stano Archives - Albeu.com

Aktakuza për të dyshuarit për sulmin në Banjskë, Stano: Presim përfundimin e procesit gjyqësor për të ndërmarr veprime
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka folur sot për sulmin në Banjskë që ka ndodhur në shtatorin e vitit të kaluar, pasi Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 të dyshuarve, në mesin e të cilëve edhe Milan Radoiçiq.

Stano në një konferencë për media tha Bashkimi Evropian ka mirëpritur faktin që Prokuroria Speciale e Kosovës ka përfunduar hetimet, ndërsa tha se presin përfundimin e procesit gjyqësor dhe atëherë do të jetë koha për përgjegjësi.

“Bashkimi Evropian e mirëpret faktin që Prokuroria Speciale e Kosovës ka përfunduar hetimin për sulmin në Banjskë dhe është ngritur aktakuzë… Bashkimi Evropian vazhdimisht ka përsëritur pritjet që të gjithë përgjegjësit dhe të përfshirët në këtë sulm brutal të mbahen përgjegjës. Tashmë ka nisur procesi gjyqësor dhe ne presim përfundimin e procesit”, u shpreh zëdhënësi i BE-së.

Ai tha se presin që Serbia të bashkëpunojë në hetimet për sulmin në Banjskë.

“Kemi thënë atëherë në fund shtatorit të vitit të kaluar se ky sulm përbën një eskalim të qartë e paprecedentë…dhe do të ketë pasoja. Kur gjykata në Kosovë të vendosë kush është fajtor, kush është përgjegjës ose i pafajshëm, atëherë do të jetë koha për përgjegjësi”, ka thënë ndër të tjera zëdhënësi i BE-së, duke shtuar se do të presin përfundimin e procesit gjyqësor për të ndërmarr veprime.

The post Aktakuza për të dyshuarit për sulmin në Banjskë, Stano: Presim përfundimin e procesit gjyqësor për të ndërmarr veprime appeared first on Albeu.com.

BE konfirmon se në rundin e ri të dialogut do të bisedohet për dinarin
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka konfirmuar të premten se blloku e ka caktuar një takim për të martën e ardhshme, 19 mars, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve.

Stano tha se në takim, i cili zhvillohet në Bruksel, do të bisedohet për çështjen e dinarit serb, përdorimin e të cilit autoritetet kosovare e ndaluan përmes një rregulloreje të re për valutën që hyri në fuqi në shkurt. “Do ta kemi takimin e radhës në kuadër të dialogut të martën. Janë ftuar për këtë takim kryenegociatorët për të vazhduar diskutimet aty ku kishim mbetur pas takimit të fundit“, tha Stano.

Kryenegociator i Kosovës është Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është Petar Petkoviq.

Më herët të premten, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për adresimin e shqetësimeve të Perëndimit në lidhje me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Ai theksoi se shpreson një gjetjen e një zgjidhjeje urgjente për këtë çështje të martën në Bruksel.

“Unë ende jam duke shpresuar që, derisa kryenegociatorët do të takohen në Bruksel të martën, ata do ta gjejnë një zgjidhje të menjëhershme për t’i lejuar transferet e parave të gatshme në euro për këta njerëz”, tha Escobar për REL-in.

Banka Qendrore e Kosovës e filloi zbatimin e një rregulloreje të re nga 1 shkurti, e cila përcakton që vetëm euroja të përdoret për pagesa me para të gatshme, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb.

The post BE konfirmon se në rundin e ri të dialogut do të bisedohet për dinarin appeared first on Albeu.com.

Stano: Kosova rrezikon të mbetet pas në rrugën drejt BE-së për shkak të veprimeve të njëanshme
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Petar Stano, ka thënë të mërkurën se Kosova rrezikon të mbetet prapa në rrugën e saj drejt anëtarësimit në bllok, për shkak të, siç i quajti ai, veprimeve të njëanshme të saj.

Ai i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përqendrohen në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga marrëveshjet për të cilat janë pajtuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Kosova është kritikuar vazhdimisht së fundmi nga BE-ja, për shkak të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit serb për transaksione me para ta gatshme në gjithë vendin, si dhe për mbylljen e disa komunave paralele serbe në Dragash dhe Pejë.

BE-ja i ka quajtur të njëanshme këto vendime dhe ka kërkuar që Kosova t’i zgjidhë këto çështje në bisedime me Serbinë në dialogun e ndërmjetësuar nga ajo.

