spartak dobi Archives - Albeu.com

“Maskarai ia ka dhënë lekët t’i fshehë”, burri i pastrueses hedh dyshime për bashkëpunëtor: Djali i pafajshëm
Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozetës, e cila është e akuzuar për vjedhje ka folur për mediet lidhur me ngjarjen.

Rozeta Dobi së bashku me djalin e saj Havierin, vodhën në banesën e ish-këshilltares së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, një shumë të madhe parash dhe bizhuterish.

Spartak Dobi tha se nuk ishte në dijeni për shumat e vjedhura, teksa ngre dyshimet se një person i tretë ka gisht në këtë çështje.

Duke folur për “News 24” ai apeloi për pafajësinë e djalit të tij, ndërsa thekson se gjithçka e ka inskenuar gruaja.

INTERVISTA E PLOTË

Kishit dijeni që gruaja juaj punonte si pastruese dhe vidhte në këto banesa?

Jo nuk kisha dijeni.

Sa vite kishte që punonte?

13 vite.

Punonte në banesat e zyrtarëve të lartë?

Në disa…ca ishin këta mo, se di. Di që ka punuar te kjo gruaja. E kam takuar një herë dhe më tha që jam; shoqja e Rozetës. kaq ka qenë biseda më te. Se mbaj mënd tani. Është ndarë ajo me të shoqin, por s’më hyn në punë. Kështu është problemi. Po ta dija, shkoja e denoncoja vetë. Do thoja në Polici; ‘Hajdeni se kaq lekë aty në shtëpi, se kush mi ka futur. Hajdeni merrini’.

Kur ndodhi arrestimi?

Ishte ora 07:30. Ishte këtu djali. U arrestua gabimisht. Ia hoqën prangat pastaj, se unë i di rregullat. Policia kontrolloi iku se nuk gjeti gjë atë natë. Ndaj më dogji mua diçka, se ka bashkëpunim. Dikush ia ka dhënë paret asaj. Asaj s’ju gjetën asnjë pare.

Mendoni se ka bashkëpunuar me dikë gruaja juaj?

Po kështu mendoj. Paratë u gjetën natën e dytë. Paratë u gjetën te tubi i aspirimit. As më shkonte mendja fare.

Ishit këtu kur erdhi policia?

Po këtu isha.

Ju mori policia në pyetje?

Po më pyetën më thanë; a ke dijeni? I thash ‘jo’. Ndërhyri ai shefi dhe tha; që nuk ka dijeni ky, se e njoh. Ka punuar 30 vite me ne tha. Kaq qe, dhe nuk më pyetën më (ka qenë polic).

Kishit vënë re diçka të dyshimtë te gruaja?

Jo asgjë të dyshimtë, se unë nuk lija asgjë mangët. Unë merrja pension të madh, dhe ajo punonte në banesa merrte 1 milion lekë. Kishim të ardhura.

Pse dyshoni se gruaja juaj dhe djali e kanë bërë këtë veprim?

Për djalin më vjen keq, se ai është djalë i mirë.

Mendoni se djali juaj është përdorur nga bashkëshortja juaj?

Po ose nga bashkëshortja, ose nga ai maskarai që ka pasur paret. Ku do i gjente paret ai?! Nuk ishte banka? Ajo është bërë për fshehje, ‘që të shpëtojë unë, na paratë e mia’.

Djali juaj lëvizte me makinë të shtrenjtë…

Makina ime është e shtrenjtë. E kam marrë unë me lekët e burgut. Kam bërë burg në kohën e Everit, që e shava. Një nga automjetet ia kam blerë unë.

Po dy automjetet ku i ka gjetur?

I ka blerë vetë djali, por tha; bab s’kam vjedh gjë. Atij si kanë kapur asgjë, se nuk i kanë gjetur as gisht, asgjë. Do i lutesha shumë qeverisë, kryeministrit, që djalin të ma lirojë nga burgu me kusht. Se atë fëmijë kam.

Jeni takuar me djalin dje?

Po isha dje. E gjeta me kokë në çimento. I ka rënë çimentos, ishte çarë këtu te koka. I vjen inat se pse nuk e mori nëna e vetë përsipër fajin. Se ajo e ka bërë, ku dinte djali se ku ishin paret?!

Si mendoni, kush i ka fshehur paratë në tubin e aspirimit?

Bashkëshortja, djali nuk e ka ditur. Se di kur i ka fshehur. Kemi dalë i bie dhe ajo i ka fshehur.

Ju mendoni se ajo i ka marrë paratë nga një banesë apo në disa banesa ku punonte?

