s`plotëson Archives - Albeu.com

Palestinezët të Gazës do strehohen në Shqipëri? Berisha: Vendi ynë nuk plotëson asnjë kusht, shihni emigrantët në Gjadër
Në një prononcim të fundit për mediat, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, shprehu dyshimet e tij lidhur me mundësinë e ardhjes së palestinezëve të Gazës në Shqipëri, si pjesë e një plani për zhvendosjen e tyre nga Shtetet e Bashkuara.

Kreu demokrat, theksoi se Shqipëria nuk është e përgatitur për të pritur një numër të tillë njerëzish.

“Unë mendimet i kam shprehur. Shqipëria nuk ka infrastrukturë për të pritur palestinezët”, tha Berisha.

Ai theksoi se situata aktuale e vendit, nuk ofron asnjë garanci për mirëqenien e tyre.

“Shqipëria është në një qerthull me këta të Gjadrit. Është vend trafiku. Nuk plotëson asnjë kusht, nuk jep asnjë garanci për qeniet njerëzore”, përfundoi ai, duke shprehur shqetësimin e tij për mungesën e infrastrukturës dhe kapaciteteve për të menaxhuar një fluks të tillë të refugjatëve.

The post Palestinezët të Gazës do strehohen në Shqipëri? Berisha: Vendi ynë nuk plotëson asnjë kusht, shihni emigrantët në Gjadër appeared first on Albeu.com.

Vrau bashkëmoshatarin Martin Cani/ Mjeku i spitalit privat nuk plotëson epikrizën e autorit 14-vjeçar, zyrtarët e burgjeve njoftojnë policinë
Mjeku i spitalit privat nuk ka plotësuar epikrizën e autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, krim i ndodhur mesditën e 18 Nëntorit pranë derës së shkollës “Fan Noli”.

Zyrtarët e burgjeve, raportohet se kanë njoftuar policinë lidhur me këtë fakt.

14-vjeçari Mario Perlleshaj, ndodhet në spital privat pasi mbeti i plagosur me thikë gjatë sherrit me viktimën dhe shokun e këtij të fundit, Luis M., i cili ndodhet tek Trauma në intubim, me 4 plagë thike në trup.

Dëshmia e shokut të Martin Canit

Sipas Luisit, në vendngjarje në momentin që Martini u vra nga bashkëmoshatari i tij Mario Perlleshaj, të pranishëm kanë qenë dy persona.

I mituri pretendon se ai dhe Martini nuk janë sulmuar vetëm nga Mario, por dhe nga shoku i këtij të fundit, që 14-vjeçari e përshkruan si një djalë me flokë të gjata.

Luisi tregon se personi i dytë e ka goditur me thikë pas shpine dhe kur është ngritur, ka parë që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Martinin në zemër.

Sipas tij, kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë, që sipas tij është burri që e ka ngritur.

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djalë me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Martinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pash kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prap pash që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zëmër. Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën.

Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pash që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë. Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë sa njërit ia përplasa kokën te hekuri. Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit”, ka treguar 14-vjeçari për “Review” në Euronews Albania.

Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, pasi ai pretendon se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.

“Ishin dy persona, Mario dhe një djalë me flokë të gjata. Djalin tjetër nuk e kam parë më parë. Di që është bashkëmoshatar i jonë. Unë dua të vinë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar të gjithë që kam plagë nga dy thika të ndryshme. Nuk flas dot më shumë. Kam shumë dhimbje”, tha ai.

Reagimi i policisë

Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë.

Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet n autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

Nga ana e Policisë Gjyqësore, në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë.

Sipas Policisë së Shtetit, çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së jetës, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinfirmon opinion publik.

The post Vrau bashkëmoshatarin Martin Cani/ Mjeku i spitalit privat nuk plotëson epikrizën e autorit 14-vjeçar, zyrtarët e burgjeve njoftojnë policinë appeared first on Albeu.com.