Spiropali Archives - Albeu.com

Replika me Berishën, Spiropali: Sali je i pabesueshëm! Je edhe denoncuesi edhe garantuesi më i madh i sistemit, çliro opozitën
Deputetja e PS dhe ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka replikuar me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë debatit në Kuvend.

Në fjalën e saj, Spiropali u shpreh se Berisha ndodhet në një kontradiktë politike, pasi sipas saj ai paraqitet njëkohësisht si denoncues i sistemit dhe si garantues i tij.

Spiropali shtoi se kreu i opozitës duhet fillimisht “të çlirojë sistemin, partinë dhe opozitën”, përpara se të kërkojë besimin e qytetarëve.

“Sali je i pabesueshëm, sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh edhe garantuesi më i madh i sistemit. Kështu që kur të çlirosh sistemin, kur të çlirosh partinë, kur të çlirosh opozitën mund të flasim këtu dhe ndoshta terma doktor do të të ngjisin më shumë. Por sot për sot kontradikta e thellë e të qenit edhe denoncues edhe garantues nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe i jep të drejtën qytetarëve të mos të të besojnë”, tha Spiropali.

Çfarë tha Berisha?

Berisha iu drejtua ish-ministres dhe deputetes Elisa Spiropali, duke e pyetur se si kishte mundësi që Balluku e quante Ramën pallosh dhe ai e mbronte, kurse atë që e quante Skënderbe e flaku.

“Dhe ju që po më shihni atje, do u bëj një pyetje unë këtu, si ka mundësi që ajo e quan Pallosh i Gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbeg dhe të flak. Cila është arsyeja? – tha Berisha.

The post Replika me Berishën, Spiropali: Sali je i pabesueshëm! Je edhe denoncuesi edhe garantuesi më i madh i sistemit, çliro opozitën appeared first on Albeu.com.

Përplasjet me Spiropalin/ Rama: Dy herë e fala, të tretën jo më
Edi Rama ka komentuar për herë të parë debatet e fundit të brendshme në Partinë Socialiste, duke u ndalur edhe te komentet dhe qëndrimet e Elisa Spiropalit, për të cilën u pyet drejtpërdrejt gjatë një bashkëbisedimi me botuesin e Koha Jonë, Nikollë Lesi, që po transmetohet edhe në faqen e Ramës në Facebook.

I pyetur nëse brenda Partisë Socialiste ka nisur të krijohet tension apo “kazani” po zien, duke përmendur edhe disa emra si Elisa Spiropali, Erion Braçe dhe Ogerta Manastirliu, Rama u shpreh fillimisht për Erion Braçen.

“Tani në PS, çfarë ndodh në PS? Ka ndonjë kështu, ndonjë fraksion ndonjë kështu, se ka disa emra që… Pashë një status të Elisa Spiropalit që ishte thumbues, i shkruar shumë bukur me ChatGPT besoj, se ishte shkruar shumë bukur; Erion Braçe që nuk pranon Ogerta Manastirliun. Ka kazan? Dhe ‘kazani’ te PS-ja ka filluar të ziejë pak besoj”, ishte pyetja që iu drejtua kryeministrit.

Rama u përgjigj: “Unë di që Erion Braçja ka qenë ai që është dhe thotë, do mbetet ky që është, këtë di unë. Nuk më duket se ka ndonjë gjë të re në kuptimin që ai ashtu ka qenë, ashtu është, ashtu do jetë dhe ashtu duhet të jetë. Është ekzaktësisht një njeri që është vetvetja dhe s’ka asnjë gjë për t’u çuditur. Është vetvetja. Ashtu është ai.”

Në ndërhyrjen e mëtejshme, Nikollë Lesi i tha se të njëjtën gjë kishte deklaruar edhe Blendi Klosi, duke pyetur nëse kjo ishte një linjë partie.

“Po ashtu është, ashtu është. Kush përpiqet ta imitojë, bën gabim”, u shpreh Rama.

Më pas biseda u fokusua te Elisa Spiropali.

“U more me Erion Braçen, harrove Elisa Spiropalin”, tha Lesi.

Rama u përgjigj shkurt: “S’ka gjë për të shënuar këtu. Çfarë ka?”