“Po shohim shumë gjëra për të cilat kemi reaguar, sidomos në rastin e Kosovës, me veprime të njëanshme që kanë krijuar shqetësim për ne. Kjo krijon frikë në anën tonë se Kosova mund të mbetet jashtë dhe të mbetet prapa“, tha Stano.

Rregullorja e BQK-së, e cila kërkon që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, me gjithë trysnin e madhe ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha të mërkurën se gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar se rregullorja e BQK-së për ndalimin e dinarit është në një periudhë tranzicioni.

Vendimi për heqjen e dinarit në Kosovë përkon me mbylljen e komunave paralele që punojnë në sistemin serb dhe janë të paligjshme për Kosovën.

Në dy javët e fundit janë mbyllur katër komuna paralele serbe në Dragash dhe në Pejë.

Stano tha se nuk sheh rrezik për bllokim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Stano, pavarësisht mungesës së përparimit në disa takimet e fundit.

“Dialogu po vazhdon dhe puna jonë po vazhdojmë për t’u ndihmojmë palëve që më në fund të fillojnë të sillen në mënyrë konstruktive dhe ato të lëvizin përpara. Nuk kemi frikë nga ndonjë bllokadë, në fakt ne nuk kemi frikë nga asgjë. Por, vetëm kem frikë që njerëzit në Kosovë dhe në Serbi të mbesin jashtë asaj që është për ta e rëndësishme, procesi i integrimit”, theksoi Stano.

Ai shtoi se “ne vazhdojmë punën tonë dhe përfaqësuesi i posaçëm Mirosllav Lajçak, si dhe përfaqësuesi i lartë Joseph Borrell janë duke vazhduar punën me partnerët, si me ata në rajon ashtu edhe me ata në skenën ndërkombëtare, për të mundësuar të dyja palëve që të nisin të bëjnë hapa të cilat do t’u mundësonin avancimin në të gjitha çështjet në dialog… sidomos në zbatimin e gjithë asaj që është arritur vitin e shkuar si në Bruksel, ashtu edhe në Ohër”.

Sipas BE-së, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe Aneksit për zbatimin e saj në fillim të vitit 2023. Por, ato nuk janë duke u zbatuar, pavarësisht trysnisë ndërkombëtare.

The post Stano: Kosova rrezikon të mbetet pas në rrugën drejt BE-së për shkak të veprimeve të njëanshme appeared first on Albeu.com.

BE-ja insiston që sulmuesit në veri të vihen para drejtësisë
Bashkimi Evropian insiston që përgjegjësit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi në veri të vendit, të vihen para drejtësisë dhe të gjitha faktet të verifikohen.

Këtë e ka thënë në një konferencë për shtyp zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri, Peter Stano.

I pyetur se çfarë roli mund të luajë EULEX-i për të mundësuar komunikimin mes autoriteteve policore në Kosovë dhe atyre në Serbi, pasi ato nuk kanë bashkëpunim direkt, zëdhënësi i BE-së ka thënë se EULEX-i është në terren dhe po bashkëpunon shumë mirë me autoritetet e Kosovës.

“EULEX-i është në terren si reaguesi i dytë. Është i angazhuar me kërkesë të Policisë së Kosovës. Bashkëpunimi deri më tash ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it është shumë i mirë. Komandanti i EULEX-it është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe informon për të gjitha hollësitë në terren”, ka thënë Stano.

Ai ka përsëritur se hetimet ende po vazhdojnë, porse nuk ka dilemë se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

“Hetimet po vazhdojnë dhe ato nuk janë kryer akoma. Ato janë krejtësisht në duart e Policisë së Kosovës, dhe me kërkesë, ata asistohen nga EULEX-i dhe KFOR-i. Duhet të vërtetohet se kush i bëri këto sulme terroriste, kush i organizoi, kush qëndron prapa tyre dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Sa i përket përgjegjësisë, mosndëshkueshmërisë, qëndrimi i BE-së është i qartë. Të gjithë përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë”, ka thënë ai.

Në pyetjen se cili do të jetë roli i BE-së për të siguruar që ata që janë në Serbi e që kanë marrë pjesë në sulme, të mos i ikin drejtësisë, Stano ka thënë se, “kontaktet tona me partnerët shkojnë përmes kanaleve përkatëse e jo mediave”.

