spitali modular Archives - Albeu.com

Pesë vjet nga zjarri tragjik në Spitalin Modular të Tetovës, 14 viktima
<html><head></head><body>

Kanë kaluar pesë vite nga zjarri që përfshiu Spitalin Modular në Tetovë, një tragjedi ku humbën jetën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan.

Mes viktimave ishin 12 pacientë të shtruar për trajtim nga Covid-19, si dhe dy të afërm të tyre.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Florian Besimi dhe Artan Etemi, drejtorët e spitalit të Tetovës, u dënuan me nga tre vite burg për vepra të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkohë, Spitali Klinik, si person juridik, u gjobit me një milion e treqind mijë euro.

Në gusht të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PPO GOKK) përfundoi hetimin lidhur me procedurën e prokurimit publik për ndërtimin e 19 spitaleve modulare në Maqedoni. Sipas vlerësimit të prokurorisë, nuk u gjetën baza për dyshime për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar apo për ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare.

<cpa_done></cpa_done></body></html>

The post Pesë vjet nga zjarri tragjik në Spitalin Modular të Tetovës, 14 viktima appeared first on Albeu.com.

Parku memorial për viktimat e modularit në Tetovë mbetet vetëm premtim
<html><head></head><body>

Një vit pasi u premtua ngritja e një parku memorial për personat që humbën jetën në zjarrin e 8 shtatorit 2021 në spitalin modular të Tetovës, punimet nuk kanë nisur ende. Madje, zona e planifikuar për këtë park nuk është pastruar. Të afërmit e viktimave shprehin zhgënjim, duke e cilësuar këtë si përbuzje ndaj viktimave, njësoj siç, sipas tyre, ishte edhe procesi gjyqësor.

Mumin Ismaili, familjar i njërit prej viktimave, thotë se familjet janë mashtruar nga premtimet për memorialin e 14 viktimave.

“Me parkun memorial na zhgënjyen neve si familjar. Na u premtua parku e zgjodhën vendin ku do bëujej parku, asokohe ishte ministër Azir Aliu ku bëmë një marrëveshje për ta bë parkun por nuk u bë. Na premtuan na rrejtën. Pra në këtë shtet gjithnjë neve si familjar kur na është premtuar diçka na kanë rrejt. Ajo nuk u bë dhe nuk e di edhe ku janë më punët për tu bë memoriali i 14 viktimave”, shprehet Mumin Ismaili, familjar i njërës prej viktimave.

Ndërkohë, drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, deklaron se institucioni që ai udhëheq i ka përmbushur obligimet e veta lidhur me projektin. Sipas tij, dokumentacioni i kërkuar i është dorëzuar Ministrisë së Shëndetësisë, e cila është përgjegjëse për realizimin e parkut.

“Ashtu siç ju kemi informuar edhe juve, nga ana e spitalit klinik të Tetovës është kërkuar vendi dhe pozita ku mund të ndërtohet një park memorial për tragjedinë që ndodhi në spitalin e Tetovës. ne në Ministrinë e Shëndetësisë i kemi dhënë gjitha dokumentet e nevojshme që janë kërkuar mirëpo kjo është projekt i Ministrisë së Shëndetësisë. Disa herë kemi kërkuar dhe kemi marrë informacion se procedura është tek tenderimi”, deklaroi Erzen Elezi, Drejtor i Spitalit Klinik Tetovë.

Një muaj më parë, gjatë vizitës së tij të fundit në Spitalin Klinik të Tetovës, ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, tha se nuk kishte qenë i njoftuar për këtë projekt të mbetur pa përfunduar.

“Realisht nuk isha në rrjedhë se kemi projekt të papërfunduar këtu, më njoftoi kreu i komunës, do e shoh dhe do i japim prioritet”, u shpreh Sasho Klekovski, Ministër i Shëndetësisë.

Disa javë përpara përvjetorit të tragjedisë në Spitalin modular të Tetovës, Prokuroria e mbylli hetimin e dytë për furnizimin e spitaleve modulare. Me këtë, familjarëve iu shuan edhe pritjet për një zbardhje të plotë të rastit. Nga zjarri që shpërtheu më 8 shtator të vitit 2021 në spitalin modular të Tetovës humbën jetën 14 viktima. Për këtë ngjarje, përveç Spitalit të Tetovës si person juridik, u akuzuan edhe dy drejtorët e spitalit, Florin Besimi dhe Artan Etemi, për mosvendosjen e aparateve kundër zjarrit në objektin e modularit në Tetovë. /Alsat/

</body></html>

The post Parku memorial për viktimat e modularit në Tetovë mbetet vetëm premtim appeared first on Albeu.com.