Nikollë Lesi vijoi duke pyetur nëse Spiropali mund të përjashtohej, duke iu referuar deklaratave të saj.

“Do përjashtohet? Se ajo tha ‘më përjashto. Më përjashto, më përjashto, më përjashto’. Domethënë që lutja vetëm ‘më hiq qafe’ apo nuk do të përgjigjesh?”

Rama reagoi me një krahasim figurativ: “Kush thotë ‘hajde, këtu më ke, më vrit’ e thotë ngaqë të do apo jo? Kështu që nuk duhen marrë …”

Në këtë moment, Lesi ndërhyri: “S’e ka humbur dashurinë për Skënderbeun.”

Rama vijoi: “Jo, jo, nuk duhen marrë literalisht këto gjëra. Janë krejt normale për sa kohë nuk prekin atë vijën e kuqe.”

Gazetari këmbënguli duke thënë se, sipas tij, Spiropali e kishte kaluar vijën e kuqe.

“Vijën e kuqe ka prekur ajo. Dy vija të kuqe madje, po ti nuk do që ta thuash. Dy. Dy vija që i ka shkelur, dy vija të kuqe. Madje dëgjova kolegun Martin Leka që tha ‘e kisha përjashtuar për tre minuta’. Kështu tha Martini. I thashë ‘gabim të përjashtosh’. Jo – tha ai. ‘Unë e kisha përjashtuar – tha Martin Leka – në vend, në sekondë’. ‘Po Rama është tolerant – tha ai. Jo unë.’”

Në fund, Rama dha përgjigjen e tij më të drejtpërdrejtë për këtë çështje: “Çdo njeri mund të gabojë. Kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta pastaj e ndan.”

Kur Lesi interpretoi deklaratën duke thënë se Spiropali ka një tjetër mundësi përpara përjashtimit, Rama shmangu thellimin e debatit: “Jo, këto janë si titujt e ‘Kohës’, tonë të parës. Se këtu jemi për Kohën tonë, nuk jemi për këto situata, për këto, shko te doktori.”

The post Përplasjet me Spiropalin/ Rama: Dy herë e fala, të tretën jo më appeared first on Albeu.com.

Përplasjet brenda Partisë Socialiste/ Arben Malaj: Koha për të filluar lëvizje të re politike përballë pushtetit absolut, Elisa dhe Erioni politikanë atdhedashës
Me anë të një postimi në “Facebook”, ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet brenda Partisë Socialiste, ku dy figura të rëndësishme të të majtës, Elisa Spiropali dhe Erion Braçe, kanë dalë kundër liderit të PS, Edi Rama.

Malaj hedh idenë e krijimit të një lëvizje të re politike përballë asaj që ai e quan ‘pushteti absolut dhe i babëzitur i rilindasve, që vetëm rilindje nuk janë’.

Në qëndrimin e tij, Malaj thekson se Spiropali duhet të sfidojë për të fituar mbështetjen e publikut, veçanërisht të elektoratit gri dhe qytetarëve të zhgënjyer, të cilët shpesh shprehin pakënaqësinë përmes mospjesëmarrjes në votime.

Sipas tij, një sfidë e tillë duhet të synojë edhe rikthimin e besimit të “socialistëve të vërtetë”.

Komenti i plotë i Arben Malajt:

Mirmëngjesi! Elisa duhet të sfidojë dhe të meritojë mbështetjen publike, të elektoratit gri dhe të të zhgënjyerve, të cilët protestojnë me mospjesëmarrje edhe në votime.

Por sidomos, Elisa duhet të fitojë shpresën dhe mbështetjen e socialistëve të vërtetë.

Kur analizojmë qëndrimin deri tani sfidues të Spiropalit, mund dhe duhet të mbajmë parasysh disa momente:

Pas vitit 2005, PS-ja nuk është më partia për të cilën shumë socialistë, përfshirë edhe mua, u inspiruan dhe u bashkuan.

Nuk është më një parti e personaliteteve inspiruese si Dritëroi, Prof. Serveti, Nano dhe shumë personalitete të tjera.

PS-ja u krijua dhe arriti të jetë partia me demokraci të brendshme, ku nxitej dhe nuk dënohej mendimi ndryshe.