Zëdhënësi i BE-së ka thënë se janë duke i vazhduar aktivitetet e ngjashme diplomatike lidhur me situatën në Kosovë. Ai ka përmendur takimin e së hënës të të dërguarit të posaçëm, Mirosllav Lajçak, me zyrtarët e lartë nga SHBA-ja, Gjermania, Franca dhe Italia.

“Edhe përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, po ashtu ka qenë në kontakt, edhe me liderët në Kosovë dhe Serbi, por edhe me vendet anëtare. Vendet anëtare janë duke e analizuar situatën. Do të ketë takim sot pasdite edhe në Bruksel nga përfaqësuesit e vendeve anëtare ku do të diskutohet për hapat e nevojshëm”, ka thënë Stano.

Më 24 shtator, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup personash të maskuar dhe të armatosur derisa po shkonte për ta hetuar bllokimin e një rruge nga dy kamionë pa targa në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Si pasojë, u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku, ndërsa disa policë të tjerë u plagosën. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, policia i vrau tre sulmues të nacionalitetit serb, ndërsa i arrestoi tetë të tjerë. /REL

The post BE-ja insiston që sulmuesit në veri të vihen para drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Stano flet për masat e BE-së ndaj Kosovës
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se BE-ja ka vendosur të zbatojë një sërë masash kundër Kosovës për shkak se ajo nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të de-përshkallëzuar situatën.

Ai tha për Tanjug se puna e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është pezulluar përkohësisht, se është vendosur që Kosova të mos ftohet në ngjarje të nivelit të lartë, se vizitat dypalëshe do të ndërpriten, përveç atyre që synojnë zgjidhjen e krizës. në veri të Kosovës në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së.

“Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje. Propozimet e dorëzuara nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (VBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga Bordi i VBIF më 29-30. qershor”, tha Stano dhe shtoi se autoritetet në Prishtinë janë njoftuar për këto masa më 28 qershor.

Stano më herët kishte njoftuar se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën dhe se pritet që gjatë vizitës të diskutohet për qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe vazhdimin e dialogun.

The post Stano flet për masat e BE-së ndaj Kosovës appeared first on Albeu.com.

“Kurti nuk ka ndërmarrë hapat e duhur për uljen e tensioneve”/ Zëdhënësi i BE: Mund të miratojmë edhe masa tjera kundër Kosovës
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se blloku nuk e përjashton mundësinë që Kosova të përballet edhe me masa të tjera, nëse Qeveria e këtij vendi nuk i përmbush kërkesat ndërkombëtare.

“Ka një sërë masash, apo propozime për një sërë masash. Disa prej tyre tashmë kanë hyrë në fuqi menjëherë. Disa prej tyre janë ende duke u diskutuar dhe vendet anëtare do t’i zbatojnë gradualisht, nëse nuk do të ketë ndryshim të qasjes së autoriteteve të Kosovës. Spektri është relativisht i gjerë”, ka thënë Stano në një konferencë për media.

Sipas tij, masat e marra ndaj Kosovës nuk janë sanksione apo masa kufizuese në aspektin klasik.

Stano ka thënë se masat janë të përkohshme, dhe janë përgjigje ndaj “dështimit” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të marrë hapa konkretë dhe të menjëhershëm për uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.

Disa burime diplomatike i kanë thënë të martën Radios Evropa e Lirë se, Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes.

Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, kanë hyrë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe protestojnë vazhdimisht para ndërtesave komunale prej 29 majit.

I pyetur pse BE-ja nuk po ndërmerr masa ndaj Serbisë, e cila “nuk e zbaton marrëveshjen me Kosovën, nxit probleme në Bosnje – Hercegovinë dhe nuk i mbështet sanksionet ndaj Rusisë”, Stano ka thënë se këto çështje nuk duhet të përzihen me njëra-tjetrën.

“… sepse në Kosovë ekziston një situatë specifike, tensione të krijuara si pasojë e zgjedhjeve ku kishte pjesëmarrje të ulët të qytetarëve”.

Ai ka thënë se Serbia ka bërë hapa drejt uljes së tensioneve, duke bërë tërheqje të pjesshme të ushtrisë, nga zona në afërsi me territorin e Kosovës.

Përgjatë konferencës, Stano e ka përsëritur disa herë se, përkundër përpjekjeve dhe bisedave bilaterale mes zyrtarëve të lartë të BE-së dhe kryeministrit Kurti, ky i fundit “nuk i ka ndërmarrë hapat e duhur për uljen e tensioneve”.

