mbyll shqyrtimin për dosjen “Sterilizimi”, shpallet data kur jepet vendimi appeared first on Albeu.com.

Kontratat koncesionare/ Sterilizimi dhe dializa përfundojnë më 2026, ja sa do të jenë pagesat, rriten fondet për Laboratorët
Financimi i kontratave koncesionare në sektorin e shëndetësisë, hyn në një fazë të re vitin që vjen. Sipas projektbuxhetit, dy nga kontratat më të rëndësishme dhe më të kushtueshme të sistemit, ajo e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale dhe ajo e ofrimit të shërbimit të dializës përfundojnë në 2026.

Të dhënat tregojnë se pagesat për sterilizimin arrijnë kulmin në vitin 2025 me rreth 1.9 miliardë lekë, përpara se të bien ndjeshëm në 2026 në vetëm 500 milionë lekë, për t’u mbyllur më pas plotësisht.

E njëjta prirje vërehet edhe për kontratën e dializës, ku fondet nga 960 milionë lekë në 2025 arrijnë në 815 milionë lekë në 2026, për t’u mbyllur në fund të vitit tjetër.

Shifrat tregojnë se buxheti i shtetit do të çlirohet gradualisht nga dy angazhimet më të rënda financiare në sistemin shëndetësor, të cilat ishin të debatueshme për kosto të larta.

Vlera e përafërt për financimin buxhetor për dy kontratat e sterilizimit dhe dializës në total arriti rreth 250 milionë euro përgjatë 2016-2026.

Kontrata e Laboratorëve, që është planifikuar të zgjasë deri në vitin 2030, po bëhet boshti kryesor i skemës PPP në shëndetësi.

Fondet për laboratorët rriten çdo vit, nga 1.8 miliardë lekë në 2024 në 1.9 miliardë në 2025, për të arritur 2 miliardë në 2026 dhe 2.15 miliardë lekë në 2027.

Financimet për këtë kontratë janë dyfishuar në raport me parashikimet fillestare.

Kontratat e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale dhe të dializës, të dyja të nënshkruara në vitin 2016 me afat dhjetëvjeçar, kanë qenë ndër më të kushtueshmet për buxhetin e shëndetësisë.

Të dyja këto kontrata kanë qenë objekt i hetimeve nga institucionet e drejtësisë dhe janë përmendur shpesh në raportet të Kontrollit të Lartë të Shtetit si shembuj të mungesës së analizës së kostove dhe mbivlerësimit të shërbimeve të ofruara.

Kontrata e sterilizimit, në veçanti, është shoqëruar me akuza për fryrje të kostove, pagesa të pajustifikuara dhe procedura të dyshimta prokurimi që kanë përfshirë edhe hetime nga SPAK.

Edhe marrëveshja për dializën është kritikuar për çmimet më të larta krahasuar me vendet e rajonit dhe për zbatimin e dobët në disa spitale rajonale.

Kontrata e laboratorëve që mbetet në fuqi po rrit kostot e financimit nga buxheti vit për vit. Edhe ky projekt ka pasur kritika për dobësi në hartimin e kontratës PPP, financimeve të mëdha buxhetore dhe mungesës së transparencës në raportimin e performancës./ Monitor

The post Kontratat koncesionare/ Sterilizimi dhe dializa përfundojnë më 2026, ja sa do të jenë pagesat, rriten fondet për Laboratorët appeared first on Albeu.com.

Dosja “Sterilizimi”/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Klodian Rjepajn, Ilir Rrapajn dhe të pandehurit e tjerë
Prokuroria e Posaçme, ka lexuar pretencën në dosjen “Sterilizimi”, duke kërkuar dënimin me burg për 3 të pandehur.

Për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg.

Nëse dënohen, përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojnë pas hekurave 6.8 vite burg.

Ndërsa për ish-drejtoreshën juridike në Ministrinë e Shëndetësisë, u kërkua 3.6 vite burg.

Nëse dënohet përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojnë pas hekurave 2.4 vite burg.

Pretenca e SPAK:

Klodian Rjepaj, 10 vite burg/ nga gjykimi i shkurtuar 6 vite e 8 muaj

Ilir Rrapaj, 10 vite burg/ nga gjykimi i shkurtuar 6 vite 8 muaj

Marsela Serjanaj 3 vite 6 muaj / nga gjykimi i shkurtuar 2 vite 4 muaj

The post Dosja “Sterilizimi”/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Klodian Rjepajn, Ilir Rrapajn dhe të pandehurit e tjerë appeared first on Albeu.com.

