stadiumi air albania Archives - Albeu.com

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike
Policia bashkiake, Policia e Shtetit dhe IKMT janë parë pasditen e sotme me forcat e tyre përqark stadiumit “Air Albania” në Tiranë në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike.

Fokusi i tyre janë subjektet jashtë stadiumit të cilat kanë të vendosura karrige dhe tavolina në pjesën e jashtme.

Si nisi çështja e hapësirave publike?

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.

Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t’ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër.

Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën.

Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje.

Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

The post Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike appeared first on Albeu.com.

I dëmtuar fizikisht, tifozi holandez me paterica niset drejt stadiumit (VIDEO)
Një tifoz holandez me paterica në Tiranë është nisur drejt stadiumit Air Albania.

Megjithëse ai ka qenë i dëmtuar, nuk e ka humbur mundësinë për të parë ndeshjen nga afër.

Kjo gjë nuk e ka penguar tifozin për të ardhur në Shqipëri dhe për të mbështetur skuadrën e zemrës./albeu.com/

The post I dëmtuar fizikisht, tifozi holandez me paterica niset drejt stadiumit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Nga hotelet te pijet e reklamat, cilat janë shpenzimet më të mëdha për finalen e sotme të Ligës së Konferencës të Europës
Finalja e Ligës së Konferencës së Europës do të jetë një ngjarje, e cila do të mbahet mend nga shqiptarët për disa arsye dhe padyshim, nuk do të harrohet nga shumë biznese, sa u përket përfitimeve në aspektin monetar.

Në mbrëmje, stadiumi i rikonstruktuar rishtazi i Tiranës Air Albania do të presë finalen e UEFA Conference League mes ekipit italian AS Roma dhe skuadrës holandeze Feyenoord.

Tirana është zbukuruar me petkun e finales, kryesisht në zonën e qendrës dhe atë rreth stadiumit arena kombëtare.

Stadiumi “Air Albania” do të presë për herë të parë një finale europiane, teksa i gjithë qyteti është vënë tashmë në dispozicion të kësaj ndeshje historike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vetë UEFA-n, pasi kjo është hera e parë që ky kompeticion zhvillohet.

UEFA zgjodhi Tiranën si mikpritëse në dhjetor 2020, një vit pasi stadiumi i ri u hap zyrtarisht dhe përpara se ndonjë ekip të kualifikohej për të hyrë në kompeticionin debutues. Deri në 100 mijë tifozë italianë dhe holandezë priten në Tiranë, edhe pse secilës palë i janë ndarë vetëm 4 mijë bileta për finalen inauguruese të kompeticionit të Kategorisë së tretë Europiane të Klubeve. Kapaciteti në Arenën Kombëtare është rreth 20,000 persona. Rreth 88% e biletave të mbetura janë blerë nga tifozët shqiptarë.

Çmimet e biletave nisën nga 2500-9000 lekë zyrtarisht, deri në çmime të larta, të rishitura në treg të zi, me vlera që tejkalonin 1mijë euro.

Finalja është një ndeshje e profilit më të lartë nga sa ishte parashikuar nga shumë njerëz në vitin 2018, kur UEFA vendosi të krijojë Ligën e Konferencës të Europës. Qëllimi i tij ishte t’u jepte më shumë mundësi klubeve në vendet e rangut më të ulët për të qëndruar të përfshirë në garat europiane përtej dhjetorit.

Sipërmarrësit e konsiderojnë si një ngjarje që do t’i japë një tjetër ritëm fillimit të sezonit veror dhe janë disa kategori biznesesh të cilat mendohet se do të jenë ‘të favorizuar’ nga ky event.

Akomodimi

Teksa Tirana po përgatitej për eventin ndoshta më të rëndësishëm të futbollit që ka pritur ndonjëherë, çmimet e hoteleve për tifozët që kanë rezervuar vende në tribuna janë rritur në mënyrë të parashikueshme, dy javët para ditës së finales. Me fluksin e njerëzve që pritet të vijnë në Tiranë, industria e mikpritjes e ka parë këtë si një vezë të artë.

Çmimet për hotelet dhe Airbnb në faqen e akomodimit Booking.com janë shumë më të larta se zakonisht gjatë dy netëve në Tiranë nga data 23 deri më 25 maj.

Një apartament për dy ditë, që ndodhet 1.2 milje nga qendra e qytetit, për shembull, kushton rreth 422 euro. Një javë më vonë do të kushtonte pothuajse tre herë më pak, rreth 120 euro.