PS-ja kishte një proces përzgjedhës dhe promovues për mandatet e larta në politikë, në institucionet kushtetuese dhe në forumet partiake.

Pra, në këtë rast, Rilindja është një SHPK me pronar të vetëm dhe 100% të aksioneve,

ku ndalohet dhe dënohet mendimi ndryshe dhe

ku po vërtetohet se lakmia për pasurim kriminal ka infektuar rrënjët e saj.

Atëherë edhe Elisa, Erioni dhe kushdo tjetër politikan atdhedashës,

ka të drejtë të inspirohet dhe të veprojë pa frikë, i udhëhequr edhebnga integriteti i Churchill-it kur deklaronte: “Për parimet i ndryshoj partitë, por për partitë nuk i ndryshoj parimet.”

E dyta, ka një fushatë të mirëdirigjuar për ta goditur Elisën që në hapat e para që të tërhiqet.

Unë besoj dhe inspiroj që të kemi sa më shumë zëra alternative deri edhe kundërshtues edhe brenda Rilindjes.

Aq më tepër që PS-ja është duke u tkurrur nga keqqeverisja e vendit, për shkak të korrupsionit dhe sidomos nga kapja e shtetit.

Përballë këtyre sulmeve të divizioneve digjitale shpifëse të patronazhistëve nepotikë, të sponsorizuar edhe nga krimi, për Elisën, Erionin për mua në konkurrimin si i pavarur për kryetar bashkie në Vlorë, vlen shumë shprehja e Gëtes:

“Ke humbur pasurinë?

Ke humbur pak.

Ke humbur nderin?

Ke humbur shumë.

Ke humbur guximin? Atëherë më mirë të mos kesh lindur fare!”

Elisa duhet të vlerësojë rëndësinë e momentit.

Nëse inspirohet nga modeli hungarez, duhet kujtuar se Orbán u mund duke i dalë përballë, jo nga brenda, sepse sipas Senekës: “Nuk ka skllavëri më të turpshme se ajo e vullnetshmja.”

Rilindasit nuk duan të nxitojnë ta përjashtojnë Elisën vetëm për një qëllim:

T’i lënë sa më pak kohë të organizohet për një alternativë të re politike përballë Ramës.

Momenti, qartësia, vendosmëria, aftësia inspiruese dhe sfiduese

janë kolonat ku Elisa, por jo vetëm Elisa, mund të nisë një lëvizje të re politike përballë pushtetit absolut dhe të babëzitur të rilindasve, që vetëm rilindje nuk janë.

Sepse rilindasit e vërtetë vunë veten e tyre në shërbim të Shqipërisë, ndërsa këta po e shfrytëzojnë papërgjegjshmërisht vendin përmes një pushteti absolut që korrupton në mënyrë absolute.

Një apel për socialistët rilindas që u verbuan nga pasurimi i shpejtë deri dhe kriminal, vjen nga pastori gjerman Martin Niemöller kur apelonte:

“Kur erdhën për komunistët, unë nuk fola, sepse nuk isha komunist.

Kur erdhën për socialistët, unë nuk fola, sepse nuk isha socialist.

Kur erdhën për sindikalistët, unë nuk fola, sepse nuk isha sindikalist.

Kur erdhën për hebrenjtë, unë nuk fola, sepse nuk isha hebre.

Kur erdhën për mua, nuk kishte mbetur më askush të fliste.”

Ky do te jete fati I deputeteve qe vetë shërbejnë,

jo si deputet te votuesve

por si skllevër vullnetarë te kryetarit të partisë.

Ditë të mbarë!

The post Përplasjet brenda Partisë Socialiste/ Arben Malaj: Koha për të filluar lëvizje të re politike përballë pushtetit absolut, Elisa dhe Erioni politikanë atdhedashës appeared first on Albeu.com.

Reagimi i Spiropalit për paralajmërimin e kryeministrit, Braçe: Qëndrojnë ato që thotë, edhe Rama e di që është ashtu
Deputeti Erion Braçe, ka komentuar përplasjet brenda Partisë Socialiste, konkretisht për debatin mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres Elisa Spiropali, të cilin kreu i qeverisë e ka paralajmëruar se do e përjashtojë nga partia.