Sterilizimi/ Ish-ministri Ilir Beqaj: Jam gjykuar një herë dhe është pushuar çështja, ajo është pafajësi
Ish-ministëri Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në seancën e radhës për çështjen “Sterilizimi”, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme njohjen si provë të një vendimi të vitit 2017 për pushimin e procedimit penal ndaj tij nga Prokuroria e Tiranës, të cilin ai e cilëson si provë pafajësie.

Beqaj deklaroi se vendimi nuk iu vu në dispozicion nga SPAK, ndonëse e kishte kërkuar disa herë, por më pas e siguroi përmes Kuvendit, ku dokumenti ishte dërguar si pjesë e materialeve për komisionin hetimor.

“Prokuroria ka për detyrë ligjore të shqyrtojë çdo provë, si ato që mbështesin akuzën, ashtu edhe ato që vërtetojnë pafajësinë. Ky vendim duhet të merret në shqyrtim nga gjykata”, tha Beqaj para trupës gjykuese të kryesuar nga Bib Ndreca.

Ndërkohë, SPAK ka kërkuar kalimin për gjykim të çështjes duke theksuar akuzat për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “pjesëmarrje në grup kriminal” për Beqajn, Klodian Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn.

Prokurori Edvin Kondili, deklaroi se ndjekësit e çështjes janë në përputhje me vendimin e mëparshëm të gjyqtarit të seancës paraprake.

Avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj, shprehu paqartësi për natyrën e saktë të akuzës:

“Verbalisht flitet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal, por në dokumente flitet vetëm për shpërdorim detyre. Pa një formulim të qartë, nuk mund të përgatitemi për mbrojtje”.

Beqaj shtoi: “Në çdo fazë na janë vendosur akuza dhe nene të ndryshme. Nuk mund të mbrohem kur nuk më është paraqitur një akuzë e shkruar e qartë”.

The post Sterilizimi/ Ish-ministri Ilir Beqaj: Jam gjykuar një herë dhe është pushuar çështja, ajo është pafajësi appeared first on Albeu.com.

Sterilizimi/ Zbardhet dëshmia e Rjepajt në gjykatë: Çështja është paragjykuar për 19 vite, s’është lejuar debat profesional
Ditën e sotme, seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit u ndërpre, për shkak të largimit të avokatit të të pandehurit Klodian Rjepaj, për arsye familjare.

Seanca u shty për më 28 maj.

Në fjalën e tij para gjykatës, Rjepaj deklaroi se çështja është paragjykuar ndër vite dhe nuk është lejuar të debatohet në mënyrë profesionale.

“Ne jemi këtu për një procedurë që ka gati 19 vite që diskutohet, paragjykohet, akuzohet dhe në asnjë rast kjo çështje nuk është lejuar të debatohet shkencërisht, por është debatuar në mënyrë folklorike, mediatike dhe politike”, — tha ai.

Ai shtoi se vendimet gjyqësore të deritanishme, kanë treguar paragjykim ndaj çështjes dhe se projekti i sterilizimit është devijuar nga qëllimi i tij i vërtetë.

“Nuk ekziston projekti i Sterilizimit. Të gjithë elementët në kallëzim nuk përputhen me elementët e projektit”, — vijoi Rjepaj.

Ai gjithashtu theksoi se akuza është ndërtuar mbi fakte të pavërteta dhe kërkoi një trajtim të drejtë për mjekët dhe stafet që kanë qenë pjesë e këtij shërbimi.

Çfarë tha Klodian Rjepaj në gjykatë?

Ne jemi këtu për një procedurë, që ka gati 19 vite që diskutohet, paragjykohet, akuzohet dhe në asnjë rast kjo çështje nuk është lejuar të debatohet shkencërisht, por është debatuar në mënyrë folklorike, mediatike dhe politike. Paragjykini për këtë çështje është shumë i madh. Deri më sot cdo vendim gjykate ka treguar paragjykim ndaj kësaj cështjeje.

Nga ana mediatike, sterilizimi është bërë si thesi bosh i miellit, që sa herë e shkund nxjerr tym. Në respëkt të kirurgëve dhe stafeve mjekësore, që janë ndihmuar nga ky shërbim duhet bërë një debat mirëfilli. Kisha shkruar me shkrin dore sot, por më ra një shishe ujë mbi letra dhe u shpërnda boja.

