spiunazhi rus Archives - Albeu.com

Aksion kundër spiunazhit rus në Mal të Zi, arrestohen dhjetëra të dyshuar
Dhjetëra persona janë arrestuar në Malin e Zi, pasi dyshohen si të përfshirë në rrjetin e spiunazhit rus.

Operacioni masiv është ndërmarrë ditën e enjte nga agjencitë ligjzbatuese në vend.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se forcat speciale, nën drejtimin e Agjencisë për Sigurinë Kombëtare dhe Prokurorisë së Posaçme, kanë arrestuar dhjetëra persona në Podgoricë.

Sipas burimeve zyrtare, të arrestuarit janë kryesisht shtetas rusë, por edhe malazezë, mes të cilëve një funksionar i administratës shtetërore.

Në reagimin e tij, kryeministri në ikje, Dritan Abazoviç ka vlerësuar operacionin e institucioneve duke deklaruar se bëhet fjalë për një aksion të tipit ndërkombëtar, i kryer në bashkëpunim me vendet partnere të Malit të Zi.

Marrëdhëniet diplomatike mes Malit të Zi dhe Rusisë janë përkeqësuar që prej vitit 2014, kur Podgorica zyrtare mbështeti sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës për shkak të aneksimit të gadishullit të Krimesë.

Së fundmi, shteti i vogël ballkanas ka mbështetur edhe masat ndëshkuese të BE-së në dëm të Kremlinit për shkak të luftës në Ukrainë.

Gjithashtu, në 6 muajt e fundit autoritetet malazeze kanë dëbuar nga vendi 6 diplomatë rusë, për kryerjen e aktiviteteve që bien ndesh me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

The post Aksion kundër spiunazhit rus në Mal të Zi, arrestohen dhjetëra të dyshuar appeared first on Albeu.com.