ASH akuzon VLEN-in për hipokrizi lidhur me tragjedinë e Tetovës, përmend rolin e Kasamit dhe Mexhitit në qeverisje
<html><head></head><body>

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj qëndrimeve të VLEN-it për tragjedinë e Tetovës, duke i vlerësuar deklaratat e këtij koalicioni si shprehje të hipokrizisë politike.

Sipas ASH-së, VLEN-i duhet të sqarojë fillimisht përfshirjen e drejtuesve të tij, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, në qeverisjen e asaj kohe, përpara se të kërkojë përgjegjësi institucionale dhe drejtësi. Nga kjo parti nënvizojnë se 14 viktimat e tragjedisë nuk duhet të shndërrohen në temë përballjesh politike, pasi familjet e tyre kanë të drejtë të marrin të vërtetën dhe drejtësinë.

Reagimi i plotë:

VLEN-i tani duket se ka arritur në përfundimin se tragjedia e Tetovës kërkon përgjegjësi nga institucionet dhe se opinionit publik i “detyrohet një përgjigje”.

Megjithatë, para se të flasë për moral, drejtësi dhe përgjegjësi, VLEN-i duhet t’u përgjigjet qytetarëve për një pyetje të thjeshtë: ku ishit ju në atë kohë?

Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, dy prej drejtuesve të sotëm të VLEN-it, ishin pjesë e qeverisjes për të cilën sot paraqiten sikur nuk kanë pasur asnjë lidhje.

Në atë periudhë, Izet Mexhiti mbante edhe postin e nënkryetarit të BDI-së. Për këtë arsye, përdorimi i sotëm i kësaj tragjedie për të goditur të tjerët, ndërkohë që anashkalohet roli dhe përgjegjësia politike e personave që aktualisht udhëheqin VLEN-in, paraqet formën më të qartë të hipokrizisë politike.

14 jetë të humbura nuk mund të përdoren as për propagandë dhe as si instrument në betejat mes partive. Familjet e viktimave meritojnë zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë. Drejtësia nuk mund të kërkohet vetëm kur bëhet fjalë për kundërshtarin politik, ndërsa të harrohet sapo përgjegjësia të prekë drejtuesit e sotëm të VLEN-it.

Prandaj, përpara se të akuzojë të tjerët, VLEN-i duhet t’u japë përgjigje qytetarëve:

Ku ndodheshin Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami? Çfarë përgjegjësie politike morën atëherë? Çfarë kërkuan që të zbardhej në këtë rast? Dhe përse sot veprojnë sikur kjo ngjarje nuk lidhet fare me ta?

Kërkesa për drejtësi është një detyrim. Por kërkimi i saj duke lënë jashtë historisë rolin tënd politik dhe institucional përbën një hipokrizi të paparë.

</body></html>

The post ASH akuzon VLEN-in për hipokrizi lidhur me tragjedinë e Tetovës, përmend rolin e Kasamit dhe Mexhitit në qeverisje appeared first on Albeu.com.

Një vit nga tragjedia në spitalin modular Tetovë! Ende askush nuk mban përgjegjësi
Ndërsa Maqedonia po festonte jubileun e 30 të pavarësisë së vendit, në spitalin modular në Tetovë ku po trajtoheshin pacientët me Covid-19, shpërtheu një zjarr që do të shkaktonte tragjedinë më të madhe që kishte parë Maqedonia në 30 vjet shtet.

Spitalit modular kishte filluar t’i dalë tymi, ndërsa në pamjet që qarkullonin nëpër rrjetet sociale,  shihej se si familjarë të pacientëve po mundoheshin t’i shpëtonin nga zjarri të afërmit e tyre.

Flakët përhapeshin me shpejtësi të madhe dhe rreth orës 21 shpërtheu zjarri i madh.

Zjarrfikësit arritën ta shuajnë për një kohë të shkurtër, megjithatë tashmë kishin humbur jetën 14 pacientë, ndërsa 12 të tjerë ishin lënduar.

Derisa ngjarja po qarkullonte gjithkund nëpër rrjetet sociale, krerët e shtetit nga festa u nisën për Tetovë.  Në objektin e Komunës së Tetovës mbajtën mbledhje emergjente, por para mediave askush nuk foli, përveç një mjeku i cili foli për gjendjen e pacientëve të shpëtuar.