Projekti i Sterilizimit është një devijim nga projekti i vërtetë. Është devijim i qëllimshëm për të bërë persekutim. Nuk ekziston projekti i Sterilizimit. Të gjithë elementët në kallëzim nuk përputhen me elementët e projektit.

Nuk është gjykuar deri sot që akt-padia e bërë nga Nisma Thurje është e rreme, mbi fakte të pavërteta.

The post Sterilizimi/ Zbardhet dëshmia e Rjepajt në gjykatë: Çështja është paragjykuar për 19 vite, s’është lejuar debat profesional appeared first on Albeu.com.

“Sterilizimi”/ Beqaj në seancë: Procedimi nuk duhej të niste fare, është hetuar
Këtë të mërkurë, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, lidhur me çështjen e sterilizimit.

Gjatë deklarimeve të tij para trupës gjykuese, Beqaj kërkoi pushimin e menjëhershëm të çështjes dhe shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit të gjyqtares Etleva Daviđi.

“Ky procedim nuk duhej të niste fare. Çështja është hetuar më parë nga Prokuroria e Tiranës”, u shpreh Beqaj.

Ai iu referua gjithashtu direktivave të Bashkimit Europian dhe legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të personave të akuzuar, të cilat i lexoi para gjykatës si pjesë e mbrojtjes së tij.

Duke iu referuar mbrojtjes ligjore, Beqaj tha: “Avokati që u largua u njoh me një dosje voluminoze për vetëm dy javë. I bëj thirrje kreut të Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia, të shohë me vëmendje këtë situatë”.

Ai shtoi gjithashtu se nuk është takuar asnjëherë me avokatin në burg, ndërsa konsultimi i tij me dosjen ka ndodhur vetëm në gjykatë.

Aktualisht, Beqaj po gjykohet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen e sterilizimit, ndërsa ndodhet në paraburgim për dosjen “SASPAC”, në lidhje me fondet e Bashkimit Europian.

Në seancën e kaluar, ai paraqiti një deklaratë në të cilën kërkonte shtyrjen e seancës për shkak të gjendjes shëndetësore, të shoqëruar me dokumentacion mjekësor dhe recetë të terapisë që po ndjek në paraburgim.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur ndaj tij pesë akuza: korrupsion pasiv i funksionarëve publikë, mashtrim, falsifikim dokumentesh, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje të pasurisë.

The post “Sterilizimi”/ Beqaj në seancë: Procedimi nuk duhej të niste fare, është hetuar appeared first on Albeu.com.

Sterilizimi/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë shton avokatët mbrojtës
Ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj, ka shtuar numrin e avokateve. Përveç Ermal Yzeirit, ai do te mbrohet edhe nga avokati Florian Bonjaku.

Për çështjen e sterilizimit Beqaj po gjykohet në masë arresti shtëpiak, ndërsa në burg ndodhet për akuzat për dosjen SASPAC, të vjedhjes së fondeve të BE-së.

Në seancën e kaluar, Beqaj paraqiti një deklaratë në gjyq ku nuk mund të merrte pjese, për shkak të gjendjes shëndetësore shoqëruar me një recetë të mjekimeve që po merr në qeli.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur 5 akuza, korrupsion pasiv i zyrtarëve, mashtrim, falsifikim, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje e pasurisë për Ilir Beqajn dhe të pandehurit, Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu.

SEKUESTRO E PASURIVE

SPAK vendosI sekuestro preventive për shumat e parave 14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë; 15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro; 42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD.

Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim Gazment Haxhia, Elton Marini, Ilir Beqaj, Ermal Kurtula Bjona Zijaj, Bledar Leka dhe shoqërive tregtare të personave nën hetim

Po ashtu, u vendos sekuestrio preventive mbi 19.4% të kuotave të restorant Gzonës në Kalanë e Tiranës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vijim të hetimeve që po kryen për procedimin penal nr. 190, të vitit 2023, lidhur me veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143//2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal, ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë që iu përkasin personave nën hetim, të cilat përbëjnë produkt të veprës penale/ apo në vlerën ekuivalente të tyre.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.430, datë 15.07.2024, i ndryshuar me vendimin nr. 34, datë 09.08.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestro preventive mbi disa llogari bankare, shuma të parave, e të tjera, si më poshtë vijon:

14 323 125 (katërmbëdhjetë milon e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë;

15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro;

42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;

Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim G.H., E.M; I.B., E.K., B.Z., B.L; dhe shoqërive tregëtare të personave nën hetim;

Sekuestro preventive mbi 19.4% të kuotave të shoqërisëtregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k..