Në një intervistë për mediat, Braçe pranoi se shqetësimet e ngritura nga Spiropali janë reale dhe ndahen edhe nga figura të tjera brenda PS-së, përfshirë edhe vetë kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, thirrjet për riorganizim dhe hapje të partisë janë tregues i qartë se ekzistojnë probleme të brendshme që kërkojnë zgjidhje.

“Zonja Spiropali ka ngritur disa shqetësime që edhe qëndrojnë, edhe për mua qëndrojnë edhe për të tjerë aty, edhe për kryeministrin qëndrojnë. Në momentin që themi që duhet të rienergjizojmë PS, që duhet ta hapim PS, duhet ta bëjmë më demokratike, praktikisht kemi pranuar një seri problemesh që duhen kuruar”, tha ai në “Shqipëria Live”.

Më tej, Braçe pranoi po ashtu se brenda PS ka pabarazi në vlerësimin e kontributeve, por i pyetur nëse Spiropali është një prej këtyre rasteve, Braçe refuzoi të flasë me emra.

Sidorela Gjoni: Dje ka pasur diskutime brenda PS-së. Përplasja në distancë apo edhe ballë për ballë e asaj ajo që ndodh në PS. Keni ju një mendim për zërat e ndryshëm në PS-së, një koment që u diskutua dje ishte ai që mund të ketë bërë Rama drejtuar Elisa Spiropalit: “PS-ja dhe unë jemi investuar tek ti, ti nuk do të flasësh më”.

Erion Braçe: PS ja ka investuar tek ne, jo ne tek PS-ja.

Sidorela Gjoni: Te Spiropali në këtë rast…

Erion Braçe: Unë flas për veten, nuk preferoj të flas për emra. Unë mendova që gjëja nuk po i thuhej vetëm zonjës Spiropali, por edhe mua ose të tjerëve në sallë. Unë vazhdoj të jem deficitar në PS. Në PS ka shumë njerëz që nuk e kanë pasur mundësinë që unë kam pasur. Janë socialistë të thjeshtë, në etapa të ndryshme, por edhe ata kanë pritur nga PS dhe nuk kanë marrë atë që meritonin.

Sidorela Gjoni: Ka të tjerë që kanë marrë më shumë se çfarë kanë merituar?

Erion Braçe: Patjetër që ka plot.

Sidorela Gjoni: A është Spiropali rast i tillë?

Erion Braçe: Nuk jam unë të bëj gjykatësin e kontributeve në PS. Mendoj që është partia që përmes proceseve demokratike t’i japi atë që meritojnë.

The post Reagimi i Spiropalit për paralajmërimin e kryeministrit, Braçe: Qëndrojnë ato që thotë, edhe Rama e di që është ashtu appeared first on Albeu.com.

Elisa Spiropali nuk mbrojti vjedhjet e Ramës me Ballukun/ Berisha tregon prapaskenat: Dy arsye pse ajo u shpall armike
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi edhe përplasjet e fundit të kryeministrit Edi Rama me ish-ministren e Jashtme dhe ish-parlamentaren, aktualisht deputetet e PS, Elisa Spiropali.

Berisha renditi dy arsyet kryesore, që sipas tij Rama e shpalli armike: E para, Spiropali nuk mbrojti vjedhjet e Ramës me Lubinë dhe e dyta, ajo firmosi Bordin e Paqes, diçka që sipas kreut të PD, kryeministri nuk mund ta bëntë dot.

“Elisa u shpall armike për dy arsye, nuk mbrojti vjedhjet e Ramës me Lubi Ballukun. Pse e bëri nuk e di, por ajo nuk i mbrojti. Së dyti ajo firmosi Bordin e Paqes, që Rama nuk e firmosi dot. Në këtë mënyrë të ardhme aty ajo nuk kishte më. Arsyet e thella nuk e di, por këto janë probleme të brendshme të tyre”, tha kreu i PD.

Kujtojmë që Spiropali ka dalë herë pas herë me mesazhe kritike ndaj qeverisë, që kur ajo u distancua nga grupi socialiste në rastin e imunitetit të Belinda Ballukut.

