Standarde Archives - Albeu.com

Studimi i Institutit të Vjenës: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së
Vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, përballen me sfida për të arritur standardet e Bashkimit Europian në ekonomi, çështjet sociale, qeverisje etj.

Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare, ka ndërtuar një platformë interaktive që mat konvergjencën në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Serbia).

Të dhënat tregojnë se, Shqipërisë i duhen së paku 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së, 53 vite për standardin ekonomik dhe 71 vite për standardet sociale.

Për sistemin shëndetësor duhen rreth 39 vite, ndërsa për standardet e mjedisit dhe infrastrukturës më shumë se 100 vite.

Sa i përket kriterit ekonomik, me 53 vite prapambetje, Shqipëria duket se është më e përparuar se disa vende të tjera. Për shembull, Bosnjës i duhen mbi 100 vite për t’u afruar me standardin e BE-së; gjithashtu edhe Kosovës i duhen më shumë se 100 vite.

Malit të Zi i duhen 72 vite, Maqedonisë së Veriut 59 vite, ndërsa Serbia është në pozicion më të mirë se Shqipëria me vetëm 35 vite prapambetje.

Në qeverisje, Shqipërisë i duhen 64 vite. Në rajon, për këtë kriter, Kosova është e para me vetëm 26 vite prapambetje dhe Serbia është më keq, me mbi 100 vite prapambetje.

Në kontekstin social, Shqipëria ka 73 vite prapambetje në krahasim me BE-në. Kosova paraqitet më mirë me 19 vite prapambetje, ndërsa Maqedonia e Veriut është më keq, me më shumë se 100 vite prapambetje.

Për infrastrukturën, të gjitha vendet e rajonit kanë prapambetje të njëjtë, me më shumë se 100 vite nga standardi i BE-së.

Gjithashtu, prapambetja është e thellë edhe në standardet mjedisore, me më shumë se 100 vite diferencë.

Shqipëria, nga njëra anë, ka shanse më të mira për konvergjencë në krahasim me vende që janë në gjendje më të rëndë; por nga ana tjetër, hendeku me mesataren e BE-së mbetet i madh — 53 vite, sipas modeleve të Converge2EU.

Për të ngushtuar këtë hendek, Shqipëria duhet të fokusohet në politikat që lidhen me mjedisin, arsimin dhe infrastrukturën teknologjike, ndërkohë që përforcon institucionet dhe qeverisjen. Në rastin e Shqipërisë, përparimi është më i dukshëm në fushën e dixhitalizimit dhe përmirësimit të infrastrukturës bazë, ku reformat e viteve të fundit kanë sjellë rritje të aksesit në internet dhe të shërbimeve publike online.

Megjithatë, diferenca me BE-në mbetet e thellë në fusha të tjera, si mjedisi — ku ndotja e ajrit dhe menaxhimi i mbetjeve mbeten sfida serioze — dhe arsimi, ku cilësia dhe përputhja e aftësive me tregun e punës janë ende të ulëta. Po ashtu, në mirëqenie sociale dhe të ardhura për frymë, Shqipëria vijon të mbetet prapa.

Projekti Converge2EU, nga Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare, mat se sa afër janë vendet e Ballkanit Perëndimor me standardet e Bashkimit Europian, jo vetëm në kuptimin formal të integrimit, por në mënyrën se si qytetarët jetojnë dhe përfitojnë nga zhvillimi ekonomik e social.

Projekti analizon tetë fusha kryesore — ekonominë, mirëqenien sociale, arsimin, shëndetësinë, mjedisin, qeverisjen, digjitalizimin dhe infrastrukturën — duke i krahasuar me mesataren e BE-së. Qëllimi është të tregojë se sa vite do t’u duhen këtyre vendeve për të arritur standardet europiane në secilën fushë dhe cilat politika mund të ndihmojnë për të përshpejtuar procesin e konvergjencës./ Monitor

The post Studimi i Institutit të Vjenës: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së appeared first on Albeu.com.

Standardet, në 2021 kryesojnë analizat ushqimore dhe pajisjet mjekësore
Fushat që kanë pasur më shumë adoptime standardesh gjatë vitit të shkuar kanë qenë analizat për produktet ushqimore dhe pajisjet mjekësore.

Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit tregojnë se Komitetet Teknike kanë pasur më shumë adoptime pikërisht në këto aspekte ndërkohë që nuk mbeten pas as fusha të tilla si tekstile dhe prodhime tekstili, cilësia e ujit, ajrit dhe tokës, zbatime në hekurudhë, siguria teknike dhe mjedisi, sistemet e telekomunikacionit analoge dhe dixhitale apo materiale elektrike dhe elektronike.

Në shifra gjatë vitit të shkuar viti janë adoptuar rreth 2225 standarde dhe dokumente standardizimi si Standarde Shqiptare (SSH) dhe Dokumente Standardizimi Shqiptare (DS); nga ku 1045 në fushën e elektroteknikës dhe telekomunikacionit – Sektori CENELEC/IEC/ETSI dhe 1180 standarde nga të gjitha fushat e ekonomisë – Sektori CEN/ISO. Pjesa më e madhe janë standarde me origjinë evropiane, rreth 1698 standarde (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 527 standarde ndërkombëtare (ISO dhe IEC).

“Janë shfuqizuar rreth 628 standarde (492 me origjinë evropiane dhe 136 me origjinë ndërkombëtare) sipas fushave të caktuara dhe Komiteteve Teknike përkatëse, duke ndjekur “ciklin e jetës” së standardit.

Janë realizuar 2 mbledhje të Bordit Teknik të DPS, i cili ka miratuar Programet 6-mujore të punës për adoptimin dhe ndryshimet në Përbërjen e Komiteteve Teknike të DPS, që kanë funksionuar gjatë vitit 2021. Janë adoptuar 100% standardet e harmonizuara nën Direktivat përkatëse si dhe është realizuar përditësimi dhe rifreskimi i listave të tyre nga Sekretarët e KT-ve” thuhet në raport.

Po kështu sipas dokumentit Janë adoptuar rreth 85 standarde me procedurë të përshpejtuar sipas kërkesave të klientëve, palëve të interesuara (biznese, institucione, laboratore, persona fizikë) kryesisht në fushat si më poshtë: cilësia e ujit, ajrit dhe tokës; tekstile dhe prodhime tekstili; vajra dhe yndyra ushqimore – Fara vajore, siguria teknike dhe mjedisi; teknologjia e komunikimit dhe informacionit./N.Maho

The post Standardet, në 2021 kryesojnë analizat ushqimore dhe pajisjet mjekësore appeared first on Albeu.com.