Sekuestro preventive mbi tre automjete regjistruar në pronësi të personave nën hetim E.K dhe E.M.

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, së bashku me oficerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po kryejnë veprimet e nevojshme për ekzekutimin e këtyre vendimeve.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, ato vazhdojnë për persona të tjerë të përfshirë apo për fakte të tjera penale.

Abuzimet me fondet e SASPAC

Ilir Beqaj është nën hetim pasuror nga SPAK lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga Beqja deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

DOSJA

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë, u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Gzona është një restorant i vendosur në rrugicën pedonale brenda sarajeve të familjes Toptani në qendër të Tiranës, e rijetëzuar si një hapësirë tregtare për zejet e artizanatit dhe kulinarisë.

I drejtuar nga një shef kuzhine që mori famë prej shfaqjes së tij në emisionin ‘Masterchef’, restoranti premton një evolucion të traditës, me pjata të tilla si byreku me qepë-domate, tru viçi me lulelakër në qymyr si dhe njoki panxhari me djathë mishavinë.

Prokurorët shqiptarë dyshojnë se pas listës së shquar të klientëve dhe artit të kuzhinës, restoranti fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.

Në qendër të kësaj skeme dyshohet se qëndron Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë që drejtonte deri në dhjetor Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, dhe Ermal Kurtulaj, koordinator i programit ‘USAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.

Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmorri më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.

Kontrollin në banesë e konfirmoi për gazetarët vetë Beqaj, i cili u paraqit në SPAK në të njëjtën ditë për shkak të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij sa i përket hetimeve për aferën e sterilizimit të pajisjeve mjekësore, një çështje paralele ku ish-ministri dyshohet për shpërdorim detyre.

“Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty”, tha Beqaj për gazetarët jashtë dyerve të SPAK.

Avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj po ashtu, konfirmoi kontrollin për mediat dhe shtoi se ishin sekuestruar dokumente, kompjuterë dhe telefonat celularë dhe konfirmoi se veprimet hetimore lidheshin me rolin e ish-ministrit si drejtues i SASPAC.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, për t’i caktuar atij masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat mbi aferën e sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni i tij si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Kurtulaj nuk ishte i arritshëm për koment.

Interesa pasurore të fshehura

Restoranti Gzona, është në pronësi të kompanisë “Albanian Food and Hospitality Lab”, e themeluar në janar të vitit 2019 nga bashkëshortja e ish-ministrit të Shëndetësisë, Adriana Beqaj dhe Arti Malaj.

Në mars 2019, Adriana Beqaj i fali 35% të aksioneve ortakut të saj Malaj dhe në janar 2020 i shiti atij edhe 15% të aksioneve të mbetura.

Në vitin 2022, kompania u shit tek Eduard Curraj, administrator i një distributori të madh farmaceutik, Delta Pharma.

Megjithëse Adriana Beqaj, i dhuroi dhe i shiti aksionet e saj në kompaninë “Albanian Food and Hospitality Lab” në janar 2020, bazuar në përgjimet telefonike të realizuara nga Prokuroria në dhjetor 2023, ngrihen dyshime se ish-ministri Beqaj vazhdon të ketë interesa pasurore në restorantin Gzona.

Në këto përgjigjime, Beqaj përdor telefonin e shoferit të tij, Arben Dani, për të komunikuar me vartësin e tij, Ermal Kurtulaj, në mënyrë që të lidhet me administratorin e restorantit, Gazmend Prenga.

Ermal Kurtulaj, ka njohje të hershme me Ilir Beqajn që datojnë në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+, duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetë shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas me krijimin e agjencisë SASPAC, si i punësuar në projektin Eusair Facility Point.

Po ashtu, rezulton se shtetasi Ilir Beqaj përdor në mënyrë të vazhdueshme një automjet luksoz të modelit Audi A8, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, i cili rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Ermal Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund të jetë pasuri e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë.

Nga këqyrja në sistemin E-Gjoba, prokuroria vëren se ky mjet ka marrë 3 gjoba ku i pranishëm ka qenë Arben Dani, nga të cilat e fundit rezulton të jetë marrë me 12 dhjetor në momentin kur mjetin e ka patur në përdorim Ilir Beqaj dhe është parkuar përpara SPAK.

Ish-ministri paraqitet çdo javë në Prokurori, për shak të masës detyrim paraqitje si pjesë e hetimit të sterilizimit.