“Në fillim gjendja e tyre ishte shumë e rëndë por me intervenimin me intervenimin e ekipeve mjekësore gjendja e tyre është stabile për momentin”, tha Nexhmedin Abazi, mjek.

Trupat e djegur ishin dërguar për autopsi, ndërsa prokuroria po hetonte vendngjarjen. Në fillim askush nuk mbante përgjegjësi për zjarrin, as ministri i Shëndetësisë, as zëvendësi i tij e as drejtorët e spitalit në Tetovë.

Në vend u shpallën 3 ditë zie, ndërsa për të hetuar rastin Qeveria kishte kërkuar ndihmë nga ekspertë gjerman.

Rreth dy ditë më vonë, ministri Venko Filipçe dha dorëheqje, veprim të njëjtë bëri edhe zëvendësi i tij Ilir Hasani, pas çka u pasua edhe nga drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi.

“Tragjedia e fundit në Tetovë më ka prekur shumë, më vjen shumë keq për viktimat, bashkë ndjej me familjet e tyre dhe nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dhimbjen e as mënyrë se si të kompensohet humbja. Të nderuar, si mjek dhe si ministër kam integritet dhe prandaj sot për arsye morale dorëzova dorëheqje deri të kryeministri Zoran Zaev”, pohonte Venko Filipçe, ish-ministër i Shëndetësisë 10.09.2022.

Hetimi mbi zjarrin zgjati rreth 1 vit. Prokuroria konstatoi se zjarri në spitalin modula ka ndodhur si pasojë e djegies së kabllos vazhduese, në të cilin është vendosur një aparat defibrilator-reanimues, një karrikues celulari dhe një tjetër pajisje tjetër. U ngrit akuzë kundër dy drejtorëve e spitalit Florin Besimi dhe Artan Etemi, kundër përgjegjësit të spitalit modular Boban Vuçevski dhe kundër Spitali i Qytetit të Tetovës. Akuzohen për veprat penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm” dhe “mos veprim sipas rekomandimeve shëndetësore në kohë epidemie”.

The post Një vit nga tragjedia në spitalin modular Tetovë! Ende askush nuk mban përgjegjësi appeared first on Albeu.com.

Dalin emrat e të akuzuarve për zjarrin në Spitalin modular në Tetovë, mes tyre ish-drejtori Florim Besimi
Ish-drejtori i spitalit të Tetovës, Florim Besimi, ish-drejtori teknik dhe një mjek akuzohen për zjarrin katastrofik që vitin e kaluar më 8 shtator në qendrën modulare të Covid-it, la të vdekur 14 pacientë, raporton TV Telma.

Prokuroria e Tetovës ka ngritur kallëzim kundër tre personave për dy vepra të ndryshme, përkatësisht ndaj dy drejtorëve, që ngarkohen për krim të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme, ndërsa ndaj mjekut për mosveprim sipas rregullave shëndetësore.

Në aktakuzë ngarkohet edhe spitali i Tetovës.

Mirëpo, prokuroria e Tetovës nuk e ka ndarë këtë informacion me publikun me rastin e paraqitjes së aktakuzës, edhe përkundër interesimit të madh të mediave. Kjo u bë e ditur sot pas pyetjes së një gazetari.

Ata sot janë përgjigjur vetëm me një informacion të shkurtër për rastin që tronditi thellë opinionin dhe kanë bërë të ditur më shumë detaje për nesër.

Sipas informacioneve të TV Telma, dy drejtorët akuzohen për mungesën e sistemit të mbrojtjes nga zjarri në spital, ndërsa mjeku për shkak se ka lejuar praninë e të afërmve të të sëmurëve me korona pavarësisht ndalimit të vizitorëve, përcjell INA.

Në hetimin e këtij rasti u përfshinë edhe hetuesit gjermanë, të cilët përgatitën një raport prej 7 faqesh për zjarrin, por detajet e tij nuk u publikuan kurrë.

Sipas ekspertizës së Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë, zjarri ka ndodhur si pasojë e djegies së një kablloje shtesë, në të cilin ishin lidhur aparati për reanimim, karikuesi i celularit dhe një pajisje tjetër.