Jo mendoj se në një banesë. Ai (pronari) bënte qejfe, ikte nëpër kampe, nëpër plazhe. Paguan tjetër kush për atë. S’e kanë thirrur asnjëherë në prokurori. Mua më duhet të lirojë djalin me kusht.

Çfarë ju tha djali dje? Po bashkëshortja?

Bashkëshortja s’foli. Iku. Ajo nuk i flet djalit të vet.

Duke parë se djali juaj dhe bashkëshortja bënte jetë ndryshe nga ju. A i keni pyetur si i ka blerë ai makinat?

S’e kam pyetur. Ai u arrestua. S’kisha s’i ta pyesja. Ça kujdesej ajo për djalin?! Ajo po të donte nuk e përfshinte djalin. Djali po mos t’i jepte ajo paret, s’kishte me ça t’i blinte ai. Ajo ka punuar rreth 10 vite te Alda.

Ka punuar dhe të zyrtarët e tjerë?

Po po. E merrnin se ishte pastruese e mirë. Ajo nuk ka vjedh ndonjëherë. Kjo është hera e parë dhe e fundit se nuk ka ça të vjedhë më. Më vjen keq për djalin.

Jeni penduar që s’e keni pyetur djalin?

Po po jam penduar. Këto dy muaj vetëm Benzin tim kishte ai.

Po gruaja juaj nga rrethi shoqëror kishte denoncime?

Nuk e di. S’i njoh ata që ka punuar, se nuk shkoja.

Cili është apeli juaj lidhur me arrestimin e djalit tuaj se thoni sqë është përdorur nga gruaja juaj? Çfarë kërkoni?

Kur ka qenë me mua është sjellë mirë. Tani s’kam ça të bëj (për gruan). Por kërkoj lirim me kusht për djalin.

Mendoni se gruaja juaj është përdorur?

Po. Se ku i gjeti paratë? Ku i preu? Ku i mori? Kush ia dha çelësin që të hapte kasafortën?!

Thuhet se gruaja juaj ka marrë pasaportën nga Klosi dhe e ka sjellë këtu?

Se di. S’kam qenë këtu. Kam qenë të vëllai im. Ajo i kishte pasur te çanta lekët. Dy topa të vegjël. Ato te aspirimi se di se kush ia ka futur. A ja kanë futur vëllezërit, se di… Mos të fus të tjerët kot. Dua të them diçka për djalin. Më ndihmoni për djalin, dua që të dalë. Kam vetëm djalin se vajzën e kam të martuar, se është shtatzënë. Vajza më tha; ‘babi mos e ndaj’. I thash; ‘për të ndarë, do e shoh vetë babai’./Albeu.com/

The post “Maskarai ia ka dhënë lekët t’i fshehë”, burri i pastrueses hedh dyshime për bashkëpunëtor: Djali i pafajshëm appeared first on Albeu.com.

“Nuk do t’ia fal kurrë mamit”, Havieri i dërgon letër nga burgu të atit: Bëj gjithçka që të më nxjerrësh
Havier Dobi i ka dërguar një letër babait të tij Spartak Dobi nga ambiente e burgu ku ndodhet i akuzuar për  vjedhje.

Duke e qetësuar të atin se është mirë, thekson se nuk do t’ia falë kurrë të ëmës këtë.

Havieri së bashku me të ëmën, Rozetën akuzohen për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove në shtëpitë ku e ëma punonte si pastruese.

Albeu.com ka siguruar letrën që Dobi i ka dërguar të atit.

“Babi im i dashur, jam shumë mirë. Mos u bëj merak. Duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që kishe shkruajtur e mu mbushën sytë me lot. Mu shkatërrua zemra. Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka që të më nxjerrësh. Të lutem. Jam bërë simos më keq. Nuk dua veten time më vjen të vras veten. Bëj çdo gjë. Nuk rri dot më. Dhe mamit nuk do ia fal kurrë këtë gjë. Kurrë! Dhe motrës mos u bëj merak. Ju dua shumë . Do dal vetëm për ju.”

Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për nënë e bir. /Albeu.com.

The post “Nuk do t’ia fal kurrë mamit”, Havieri i dërgon letër nga burgu të atit: Bëj gjithçka që të më nxjerrësh appeared first on Albeu.com.

“Takova ministrin”, Manja reagon pas deklaratës së bashkëshortit të Rozetës: Nuk e njoh, e ka shpikur dialogun me mua
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas deklaratave të Spartak Dobit, bashkëshortit të Rozeta Rakipllarit.

Spartak Dobi, tha se pas arrestimit të familjarëve (gruas dhe djalit ) kishte pasur një takim me Ministrin e Drestësisë, ku ky i fundit i kishte premtuar lirimin e djalit.

