Spiunazh kinez Archives - Albeu.com

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
Krerët e agjencive të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara dhe Britani kanë lëshuar një paralajmërim të përbashkët për spiunazhin kinez, duke thënë se përpjekjet e Pekinit përbëjnë “kërcënimin më të madh në terma afatgjatë”.

Gjatë një paraqitjeje në Londër më 6 korrik së bashku me drejtorin e FBI-së, Christopher Wray, kreu i MI5, Ken McCallum, tha se agjencia britanike ka “dyfishuar përpjekjet kundër aktivitetit shqetësues kinez”.

Qeveria kineze dhe “presioni i fshehtë i saj në mbarë botën” përbën “sfidën më të madhe që ne përballemi”, tha ai.

“Kjo mund të duket abstrakte. Por, është e vërtetë dhe është urgjente”, tha McCallum. “Ne duhet të flasim për këtë çështje, ne duhet të veprojmë”.

Shefi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray, u pajtua me këto qëndrime, teksa tha se Pekini “paraqet kërcënimi më të madh në terma afatgjatë” për ekonominë dhe sigurinë kombëtare të Londrës dhe Uashingtonit, dhe të aleatëve në Evropë e gjetkë.

“Qeveria kineze po tenton ta formësojë botën duke ndërhyrë në politikën tonë dhe të aleatëve tanë”, tha Wray, teksa foli në selinë e MI5 në Londër.

Programi i hakimit i Qeverisë kineze “është më i madh se i shteteve të mëdha marrë së bashku”, tha Wray.

Kjo paraqitje e përbashkët e dy zyrtarëve tregon se sa sfidë të madhe e konsiderojnë Qeverinë kineze dhe inteligjencën e saj SHBA-ja dhe Britania.

Një zëdhënës i Ambasadës kineze në Londër hodhi poshtë komentet.

“Këto pretendime ndaj Kinës nga zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe britanike janë krejtësisht të pabaza dhe të ashtuquajturat raste që kanë përmendur janë një përndjekje e pastër”, ka thënë ky zëdhënës për Reuters.

Londra dhe Uashingtoni duhet të “heqin dorë nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë i cili ka dalë nga moda… dhe duhet të ndalojnë së krijuari konfrontime dhe konflikte”, tha ky zyrtar i Ambasadës kineze në Londër./REL

The post SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare appeared first on Albeu.com.