“Letra që ai i ka dërguar Përfaqësuesit të Lartë, Borrell, ku ka bërë pesë propozime, nuk e adreson problemin kryesor, dhe dështon të bëjë hapa për uljen e tensioneve”.

Ai ka thënë se Serbia ka bërë hapa drejt uljes së tensioneve, duke bërë tërheqje të pjesshme të ushtrisë, nga zona në afërsi me territorin e Kosovës.

Përgjatë konferencës, Stano e ka përsëritur disa herë se, përkundër përpjekjeve dhe bisedave bilaterale mes zyrtarëve të lartë të BE-së dhe kryeministrit Kurti, ky i fundit “nuk i ka ndërmarrë hapat e duhur për uljen e tensioneve”.

“Letra që ai i ka dërguar Përfaqësuesit të Lartë, Borrell, ku ka bërë pesë propozime, nuk e adreson problemin kryesor, dhe dështon të bëjë hapa për uljen e tensioneve”.

/REL/

The post “Kurti nuk ka ndërmarrë hapat e duhur për uljen e tensioneve”/ Zëdhënësi i BE: Mund të miratojmë edhe masa tjera kundër Kosovës appeared first on Albeu.com.

Tensionet në veri, Stano: Nëse nuk gjendet zgjidhje, BE do të marrë masa
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se emisari i BE për dialogun mes Kosovës e Serbisë,  Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin për të diskutuar elemente të rrugës përpara siç është theksuar në deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell të dhënë në emër të 27 shteteve anëtare.

Në një reagim për Gazetën Express ai u shpreh se diskutimet kanë qenë tepër të vështira, sidomos në Prishtinë.

“Vizitat e fundit ka konfirmuar se palët vazhdojnë të kenë qëndrime thelbësisht të kundërta në shumë çështje”, ka thënë Peter Stano.

Ai vijoi se bisedimet do të vazhdojnë në ditët e ardhshme me qëllim drejt arritjes së një marrëveshje, derisa ka konfirmuar se Miroslav Lajçak e ka informuar tashmë Borellin, i cili është duke u konsultuar me shtetet anëtare.

Stano më tej tha se BE u bën thirrje palëve që të jenë konstruktive dhe të gatshme për kompromis. Zëdhënësi i BE-së ka thënë se Brukseli ka nevojë të shih hapa pozitivë sidomos nga Kosova për të çtensionuar veriun në mënyrë të shpejtë.

“BE-ja iu bën thirrje të dy palëve që të jenë konstruktive dhe të gatshme për kompromise. Ne kemi nevojë të shohim hapa pozitivë, sidomos nga Prishtina, për të ulur me shpejtësi tensionet në terren në veri të Kosovës”, ka thënë Stano.

Ai thotë se nëse palët do të dështojnë të veprojnë, BE është e gatshme që të ndërmarrë masa të cilat do të kenë ndikim në raportet me Bashkimin Evropian.

“Nëse palët dështojnë të veprojnë, BE-ja është e gatshme të marrë masa të vendosura që do të ndikojnë në marrëdhëniet tona”, ka përfunduar Peter Stano.

The post Tensionet në veri, Stano: Nëse nuk gjendet zgjidhje, BE do të marrë masa appeared first on Albeu.com.

Përfundon takimi Kurti-Vuçiç, Stano tregon se çfarë pritet të ndodhë
Pas me shumë se tre orësh ka përfunduar takimi me kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i BE Peter Stano, i cili ka deklaruar se pas pak pritet që përfaqësuesi i BE për politikën e jashtme dhe sigurisë, Josep Borrell, do të japë nga deklaratë në lidhje me detajet nga takimi.

Belgrade-Pristina Dialogue: 1st post Ohrid High Level meeting in Brussels with @predsednikrs @avucic & @albinkurti has ended. @JosepBorrellF will inform about the outcome shortly – live ? on EbS+ https://t.co/di1Lp7GCDw https://t.co/fHXeF6ZtNx

— Peter Stano (@ExtSpoxEU) May 2, 2023

Kujtojmë se në takimin e sotëm është miratuar Deklarata për të Zhdukurit e luftës, dokument ku palët detyrohen të vënë në dispozicion dokumentet, qofshin ato edhe sekrete, në lidhje me fatin e të pagjeturve.