Sipas burimeve në treg, apartamentet me qira ditore janë lëshuar të gjitha , në kapacitet të plotë, me qira për tre ditë, ashtu sikurse hotelet në kryeqytet kanë pasur kërkesat më të larta të sezonit. Ndërsa në hotelet rrotull qendrës, një natë qëndrimi është raportuar të jetë lëshuar mesatarisht 150 euro dhe nqs kërkojmë në minutë të fundit, lajmërohet në Booking ose Agoda që 90% e kapaciteteve janë të zëna.

Të drejtat e transmetimit

Digital ka të drejtën ekskluzive për transmetimin e ndeshjes së ditës së sotme. Në një komunikim me to, pohojnë se interesi për të drejtën e public view ka qenë i lartë këtë vit, duke qenë se ka disa organizime në kryeqytet që do transmetojnë ndeshjen.

Gjithashtu, çmimet e reklamave të transmetuara në ambientet e hapura pritet të jenë të larta, sipas komunikimeve me disa nga organizatorët.

Aktivitetet

Sot priten të mbërrijnë në Tiranë rreth 100 mijë persona për të ndjekur finalen që do të ndahen në tre zona. Tifozët që mbështesin skuadrën e Romës do të ndjekin ndeshjen pranë Amfiteatrit të Tiranës ndërsa ata të Feynord do të qëndrojnë në zonën e Pedonales.

Për të gjithë sportdashësit e tjerë shqiptarë është menduar Sheshi Skënderbej që do të kenë mundësinë të shikojnë finale përmes disa ekraneve të mëdhenj.

Sheshi “Skënderbej” do të ketë një organizim të veçantë, i quajtur “Fan Fest”, dhe ku të gjithë njerëzit mund të hyjnë dhe ku do të ketë lojëra futbolli për të gjithë. Futbolli do të jetë “tema e ditës” për të gjithë. Do të vijë trofeu i vërtetë ditën e sotme, i ruajtur me siguri maksimale dhe të gjithë njerëzit mund të vijnë të bëjnë foto, por nuk mund ta prekin.

Përveç sheshit “Skënderbej” ka edhe dy pika ku do të organizohen dy tifozeritë e klubeve që do të vijnë në Tiranë, të quajtura “Fan Meeting Point”. Secila tifozeri ka grupimet e veta dhe është menduar edhe se si do të drejtohen për të shkuar në pikat e tyre të takimit, përmes ekraneve, tabelave drejtuese. Një pikë do të jetë te Pedonalja në Tiranë, ndërsa pika tjetër e takimit do të jetë te Diga e liqenit.

Teksa tubimet tashmë janë lejuar pas ndalesave të mëparshme të pandemisë, këto hapësira, sikurse edhe ambiente lokalesh në Tiranë, kanë kërkesa të larta për frekuentim. Tifozët e futbollit, krahas ndjekjes së ndeshjeve, padyshim janë konsumatorë të pijeve e ushqimeve në ambiente të tilla komerciale. Shqiptarët vijojnë t’i mbeten besnikë birrës për raste të tilla. Ushqimet apo pijet e ofruara në ambiente të tilla raportohet të jenë me çmime rreth 15% më shumë se sa në një ditë normale.

Kompanitë importuese apo prodhuese të birrave në Shqipëri, tregojnë se kjo ngjarje, sikurse kanë treguar edhe kompeticione të mëparshme, është ndër më shpresëdhënëset sa u përket përfitimeve që mund të arrijnë.

Sipas tyre, tre janë kanalet e shpërndarjes: lokalet, që pritet të shtojnë dyfish porositë e tyre, një pjesë e madhe e tyre kanë vendosur një ambient dedikuar birrës.

I dyti, supermarketet dhe marketet e shumicës kudo në Shqipëri, që janë kryesisht të lidhur me kërkesat e individëve dhe konsumin në familje. I treti janë ambientet e jashtme të organizuar për këtë event, që premtojnë në mënyrë të pashmangshme konsum të lartë.

Ogur i mirë për turizmin

UEFA Conference League disa ditë më parë, ka zgjedhur të prezantojë Tiranën në një video promo të eventit të ditës së sotme.

Në një video prej 30 sekonda, të bërë publike në rrjetet sociale shfaqen disa nga pikat identifikuese të Tiranës, si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, Zogu i Zi, për ta mbyllur në fund me një prezantim në detaje të stadiumit “Air Albania” dhe të trofeut për të cilin do të “luftojnë” Roma dhe Feyenoord.

Krahas kësaj videoje në postimin e UEFA Conference League shkruhet: “Mirë se vini në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Duart lart nëse do të jeni në finalen e #UECL.”