I pyetur për Ermal Kurtualajn, ish- ministri deklaroi të premten se e njeh prej shumë vitesh dhe prej punës në SASPAC.

“Ermal Kurtulajn e njoh prej 15 vitesh”, tha ai. “Që nga maji i 2022 ka punuar në një projekt që ndiqej edhe nga SASPAC-u”, shtoi Beqaj.

Nga përgjimi i komunikimeve të kryera nga Prokuroria, ka rezultuar se Ermal Kurtulaj, rezulton i përfshirë në punët e restorantit Gzona.

Ai interesohet vazhdimisht për mbarëvajtjen e këtij restoranti, duke vepruar si epror ndaj administratorit të restorantit, Gazmend Prenga dhe në ditët e fundit të dhjetorit, ka disa komunikime ndërmjet tyre në lidhje me rakordimet ndërmjet investimeve të kryera mbi këtë restorant përgjatë vitit dhe me faturat e lëshuara për atë.

“Nga komunikimet e kryera dyshohet se personi nën hetim, Ermal Kurtulaj vepron në këtë restorant për llogari të shtetasit Ilir Beqaj, dyshime të cilat ngrihen nga mënyra se si komunikohet dhe veprohet nga ana e këtyre subjekteve, duke shmangur çdo përfshirje të këtij shtetasi (Ilir Beqaj) si me administratorin ashtu me ortakët dhe duke i mbajtur komunikimet dhe rakordimet e takimeve nëpërmjet shtetasit Ermal Kurtalaj”, shprehet prokurorja Elida Kaçkini në kërkesën “Për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve” drejtuar Gjykatës së Posaçme.

Në dalje nga SPAK të premten, Ilir Beqaj mohoi të kishte akoma interesa financiare mbi restorantin.

“Lokali Gzona nga shkurti i vitit 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare me familjen time”, tha ai.

“Bashkëshortja ime është larguar para 4 vitesh dhe nga e gjithë puna, ka marrë 1.5 milionë lekë të vjetra”, shtoi Beqaj.

Gzona me fondet e BE-së

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, u themelua nga Këshilli i Ministrave në tetor të vitit 2021, ndërsa kryeministri Edi Rama, emëroi në krye të Agjencisë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Roli i kësaj agjencie është që të koordinojë veprimtarinë dhe programet kombëtare dhe rajonale të asistencës financiare të Bashkimit Evropian, si dhe të monitorojë zbatimin e tyre.

Një ndër programet që SASPAC menaxhon dhe monitoron është programi ‘USAIR Facility Point’, i cili është një projekt strategjik i 9 (nëntë) partnerëve në tetë vende, me qëllim mbështetjen e proceseve të zbatuara në kuadër të bashkëpunimit makro -rajonal të rajonit Adriatiko-Jonian.

Koordinator i këtij projekti është emëruar shtetasi Ermal Kurtulaj, i cili konsiderohet si lehtësues që mbështet Koordinatorin Shtetëror të SASPAC, Ilir Beqaj në përmbushjen e detyrave të tij.

Sipas SPAK, rreth orës 4 pasdreke më 16 gusht 2023, shoqëria tregtare ‘Landways International’ ka lëshuar një faturë me përshkrimin ; kontratë shërbimi’ dhe vlerë 149,809.21 euro kundrejt programit EUSAIR të drejtuar nga Kurtulaj.

Disa minuta përpara, restoranti Gzona i ka lëshuar kësaj kompani një faturë me vlerë 4,18 milionë lekë dhe përshkrim shërbime kateringu.

Fakti që faturat janë lëshuar pak minuta pas njëra-tjetrës, krijon dyshimin e arsyeshëm “që paraprakisht palët kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe që shuma përbën përfitim material, korrupsion që shoqëria tregtare Landëays ka paguar ndaj Gzonës, për shërbimin që ajo ka përfituar për të kryer nga Eussair-i”.

Prokuroria ngre pikëpyetje se një rast i ngjashëm i restorantit është regjistruar me shoqatën ‘Foreign Investors Association of Albania’ (FIAA).

Sipas faturave rezulton projekti Eusair, ka lëshuar faturë shitje ndaj FIAA me 17 gusht 2023, ora 15:40:55, në vlerën 22,000 Euro dhe kjo shoqatë ka lëshuar 25 minuta më vonë, faturën me vlerë 350,000 lekë kundrejt restorantit “Gzona”.