Ditën e djeshme, ajo përcolli dje një mesazh të fortë duke ngritur shqetësimin për një model drejtimi që, sipas saj, po dominon sot PS-në dhe institucionet shtetërore. Ajo përshkruan një realitet ku institucionet nuk funksionojnë më si mekanizma vendimmarrjeje dhe llogaridhënieje, por si mjete presioni dhe kontrolli, duke u përdorur si “hanxhar” ndaj individëve, bizneseve, mediave dhe grupeve të caktuara.

Ish-kryeparlamentarja thekson se ky model i ndërtuar gradualisht përmes heshtjes dhe tolerimeve, po zëvendëson politikën me një strukturë të mbyllur dhe të centralizuar vendimmarrjeje.

Ish-ministrja tregon se e kanë këshilluar që të “heshtë” mbi atë se çka ndodh te qeveria. Por ajo bën të qartë se pavarësisht paralajmërimeve dhe sulmeve, nuk trembet nga “qen që s’e kafshojnë”.

The post Elisa Spiropali nuk mbrojti vjedhjet e Ramës me Ballukun/ Berisha tregon prapaskenat: Dy arsye pse ajo u shpall armike appeared first on Albeu.com.

Kudo dhe kurdo me socialistët/ Elisa Spiropali nis takimet me bazën e PS: Për Shqipërinë siç i ka hije (FOTO)
Me anë të një postimi në “Facebook”, ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-ministrja e jashtme njëherësh deputete e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka njoftuar se ka nisur takimet me bazën e PS në zonën e saj elektorale, konkretisht tek Liqeni i Thatë.

Spiropali shkruan “Kudo dhe kurdo me Socialistët, për Shqipërinë siç i ka hije”, ndërsa ka postuar edhe një foto.

Kujtojmë që Spiropali ka dalë herë pas herë me mesazhe kritike ndaj qeverisë, që kur ajo u distancua nga grupi socialiste në rastin e imunitetit të Belinda Ballukut.

Ditën e djeshme ajo përcolli dje një mesazh të fortë duke ngritur shqetësimin për një model drejtimi që, sipas saj, po dominon sot PS-në dhe institucionet shtetërore. Ajo përshkruan një realitet ku institucionet nuk funksionojnë më si mekanizma vendimmarrjeje dhe llogaridhënieje, por si mjete presioni dhe kontrolli, duke u përdorur si “hanxhar” ndaj individëve, bizneseve, mediave dhe grupeve të caktuara.

Ish-kryeparlamentarja thekson se ky model i ndërtuar gradualisht përmes heshtjes dhe tolerimeve, po zëvendëson politikën me një strukturë të mbyllur dhe të centralizuar vendimmarrjeje.

Ish-ministrja tregon se e kanë këshilluar që të “heshtë” mbi atë se ç`ka ndodh te qeveria. Por ajo bën të qartë se pavarësisht paralajmërimeve dhe sulmeve, nuk trembet nga “qen që s’e kafshojnë”.

The post Kudo dhe kurdo me socialistët/ Elisa Spiropali nis takimet me bazën e PS: Për Shqipërinë siç i ka hije (FOTO) appeared first on Albeu.com.

“Hesht, ose…!”/ “Sulmet nuk më trembin” – Mesazhi i fortë i Spiropalit: Refuzoj modelin ku institucionet përdoren si ‘hanxhar’ ndaj mediave dhe bizneseve
Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka përcjellë një mesazh të fortë duke ngritur shqetësimin për një model drejtimi që, sipas saj, po dominon sot Partinë Socialiste dhe institucionet shtetërore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo përshkruan një realitet ku institucionet nuk funksionojnë më si mekanizma vendimmarrjeje dhe llogaridhënieje, por si mjete presioni dhe kontrolli, duke u përdorur si “hanxhar” ndaj individëve, bizneseve, mediave dhe grupeve të caktuara.

“Vjen koha kur në një moment, institucionet fillojnë të funksionojnë si zgjatime të vullnetit të pak njerëzve. Disa ministri dhe agjensi shtetërore nuk reagojnë më ndaj ligjit dhe detyrës, por ndaj urdhrit. Nuk i përgjigjen procedurës, por klanit. Dhe në këtë pikë, çdo biznes, çdo media, çdo individ e kupton se nuk është më përballë një shteti, por përballë një makinerie të pashpirt që mund të përdoret kundër tij”, shprehet ajo.

Ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali thekson se ky model, i ndërtuar gradualisht përmes heshtjes dhe tolerimeve, po zëvendëson politikën me një strukturë të mbyllur dhe të centralizuar vendimmarrjeje.

“Këtë model kam refuzuar dhe refuzoj. Ky është modeli që nuk duhet të jetë pjesë e Partisë Socialiste: Refuzimi i realitetit ku institucione publike me fytyrë personale përdoren si hanxharë për të frikësuar, dhe ku mbajtja e ndikimit nuk kërkon performancë, por kontroll. Ku pjesa e ndershme e administratës detyrohet të zbatojë deri urdhëra të paligjshëm për interesa dhe presione eprorësh të dhunshëm dhe fuqiplotë”, vijon Spiropali.

Gjithashtu, ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali tregon se e kanë këshilluar që të ‘heshtë’ e mos të flasë më mbi atë se çka ndodh te qeveria socialiste. Por ajo shton se pavarësisht paralajmërimeve dhe sulmeve, nuk trembet nga “qen që s’e kafshojnë”.

Mes të tjerash, ish-ministrja tha se PS po zëvendësohet nga një strukturë fosile me emërime okulte, ndërsa shton se institucionet përdoren si hanxhar.

REAGIMI

Po më këshillojnë të hesht. Me të njëjtën mënyrë që përdoret në këto raste: rri rehat, mos bëj zë, do të të vërsulen, nuk ia del dot.

E kuptoj këtë “këshillë”. Është praktike. Madje edhe e mençur në një kuptim të ngushtë, mediokër, meskin. Por është pikërisht kjo lloj “mençurie” që ka ndërtuar klimën ku ndodhemi sot.

Problemi nuk është një individ, një konflikt, një mosvotim në Kuvend, apo një keqkuptim brenda pushtetit.

Problemi është një model që është instaluar gradualisht dhe që sot funksionon pothuajse pa pengesa. Një model ku institucionet nuk janë më hapësira vendimmarrjeje, por instrumente presioni. Ku vendimet nuk merren bashkarisht, por veç. Ku ligji interpretohet sipas nevojës së momentit, dhe jo sipas parimit vizionar.

E kam parë nga afër këtë transformim. Nuk është diçka që ndodh me një vendim të vetëm. Ndodh me tolerime të vogla, me heshtje të arsyetuara, me ndërhyrje që fillimisht duken të padëmshme dhe më pas kthehen në të rëndësishme, deri vendimtare.

Vjen koha kur në një moment, institucionet fillojnë të funksionojnë si zgjatime të vullnetit të pak njerëzve. Disa ministri dhe agjensi shtetërore nuk reagojnë më ndaj ligjit dhe detyrës, por ndaj urdhrit. Nuk i përgjigjen procedurës, por klanit. Dhe në këtë pikë, çdo biznes, çdo media, çdo individ e kupton se nuk është më përballë një shteti, por përballë një makinerie të pashpirt që mund të përdoret kundër tij.

Nëse këto mekanizma përdoren edhe ndaj atyre që kanë mbrojtje publike, me detyra të larta shtetërore, çfarë ndodh me ata që nuk kanë asnjë zë?

Kur struktura shtetërore të emëruara, të promovuara dhe të kontrolluara nga e njëjta dorë, tashmë jo formale, të paraprira nga portale të paguara me para të errëta, fillojnë të sulmojnë në mënyrë brutale deri edhe familjarë, në punë të tyre, atëherë kuptohet qartë se kufijtë janë tejkaluar, dhe se nuk bëhet më fjalë për politikë.

Nuk kam asgjë për të fshehur. Pikërisht për këtë arsye, këto sulme nuk më trembin. Përkundrazi, më bëjnë edhe më të qartë për atë që duhet thënë e duhet bërë.

Këtë model kam refuzuar dhe refuzoj. Ky është modeli që nuk duhet të jetë pjesë e Partisë Socialiste: Refuzimi i realitetit ku institucione publike me fytyrë personale përdoren si hanxharë për të frikësuar, dhe ku mbajtja e ndikimit nuk kërkon performancë, por kontroll. Ku pjesa e ndershme e administratës detyrohet të zbatojë deri urdhëra të paligjshëm për interesa dhe presione eprorësh të dhunshëm dhe fuqiplotë.