COVID qendrat ishin ndërtuar me para të Bankës Botërore dhe sipas dokumenteve të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, drejtorët e spitaleve janë përgjegjës për mbrojtjen nga zjarri. Në këtë rast tragjik, 14 persona humbën jetën nga zjarri dhe po aq u shpëtuan. Aktakuza është shpallur në fillim të këtij viti, por ajo vjen edhe 10 muaj pas ngjarjes tragjike./INA

The post Dalin emrat e të akuzuarve për zjarrin në Spitalin modular në Tetovë, mes tyre ish-drejtori Florim Besimi appeared first on Albeu.com.

30 mijë euro për familjarët e viktimave në Tetovë! Deri më tani paratë janë dhënë vetëm për 9, nga gjithsej 14 viktima
Qeveria më 23 nëntor të vitit të kaluar ndau 420 mijë euro për familjarët që humbën të afërmit e tyre në tragjedinë e spitalit modular në Tetovë. Në vendimin e Qeverisë thuhet se paratë ndahen si ndihmë financiare për dhimbjet shpirtërore që kanë përjetuar familjarët.

“Ministria e Financave obligohet që të sigurojë mjete nga rezervat e Buxhetit të Maqedonisë së Veriut dhe të japë kompensim të njëhershëm në të holla për dhimbjen e përjetuar shpirtërore për shkak të vdekjes të një personi të afërm të familjeve të viktimave në zjarrin që shpërtheu në spitalin modular, për një familje në vlerë prej 30.000 eurove në kundërvlerë denari në ditën kur do të bëhet pagesa e këtij kompensimi, gjegjësisht në vlerë të përgjithshme prej 420.000 eurove në kundërvlerë në denari për familjet e 14 viktimave”, thonë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë se Veriut.

Pra shuma totale e ndarë nga Qeveria është 420 mijë euro, që nënkupton kompensimi do të jetë 30 mijë euro për një familjar të humbur në tragjedi. TV21 mëson se deri më tani paratë janë dhënë vetëm për 9 viktimat. Gjatë ditës kemi kontaktuar me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë që kanë qenë në takim me familjarët e viktimave nga ku 11 përfaqësues të familjarëve ishin të takim e të cilët ranë dakord që për një kohë të shkurtër do t’i dërgojnë të dhënat.

“Sot mbushen fiks katër muaj nga tragjedia në spitalin modular në qytetin e Tetovës ku jetën humbën 14 pacientë dhe 12 të tjerë u lënduan, por edhe pas katër muajsh ky rast akoma mbetet i pazbardhur”.

Për të zbardhur tragjedinë në spitalit modular, Qeveria angazhoi ekspertë gjerman, të cilët deri më tani nuk kanë dhënë informacion se deri ku është zbardhja e rastit. Ditë më parë Televizioni 21 kontaktoi me ta, ku në një përgjigje të shkurtë na thanë se ata nuk mund të japin asnjë të dhënë për këtë rast. Edhe pse Prokuroria Themelor në vend ka kryer të gjitha hetimet, po e pret ekspertizën nga Gjermania./TV 21/

The post 30 mijë euro për familjarët e viktimave në Tetovë! Deri më tani paratë janë dhënë vetëm për 9, nga gjithsej 14 viktima appeared first on Albeu.com.

4 muaj nga tragjedia në spitalin modular, ASH: Ende askush s’mban përgjegjësi për 14 qytetarët që u dogjën të gjallë
Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pasi u mbushën plot 4 muaj nga tragjedia në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën 14 qytetarë.

Ata shkruajnë se regjimi aktual që në ditët e para pas tragjedisë filloi fshehjen e së vërtetës, gjurmëve të krimit dhe u tall me familjarët e viktimave duke deponuar dhe pastaj refuzuar dorëheqjet.

“Për të qenë ironia edhe më e madhe, ministri dhe zëvendës ministri  i shëndetësisë, nuk u shkarkuan kur u dogjën të gjallë 14 qytetarë të Tetovës, por kur duhej të bëhen pazaret politike për të mbijetuar regjimi. Kjo vetëm se konfirmon atë që ne kemi paralajmëruar në vazhdimësi, se pushteti i regjimit hibrid është më i rëndësishëm sesa jeta  e qytetarëve” përfundon reagimin e saj Aleanca për Shqiptarët./albeu.com/

The post 4 muaj nga tragjedia në spitalin modular, ASH: Ende askush s’mban përgjegjësi për 14 qytetarët që u dogjën të gjallë appeared first on Albeu.com.