Për të transferuar fondet e projektit USAIR drejt restorantit ‘Gzona’, duke humbur gjurmët janë përdorur dhe fatura të lëshura nga biznese të tjera kulinare.

Nisur nga komunikimi i përgjuar me 11 nëntor midis Ermal Kurtulajt dhe administratorit të restorantit Me’NAM diskutohet transferimin i një vlere prej 325 mijë lekësh nëpërmjet faturave fiktive.

“Këto fatura… i përkasin restorantit “Gzona” dhe këto veprime janë kryer për qëllime që të fshihet lidhja me Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë drejtori i SASPAC-ut që monitoron këto projekte”, thekson prokuroria.

Fatura fiktive dhe konflikt interesi

Sipas Prokurorisë së Posaçme, koordinatori i ‘USAIR Facility Point’, Ermal Kurtulaj dyshohet si personi kyç në skemën korruptive për keqpërdorimin e fondeve të BE-së nëpërmjet faturave fiktive.

Sipas SPAK, ai është përfshirë në veprime korruptive nëpërmjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare dhe OJF, duke vendosur vlera fiktive në faturime me qëllim përftimin personal.

Nga përgjimet telefonike, Prokuroria shprehet se Kurtalaj ka kërkuar dhe siguruar dy fatura fiktive me vlerë 51,800 euro edhe nga shoqëria “Nine Services Int”, që ka si objekt të aktivitetit të saj “Shërbime dhe konsulencë në aktivitete sportive” – në veçanti në sportin e futbollit.

Kurtulaj është përgjuar duke kërkuar dhe siguruar fatura fiktive nga disa shoqëri tregtare në fushën e kulinarisë dhe hotelerisë, si dhe fatura konsulence nga persona fizikë me vlerë dhjetra mijëra euro.

Në një rast, Kurtulaj është vëzhguar nga prokuroria, duke marrë atë që në dukje kuptohet si ryshfet nga administratorja e një prej bizneseve që lëshonte fatura fiktive.

Sipas Prokurorisë, nga të dhënat e administruara deri në këtë fazë të procedimit, shtetasi Ermal Kurtulaj rezulton se përfshihet edhe veprime të tjera më punonjës të Agjencisë, konkretisht me shtetasen Mira Topçiu, nëpunëse financiare pranë SASPAC, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kryejnë po ashtu veprime me të njëjtën natyrë, ku në të paktën një rast rezulton dukshëm marrja e përfitimit për një shërbim të prokuruar si qira salle dhe shërbim kateringu.

Përveç këtij fakti, rezulton se të dy këta persona kanë të regjistruar në emër të tyre OJF dhe person fizik, të cilat kryejnë veprime me njëri-tjetrin po në funksion të veprimtarisë së tyre shtetërore, duke qenë kështu edhe në konflikt interesi.

The post Sterilizimi/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë shton avokatët mbrojtës appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca për “Sterilizimin” në GJKKO, mungojnë ish-ministri Ilir Beqaj dhe avokati i tij
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka shtyrë për në datën 7 maj seancën për dosjen e “Sterilizimit”.

Raportohet se në sallë nuk ishte ish-ministri i Shëndetësisë, tashmë i arrestuar, Ilir Beqaj.

Po ashtu, mungon dhe avokati i Beqajt dhe seanca pritet të shtyhet për një datë tjetër.

Gjykata vendosi shtyrjen e seacnës për 7 Maj dhe pranoi kërkesën për pezullimin e afateve të paraburgimit, për të pandehurit në masë “arrest me burg” dhe “arrest shtëpie”.

Ish-ministri i Shëndetësisë, do të hetohet për “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” në procedurat e koncesionit nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe “ndalim të udhëtimit jashtë”.

Të pandehurit e tjerë të kësaj dosje janë Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.

The post Shtyhet seanca për “Sterilizimin” në GJKKO, mungojnë ish-ministri Ilir Beqaj dhe avokati i tij appeared first on Albeu.com.

Sterilizimi/ Ilir Beqaj nuk pranon asnjë akuzë: Do të thërras në gjyq Berishën, Vokshin e Vasilin
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dalë me një deklaratë publike, ku thotë se ekziston një ngjashmëri shumë e madhe midis procesit hetimor që zhvilloi Albana Vokshi, si drejtuese e komisionit hetimor parlamentar të kallëzimit të saj dhe procesit gjyqësor që zhvilloi Gjyqtarja e seancës paraprake.