The post Përfundon takimi Kurti-Vuçiç, Stano tregon se çfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

Stano: BE-ja është në dijeni për votën e Serbisë kundër Kosovës
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se institucionet e Brukselit “janë në dijeni” se Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Megjithatë, Stano nuk deshi t’i përgjigjet pyetjes nëse BE-ja e konsideron këtë veprim shkelje të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 shkurt në Bruksel u pajtuan për Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Ndërkaq, më 18 mars në Ohër ata u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Neni 4 i kësaj marrëveshjeje thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Pavarësisht se Kurti dhe Vuçiq nuk e nënshkruan marrëveshjen, BE-ja e konsideron atë marrëveshje dhe ka deklaruar se dokumenti është ligjërisht i detyrueshëm për të dyja palët.

“Diskutimet për nënshkrimin [e marrëveshjeve] janë krejtësisht të kota dhe të parëndësishme. Ekziston një angazhim në nivelin më të lartë politik dhe ai angazhim tani është bërë i detyrueshëm në procesin e anëtarësimit për të dyja palët. Përparimi në dialog dhe zbatimi [i marrëveshjeve] do të reflektohet në rrugëtimin e tyre [të Kosovës dhe Serbisë] evropian”, tha Stano.

Zëdhënësi i BE-së konfirmoi se marrëveshja e arritur në Ohër është ende e vlefshme dhe se fokusi i të gjithëve duhet të jetë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Më 24 prill, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës votoi që t’i përcjellë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Për këtë vendim, 33 vota ishin për, shtatë kundër dhe pesë abstenime.

Para se të mbahej votimi në Këshillin e Evropës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregoi se shteti i tij do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.

Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër evropiane që merret me zhvillimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut. Kjo organizatë ka procedura të caktuara për pranimin e anëtarëve të rinj. Këto procedura kalojnë përmes Këshillit të Ministrave dhe Asamblesë Parlamentare, ku marrin pjesë deputetët nga parlamentet e shteteve anëtare.

The post Stano: BE-ja është në dijeni për votën e Serbisë kundër Kosovës appeared first on Albeu.com.

Arritja e marrëveshjes për targa, Peter Stano: BE pret kthimin e serbëve në institucionet e veriut
Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha sot se marrëveshja e arritur të mërkurën në mbrëmje nuk është fundi i procesit por fillimi i punës. Ai bëri të ditur se Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, së shpejti do të ftojë liderët e Beogradit dhe Prishtinës në një takim të ri në Bruksel.

I pyetur se çfarë mund të pritet më pas, pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot se serbët do të kthehen në institucione kur të plotësohet kushti i dytë, formimi i Asosacionit dhe nëse BE-ja po punon për përmbushjen e këtij kushti, Stano tha se “kthimi i serbëve të Kosovës në institucione ishte një nga pritjet themelore të BE-së dhe se e njëjta vlen edhe për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe”.

Ai theksoi se “është e rëndësishme të përmbushen marrëveshjet ekzistuese, që është një mesazh që BE-ja e dërgon gjatë gjithë kohës dhe që vlen për të dyja palët”. Sa i përket hapave të ardhshëm në dialog, Stano thotë se Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme së shpejti do t’i ftojë liderët në një takim të ri në Bruksel.

“Përfaqësuesi i Lartë tashmë ka thënë se do t’i ftojë liderët në Bruksel për të vazhduar punën për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e BE-së. Sigurisht, ky nuk është fundi i procesit, puna po zgjatet, marrëveshja e arritur mbrëmë nuk është fundi i procesit, por fillimi i punës, shpresa është se do të na nxjerrë nga kriza e përhershme dhe do të na mundësojë të arrijmë një fazë të re në të cilën do të punojmë për problemet në një mënyrë të qëndrueshme. mënyrë dhe shmangien e krizave të reja”, shpjegoi Stano në konferencën për shtyp.

Ai gjithashtu tha se puna do të vazhdojë në disa nivele dhe se përfaqësuesi special Miroslav Lajçak po punon shumë për të gjetur një mënyrë për të ecur përpara.

Stano tha gjithashtu se Borrell së shpejti do të ftojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të shkojnë në Bruksel për të zgjatur punën për marrëveshjen e arritur dhe për të filluar, siç tha ai diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në propozimin e ndërmjetësit evropian.

The post Arritja e marrëveshjes për targa, Peter Stano: BE pret kthimin e serbëve në institucionet e veriut appeared first on Albeu.com.