specialja Archives - Albeu.com

Specialja anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë
Gjykata Speciale bëri të ditur se janë anuluar seanca e planifikuar për javën e ardhshme në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi për administrim të drejtësisë.

Në njoftim thuhet se seancat ishin paraparë për datat 14 dhe 17 prill.

‘‘Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): anulohen seancat e planifikuara për javën e ardhshme

Ju njoftojmë se seancat e planifikuara për datat 14-17 prill 2026 në çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve në lidhje me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, janë anuluar. Informacione të mëtejshme do të jepen sapo të jenë të disponueshme’’, njoftoi Gjykata Speciale. /kp/

The post Specialja anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Specialja reagon pas letrës së Avokatit të Popullit për dokumentet serbe në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale ka reaguar pas pranimit të letrës së Avokatit të Popullit, Naim Qelajt, lidhur me pranimin e dokumenteve që burojnë nga autoritetet serbe në rastet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në reagimin e saj, Gjykata Speciale thekson se vendimi për pranimin e provave nuk nënkupton automatikisht peshën apo besueshmërinë që do t’u jepet atyre gjatë vendimmarrjes finale, raporton Insajderi.

Sipas Gjykatës, gjatë hartimit të aktgjykimit, Trupi Gjykues vlerëson secilën provë individualisht, duke e shqyrtuar atë në kontekst të tërësisë së provave të administruara gjatë gjykimit.

“Gjatë shqyrtimit nëse janë vërtetuar pretendimet faktike, trupi gjykues bën një vlerësim dhe peshim tërësor duke i marrë provat në tërësi. Rregullorja nuk lejon që verdikti i fajësisë të bazohet vetëm në provat e një dëshmitari që Mbrojtja nuk ka pasur mundësinë ta marrë në pyetje”, thuhet në reagim.

Po ashtu, Gjykata Speciale thekson se pranimi i një prove nuk do të thotë domosdoshmërisht se ajo do të përdoret si bazë për aktgjykimin përfundimtar.

“Në fund të gjykimit, gjykatësit vlerësojnë secilën provë në kontekst të provave të pranuara dhe përcaktojnë peshën dhe besueshmërinë që do t’u jepet atyre”, thuhet më tej.

Ky reagim vjen pasi Avokati i Popullit ka shprehur shqetësime serioze lidhur me pranimin e dokumenteve zyrtare që, sipas tij, pretendohet se burojnë nga autoritetet serbe, të cilat kanë ushtruar juridiksion mbi territorin e Kosovës pas qershorit të vitit 1999.

Në letrën e tij, Qelaj ka theksuar se kjo periudhë përkon me vendosjen e administratës së përkohshme ndërkombëtare të autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, gjatë së cilës funksionimi i institucioneve gjyqësore serbe në Kosovë ka qenë i paligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare.

“Rrjedhimisht, pranimi i këtyre dokumenteve ngre shqetësime serioze si për ligjshmërinë e tyre, përfshirë sipas së drejtës ndërkombëtare publike, ashtu edhe për besueshmërinë e tyre provuese”, thuhet në letrën e Avokatit të Popullit.

The post Specialja reagon pas letrës së Avokatit të Popullit për dokumentet serbe në rastin e ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Albeu.com.

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Hashim Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë rrëzuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e cila kërkonte masa shtesë në paraburgimin ndaj Hashim Thaçit, në rastin ku së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria kishte kërkuar disa kufizime lidhur me vizitat e paprivilegjuara të Thaçit, me arsyetimin se ato janë të nevojshme për të mbrojtur procesin nga çdo përpjekje e Thaçit për t’i penguar procedurat e DhSK-së. Konkretisht, ishte kërkuar që të ndalohet vizita e disa personave tek Thaçi.

Sipas Prokurorisë, e njëjta kërkesë i është paraqitur edhe gjyqtares së procedurës paraprake në rastikn kundër administrimit të drejtësisë ku ishte kërkuar që t’iu ndalohet vizita tek Thaçi 14 personave- duke përfshirë tre vëllezërit e tij, si dhe Artan Behramin, Blerim Shalën, Ismail Sylën, Vllaznim Kryeziun, Milaim Ahmetajn, Milaim Cakiqin, Avni Kastratin dhe katër persona të tjerë emri i të cilëve është i redaktuar.

Kërkesa nuk ishte pranuar që vizitat të ndaloheshin për vëllezërit e Thaçit, por ishte aprovuar për 11 të tjerët.

Sipas vendimit të 3 shtatorit 2025 i cili u bë publik më 10 tetor 2025, përveç kësaj, Prokuroria kishte kërkuar që çdo gjë që lidhet me këtë rast ose me rastin kundër administrimit të drejtësisë të ndalohet që të diskutohet gjatë vizitave të paprivilegjuara.

Sipas Prokurorisë, masat e kërkuara nuk janë ndëshkuese, por vendosin kufizime të arsyeshme pasi parandalojnë akte të tjera penguese të Thaçit.

Mbrojtja e Thaçit e kishte kundërshtuar këtë kërkesë të Prokurorisë, duke pretenduar se ndalesa për të diskutuar informacione që janë publike nuk është legjitime.