Në një deklaratë të shpërndarë në “Facebook” nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj thotë se do të thërrasë në seancë Sali Berishën, Albana Vokshin dhe Petrit Vasilin.

“Natyrshëm që Berisha dhe Vokshi e kanë duartrokitur qëndrimin e Gjyqtares. Të njëjtës gjyqtare që i hoqi masën “arrest shtëpie” Sali Berishës. Të dy këta, si edhe Petrit Vasilin, do t’i thërras dëshmitarë në gjyq. Të ma thonë në sy fjalën “hajdut” dhe po në sy t’u them përgjigjen time”, shprehet ish-ministri.

Ilir Beqaj, shprehet se të dyja proceset zgjatën me muaj të tërë dhe të dyja dështuan, sipas tij, duke përfunduar me urdhra dhe skema për t’i mbyllur gojën.

“Albana Vokshi mori urdhër për të më mbajtur dy ditë peng në Kuvend pa më dhënë të drejtën për të folur dhe për t’u mbrojtur nga akuzat e saj disa vjeçare. Edhe Gjyqtarja në fund të procesit gjyqësor mori një vendim absurd dhe të pazakontë që të gjithë të heshtnin dhe të mos flisnin për thelbin e çështjes – akuzën e re që ajo shpiku në fund të procesit. Kjo ishte dhe arsyeja e “shpërthimit” tim ndaj masakrës që ajo i bëri procesit gjyqësor dhe të drejtave tona procedurale si të pandehur”, shprehet Beqaj.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-zëvendësministri Klodian Rjepaj, do të gjykohen për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në procedurat e koncesionit dhjetëvjeçar të sterilizimeve kirurgjikale prej 100 milionë eurosh.

Deklaratë publike e Z. Ilir Beqaj

Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Z. Ilir Beqaj, në emër të tij po përcjell këtë deklarim publik:

Së pari, dua të falenderoj të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje dhe besim tek e vërteta që unë dhe të tjerët po mbrojmë në Gjykatë në lidhje me çështjen e koncesionit “për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, që rëndom cilësohet vetëm si “çështja e sterilizimit”, duke reduktuar ndjeshëm në opinion publik gjithë komponentët përbërës të saj.

Gjyma e përballjes sonë në Gjykatë lidhet me të vërtetën e kësaj çështjeje dhe provave të saj të pakundërshtueshme. Gjysma tjetër ka kohë që lidhet vetëm me pengesat artificiale dhe të paligjshme që na u krijuan vazhdimisht gjatë këtij procesi, i cili para së gjithash duhet të garantonte të drejtat minimale të të akuzuarve, për të kuptuar akuzën, për të marrë provat ku bazohet akuza, për të folur dhe për të patur në sallë prezencën e medias.

Ekziston një ngjashmëri shumë e madhe midis procesit hetimor që zhvilloi Albana Vokshi si drejtuese e komisionit hetimor parlamentar të kallëzimit të saj dhe procesit gjyqësor që zhvilloi Gjyqtarja e seancës paraprake. Të dyja proceset zgjatën me muaj të tërë dhe të dyja dështuan duke përfunduar me urdhëra dhe skema për të mbyllur gojën time.

Albana Vokshi mori urdhër për të më mbajtur dy ditë peng në Kuvend pa më dhënë të drejtën për të folur dhe për t’u mbrojtur nga akuzat e saj disa vjeçare.

Edhe Gjyqtarja në fund të procesit gjyqësor mori një vendim absurd dhe të pazakontë që të gjithë të heshtnin dhe të mos flisnin për thelbin e çështjes – akuzën e re që ajo shpiku në fund të procesit. Kjo ishte dhe arsyeja e “shpërthimit” tim ndaj masakrës që ajo i bëri procesit gjyqësor dhe të drejtave tona procedurale si të pandehur.

Gjyqtarja vendosi që të mos shpjegonte/arsyetonte vendimin e saj të ndërmjetëm kur ftoi prokurorët që të korrigjonin akuzën, e cila ishte në thelb një akuzë totalisht e re. Dhe për këtë kishte një arsye. Në Njoftimin e Akuzës nga prokurorët dhe në provat bashkëlidhur nuk kishte asnjë provë që përligjte ngritjen e kësaj akuze të re. Si unë, si të akuzuarit e tjerë, si avokatët tanë dhe mbi të gjitha si vetë Prokurorët e çështjes, i kërkuam asaj që të shpjegonte arsyet e këtij qëndrimi dhe në cilin fakt apo provë të akuzës ajo bazohej për të pretenduar që në rastin konkret unë isha “hajdut” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Për më tepër që ky është një detyrim ligjor i saj dhe një e drejtë e pamohueshme e imja për të kuptuar akuzën e re që më bëhej.