Dhe paralelisht me këtë, është ndërtuar një tjetër deformim i brendshëm. Një parti e gjallë, po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte. “Drejtorokracia” është kthyer në mënyrë funksionimi. Ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie.

Kjo nuk është ajo për të cilën është ndërtuar Partia Socialiste. Nuk është as modeli që i ka dhënë legjitimitet pushtetit të saj ndër vite.

Për këtë arsye, kjo nuk mund të trajtohet si një çështje personale. Nuk është një përplasje me dikë. Është një mospajtim me një mënyrë funksionimi që po bëhet normë.

Nuk kam frikë nga sulmet. Kam jetuar e jetoj ndër rreshtat e pavdekshëm lasgushianë;

“Shpirtkatran që më qërtojnë, janë qën’ që s’më kafshojnë.”

Jo se jam e paprekshme, por sepse nëse do të kisha frikë, do ta kisha zgjedhur heshtjen shumë më herët. Heshtja është gjithmonë opsioni më i lehtë në këto situata.

Halli është se ky model nuk prodhon vetëm padrejtësi. Ai prodhon largim. Largon njerëzit nga politika, nga besimi, nga vetja, nga vendi. E bën jetën të vështirë, jo për shkak të mungesës së mundësive, por për shkak të kontrollit mbi to.

Dhe nëse kjo vazhdon, nuk do të kemi më një debat politik për mënyrën si qeveriset vendi, por një mungesë të vrazhdë, të shëmtuar dhe deformuese të llogaridhënies institucionale.

Për mua kjo nuk është një çështje thjesht personale. Është një detyrim për të thënë se shumçka duhet ta bëjmë më mirë. Jo unë, por Koha e kërkon.

Ndarja e rëndësishme që duhet bërë qartë nuk është mes njerëzve. Është mes sektorëve funksionues shtetërorë, dhe strukturave abuzive personale.

Partia Socialiste e ka pasur dhe e ka energjinë e nevojshme për përmirësime dhe transformim në dobi të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

The post “Hesht, ose…!”/ “Sulmet nuk më trembin” – Mesazhi i fortë i Spiropalit: Refuzoj modelin ku institucionet përdoren si ‘hanxhar’ ndaj mediave dhe bizneseve appeared first on Albeu.com.

Përplasja me Spiropalin në Grupin e PS, Rama flet sërish: 7 orë mbledhje, mediat bënë lajm ça i thashë unë njërit apo tjetrës
Kryeministri Edi Rama iu referua sërish sot përplasjes që ai pati një javë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, me ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë socialiste në Baldushk, Rama tha se në 7 orë mbledhje të shtunën e kaluar ku u diskutua për punët dhe shqetësimet e qytetarëve, mediat pasqyruan vetëm debatin e tij me deputetët.

Edi Rama: Qëndruam në atë mbledhje nga ora 11 deri në 6 pasdite, faktikisht kemi qenë 7 orë mbledhje. Në ato 7 orë mbledhje dhe nga të gjitha ato diskutime bëmë, mediat, s’po flas këtu për portalet, pasqyrat dhe tenxherat e vogla, por po flas për mediat kombëtare, lajm kryesor bënë ça i thashë unë njërit, ça i thash tjetrës…ku populli e njerëzit e ku mediat dhe lajmi. Mirëpo, ky shembull që solla nuk ka ndonjë problem, por problemi është kur përhapen gjithëfarëlloj gjysmë të vërtetash që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.

Po më thoshte Xhemali (Qefalia) që këtu kanë shkuar mbi 100 e ca aplikime për paketën e maleve. Ky është interes i të gjithëve, se për një agroturizëm apo bujtinë, do të punësohen njerëz nga kjo zonë, është e lidhur me prodhimin në këtë zonë. Prandaj, ne duhet t’i diskutojmë këto me njëri-tjetrin.

The post Përplasja me Spiropalin në Grupin e PS, Rama flet sërish: 7 orë mbledhje, mediat bënë lajm ça i thashë unë njërit apo tjetrës appeared first on Albeu.com.