Sipas mbrojtjes, një kufizim i tillë është i pazbatueshëm dhe pothuajse i pamundur për t’u imponuar.

Ndërsa, sa i përket informacioenve konfidenciale, trupi gjykues ka rikujtuar se në mënyrë të vazhdueshme ua ka ripërsëritur të akuzuarve që ndalohet të diskutojnë ose zbulojnë çdo informacion të klasifikuar si konfidencial përveç me mbrojtjen e tyre.

Sipas trupit gjykues, një masë e tillë nuk ka pse të vendoset pasi tashmë kjo gjë është e ndaluar që nga fillimi.

Ndërsa, duke marrë parasysh faktin se një kërkesë e ngjashme është trajtuar edhe më herët- pra në rastin kundër administrimit të drejtësisë, trupi gjykues ka thënë se nuk do ta trajtojë kërkesën e ZPS-së dhe vlerëson se nuk është e nevojshme që të vendoset ndonjë kusht shtesë që Thaçi të ndalohet që të diskutojë për atë rast, raporton Betimi Për Drejtësi.

The post Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Hashim Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona appeared first on Albeu.com.

Akuzohet për pengim të drejtësisë, Specialja e Kosovës arreston ish-kryetarin e Komunës shqiptare (Emri)
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) njoftoi të premten se i ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, nën dyshimin për pengimin e drejtësisë.

Në një njoftim për media të premten vonë, ZPS-ja tha se ai u arrestua sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Prokurorja e Specializuar.

“Kilaj u arrestua për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës… dhe shkeljen e sekretit të procedurave”, thuhet në njoftim.

ZPS-ja shtoi se ai është transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës dhe se do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës “pa vonesa të panevojshme”.

Arrestimi i tij vjen një ditë pasi ZPS-ja njoftoi të enjten se po kryente operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër pengimit të drejtësisë.

Kilaj e udhëhoqi Malishevën në dy mandate, nga 2007 deri më 2009 dhe nga 2009 deri më 2013.

Më 2015, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Gjykatën Speciale, e cila funksionon me ligje të Kosovës, por në territorin e Holandës. Në këtë institucion punojnë prokurorë dhe gjykatës të huaj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Aktualisht, pranë Dhomave të Specializuara janë duke u zhvilluar disa raste gjyqësore, përfshirë edhe rasti ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./REL

The post Akuzohet për pengim të drejtësisë, Specialja e Kosovës arreston ish-kryetarin e Komunës shqiptare (Emri) appeared first on Albeu.com.

Specialja e shpall fajtor Salih Mustafën, e dënon me 26 vjet burg
Specialja e shpall fajtor Salih Mustafën dhe e dënon me 26 vjet burg

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën, raporton Express.

Ai është shpallur fajtor për veprat: vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar.

Ky është aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Në përmbledhje të aktgjykimit, Kryegjakatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente dhe përputhëse.

“Dëshmitë e kanë konfirmuar njëra-tjetrën”, ka thënë ajo.

Kur u arrestua Mustafa?

Mustafa është arrestuar dhe më pas është transferuar në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit 2020.

Procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë – 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.

Aty përfshihen edhe tetë viktima që kanë dhënë dëshmitë e tyre.

Ish-Prokurori i Specializuar, Jack Smith, ka thënë muaj më parë se në rastin e Mustafës, të gjitha viktimat janë shqiptarë të Kosovës.

Pas angazhimit të Smithit në një rast tjetër gjyqësor, Alex Ëhiting është në pozitën e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Specializuar.

Alex Ëhiting zëvëndëson Jack Smithin si Ushtrues Detyre i Prokurorit të Specializuar në Hagë

Prokuroria pati thënë se “faji i vetëm” i disa viktimave ishte se kanë qenë pjesëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në mbrojtje të Mustafës janë angazhuar: Julius von Bone, avokat, dhe Betim Shala, bashkëmbrojtës./Express

The post Specialja e shpall fajtor Salih Mustafën, e dënon me 26 vjet burg appeared first on Albeu.com.

Apeli i Speciales i refuzon Thaçit kërkesën për lirim nga paraburgimi
Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa për lirim nga paraburgimi.

Paneli i Apelit i Gjykatës Speciale ia ka refuzuar Thaçit ankesën e tij në lidhje me refuzimin e gjyqtarit paraprak për lirimin nga paraburgimi.

“Si rezultat, trupi gjykues konstaton se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në konstatimin se periudha që Thaçi ka kaluar në paraburgim mbetet e arsyeshme, dhe në përputhje me rrethanat e hedh poshtë pikën G të ankesës së Thaçit”, thuhet në arsyetimin e Panelit.

Me këtë rast, palëve i është dhënë kohë që deri në 10 ditë pas këtij vendimi të dërgojnë parashtresa në lidhje me refuzimin e Apelit.

The post Apeli i Speciales i refuzon Thaçit kërkesën për lirim nga paraburgimi appeared first on Albeu.com.