Përmes një reagimi zyrtar Manja, përgënjeshtron takimin dhe thekson se deklaratat e Dobit janë shpikur për shkak të gjendjes së tij të rënduar posikologjike. Ministri shton se as nuk është takuar dhe as nuk e njeh fare personin në fjalë.

REAGIMI I MINISTRIT TË DREJTËSISË

Mbrëmjen e djeshme u njoha me një intervistë të dhënë nga bashkëshorti dhe babai i dy të akuzuarve për vjedhjen e një shume parash në Tiranë.

Kushdo që do ta shihte atë intervistë do e kuptonte lehtësisht gjendjen e rënduar të personit të intervistuar.

Dua të besoj se ishte pikërisht kjo gjendje e rënduar arsyeja që e ka shtyrë zotin Dobi të shpikë edhe takimin me mua, apo dialogun imagjinar që paskemi patur me njëri-tjetrin. Por teksa gjendja psikologjike e një pensionisti që vuan arrestimin e djalit dhe gruas mund të kuptohet, është e pajustifikueshme përdorimi që i bëhet këtij personi nga media për qëllime kryekëput politike.

E vërteta është se unë kurrë nuk jam takuar me Spartak Dobin. Madje as nuk e njoh këtë person, as familjarët e tij. Sikurse unë kurrë nuk kam punuar në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht pretendimeve të personit në fjalë.

Si Ministër i Drejtësisë, unë mbështes plotësisht hetimet e organeve përgjegjëse dhe inkurajoj zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dënimin e fajtorëve.

The post “Takova ministrin”, Manja reagon pas deklaratës së bashkëshortit të Rozetës: Nuk e njoh, e ka shpikur dialogun me mua appeared first on Albeu.com.

Me lot në sy, flet bashkëshorti i pastrueses që vodhi mijëra euro nga vilat luksoze: Nuk kam pasur dijeni
Rozeta Rakipllari alias Dobi ka arritur që së bashku me djalin e saj Havier Dobi të zhvaste mijëra euro nga shtëpitë luksoze në të cilat punonte si pasturese.

Bashkëshorti i saj, Spartak Dobi ka folur mbrëmjen e sotme dhe ka thënë se nuk kishte asnjë dijeni për ngjarjen.

Në emisionin “Review”, ai tha se gjendja e tyre ekonomike ishte e mirë dhe nuk ishte në dijeni për veprimet që bënte gruaja.

“Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem. Kam 25 vite me të. Kam dy kalamaj me të. Gocën e kam shtatzënë po qan. Djali nuk kishte pse të futej në këtë ngjarje. Nuk e di të saktë mirë, i vras të gjithë.  Policia ka ardhur pardje. Policia i gjeti dje paratë, unë nuk kam ditur gjë. Unë marr pension të mirë. Kam punuar vetë polic”, thotë Spartak Dobi.

Rozeta Rakipllari, së bashku me djalin e saj Havier Dobin është autore e vjedhjes së  524.800 eurove, 8500 dollarëve dhe 368.000 lekëve të rinj si dhe aksesorë flori, në banesën e Alda Klosit alias Çiko, e cila ka qënë Drejtore Kabineti pranë ish-ministrit të Rindërtimit dhe ish-Zv/kryeministrit të vendit, Arben Ahmetaj.

Mësohet se shuma  parave është vjedhur së bashku me kasafortën e lëvizshme që Klosi mbante në shtëpinë e saj në “Rrugën e Kosovarëve.”

Në momentin e vjedhjes, Klosi nuk ndodhej në banesë pasi kishte udhëtuar jashtë shtetit.

Një kopje të  çelësit të shtëpisë ja kishte besuar pastrueses së saj personale, Rozeta Rakipllari alias Dobi.

Rozeta Rakipllari, ka pranuar të tregojë se vjedhjen e banesës së Alda Klosit, e ka kryer së bashku me djalin e saj, Havier Dobin, i cili e ka ndihmuar për të lëvizur kasafortën që Klosi mbante në shtëpi.

Nga ana tjetër Klosi deklaroi se lekët i kishte të deklaruara dhe i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait.

“Lekët i kam të gjitha të deklaruara. Lekët i kisha për një rast fatkeqësie, për xhaxhin tim që e kam me tumor. Ndodhet në SHBA. I kemi gjetur, mbledhur lekët për këtë rast. Unë kam qenë në Amerikë. Denoncimin e bëra vetë”, tha Klosi.

/Albeu.com./

The post Me lot në sy, flet bashkëshorti i pastrueses që vodhi mijëra euro nga vilat luksoze: Nuk kam pasur dijeni appeared first on Albeu.com.