Pavarësisht këtyre kërkesave, Gjyqtarja vendosi të kyçte gojën. Pra, të mos shprehej. Pastaj vendosi që as Prokurorët të mos shpreheshin dhe të mos shpjegonin akuzën e re të saj. Gjoja na dha neve fjalën për t’u mbrojtur duke na thënë paturpësisht që nëse nuk kishim ndonjë gjë për të folur, edhe mund të mos flisnim. Po si mund të mbrohesha unë dhe të tjerët për një akuzë të re të bërë nga Gjyqtarja që vetëm nenin tregon dhe nuk shpjegon asgjë se çfarë u vodh, sa u vodh, kur u vodh dhe cila është kjo strukturë kriminale që nuk shpjegohet në asnjë rresht të akuzës?! Po ashtu, a nuk e rregullon dhe e detyron ligji bashkëpunimin e ministrit me zv. ministrin, a nuk e rregullon dhe e detyron ligji bashkëpunimin e titullarit të Autoritetit Kontraktor me kryetarin e Komisionit të Koncesionit, a nuk e rregullon dhe e detyron Kodi Civil dhe kontrata bashkëpunimin e Autoritetit Kontraktor me koncesionarin? Prandaj, ky ka qenë një proces fiktiv, që ashtu si komisioni hetimor parlamentar, duhej të mbyllej me heshtjen time. Disa herë kam kërkuar mediat të jenë prezent në sallë, sepse nuk ka asnjë sekret në fjalën e mbrojtjes sime. Ama në të gjitha rastet më është mohuar një kërkesë e tillë nga Gjyqtarja se gjithë ky proces sipas saj është sekret hetimor.

I ngjashëm ka qenë reagimi im në fund të dy proceseve. Tek procesi hetimor parlamentar duhet patjetër të reagoja kur Ina Zhupa dhe Albana Vokshi e mbyllën gjithë atë “pengmarrje” timen pa dashur kurrsesi të më jepnin fjalën. Ndërsa tek procesi gjyqësor vendosa të mos qëndroja më në sallën që më mbajti peng nëntë muaj dhe në fund Gjyqtarja jo vetëm heshti në mënyrë të paligjshme, por edhe na mbylli gojën ne të tjerëve, të akuzuarve, mbrojtësve tanë ligjorë dhe prokurorëve.

Natyrshëm që Berisha dhe Vokshi e kanë duartrokitur qëndrimin e Gjyqtares. Të njëjtës gjyqtare që i hoqi masën “arrest shtëpie” Sali Berishës. Të dy këta, si edhe Petrit Vasilin, do t’i thërras dëshmitarë në gjyq. Të ma thonë në sy fjalën “hajdut” dhe po në sy t’u them përgjigjen time.

The post Sterilizimi/ Ilir Beqaj nuk pranon asnjë akuzë: Do të thërras në gjyq Berishën, Vokshin e Vasilin appeared first on Albeu.com.

Seanca në GJKKO për “Sterilizimin”/ Biznesmeni Ilir Rrapaj humb ndjenjat në sallë
Këtë të hënë, në Gjykatën e Posaçme, po zhvillohet seanca në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.

Raportohet se biznesmeni Ilir Rrapaj, ka humbur ndjenjat në sallë sapo ka dëgjuar rëndimin e pozitës.

Sipas gazetares Anila Hoxha, raportohet se seanca gjyqësore do të shtyhet për në 9 janar, për t’ju lënë kohë avokatëve qe të japin qëndrimet e tyre mbi sugjerimin e gjykatës për rikualifikimin e veprës penale.

Gjatë seancës, teksa dëgjonte që t’i rëndohej akuza, ish-ministri Ilir Beqaj pyeti: “Më ngritët një akuzë tjetër, po ku janë lekët”?

Ndërkohë që për gjashtë të tjerët, gjyqtarja tha se duhet të qëndrojnë në fuqi akuzat e ngritura nga SPAK dhe konkretisht shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve.

Të akuzuarit e tjerë janë Naile Abazi, Genc Burazeri, Arben Gjata, Petref Mersini, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjani.

The post Seanca në GJKKO për “Sterilizimin”/ Biznesmeni Ilir Rrapaj humb ndjenjat në sallë appeared first on Albeu.com.