Ekspertët e fushës së turizmit pohojnë se, eventi do të mundësojë një reklamë të mirë për turizmin e vendit tonë, përfshirë edhe atë qytetar dhe se nuk duhet të abuzojmë me çmimet.

Fakt

Trofeu i UEFA Europa Conference League, origjinali i të cilit u vendos me 24 maj në qendër, është 57.5 cm i gjatë dhe peshon 11 kg. Ai përbëhet nga 32 shtylla gjashtëkëndore – një për çdo ekip në fazën e grupeve të garës – duke u përdredhur dhe lakuar nga baza e trofeut.

Skuadra fituese prezantohet me 40 medalje ari dhe nënkampionët me 40 medalje argjendi. Fituesit gjithashtu fitojnë një vend në fazën e grupeve të UEFA Europa League 2022/23, nëse nuk janë kualifikuar për Ligën e Kampionëve të UEFA-s përmes konkurrencës së tyre vendase./Monitor

The post Nga hotelet te pijet e reklamat, cilat janë shpenzimet më të mëdha për finalen e sotme të Ligës së Konferencës të Europës appeared first on Albeu.com.

“Jemi 7,600 vetë”, Berisha: Kuvendi i 11 dhjetorit te stadiumi “Air Albania”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se për shkak të numri të madh të firmëtarëve, Kuvendi i 11 dhjetorit do të mblidhet te stadiumi “Air Albania”.

“Demokratët janë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Më 11 dhjetor në Kuvend do të përcaktojmë ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën ne do të shpallim kërkesat tona gjer në fitoren e plotë. Më 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut me të cilin kemi një qëllim themelor të rikthejmë pushtetin tuaj dhe votën e lirë.

Partia Socialiste nga viti 2009 nuk ka zgjedhje të brendshme, ndërsa Presidenti i SHBA po kandidoi për së dyti shkon edhe një herë në zgjedhje në partinë e tij, pranon edhe rivalë në partinë e tij , pavarësisht se ka qeverisur 4 vite. Kurse kreu i meduzës në Shqipëri nuk pranon asnjë lloj votimin asnjë lloj rivali apo komenti. Ministrat e marrin vesh nga mediat kur emërohen ministra.

Për mua dhe për ju ku do të mblidhemi 7 mijë e 600 vetë. I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi serioz me numrin e të gjitha është stadiumi “Air Albania” por motin nuk e dimë.  Partia kryesore në Gjermania e ka Kuvendin me 930 delegatë, kurse “peng” Basha na e bëri kuvendin 7600 delegatë që mos dijë kush që ku fillon dhe ku mbaron, mos merret vesh kush voton kush nuk voton , kurse disa në sallë disa në lulishte por mbi të gjitha ai vendosi në PD një kryesi të emëruar prej tij ata në shkelje flagrante të parimeve të saj 60% është emëruar nga kryetari, de fakto është e paligjshme në parim por edhe në forum”, tha Berisha./albeu.com

The post “Jemi 7,600 vetë”, Berisha: Kuvendi i 11 dhjetorit te stadiumi “Air Albania” appeared first on Albeu.com.

22 mijë tifozë tek “Air Albania”, Fico paralajmëron përkeqësim të situatës së COVID-19: Pritet çudia
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, ka qenë sot në Elbasan tek universiteti ku u takuan me studentët që po marrin vaksinat anti-Covid.

Nga atje, Fico ka thënë se në vend priten rritje të rasteve dhe vdekjeve nga Covid-19 për shkak të grumbullimit të 22 mijë tifozëve te stadiumi “Air Albania”, ku u zhvillua mbrëmë ndjeshja Shqipëri-Poloni.

“Popullata duhet të përgjigjet. I them të gjitha këto gjëra. Në fakt kjo është gjëja kryesore të mbrojmë veten. Askush nuk duhet të vënë në fajësimin e vetes për një vaksinë që e nuk e bëri, për masat që nuk i respektoi për faktin që shkon tek arena me 22 mijë tifozë dhe pritet nesër çudia, historia. Pritet të ketë numra të lartë infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe ata personat që vdesin. 15 a 85 ç’rëndësi ka. Çdo njeri vlen. Është nëna, baba, motra, vëllai e dikujt tjetri. Çdo njeri që ka harruar të vaksinohet është aty. Shifrat sot janë të qarta”, u shpreh ajo./albeu.com

The post 22 mijë tifozë tek “Air Albania”, Fico paralajmëron përkeqësim të situatës së COVID-19: Pritet çudia appeared first on Albeu.com.