“Rebelimi” i Spiropalit/ Bushati: Nuk e ndaj dot aktin politik, nga xhelozia femërore… Ka bërë karrierë me servilizëm
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për “rebelimin” e Elisa Spiropalit dhe deklaratat e saj për mungesën e meritokracisë dhe arrogancën në PS.

Biseda në studio:

Rakipi: Gjithë kjo filozofi. Spiropali ankohet se nuk ka meritokraci. Erdhi qameri edhe këtu… Bushati si e kupton ti?

Bushati: E kam të vështirë ta ndaj, aktin politik nga xhelozia femëror.

Rakipi: Ua ty të vete mendja për gjëra…

Bushati: Them të merremi me të parën. Se nuk do ja vlen të diskutonim po të ishte e dyta. Nëse është e dyta, ishim këtu para dy javësh dhe folëm për Salianjin dhe kritikat që i bën autoritarizmit në PD. Unë thashë, të zgjiohesh sot dhe të thuash PD e Berishës dhe PS e Ramës janë arrogante, njerëzit të qeshin dhe të zënë me gur. Spiropali, ndonjë shkallë karriere që e ka ngjitur, e ka ngjitur përmes servilizmit dhe arrogancës. Zonjës Spiropali i mbaj mend që mbante ato fjalimet për opozitën e rublave, shembuj tipikë të veglave të regjimeve autoritare. E mbaj mend si kryetare Parlamente që nuk lejonte komisione të opozitës. Është viktimë e arrogancës, pranimi i saj. Tani, kur ikën në mënyrë të pamerituar nga një post i pamerituar, nuk kanë vlerë të thuash këto fjalë mbrapa. Në PS, e ka thënë Ben Blushi, është autobuz ku nuk i flitet shoferit. Kush i flet, zbret.

The post “Rebelimi” i Spiropalit/ Bushati: Nuk e ndaj dot aktin politik, nga xhelozia femërore… Ka bërë karrierë me servilizëm appeared first on Albeu.com.

Erdhi qameti, Spiropali kundër Ramës/ Klodiana Lala: Servile, nuk ka asnjë kontribut dhe arritje
Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat mes Klodiana Lalës dhe Preç Zogajt, lidhur me disidencën që Elisa Spiropali ka filluar të shfaqë, pasi u shkarkuar nga ministre.

Zogaj tha se Spiropali po bën kritika të vlefshme dhe se po del si alternativë, ndërsa Lala shpërtheu duke deklaruar se Spiropali ka qenë servile e Ramës, ndaj ka bërë karrierë, por nuk ka asnjë kontribut dhe asnjë arritje.

Klodiana Lala:Kush është kjo zonja? Ka sjellë spiropalizmin në politikë. Ka ardhur në postin e Ministres së Jashtme pa asnjë kontribut. Nuk di një betejë, të ketë drejtuar një qark dhe të ketë patur fitore të pastër. Nuk di një akt politik të saj të ketë mbetur në mendjen e shqiptarëve. Më thuaj një herë që të ketë kundërshtuar Ramën në 14 vite qeverisje? Është në majë të politikës për shkak të servilizmit, jo për shkak të kontributit. Në partitë politike shqiptare, Rama dhe Berisha kanë lënë partitë toka djerrë. Partitë janë pronë e të dyve, gjithë të tjerët bëjnë karrierë se e kanë mirë me shefin.

Preç Zogaj: Ja po del një alternativë.

Klodiana Lala: Ka relativizuar çdo skandal 14 vjet. Spiropali ka heshtur, është bashkëfajtore.

Preç Zogaj: Gjithë deputetët dhe ministrat e PS kanë bërë këtë. Mendoj se disidenca nuk lind në orën e parë. Por ajo nuk bën karrierë…

Klodiana Lala: Spiropali po të kishte kontribute, do të kishte reaguar. Më thuaj një betejë që ka bërë?

Preç Zogaj: Kujt i thua betejë ti?

Klodiana Lala: Një betejë të pastër pa grupe kriminale.

The post Erdhi qameti, Spiropali kundër Ramës/ Klodiana Lala: Servile, nuk ka asnjë kontribut dhe arritje appeared first on Albeu.com.