Specialja publikon aktvendimin e fundit për Thaçin! A do lirohet?
Shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep ka bërë të ditur se kjo gjykatë ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

“Prokuroria pritet të mbyll çështjen me 4 shkurt. Me 11 shkurt mbrojtja dhe avokati i viktimave do t’i paraqesin listat e tyre përkatëse të dëshmitarëve dhe të provave”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se krerët e UÇK-së janë në pritje të një vendimi nga paneli i Apelit për lirimin ose jo nga paraburgimi të tyre.

Ndërkohë, avokatët e Thaçit kanë kërkuar lirimin disa herë por ju është refuzuar. /albeu.com/

The post Specialja publikon aktvendimin e fundit për Thaçin! A do lirohet? appeared first on Albeu.com.

Specialja vendos që Hashim Thaçi të mbetet në paraburgim (FOTO LAJM)
Gjykata Speciale ka vendosur që ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Ish presidentit Thaçi tashmë edhe zyrtarisht iu është refuzuar kërkesa që të mbrohet në liri.

Edhe pse dy shtete kanë ofruar garanci për mbrojtjen e Thaçit në liri, gjykatësi i procedurës paraprake nuk e ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes së ish kreut të UCK-së.

I njëjti ka urdhëruar mbrojtjen e ish presidentit të vendit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin e tij nga paraburgimi. /klankosova

The post Specialja vendos që Hashim Thaçi të mbetet në paraburgim (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Specialja cakton seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së (FOTO LAJM)
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik në orën 14:30.

Ajo do të mbahet në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesit të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë.

Palët e lartëpërmendura kanë të drejtë që deri me 16 korrik t’i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë apo në të kundërtën argumentimet do t’i japin vetëm në seancë.

The post Specialja cakton seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Specialja flet për garancinë: Shtetet nuk e ofrojnë vet atë, vetëm nëse u kërkohet
Çështja e garancës për mbrojtje në liri të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë ishte kryetemë e ditëve të fundit. Në vend u kritikua me të madhe qeveria dhe presidenca që nuk treguan gatishmëri për ofrimin e një garance të tillë.

Përplasje mes opinionesh të njohësve të çështjeve ligjore pati ditëve të fundit sa i përket çështjes së garancës për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Qeveria e presidenca po thonë se Kosova nuk mund të konsiderohet si shtet i tretë në këtë rast, teksa ndryshe po mendojnë disa nga njohësit e çështjeve ligjore në Kosovë.

E në lidhje me këtë çështje janë deklaruar edhe nga Gjykata Speciale. Në një përgjigje për lajmi.net, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës, Angela Griep, ka thënë se shtete të caktuara nuk ofrojnë garanci të tilla, por që një gjë e tillë duhet të kërkohet.Sipas saj, shteti në fjalë duhet të jap pëlqim për kushtet e përcaktuara nga Paneli.“Trupi gjykues mund të konsiderojë lirimin e përkohshëm të një të akuzuari nën kushte ose garanci të caktuara. Garanci të tilla mund të sigurohen nga një Shtet i Tretë dhe pas një marrëveshjeje për ndonjë kusht të tillë të vendosur nga Paneli, duke përfshirë nëse Shteti i Tretë i jep pëlqim të akuzuarit që është në territorin e tij dhe nëse ai Shtet është në gjendje ose i gatshëm të pranojë kushtet e përcaktuara nga Paneli. Prandaj, shtetet nuk “ofrojnë” asnjë garanci të tillë më vete, përveç nëse kërkohet”, ka thënë Griep në një përgjigje.

Megjithatë, Griep thotë se jo doemos nëse një shtet jep garanci për mbrojtje në liri, të akuzuarit do të lirohen.Ajo nënvizon faktin se ky është vetëm një faktor që mund të merret parasysh gjatë marrjes së vendimit për lirim me kusht.“Siç vuri në dukje nga trupi gjykues i apelit, i cili mbështeti vendimin e gjyqtarëve të procedurës paraprake për ndalimin e vazhdueshëm, një “garanci” nuk do të thotë automatikisht që një i akuzuar do të lirohet. Është vetëm një faktor që mund të merret parasysh gjatë marrjes së vendimit për lirimin e përkohshëm”, ka përfunduar Griep.

Gjatë kësaj jave ka pasur raportime se shtete si Kroacia e Austria, madje edhe Izraeli kanë treguar gatishmëri për garancë për krerët e UÇK-së.Sidoqoftë, këto raportime janë mohuar nga vet institucione të shteteve të lartëpërmendura.“Kjo është e pamundur, nuk mund të jap garanci të tillë sepse kjo nuk është kompetencë e imja”, ka thënë presidenti kroat, Zoran Milanoviq.

E përmes një përgjigje, Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka thënë se nuk kanë ofruar asnjë lloj garance.“Në lidhje me pyetjen tuaj nëse Austria ka dhënë ndonjë garanci në lidhje me rastet e treguara, përgjigjja nga Ministria e Jashtme e Austrisë është jo”, u tha në përgjigje.

Krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po mbahen që nga nëntori i vitit të kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.Mbi ta rëndojnë 10 akuza për krime lufte.

The post Specialja flet për garancinë: Shtetet nuk e ofrojnë vet atë, vetëm nëse u kërkohet appeared first on Albeu.com.